‘Në ndonjë tjetër Vit të Ri, me ty do të vallëzoj’ (VIDEO)

Nuk ka asnjë këngë të keqe nga Armend Rexhepagiqi. Mes tyre, ‘Një Vit i Ri’ është e veçantë dhe relevante për këtë periudhë.

“Një Vit i Ri” e Armend Rexhepagiqit është një këngë aktuale në këtë ditë kur reflektohet mbi dashuritë e humbura dhe mundësitë e së ardhmes.

Sa për tekstin e këngës, as nuk do diskutim, sikur çdo tekst tjetër që është kënduar nga zëri i Rexhepagiqit.

Poshtë po e sjellim këngën, duke e nisur këtë janar 2022 me nostalgji. / KultPlus.com

‘Mbaje atë qafore sikur përmendore, për një dashuri të parë shkollore’ (VIDEO)

Armend Rexhepagiqi, zëri i fuqishëm i cili ka sjellë në jetë tekste të mrekullueshme muzikore, dhe këngë te paharrueshme për publikun shqiptar.

KultPlus sjell disa nga vargjet e tekstit të këngës “Qaforja”:

E bukur je, flokët gështenjë

I shkurtove prej se ne u ndamë

E bukur je

s’të lashë shenjë që prap u pamë

E bukur je dhe ende mban nën këmishën

Tënde të bardhë atë qafore

E unë të shoh aq rrallë e përmallë

Mirë jam, po jetohet

Mirë jam, po durohet

Mirë jam le të grimcohet

Krejt çka kam, por mirë jam

Kjo qafore duket madhështore

Sikur krenaria mashkullore

Njëri ta dhuroi tjetri e shijoi

Do t’çahej shkëmbi i fortë

Po të më shihte sot

Mbaje atë qafore sikur përmendore

Për një dashuri të parë shkollore

Ja do të përulem, e po të përkulem

Pas teje t’gjitha panë se kopje të zbehta janë

Mirë jam, po jetohet

Mirë jam, po durohet

Mirë jam le të grimcohet

Krejt çka kam, se mirë jam

Kjo qafore duket madhështore

Sikur krenaria mashkullore

Njëri ta dhuroi tjetri e shijoi

Do t’çahej shkëmbi i fortë

Po të më shihte sot

Mbaje atë qafore sikur përmendore

Për një dashuri të parë shkollore

Ja do të përulem, e po të përkulem

Pas teje t’gjitha panë se kopje të zbehta janë

Mbaje atë qafore, mbaje si fitore

Gjoksin tënd e pata strehimore

Ja po të rrëfehem

Pas teje t’gjitha panë

se kopje t’zbehta janë / KultPlus.com

‘Edhe një herë o mos të vdes pa t’pa’ (VIDEO)

Armend Rexhepagiqi vazhdon të mbetet ndër këngëtarët më me ndikim në industrinë e muzikës shqipe. Edhe pse ka kohë që ai nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, këngët e tij dëgjohen akoma nga adhuruesit e muzikës së tij.

Sonte, KultPlus ju sjell ndër këngët më të njohura të Armendit, ‘Edhe një herë’. Kjo këngë i këndon dashurisë me një mall e dhimbje të pashoq.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Ka shumë ditë që pikëllimi më mban,
Si një sëmundje e rëndë,
Që bar nuk ka e s`më lë të jetoj.

Ka shumë ditë që rrugët përherë na janë ndarë,
E ditët e mia, netët e mia kot unë i harxhoj.
A ka në botë kudo arsye për këtë vuajtje,
O më beso se faj nuk kam që forca po më lë.

Se çdo ditë e re më tregon se
ishte e kotë tërë kjo pritja ime,
edhe mundi im dhe ëndrrat për dashuri.

Edhe një herë, o veç edhe një herë
Këngët që i këndoj të kam o kujt të ja dhuroj.
Edhe një herë, o veç edhe një herë,
Gjakun o prap ta ndez,
Veç një mëngjes me ty ta pres.
Edhe një herë, o veç edhe një herë,
Të të takoj e veç një çast gëzimi ta jetoj me ty.

Edhe përherë t’i mbylli sytë në këtë rrugë
pa të vetmen dashuri.
Edhe një herë o mos të vdes pa t’pa,
pa t’pa edhe një herë,
vetëm edhe një herë.

Diçka e rënde sikur hyri në mua,
Më shtrëngon e po dhemb,
Ma mori sigurinë,
nuk jam i njëjti ai njeri.
Dhe çdo dite e re më tregon se
ishte e kotë tërë kjo pritja ime
dhe mundi im
dhe ëndrrat per dashurinë.

Edhe një herë, o veç edhe një herë,
Të të takoj e veç një çast gëzimi ta jetoj me ty.
Edhe përherë t’i mbylli sytë në këtë rrugë pa te vetmen dashuri,
Edhe një herë o mos të vdes pa t’pa,
pa t’pa edhe një herë
vetëm edhe një herë… / KultPlus.com