Në Muzeun Historik Gjerman mbahet ekspozitë për suksesin e artistëve të epokës naziste

Artistët e preferuar të Nacional -Socializmit në Republikën Federale ‘ u hap të premtën në Muzeun Historik Gjerman. Ajo gjurmon karrierën dhe veprat e shumë njerëzve që u paraqitën në listën e artistëve, të quajtur “Dhuratë Hyjnore”, të përpiluar në vitin 1944 në emër të Adolf Hitlerit dhe Joseph Goebbels, përcjell KultPlus.

“Ne po hedhim dritë mbi këtë temë të veçantë nga pikëpamja bashkëkohore historike dhe shpresojmë në këtë mënyrë të kontribuojmë në një rishikim të kanunit historik të artit modern të pasluftës,” tha përgjegjësi i ekspozitës, Wolfgang Brauneis.

Ekspozita që zgjat deri më 5 dhjetor, përmban rreth 300 skulptura, piktura, fotografi, filma dhe dokumente të shoqëruara me shpjegime dhe analiza.

Lista “Dhuratë Hyjnore” përmbante emrat e më shumë se 100 piktorëve dhe skulptorëve, ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të prodhimit kulturor të Nacional Socialistëve. Ata u konsideruan aq të dobishëm për përpjekjet propagandistike të nazistëve, saqë u kursyen nga rekrutimi në forcat e armatosura, raporton tutje Hindustantimes. / KultPlus.com

Artistët gjermanë protestojnë për më shumë përkrahje nga qeveria

Në Berlin, artistët po protestojnë për të kërkuar më shumë përkrahje financiare nga shteti për t’i mbijetuar krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Artistët performuan në rrugët e Berlinit si pjesë e protestave në të cilat u bë thirrje për më shumë përkrahje nga autoritetet, shkruan The Guardian, transmeton KultPlus.

Katharina Micada, një nga organizatoret e protestave, për një gazetë lokale tha: “Njerëzit e tjerë po marrin ndihma për t’ia dalë mbanë në këtë krizë, por ne po lihemi anash.”

Shumë gjermanë janë të zemëruar, sepse pjesë të mëdha të programit të ndihmave prej një miliard dollarësh ende nuk janë shpërndarë, ndërsa rregullat për përfitim ua kanë vështirësuar artistëve mundësinë për përfitim nga ky fond.

Juggler Fabio Zimmerman tha: “Arti nuk shihet si esencial. Skena e llojllojshme kulturore e Berlinit është një thesar, por në krizë, thesarët shiten të parët.”

Ndryshe, Gjermania është një ndër vendet me më së shumti të infektuar me koronavirus në Evropë dhe ditëve të fundit ka shënuar rritje të numrit të rasteve ditore, duke i shqetësuar autoritetet. / KultPlus.com