Muzikantët e famshëm me probleme dëgjimi, nga Ludwig van Beethoven deri tek Phil Collins, Eric Clapton

Nga Albert Vataj

Muzika mund të jetë vajtuese, e qetë, agresive, por mbi të gjitha ajo duhet dëgjuar me zë të lartë. Mendoni për koncertin më të mirë që ju keni marrë pjesë ndonjëherë. Muzika është melodioze dhe të bën për vete, por kur ktheheni në shtëpi, ju vëreni zukatje në veshë nga tingujt e fortë të melodisë. Tani, imagjinoni muzikantët, që veshët e tyre kanë më shumë ekspozim, shumë më të shpeshtë me tingujt. Rasti më i veçantë i kësaj liste është ai Ludwig van Beethoven. Viti 1802 është një vit shumë i vështirë për të pasi e dashura e tij Xhulieta Guiciardi të cilës i kishte kushtua “Sonata nën Dritën e Hënës” e lë dhe bashkë me të edhe dëgjimi i tij, i cili kishte filluar t’i shfaqë probleme që prej vitit 1796. Trishtimi i tij ishte aq i madh sa që kompozon “Testamenti i Hailingestatit” dhe ua dërgon dy vëllezërve të tij me lutjen që të lexohet dhe të kryhet pas vdekjes së tij. Fillon duke thënë: “O njerëz që më konsideroni dhe më gjykoni te ligë dhe gjysmënjeriu sa shumë padrejtësi më bëni. Zemra ime që kur isha fëmijë ishte e dhënë pas Mirësisë. Ndihesha gati të realizoja gjëra të mëdha. Por mendoni se këtu dhe gjashtë vite më ka goditur një fatkeqësi e pakorrigjueshme… Kisha vendosur të jepja një fund. Vetëm arti më përmbajti. Më dukej e pamundur të braktisja botën pa përfunduar çfarë isha destinuar të japë”. Megjithatë, këta muzikantë kanë arritur të krijojnë muzikë që do ta kujtoni për tërë jetën.

Neil Young

Neil Young (lindur më 12 nëntor, 1945), është një kantautor kanadez, i cili është konsideruar si një nga muzikantët më me influencë të gjeneratës së tij. Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e muzikës dhe zë një vend të veçantë në muzeun e “The Rock and Roll Hall of Fame and Museum”, që ndodhet në Ohio, USA. Në këtë muze shpaloset historia e disa artistëve, producentëve më me influencë që kanë kontribuar në industrinë e muzikës dhe veçanërisht të zhanrit të muzikës Rock and Roll. Young ka qenë nderuar nga muzeu “Hall of Fame” si solo artist në vitin 1995 dhe si anëtari i bandës “Buffalo Springfiled”, grup amerikan i muzikës rok. Këngët më të bukura janë baladat “Heart of Gold” dhe kryevepra e “hard rock” është “Cowgirl in the Sand”, e cila ka pasur një kritikë të suksesshme dhe popullaritet të pabesueshëm. Nëpërmjet të gjithave, ai ka vuajtur nga “tinnitus” – “zukatje në veshë”, shqetësim i përbashkët për muzikantët e muzikës rok and roll, e cila konsiston në një tringëllimë të vazhdueshëm në vesh. Young ka krijuar mbi 30 albume unike.

Ozzy Osbourne

John Michael “Ozzy” Osbourne (lindur më 3 dhjetor, 1948) është një kantautor anglez, karriera e të cilit shtrihet më shumë se 40 vjet. Osbourne konsiderohet si një nga pionierët e parë të bandës “Black Sabbath” të muzikës “heavy metal” dhe mbetet një nga muzikantët më të suksesshëm i të gjitha kohërave. Gjithashtu, ai është edhe organizuesi i “Ozzfest”, festival që zhvillohet çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila mirëpret grupe të ndryshme të muzikës “heavy metal”. Pavarësisht nga sukseset e tij, Osbourne vuan nga humbja e dëgjimit.
Në dhjetor të vitit 2010, Osburne shiti më shumë se 100 milionë disqe në të gjithë botën. Po në vitin 2010, fitoi “Literary Achievement”, çmim i dhënë nga Sony Pictures Studio, Kaliforni.

Phil Collins

Philip David “Phil” Collins (lindur më 30 janar të vitit 1951) është një kantautor, pianist, aktor. Këngëtari britanik u bë i famshëm si si vokalist dhe baterist me grupin e rrokut “Genesis”. Këngët e tij kanë qenë në vendet e para të hitparedeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe në periudhën midis 1978 dhe 1994. Mbas dyzet vitesh suksesi, muzikanti legjendar ka bërë të ditur se ai po vuan nga një sërë problemesh me shëndetin vitet e fundit. Dëgjimi i tij është dëmtuar nga të luajturit live dhe ka pasur shqetësime me shtyllën kurrizore, gjë e cila bën të pamundur uljen e tij sërish në bateri.

George Martin

George Martin (3 janar, 1926) është një producent, kompozitor dhe muzikant anglez. Shpesh herë ai është referuar si “the Fifth Beatle” – “Bitellësi i Pestë”, titull që i është vënë falë punës së tij si producent i albumeve origjinale të grupit të famshëm “The Beatles”. Gjithashtu, ai është konsideruar si një nga producentët më të mëdhenj i të gjitha kohërave, ku 30 herë radhazi ka qenë në krye të hitparedit anglez dhe 23 herë në hitparedin amerikan. Martin ka kompozuar edhe kolonat zanore të filmave “Yellow Submarine” 1968, dhe “Live and Let Die” 1973. Ai ka marrë shumë çmime nderi ndër to më i fundit është “Doctor of Music” nderuar nga Universiteti i Oxford-it më 29 qershor të këtij viti. Si Collin ai është i detyruar të tërhiqet nga muzika për shkak se dëgjimi i tij është i dëmtuar.

will.i.am

William James Admas, Jr (15 mars, 1975), njohur më shumë si will.i.am është kënge autor, aktor, producent dhe raper amerikan. Ai u bë më shumë i njohur si themeluesi i grupit të muzikës pop dhe hip hop “The Black Eyed Peas” së bashku me këngëtaren e muzikës pop apl.de.ap dhe “Taboo”, më vonë njohur si këngëtarja Fergie. will.i.am ka realizuar disa albume të suksesshme si “Monkey Business and Elephunk” 2003. Si producent muzike ai ka bashkëpunuar me artistë të njohur të muzikës si Britney Spears, U2, Rihanna, Justin Timberlake, Juanes dhe shumë të tjerë. Çmimi i fundit ka qenë në 2010 si “Best Pop Performance by a duo or Group” me këngën “I Gotta Feeling”. Sipas will.i.am, çdo heshtje është e ndërprerë nga një tingëllim i dhimbshëm, e cila e frymëzon atë për të krijuar muzikë në të gjitha orët e ditës.

Brian Wilson

Brian Douglas Wilson (lindur më 20 qershor, 1942) është një muzikant amerikan, i famshëm si kantautori i grupit “The Beach Boys”.
Wilson si shumë të tjerë muzikantë ka pasur probleme me dëgjimin. Bob Dylan një tjetër muzikant i famshëm ka thënë për shqetësimin e Wilson-it: “ Jezus, shiko atë vesh. Ai duhet t’ia dhurojë atë Smithsonian”. Smithsonian USA, është kompleksi më i gjerë kërkimor në botë ku përfshihen 19 muze, 9 qendra kërkimore dhe është binjakëzuar me më shumë se 140 muze në botë. Edhe pse me shumë probleme shëndetësore, ai orkestroi një nga albumet më të shkëlqyer i të gjitha kohërave “Pet Sounds”, 1966. Përveç çmimeve të tjera marra gjatë karrierës së tij, më 20 maj 2011, Wilson u nderua me çmimin “George and Ira Gershwin Award” nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angelo-s.

Jeff Beck

Geoffrey Arnold “Jeff” Beck (lindur më 24 qershor, 1944) është një kitarist anglez. Karriera e tij filloi duke lozur me “The Yardbirds”, grup muzikor roku formuar në vitet ’60. Në të njëjtin grup kanë qenë edhe kitaristi i shquar Eric Clapton dhe Jimmy Page. Gjithashtu, Beck formoi edhe dy grupe të tjera muzikore “The Jeff Beck Group” dhe “Beck, Bogert&Appice”. Ai është renditur i 14 në listën e “Rolling Stone” (revistë muzikore amerikane) si një nga kitaristët më me influencë të muzikës rok. Kanali amerikan MSNBC e ka cilësuar si “kitaristi i kitaristëve”. Shumica e këngëve të tij janë instrumentale. Stili muzikor i këngëve të tij janë jazz fusion, blues-rok dhe heavy metal. Në 4 Prill, 2009 ai u fut në “Rock and Roll Hall of Fame of Museum” si anëtari i grupit “The Yardbirds” në vitin 1992 dhe si solo artist në vitin 2009.

Eric Clapton

Eric Patrick Clapton ( lindur më 30 mars, 1945) është një kitarist, këngëtar dhe kompozitor anglez. Kitaristi legjendar ka qenë pjesëtar i grupeve rok “Cream” dhe “The Yardbirds”, në këtë grup ka qenë edhe Jeff Beck. Karriera e tij njihet më shumë si solist. Stili i muzikës që ai loz është blues dhe rok. Vitin që shkoi, nxori një album “antik”, ku përzgjodhi rreth 20 këngë të shkruara mes viteve ’30 dhe ’50. Clapton thekson se ky album është si një lloj autobiografie. Në këto këngë të zgjedhura ka bluz dhe xhaz. Këngët e tij të famshëm janë “Layla”, “Wonderful Tonight”, “My Father’s Eyes”, ” Rock’ N ‘Roll Heart” ,”Crossroads”, “White Room” etj.

Pete Townshend

Peter Denis Blandford “Pete” Townshend (lindur më 19 maj, 1945), është një kitarist roku, vokalist, kantautor dhe është i njohur si kitaristi i grupit rok “The Who”. Karriera e tij në këtë grup vazhdoi për më shumë se 40 vjet, dhe ky grup është konsideruar si një nga grupet më me influencë në vitet ‘60 dhe ’70 dhe sipas Eddi Vedder (muzikant amerikan), ndoshta grupi më i suksesshëm që këndon live. Këngët më të suksesshëm janë “My Generation”, “Won’t Get Fooled Again” dhe “Pinball Wizard.
Muzika me volum të lartë, pajisjet piroteknike kanë shkaktuar efekte të mëdha negative për humbjen e dëgjimit të muzikantit të famshëm. Pavarësisht nga kjo vështirësi, ai, si çdo anëtar tjetër i kësaj liste, vazhdon të luajë nëpër koncerte ekstravagante live.

Ludwig van Beethoven

Ludwig van Beethoven, lindi më 16 dhjetor, 1770 në Bon, Gjermani dhe vdiq më 26 mars të vitit 1827 në Vjenë, Austri. Beethoven ka qenë një kompozitor dhe pianist midis periudhave të Klasicizmit dhe Romantizmit në artin e muzikës perëndimore. Ai do të mbetet një nga kompozitorët më të shquar i të gjithë kompozitorëve i të gjitha kohërave. Aty nga viti 1800 filloi të humbiste dëgjimin. Ai vuajti nga dëmtime të brendshme që i ja vështirësuan atij dëgjimin e muzikës. Mendohet se njëri nga shkaktarët ishte uji i ftohtë, në të cilin ai e vendoste kokën për të mos e zërë gjumi gjatë punës. Edhe humbja e dëgjimit të tij mbetet mister, muzika e tij do të jetojë përgjithmonë, dëgjuar dhe pëlqyer nga gjeneratat e reja./ KultPlus.com

‘Rënia’ e Albert Camus që ngjall shpresë

“Tmerri i vërtetë i ekzistencës nuk është frika nga vdekja, por frika e jetës. Është frika e zgjimit çdo ditë për të përballuar të njëjtat beteja, të njëjtat zhgënjime, të njëjtat dhimbje. Është frika se asgjë nuk do të ndodhë kurrë, siç është mungesa e ndryshimit, kur ndjen se je i bllokuar në një cikël vuajtjesh që nuk mund t’i shpëtosh dhe në atë frikë, ka dëshpërim, një dëshirë për të ndryshuar diçka, çdo gjë, për të thyer monotoninë, për t’i dhënë kuptim përsëritjes së pafund.”

Albert Camus botoi romanin e tij të fundit, “Rënia” (frëngjisht: La Chute), në vitin 1956, disa vite para vdekjes. Vepra e fundit u shoqërua nga polemika të shumta: ndërsa reputacioni dhe popullariteti i tij si shkrimtar u rrit deri në atë pikë sa u nderua me çmimin Nobel për letërsinë. Nga ana tjetër, kolegë dhe miqtë e tij si Jean-Paul Sartre dënuan pasivitetin dhe pacifizmin e tij për Algjerinë (kolonia franceze ku u rrit Camus) e cila po kalonte një luftë të përgjakshme pavarësie. Miku i tij Romain Gary do të tregonte më vonë se Camus kaloi një periudhë depresioni dhe mendimesh për vetëvrasje.

Ky informacion bëri që kritikët letrarë të kuptonin shpejt se Rënia ishte shkruar si rezultat i gjendjes mendore të Camus; shumica e njerëzve mendonin se libri nuk ishte vetëm i ndërlikuar dhe i vështirë për t’u kuptuar, por edhe shumë i zymtë për një ndër figurat kryesore të ekzistencializmit francez. Megjithatë, romani mund të jetë me siguri një nga shkrimet më të trishtuara të Camus, por kjo nuk do të thotë se mesazhi i tij është ai i humbjes dhe mungesës së shpresës. Ndonjëherë romanet e errëta, të tilla si Udhëtimi i Céline në fund të natës, në fakt,  mbyllen me përfundimin se pavarësisht nga aspektet zhgënjyese të njerëzimit, ia vlen të krijosh art që t’iu kujtosh njerëzve se ne duhet të këmbëngulim. Rënia i reziston mesazhit të mungesës së shpresës dhe në vend të kësaj autori argumenton me anë të kundërshembullit për shpresën.

Komploti i Rënies është shumë i drejtpërdrejtë. Thjesht tregon historinë e një avokati francez të quajtur Jean-Baptiste Clamence, i cili i kalon ditët duke qëndruar në një lokal të Amsterdamit dhe duke i treguar historinë e jetës së tij një francezi tjetër. Rënia, siç kanë vërejtur shumë, ndihet shumë më tepër se një monolog i menduar për skenën sesa një roman. Megjithatë, etiketimi i tij si roman ka efektin që lexuesi të vijë për një rrëfim të organizuar (pak a shumë si në çdo roman tjetër të Camus-it) dhe në vend të kësaj gjen një burrë që zhurmon pothuajse pandërprerë për ditë të tëra. Ai rrëfen se jetoi i lumtur si avokat në Paris duke bërë vepra të mira për bashkëqytetarët e tij, derisa kuptoi se në të vërtetë i bënte ato vepra më tepër për t’u admiruar nga të tjerët dhe jo për t’i ndihmuar ata. Si e zbuloi ai këtë?

Gjithçka nisi një natë kur, ndërsa ishte i vetëm duke vëzhguar ujërat e Senës, pa një grua që hidhej nga një urë për të kryer vetëvrasje dhe ai vendosi të mos ndërhynte. Ndërsa u bë më i zhgënjyer me veten dhe jetën, ai kuptoi se kishte abuzuar me gratë me të cilat ishte në lidhje dhe ishte sjellë deri atëherë sikur nuk donte askënd përveç vetes.

Veprime më të tmerrshme nga Clamence pasojnë rrëfimin e tij. Për shembull, teksa hante karavidhe në një restorant të bukur, ai u bëri thirrje punonjësve të dëbonin një të pastrehë të uritur, i cili i lutej për para. Dhe kur shpërtheu lufta, ai u arratis në Afrikë, ku u dërgua në një kamp përqendrimi në Libi. Aty piu pikat e fundit të ujit që ishin në dispozicion, edhe pse pa një shok të burgosur të vdiste nga etja. Përfundimisht, ai shkatërron statusin e tij si një avokat i besueshëm dhe tërhiqet në Amsterdam, ku takon njerëz si bashkëkombësi i tij francez, tek të cilët shpreson të konvertohet në filozofinë e tij. Sipas Clamence, nuk ekziston Gjykimi i Fundit përtej jetës, sepse njerëzit e gjykojnë dhe e dënojnë njëri-tjetrin në Tokë. Ashtu si në romanet e tjera të Camus, protagonisti pretendon se kuptimi i jetës nuk është i paracaktuar nga figura hyjnore, por përkundrazi i brumosur nga vetja. Megjithatë, shumica e njerëzve refuzojnë të ndihen përgjegjës për zgjedhjet e tyre dhe përsëriten në të gjitha llojet e shpjegimeve për ta larguar këtë përgjegjës nga vetja, duke ia faturuar të tjerëve.

Nuk është për t’u habitur që monologu i Clamence i ka bërë lexuesit të mos ndihen rehat. Ashtu si Bardamu i Céline në Udhëtimin drejt fundit të natës, Clamence është një njeri i papëlqyeshëm dhe egoist, i cili nuk ka frikë të ekspozojë anën e tmerrshme të njerëzimit. Megjithatë, ashtu si në rastin e Bardamut, duhet t’i rezistojmë tundimit për të kuptuar nihilizmin e protagonistit-narrator si filozofia e jetës që njerëzit duhet të ndjekin. Ata gjithashtu duhet të ndihmojnë në pyetjen e nocionit të dashurisë për veten: deri në çfarë mase është e shëndetshme të duash veten? Klamences e pëlqente veten aq shumë sa nuk ndjeu asnjë dhembshuri për njerëzit përreth tij. Qëndrimi i tij i keqardhur ndaj të shkuarës e bën atë një figurë më simpatike, edhe nëse rezultati i këtij qëndrimi ka qenë tërheqja dhe veçimi nga shoqëria. Në fund, edhe nëse Klamence ka një nivel delirant të të kuptuarit të aftësive të tij profetike, jeta e tij shërben si një kujtesë për pikëpyetjet që shoqërojnë jetën tonë.

Rënia është një kritikë e borgjezisë evropiane perëndimore dhe luftës dhe pabarazisë që e shoqëron atë. Zhgënjimi i Clamence ndaj njerëzimit, si dhe përfshirja e tij e vazhdueshme me të huajt për t’i zgjuar ata, flet për nevojën e vazhdueshme të shkrimtarit për t’u përfshirë, edhe nëse zgjidhja e vuajtjes njerëzore nuk është më e qartë për të, ashtu siç është për personazhet e tij.

‘Përpiqu të mos bëhesh njeri i suksesit, por të bëhesh njeri i vlerave’

14 thëniet më inspiruese të të gjitha kohërave nga Albertin Einstein.

– “Të pakët janë ata që i shohin sytë e tyre dhe i ndjejnë zemrat e tyre”

– “Imagjinata është më e rëndësishme sesa njohuritë. Njohuritë janë të kufizuara. Imagjinata e rrethon botën”

– “Përpiqu të mos bëhesh njeri i suksesit, por të bëhesh njeri i vlerave”

– “Çdo njeri është gjeni. Por, nëse e gjykoni një peshk nga aftësia e tij për t’u ngjitur në pemë, ai do ta jetojë tërë jetën duke besuar se është budalla”

– “Shikoni thellë në natyrë, dhe pastaj do të kuptoni çdo gjë më mirë”

– “Të gjitha religjionet, artet dhe shkencat janë degë të së njëjtës pemë”

– “Në mesin e vështirësive gjendet mundësia”

– “Një njeri që nuk ka gabuar kurrë, asnjëherë nuk ka provuar diçka të re”

– “Gjëja më e rëndësishme është të mos ndaleni së pyeturi. Kureshtja e ka arsyen e vet se përse ekziston”

– “Jeta është sikur biçikletë. Për ta mbajtur balancimin, ju duhet të lëvizni tërë kohën”

– “Në momentin që ndaleni së mësuari, ju filloni të vdisni”

– “Njerëzit e dobët hakmerren. Njerëzit e fortë falin. Njerëzit inteligjentë injorojnë”

– “Anija është gjithmonë e sigurt në breg, por nuk është ndërtuar për atë qëllim”

– “I flas çdo njeriu në të njëjtën mënyrë, qoftë nëse e mbledh bërllokun, qoftë nëse është dekan i fakultetit”. /KultPlus.com

‘Kush është rebel? Ai që thotë jo…’

Alber Kamy (7 nëntor 1913 –  4 janar 1960), shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957. Është i njohur për stilin karakteristik të shkrimit dhe me tematikat e veprave të tij. I gjithë opusi letrar i tij bazohet në idenë absurde të ekzistencës së njeriut.

Më poshtë janë disa prej thënieve të tij më të famshme:

Njeriu është e vetmja krijesë që refuzon të jetë çfarë është.

Politika dhe e ardhmja e njerëzve mbruhen nga individë pa ideale dhe pa madhështi. Kush ka madhështi brenda vetes nuk merret me politikë. Po të ishte bota e qartë, arti nuk do të ekzistonte.

Njeriu është gjithmonë fajtor për diçka.

Gjithmonë vjen çasti kur duhet të zgjedhësh midis vëzhgimit dhe veprimit. Kjo do të thotë të bëhesh burrë.

Gabimet janë gallatë, e vërteta është bajate.

Për të qenë të lumtur, nuk duhet të merremi shumë me të afërmit.

Nëse nuk të duan është fatkeqësi, por të mos dish të duash është tragjedi.

Vjeshta është një pranverë e dytë, ku çdo gjethe është një lule.

Duhet të duhemi shumë për t’u vetëvravë.

Për shekuj me radhë vrasja është ndëshkuar me vdekje, e megjithatë raca e Kainit nuk është zhdukur.

Të gjithë njerëzit normalë, kanë dëshiruar të paktën një herë vdekjen e njeriut që dashurojnë.

Asnjëherë nuk duhet të luash teatër me të tjerët.

Të jesh pa shpresa s’do të thotë të dëshpërosh.

Ata që kanë frikë të shijojnë janë budallenj.

Kush është rebel? Ai që thotë jo.

Nuk ekziston mbrojtje kundër përçmimit.

Një natë pranë saj kam kuptuar se pasuria ime i përkiste e gjitha kësaj bote.

Mitet ekzistojnë që imagjinata t’u japë jetë.

Sharmi është mënyra për të marrë një “po”, pa artikuluar një pyetje të qartë.

Liria është mundësia për të qenë më të mirë.

Nuk dua të jem një gjeni, kam probleme të mjaftueshme edhe vetëm duke kërkuar të jem një njeri.

Të gjykuarit nëse jeta ia vlen apo nuk ia vlen të jetohet është çështja kryesore e filozofisë.

Të krijosh do të thotë t’i japësh formë fatit tënd.

Një njeri pa etikë është një bishë e egër që endet e lirë nëpër botë.

Kemi përherë përfytyrime të tepruara mbi gjërat që s’i njohim.

Nuk ka dashuri për jetën pa dëshpërim.

Absurdi lind nga ballafaqimi i pyetjes së njeriut dhe heshtjes së pashpjegueshme të botës.

Njoh një detyrim të vetëm: atë të dashurisë.

Kur të jemi të gjithë fajtorë, do të kemi demokraci.

Altruizmi është një tundim, si kënaqësia.

‘Suksesi nuk është çelësi i lumturisë, lumturia është çelësi i suksesit’

Albert Schweitzer ishte teolog, shkrimtar, humanist, filozof dhe mjek. Ai lindi në një familje e cila për breza të tërë i ishte përkushtuar fesë, muzikës dhe arsimit. Schweitzer hyri në studimet e tij intensive teologjike, ku u doktorua në filozofinë fetare dhe vazhdoj predikimet e tij në kisha dhe kolegje të ndryshme.

Nderimet që ai mori ishin të shumta, përfshirë Çmimin “Goethe” të Frankfurtit dhe doktorata nderi nga shumë universitete duke theksuar Çmimi “Nobel për Paqe” për 1952, të cilën e morri për filozofinë e tij, duke u bërë francezi i tetë që iu dha ai çmim. Pas tij, kanë mbetur thënie të njohura me përplot kuptime brenda tyre.

KultPlus ua sjell disa nga thëniet e Schweitzer:

Në moshën 20 vjeçare çdo njeri ka fytyrën që i ka dhënë Zoti, në moshën 40 vjeçare fytyrën që i ka dhënë jeta dhe në moshën 60 vjeçare ka fytyrën që meriton!

Suksesi nuk është çelësi i lumturisë. Lumturia është çelësi i suksesit. Nëse bëni çfarë doni, atëherë do të bëheni të suksesshëm.

Qëllimi i jetës njerëzore është të dhuroj, të tregojë dhembshuri dhe vullnet për të ndihmuar të tjerët.

Kudo që të shkoni, mund të gjeni dikë që ka nevojë për ju. Edhe nëse është gjë e vogël, bëj diçka për të cilën nuk paguhesh, por ke privilegjin ta bësh. Kujtoni, ju nuk jetoni në një botë që është e tëra e juaja.

Në atë pikë të jetës ku talenti juaj takohen me nevojën e botës, aty është ku Zoti dëshiron që të jeni.

Nëse ke diçka që nuk mund t’ia japësh dikujt, atëherë ti nuk je poseduesi, ajo të posedon ty./KultPlus.com

‘Njerëzit e mëdhenj, nuk i futen kurrë politikës’

Thënie nga Albert Camus

Një shtyp i lirë, natyrisht, mund të jetë i mirë ose i keq, por, në mënyrën më të sigurtë, pa liri shtypi nuk do të jetë gjë tjetër veçse i keq.

Një ndërgjegje fajtore ka nevojë të rrëfehet. Një vepër arti është një rrëfesë.

Një njeri pa etikë është një bishë e humbur në këtë botë.

Ah, miku im, për këdo që është i vetmuar, pa Zot dhe pa mësues, pesha e ditëve është e lemerishme. 

Medet, pas njëfarë moshë, çdo njeri është përgjegjës për fytyrën e tij. 

Të gjitha bëmat e mëdha dhe mendimet e mëdha kanë një fillim qesharak. Veprat e mëdha shpesh kanë lindur në një qoshe rruge apo në derën rrotulluese të një restoranti.

Të gjitha revolucionet moderne kanë përfunduar në një përforcim të pushtetit të Shtetit. 

Intelektuali është dikush mendja e të cilit vështron veten e saj.

Kur bëhet 30 vjeç njeriu duhet ta njohë veten si në pëllëmbë të dorës, të dijë saktësisht të gjitha të metat dhe kualitetet, ta dijë sa larg ai mund të shkojë, të parathotë dështimet e tij – të jetë ai që është. Dhe, mbi të gjitha, t’i pranojë këto gjëra. 

Janë të bekuara zemrat që mund të lakohen; ato nuk do të thyhen kurrë. 

E çfarë është lumturia përveçse një harmoni e thjeshtë midis një njeriu dhe jetës që ai bën? 

Rregulli është që qeveria nuk ka ndërgjegje. Nganjëherë ka një politikë, por asgjë më shumë. 

Sharmi është një mënyrë për të marrë përgjigjen po kërkuar një pyetje të qartë.

Mos ju beso miqve kur ata të kërkojnë të jesh i ndershëm me ata.  E gjitha ç’duan ata është të mbajnë mendimin e mirë që ata kanë për veten e tyre.

Mos prit gjyqin e fundit – ai ndodh çdo ditë.

Mos ec pas meje; nuk jam prijës. Mos ec para meje ; nuk mund të të ndjek. Ec përkrah meje dhe ji miku im. 

Çdo akt rebelimi shpreh nostalgjinë për pafajësinë dhe një thirrje ndaj thelbit të qenies.

Çdo njeri ka nevojë për skllevër si për ajër të pastër. Të sundosh do të thotë të marrësh frymë, apo jo? Madje edh më të paprivilegjuarit duan të marrin frymë. Ata të shkallës më të ulët kanë skllevër gratë ose fëmijët e tyre.

Çdo revolucionar përfundon në shtypës ose në heretik. 

Liria nuk është gjë tjetër veçse një shans për të qenë më mirë.

Ai që dëshpërohet nga gjendja njerëzore është burracak, por ai që shpreson për të është budalla.

Si mund të jetë çiltërsia një kusht për miqësi? Shijimi i së vërtetës me çdo kusht është një pasion që nuk shpenzon asgjë. 

Sa e rëndë, sa e hidhur është të bëhesh njeri!

Unë di vetëm një detyrë, ajo është të dashuroj. 

 Në mes të dimrit e kuptova më në fund se brenda meje ishte një verë që nuk çrrënjoset.

Integriteti nuk ka nevojë për ligje.

Është normale të japësh pak nga jeta jote, në mënyrë që të mos e humbësh krejtësisht. 

Njeriu është një ide, dhe është një ide e vogël e çmuar sapo ia kthen shpinën dashurisë.  Njeriu është krijesa e vetme që nuk pranon të jetë çfarë është. / KultPlus.com

Albert Kamy: Detyra e brezit tim është parandalimi i botës nga shkatërrimi

Shkrimtari i njohur në letërsinë botërore, Albert Kamy më 10 dhjetor të vitit 1957 kishte fituar çmimin Nobel, shkruan KultPlus.

Si një nga ëndrrat më të mëdha të shkrimtarëve që premtojnë, ky çmim patjetër që ka qenë një e arritur e madhe dhe një vlerësim i krijimtarisë së Kamys.

Në anën tjetër juria kishte vendosur që në listën e nobelistëve të jetë edhe emri i Kamys për shkak të krijimtarisë të rëndësishme letrare, nëpërmjet së cilës ai ishte thelluar në problemet e ndërgjegjes njerëzore në kohën e atëhershme.

Përgjatë ceremonisë së dhurimit të çmimit në Stokckholm, ai kishte mbajtur një fjalim të gjatë rreth pikëpamjeve artistike dhe kësaj të arriture.

Një ndër fjalët të cilat ai i la pas që të kujtohen gjatë nga lexuesit e tij, ishte edhe ajo kur foli për brezin e tij.

“Çdo brez, pa dyshim, beson se do të ribëjë botën. E imja e di që nuk do ta bëjë më. Por detyra e tij mund të jetë më e madhe, e që ka të bëjë me parandalimin e botës nga shkatërrimi ”. / KultPlus.com

‘Njerëzit e mëdhenj nuk i futen kurrë politikës’

Kamy ishte shkrimtar dhe filozof francez, njëherit edhe fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957. Është i njohur për stilin karakteristik të shkrimit dhe me tematikat e veprave të tij. I gjithë opusi letrar i tij bazohet në idenë absurde të egzistencës së njeriut.

Më poshtë KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të tij.

Një shtyp i lirë, natyrisht, mund të jetë i mirë ose i keq, por, në mënyrën më të sigurtë, pa liri shtypi nuk do të jetë gjë tjetër veçse i keq.

Një ndërgjegje fajtore ka nevojë të rrëfehet. Një vepër arti është një rrëfesë.

Një njeri pa etikë është një bishë e humbur në këtë botë.

Ah, miku im, për këdo që është i vetmuar, pa Zot dhe pa mësues, pesha e ditëve është e lemerishme. 

Medet, pas njëfarë moshë, çdo njeri është përgjegjës për fytyrën e tij. 

Të gjitha bëmat e mëdha dhe mendimet e mëdha kanë një fillim qesharak. Veprat e mëdha shpesh kanë lindur në një qoshe rruge apo në derën rrotulluese të një restoranti.

Të gjitha revolucionet moderne kanë përfunduar në një përforcim të pushtetit të Shtetit. 

Intelektuali është dikush mendja e të cilit vështron veten e saj.

Kur bëhet 30 vjeç njeriu duhet ta njohë veten si në pëllëmbë të dorës, të dijë saktësisht të gjitha të metat dhe kualitetet, ta dijë sa larg ai mund të shkojë, të parathotë dështimet e tij – të jetë ai që është. Dhe, mbi të gjitha, t’i pranojë këto gjëra. 

Janë të bekuara zemrat që mund të lakohen; ato nuk do të thyhen kurrë. 

E çfarë është lumturia përveçse një harmoni e thjeshtë midis një njeriu dhe jetës që ai bën? 

Rregulli është që qeveria nuk ka ndërgjegje. Nganjëherë ka një politikë, por asgjë më shumë. 

Sharmi është një mënyrë për të marrë përgjigjen po kërkuar një pyetje të qartë.

Mos ju beso miqve kur ata të kërkojnë të jesh i ndershëm me ata.  E gjitha ç’duan ata është të mbajnë mendimin e mirë që ata kanë për veten e tyre.

Mos prit gjyqin e fundit – ai ndodh çdo ditë.

Mos ec pas meje; nuk jam prijës. Mos ec para meje ; nuk mund të të ndjek. Ec përkrah meje dhe ji miku im. 

Çdo akt rebelimi shpreh nostalgjinë për pafajësinë dhe një thirrje ndaj thelbit të qenies.

Çdo njeri ka nevojë për skllevër si për ajër të pastër. Të sundosh do të thotë të marrësh frymë, apo jo? Madje edh më të paprivilegjuarit duan të marrin frymë. Ata të shkallës më të ulët kanë skllevër gratë ose fëmijët e tyre.

Çdo revolucionar përfundon në shtypës ose në heretik. 

Liria nuk është gjë tjetër veçse një shans për të qenë më mirë.

Ai që dëshpërohet nga gjendja njerëzore është burracak, por ai që shpreson për të është budalla.

Si mund të jetë çiltërsia një kusht për miqësi? Shijimi i së vërtetës me çdo kusht është një pasion që nuk shpenzon asgjë. 

Sa e rëndë, sa e hidhur është të bëhesh njeri!

Unë di vetëm një detyrë, ajo është të dashuroj. 

 Në mes të dimrit e kuptova më në fund se brenda meje ishte një verë që nuk çrrënjoset.

Integriteti nuk ka nevojë për ligje.

Është normale të japësh pak nga jeta jote, në mënyrë që të mos e humbësh krejtësisht. 

Njeriu është një ide, dhe është një ide e vogël e çmuar sapo ia kthen shpinën dashurisë.  Njeriu është krijesa e vetme që nuk pranon të jetë çfarë është. / KultPlus.com

‘Në mes të urrejtjes zbulova brenda vetes një dashuri të pathyeshme’

Poezi nga Albert Kamy

E dashura ime,
në mes të urrejtjes
zbulova brenda vetes një
dashuri të pathyeshme.

Mes lotëve zbulova brenda vetes një buzëqeshje të pathyeshme.
Mes kaosit zbulova brenda vetes një qetësi të pathyeshme.
Në mes të dimrit kam kuptuar, më në fund, se brenda vetes kam një behar të pathyeshëm.

Dhe kjo më bën të lumtur.
Sepse kjo vërteton se s’ka rëndësi se sa ashpër
më kundërvihet bota
ngase brenda vetes
kam diç më të fortë,
diç më të mirë që sakaq
më shtyn të shkoj përpara. /KultPlus.com

‘Mos u përpiq të bëhesh një njeri i suksesit, por përpiqu të bëhesh një njeri me vlera’

Fizikanti i famshëm Albert Ajnshtajni konsiderohet gjerësisht si një nga mendjet më të mëdha që ka jetuar ndonjëherë. Ai hapi qasjen ndaj një pasurie të madhe të dijes dhe fuqisë.

Nga studimet e tij u ngrit terreni mbi të cilën bazohen teoria e kuantikës, si dhe konceptet e energjisë në pikën zero, teoria e vrimave të zeza dhe kërkimi për një teori të unifikuar të forcave. Zbulimet e tij ishin gjithashtu përgjegjëse për bombën e parë atomike. Një dualitet i madh!

Çfarë është ajo që e bën mendjen e një individi të aftë për vepra të tilla të mahnitshme?

Besohet nga disa që, me çfarëdo lloj mënyre, për çfarëdo arsye – qoftë anomalie, fati ose të dyja – përmbajtja e mendjes së Ajnshtajnit u soll në një mënyrë që formoi çelësin e një prej mistereve më të thella të universit, duke lejuar një mençuri tjetër, atë shpirtërore të rrjedhë përmes saj.

Më poshtë gjeni 25 nga citimet më inteligjente dhe më intriguese të Albert Einstein. Ju këshillojmë që të mos i lexoni nxitimthi, disa kanë një kuptim më të thellë se sa mund të mendoni fillimisht dhe meritojnë një meditim të përzemërt.

1) “Imagjinata është më e rëndësishme sesa njohuria. Sepse njohuria është e kufizuar, ndërsa imagjinata përqafon gjithë botën, duke nxitur përparimin, duke lindur evolucionin”.

2) “Sekreti i krijimtarisë është të dish se si t’i fshehësh burimet e tua”.

3) “Natyra na tregon vetëm bishtin e luanit, por unë nuk dyshoj se bishti i përket luanit edhe pse ai nuk mund ta zbulojë menjëherë veten për shkak të madhësisë së tij të pamasë.”

4) “Përvoja më e bukur që mund të kemi është ajo e misterit. Është emocioni themelor që qëndron në djepin e gjithë artit dhe shkencës së vërtetë”.

5) “Përsosja e mjeteve dhe ndryshimi i qëllimeve duket të jetë problemi ynë kryesor”.

6) “Sa i përket ligjeve të matematikës që i referohen realitetit, ato nuk janë të sigurta, për aq sa janë të sigurta, nuk i referohen realitetit”.

7) “Nëse nuk mund ta shpjegosh në mënyrën më të thjeshtë, ti nuk e ke kuptuar mirë.”

8) “Asnjë problem nuk mund të zgjidhet nga niveli i njëjtë i ndërgjegjes që e krijoi atë”.

9) “Vetëm njohuritë dhe aftësitë njerëzore nuk mund ta çojnë njerëzimin drejt një jete të lumtur dhe dinjitoze. Njerëzimi ka çdo arsye të mundshme për t’i vendosur lajmëtarët e standardeve dhe vlerave të larta morale mbi zbuluesit e së vërtetës objektive”.

10) “Informacioni nuk është dituri”.

11) “Gjëja më e pakuptueshme për botën është se është e kuptueshme”.

12) “Çdo gjë që mund të numërohet nuk numërohet domosdoshmërisht, gjithçka që llogaritet nuk mund të llogaritet domosdoshmërisht “.

13) “Për të formuar një anëtar të pastër të një kopeje delesh, duhet të jetë mbi të gjitha një dele”.

14) “Çdo gjë duhet të jetë e thjeshtë, por jo të thjeshtohet më tej”.

15) “Njeriu duhet të kërkojë për atë që është dhe jo për atë që mendon se duhet të jetë.”

16) “Çdo njeri që lexon shumë dhe përdor trurin e tij shumë pak bie në zakone të liga të të menduarit”.

17) “Veprimi është forma më e lartë e kërkimit.”

18) “Perëndia nuk kujdeset për vështirësitë tona matematikore. Ai integron në mënyrë empirike”.

19) “Kushdo që nuk e merr seriozisht të vërtetën në çështje të vogla nuk mund të besohet as në ato të mëdha”.

20) “Shpirtrat e mëdhenj kanë hasur gjithmonë kundërshtim të dhunshëm nga mendjet mediokre. Mendja mediokre është e paaftë për të kuptuar njeriun që refuzon të përkulet verbërisht ndaj paragjykimeve konvencionale dhe zgjedh që t’i shprehë mendimet e tij me guxim dhe ndershmëri”.

21) “Ekuacionet janë më të rëndësishme për mua, sepse politika është për të tashmen, por një ekuacion është diçka për përjetësinë”.

22) “Mos u përpiq të bëhesh një njeri i suksesit, por përpiqu të bëhesh një njeri me vlera”.

23) “Feja ime përbëhet nga një admirim i përulur i frymës së pafundme superiore që zbulon veten në detajet më të lehta që ne mund t’i perceptojmë me mendjen tonë të brishtë dhe të pafuqishme”.

24) “Mendimi praktik nuk është asgjë më shumë se një depozitë e paragjykimeve të përcaktuara nga mendja para se të arrini tetëmbëdhjetë vjeç.”

25) “Lirimi i fuqisë atomike ka ndryshuar gjithçka, përveç mënyrës sonë të të menduarit… zgjidhja e këtij problemi qëndron në zemrën e njerëzimit. Po ta kisha ditur, do të bëhesha orëndreqës!”/shkollaesuksesit/KultPlus.com

Albert Kamy: Detyra e brezit tim është parandalimi i botës nga shkatërrimi

Shkrimtari i njohur në letërsinë botërore, Albert Kamy më 10 dhjetor të vitit 1957 kishte fituar çmimin Nobel, shkruan KultPlus.

Si një nga ëndrrat më të mëdha të shkrimtarëve që premtojnë, ky çmim patjetër që ka qenë një e arritur e madhe dhe një vlerësim i krijimtarisë së Kamys.

Në anën tjetër juria kishte vendosur që në listën e nobelistëve të jetë edhe emri i Kamys për shkak të krijimtarisë të rëndësishme letrare, nëpërmjet së cilës ai ishte thelluar në problemet e ndërgjegjes njerëzore në kohën e atëhershme.

Përgjatë ceremonisë së dhurimit të çmimit në Stokckholm, ai kishte mbajtur një fjalim të gjatë rreth pikëpamjeve artistike dhe kësaj të arriture.

Një ndër fjalët të cilat ai i la pas që të kujtohen gjatë nga lexuesit e tij, ishte edhe ajo kur foli për brezin e tij.

“Çdo brez, pa dyshim, beson se do të ribëjë botën. E imja e di që nuk do ta bëjë më. Por detyra e tij mund të jetë më e madhe, e që ka të bëjë me parandalimin e botës nga shkatërrimi ”. / KultPlus.com

‘Mos u përpiq të bëhesh një njeri i suksesit, por përpiqu të bëhesh një njeri me vlera’-Albert Ajnshtajn