Një autoportret i Rembrandtit del në ankand për 18 milionë euro

Një prej autoportreteve të Rembrandtit, i ruajtur nga një dashamirës arti, u vu sot në shitje nga shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s” për 12-16 milionë sterlina (13-18 milionë euro).

Tabloja, me përmasa 15×20 centimetra, nënshkruar nga mjeshtri flamand dhe që daton që prej vitit 1632, e tregon atë në moshën 26-vjeçare, i veshur me të zeza, me një kapelë dhe një jakë të madhe prej dantelle të bardhë.

Autenticiteti i tablosë u vërtetua vetëm në vitin 1996, pas një analize që tregonte se ajo ishte realizuar në të njëjtin dru lisi si te portreti i bërë nga Rembrandti i mikut të tij, Maurits Huygens.

Sipas George Gordon nga ”Sotheby’s”, veshja zyrtare, e pazakontë në mesin e dhjetëra portreteve të artistit, sugjeron se ai mund të ketë dashur të tregojë veten në ditën e tij më të mirë, ndërkohë që po përpiqej të pëlqehej nga muza dhe bashkëshortja e tij, Saskia van Uylenburgh, me qëllim për të bindur prindërit e saj se ai ishte i duhuri.

Realizuar vetëm pasi u transferua në Amsterdam, tabloja ka mundur të shërbejë gjithashtu si kartëvizitë dhe për t’u treguar klientëve të mundshëm situatën e lulëzimit të piktorit./ atsh/ KultPlus.com

Shitet në ankand një autoportret i jashtëzakonshëm i Rembrandtit

Një prej tre autoportreteve të Rembrandtit, do të shitet në ankad nga ”Sotheby’s” në fund të korrikut për 12-16 milionë sterlina, njoftoi sot shtëpia e ankandeve.

Tabloja me përmasat 15×20 centimetra, nënshkruar dhe datuar në vitin 1632 nga mjeshtri i madh flamand, përfaqëson atë në moshën 26-vjeçare me veshje të zezë dhe një kapele dhe një jakë të madhe me dantellë të bardhë.

Sipas George Gordon i ”Sotheby’s”, veshja zyrtare, e pazakontë në mesin e dhjetëra portreteve të artistit, sugjeron që ai mund të ketë dashur të tregojë veten në ditën e tij më të mirë, ndërsa ai ishte në oborr me atë që do të bëhej muza dhe gruaja e tij, Saskia, me qëllim për të bindur prindërit e tij se ai ishte në rrugën e duhur.

Realizuar menjëherë pas vendosjes së tij në Amsterdam, tabloja gjithashtu mund të shërbejë si një kartëvizitë dhe t’u tregojë klientëve të tij të mundshëm situatën e lulëzimit të piktorit.

“Tabloja ishte realizuar në një kohë shumë të shkurtër”, theksoi Gordon, sepse sfondi ende nuk kishte mbaruar me tharje kur artisti kishte vendosur nënshkrimin e tij. / KultPlus.com