Rita Ora feston tre vjetorin e këngës ‘Anywhere’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot feston përvjetorin e këngës së saj ‘Anywhere’, shkruan KultPlus.

Pikërisht tre vite më parë Ora kishte lansuar hitin e saj ‘Anywhere’.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ajo është shprehur e lumtur për suksesin që ka arritur te ketë projekti i saj muzikor.

Këngëtarja renome ndërkombëtare, Rita Ora, po korr sukses të madh në industrinë

“Shumë urime përvjetorin e “Anywhere”. Mbi 300 milion klikime, 430 milionë në Spotify, ju faleminderit”, ka shkruar Rita Ora.

https://twitter.com/RitaOra/status/1318586029671108609?s=20

Gjithashtu ajo ka bashkangjitur edhe disa sekuenca të klipit të këngës së saj ‘Anywhere’. / KultPlus.com

E mrekullueshmja Rita Ora, interpretoi “Anywhere” në MTV EMA (VIDEO)

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore Rita Ora, e cila sonte po udhëheq MTV EMA 2017-të, para disa minutash ka përfunduar performancën e saj të mrekullueshme në këtë ceremoni glamuroze, shkruan KultPlus.

“Anywhere”, erdhi mrekullueshëm edhe në skenën e madhe të Wembley, nga Rita Ora, e cila edhe kësaj here befasoi publikun si me pamje ashtu edhe me interpretim.

Po sjellim një pjesë të kësaj magjie që u dha në MTV EMA./ KultPlus.com


“Anywhere” e Rita Orës kënga më në trend në Britani të Madhe (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, për javën e dytë rresht është duke prirë në listën e këngëve më trend në top-listën zyrtare të Britanisë së Madhe me këngën “Anywhere”.

Kënga udhëheq listën e 20 këngëve të reja me ndikim në Britani të Madhe.

“Anywhere” debutoi në pozitën e 20-të në listën e top-këngëve, ndërsa tani është në vendin e 11-të në total. Këtë të premte, ajo pritet të hyjë në top-7 këngët më të dëgjuara.

Përpos kësaj kënge, Rita Ora është në top-5 këtë javë edhe me këngën “Lonely Together” të lansuar në bashkëpunim me Aviciin. Ajo këngë është në pozitën e katërt.

Në top-20 të listës për këtë javë është edhe Dua Lipa me “New Rules” që pozicionohet e 17-a./ KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=ykle3YuGcxE

Rita Ora me performancë magjike të ‘Anywhere’ në ‘The Jonathan Ross Show’ (VIDEO)

Para dy ditësh këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, ka lansuar këngën e saj të re ‘Anywhere’, shkruan KultPlus.

Ajo këtë këngën menjëherë një ditë pas publikimit e ka kënduar në shoun televiziv ‘The Jonathan Ross Show’, ku është mirëpritur mjaft mirë nga audienca.

‘Anywhere’ është shkruar nga Rita ora në bashkëpunim me Andrew Wyatt./ KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=ykle3YuGcxE

Vjen edhe videoklipi i këngës ‘Anywhere’ të Rita Orës (VIDEO)

Rita akoma nuk ka arritur të lansojë albumin e saj të dytë, por është rikthyer fuqishëm me këngë të reja, shkruan KultPlus.

Teksa duket se albumi nuk do të vijë deri në vitin e ardhshëm, Rita do të mbyllë vitin me këngën e saj të re ‘Anywhere’, videoklipin e secilës sapo e lansoi.

Kënga është shkruar nga Rita dhe Andrew Wyat.

Duke folur për këngën, që paraqet jetën jashtë punës dhe kënaqësisë me miqtë, Rita ka thënë: “Isha në një rutinë, duke punuar përditë, dhe e pash veten duke ëndërruar për pushim jashtë qytetit dhe të dilja në udhëtim me miqtë e mi duke mos kthyer kokën prapa”. / KultPlus.com

Rita Ora lanson këngën e re ‘Anywhere’ (VIDEO)

Rita ende nuk ka mundur që të lansojë albumin e dytë, por tani ajo është duke lansuar këngë të reja.

Rita tani ka lansuar një këngë të re të quajtur ‘Anywhere’, tekstin e të cilës e ka bërë Rita në bashkëpunim me Andrew Wyatt. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?time_continue=47&v=QJZceXuAIW0