Lulzim Tafa nderohet me Çmimin e Artë ‘Aleksandri i Madh’

Poeti i shquar kosovar Lulzim Tafa do të nderohet në Greqi me Çmimin e Artë “Aleksandri i Madh”.

Ceremonia e dhënies së Çmimit Ndërkombëtar “Aleksandri i Madh” do të mbahet me 31 tetor në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë.

Me këtë çmim që ndahet për të 37 herë me radhë, nderohen personalitete të shquara nga mbarë bota, njerëz dhe organizata për kontributet e tyre nga fusha e letërsisë dhe arteve, shkencës, politikës dhe sportit. Ky çmim i cili është nën kujdesin e UNESCO-s jepet nga viti 1985.

Poeti Lulzim Tafa do të nderohet për kontributin e tij në fushën e letërsisë dhe të mirës së përgjithshme. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore do ta mbahet në ishullin historik të Salaminës me prezencën e autoriteteve kulturore dhe bashkiake të qytetit dhe përfaqësueseve nga UNESCO.

Lulzim Tafa është njëri ndër poetët kosovarë më të njohur, librat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ai ka fituar shumë çmime prestigjioze ndërkombëtare të letërsisë. / KultPlus.com

Testamenti i Aleksandrit të Madh

Padyshim që figura e tij madhështore, la gjurmë në historinë e njerëzimit, aq shumë sa edhe mijëra vite pas tij betejat dhe fitoret e tij bëjnë bujë dhe lexohen në gjithë botën.

Bëhet fjalë për Aleksandrin e Madh, mbase figura më e shquar stratege dhe perandorake që ka njohur bota.

Por ajo që diskutohet sot ashpër në Ballkan dhe më gjërë, është origjina e tij.

Studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”.

Dokumenti është publikuar nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencor për Aleksandrin e Madh.

Ky tekst është gjetur në tek “Statutet e Shkodrës”, të shkruara më 1469. Dorëshkrimi, i ruajtur në Bibliotekën e Muzeut Correr në Venecia, u gjet nga studiuesja Lucia Nadin në vitin 1995.

Publikimi i parë u bë në Itali në vitin 2002 me kontributin e historianëve dhe gjuhëtarëve dhe përkthimin e tekstit në gjuhën shqipe. Në vitin 2003, në Shqipëri u botua një edicion i dytë me përkthimin në gjuhën shqipe të eseve hyrëse.

Ky botim është një tekst legjislativ i hartuar në gjysmën e parë të 1300 që shoqëroi ngjarjet e qytetit të Shkodrës deri në rënien e tij në duart e turqve në vitin 1479.

Ja çfarë shkruhej në letër:

”Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.” /konica.al/ KultPlus.com

Hunzat, pasardhësit e Aleksandrit të Madh, ndoshta ilirë

Hunzat, që njihen si Burusho, janë një enklavë populli ndryshe nga ata aziatikë, prej të cilëve rrethohen. Jetojnë në një territor në veri të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin, Kashmirin dhe Kinën.

Populli Hunza thotë për vete se heqin origjinën nga Aleksandri i Madh, i mbetur atje pas disfatës në ekspeditat pushtuese të tij, në vitet 356-323 para Krishtit.

Studiues shqiptarë e lidhin emrin e tij me konfiguracionin e vendit ku kanë mbetur në trajtën e hundës, ndërsa popullin me origjinë ilire (shqiptare).

Konsiderohet si populli më i shëndetshëm në botë. Ata jetojnë deri 120 vjet, ndërsa gratë lindin normalisht edhe në moshën 60 vjeçe.

Më shumë u ngjajnë evropianëve sesa azatëve.

Populli i vogël hunza, që jeton në malet e Pakistanit, konsiderohet për popullin më të shëndetshëm në botë.

Cili është sekreti i tyre?

Jetëgjatësia mesatare e tyre është rreth 100 vjet, por shumë sish jetojnë edhe deri 110 e deri 120 vjet, transmeton Koha.net.

Sot llogaritet se janë rreth 30 mijë sish, ndërsa flitet se ndër ta ka pasur njerëz që kanë jetuar deri 160 vjet.

Ka dëshmi të shkruara se gratë e hunzave janë bërë nëna pa probleme edhe në moshën 60 vjeçe.

Thënë shkurt është e vështirë t’ua qëllosh moshën, meqë ato duken së paku dyfish më të reja.

Pohojnë se janë trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të Aleksandrit të Madh. Ndërkaq më shumë u ngjajnë evropianëve sesa popujve të Azisë.

Thonë se sekreti i tyre janë “shprehitë e shëndetshme”. Shumë seks, pak stres dhe ushqimi më i shëndetshëm në botë. Hanë vetëm ato që vetë i kultivojnë, transmeton Koha.net.

Ushqimet industriale nuk ekzistojnë në menynë e tyre. Ushqim i pëlqyer për ta janë pemët e perimet e freskëta, frutat arrore, ndërsa delikatesë kajsitë e terura si dhe farërat e thara të kësaj peme.

Brenda ditës ecin nga 20 kilometra, ndërsa çdo ditë meditojnë nga disa orë në maje të maleve. Thuajse askush nuk vuan nga kanceri dhe sëmundjet e ngjashme, por as nga viruse të zakonshme, si të gripit./KultPlus.com

Hapet sarkofagu ku besohej se ishte trupi i Aleksandërit të Madh

Hapet sarkofagu ku besohej se ishte trupi i Aleksandërit të Madh, mirëpo arkeologët mohojnë gjetjen e trupit të tij. Në sarkofagu janë gjetur eshtrat e tre personave të tjerë.

Është hapur sarkofagu gjigant prej tre metrash, që është gjendur në Aleksandri të Egjiptit, ku besohej se ndodhej trupi i themeluesit legjendar të qytetit me të njëjtin emër.

Arkivoli nga graniti i lart dy metra e gjysmë, është gjetur pesë metra thellë, derisa po bëheshin disa hulumtime arkeologjike, ndërsa u hap me vështirësi shkaku i peshës prej 27 tonelatash. Përkundër pritjeve që brenda ta gjejnë trupin e Aleksandërit të Madh, egjiptologët mbetën të hutuar kur gjetën tre trupa.

Sekretariati i Ministrisë së Antikiteteve e ka konfirmuar rastin, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet se brenda sarkofagut kishte ndonjë mallkim, i cili do t’i godiste të parët që ndodhen pranë.
“Brenda janë tri trupa, që nuk dihet se kujt i përkasin. Asnjë mallkim nuk ishte brenda dhe punonjësit shpëtuan pa asnjë lëndim”, thuhet shkurt në raport, njofton Gazeta Express.

Në anën tjetër, thuhet se trupat nuk i përkasin familjeve mbretërorë të Polemeut apo Romës, teksa nuk besohet se ishin të pasur apo njerëz të shkuar

Fakti që nuk kishin asnjë stoli ari apo argjendi dhe ishin bashkë në një varr, e bën gjetjen dhe më misterioze, ndërsa nuk pritet të ketë përgjigje së shpejti.

“Të tre trupat janë të meshkujve, që besohet të kenë qenë ushtarë. Njëri prej tyre, e ka një plagë të shigjetës në kafkë”, thuhet shkurt në raport, ku nuk tregohet as për kohën në të cilën kanë jetuar./ KultPlus.com

Botohen portrete të rralla të Skënderbeut, Pirros dhe Aleksandrit të Madh (FOTO)

Janë botuar portrete të rralla të tre shqiptarëve të cilët i njeh historia botërore.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Pirro i Epirit dhe Aleksandri i Madh, këto janë tre figurat e njohura të cilëve u janë publikuar portretet (Zvicër 1577).

Këto portrete janë autentike dhe ato janë të marra nga vepra “Eloges de Paul Jove” nga Theobalde Muller de Marbourg të cilat janë botuar në vitin 1577 nga Pietro Perna (1520-1582) në Basel të Zvicrës.

Fotografi të rralla këto që më herët mund të themi se nuk janë parë nga syri i njeriut ose janë ekspozuar diku. / KultPlus.com