‘Paleta e tij është e ngjyer në rrezet e diellit’ kështu tha për Rembrandt, i magjishmi francez i letërsisë, Viktor Hygo

Nga Albert Vataj

Ai ishte një prej penelatave më të pazakonta të pikturës, një prej gjenive, jeta e të cilit fatkeqësisht u moleps hera-herës me spazme therëse e dhimbje, gjurmë të cilat ai i la në pikturë, në ashpërsinë e kumtit shprehës, në terrin përpirës që përgjohet nga një dritim tinzar. Megjithatë kjo nuk e ndali hovin e tij sendërtues, nuk e vuri dot nën fre këtë pasion të hazdisur kumti. Plot 700 është numri i punëve, ndoshta shumë më shumë ishte ai zjarr përpirës i këtij shpirti që kuntoi dhe i blatoi botës të hyjshmin kurm e përjetim, por asnjëri prej këtyre shpërthimeve eterne estetike, nuk do ta shmangte fundin fatal të këtij gjeniu tragjik.

Rembrandt Harmenszoon van Rijn, konsiderohet si një ndër mjeshtrat më të mëdhenj të historisë së artit europian dhe piktori më i famshëm holandez i shekullit të 17-të. Kontributi i tij në art erdhi në atë periudhë të cilën historianët e quajnë epoka e artë holandeze, kur kultura holandeze, shkenca, tregtia, pushteti dhe ndikimi në botë arritën majat më të larta. Mes veprave kryesore të Rembrandt-it janë “Martesa e Samsonit”, “Mëngjesi martesor”, “Shën Pali në Burg”, “Leksione anatomie”, “Nusja çifute”, “Portreti i një njeriu”, “Familja”, “Portret i vetvetes” dhe “Adhurimi i Magit”.

I susksesshëm si piktor portretesh, vitet e fundit të jetës i kaloi mes tragjedish personale dhe vështirësish financiare. Autoportretet e tij formojnë një biografi intime e unike, ku artisti vëzhgoi veten sinqerisht e përulësisht./ KultPlus.com

Rembrandt, gjeniu që vdiq i varfër

Rembrandti apo me emrin e plotë Rembrandt Harmenszoon van Rijn, i lindur më 15 korrik 1606 në Leiden, Holandë, ishte piktor holandez, i konsideruar si një nga tregimtarët më të mëdhenj në historinë e artit, me aftësi të jashtëzakonshme për t’i paraqitur njerëzit në disponimet e tyre të ndryshme, sipas Enciklopedisë Britanike.

Rembrandt njihet gjithashtu si një piktor i dritës dhe hijes dhe si një artist që favorizonte një realizëm të pakompromis që do t’i shtynte disa kritikë të pretendonin se ai preferonte më shumë të shëmtuarën sesa të bukurën.

Në fillim të karrierës së tij, Rembrandti pikturoi kryesisht portrete. Përafërsisht një e dhjeta e veprës së tij të pikturuar dhe të gdhendur përbëhet nga studime të fytyrës së tij, si dhe autoportrete më formale, një fakt që ka çuar në shumë spekulime.

Thelbi i veprës së Rembrandt-it, megjithatë, përbëhet nga pjesë historie biblike dhe në një masë shumë më të vogël historike, mitologjike dhe alegorike, të cilat ai i pikturoi, gdhendi ose skicoi me laps, bojë ose shkumës.

Ndryshimet në stilin e Rembrandt janë të jashtëzakonshme.

Qasja e tij ndaj kompozicionit dhe përkthimi i tij i hapësirës dhe dritës, formës dhe ngjyrës, penelata dhe trajtimi i vijës dhe tonit i nënshtrohen gradualisht transformimit, qoftë edhe brenda një vepre të vetme.

Gravurat e tij të pazakonta i sollën famë ndërkombëtare gjatë jetës dhe vizatimet, që në fakt u bënë si ushtrime praktike ose si studime për vepra të tjera, u mblodhën gjithashtu nga artdashësit bashkëkohorë.

Sipas mitit që evoluoi pas vdekjes së tij, Rembrandt vdiq i varfër dhe i keqkuptuar.

Është e vërtetë se në fund të jetës së tij realizmi i tij ishte zëvendësuar nga klasicizmi.

Megjithatë, reputacioni i tij ndërkombëtar midis njohësve dhe koleksionistëve vetëm sa vazhdoi të rritet.

Disa artistë në Gjermani dhe Venecia, gjatë shekullit XVIII, adoptuan stilin e tij.

Ai u nderua gjatë epokës romantike dhe u konsiderua si një pararendës i lëvizjes romantike.

Që nga ajo pikë ai u konsiderua si një nga figurat më të mëdha në historinë e artit.

Rembrandt vdiq më 4 tetor të vitit 1669 në Amsterdam. /KultPlus.com

Skica prej vajit në muzeun holandez është nga Rembrandt, thonë studiuesit

Një skicë e diskutueshme me vaj është pikturuar nga mjeshtri holandez Rembrandt, kanë arritur në përfundimin studiuesit pas dy vitesh studimi, shkruan Reuters, transmeton KultPlus.

Muzeu Bredius, i cili është në posedim të skicës, tha të enjten se zbulimi u bë fillimisht nga historiani holandez i artit Jeroen Giltaij kur ai po kryente kërkime për librin e tij që do të botohet së shpejti mbi pikturat e Rembrandt.

“Zbulimi ishte një surprizë e këndshme,” tha Boris de Munnick nga Muzeu Bredius. “Ne tashmë kishim një vepër artistike të Rembrandt, dhe tani papritmas kemi.

“Që nga fillimi, isha i sigurt se kjo skicë duhet të ishte një Rembrandt”, tha Giltaij për Reuters. Ai tha se është e vështirë të dallosh veprat e krijuara nga piktori i famshëm dhe ato të bëra nga ndjekësit e tij. “Por kjo skicë është pikturuar aq shkëlqyeshëm, saqë duhej të bëhej nga Rembrandt.”

Ai shtoi, megjithatë, se disa mund ta kundërshtojnë këtë pretendim. “Kështu shkon në botën e artit Rembrandt.”

Pas kryerjes së një restaurimi në skicë, Muzeu Bredius ra dakord me Giltaij dhe kontaktoi Rijksmuseum të Amsterdamit, shtëpia e kryeveprës së Rembrandt “Nightëatch”. Studiuesit e tij kryen një analizë teknike në skicën e vogël të vajit. Ata përfunduan të njëjtën gjë: ishte pikturuar nga Rembrandt./ KultPlus.com

Rembrandt, gjeniu që vdiq i varfër

Rembrandti apo me emrin e plotë Rembrandt Harmenszoon van Rijn, i lindur më 15 korrik 1606 në Leiden, Holandë, ishte piktor holandez, i konsideruar si një nga tregimtarët më të mëdhenj në historinë e artit, me aftësi të jashtëzakonshme për t’i paraqitur njerëzit në disponimet e tyre të ndryshme, sipas Enciklopedisë Britanike.

Rembrandt njihet gjithashtu si një piktor i dritës dhe hijes dhe si një artist që favorizonte një realizëm të pakompromis që do t’i shtynte disa kritikë të pretendonin se ai preferonte më shumë të shëmtuarën sesa të bukurën.

Në fillim të karrierës së tij, Rembrandti pikturoi kryesisht portrete. Përafërsisht një e dhjeta e veprës së tij të pikturuar dhe të gdhendur përbëhet nga studime të fytyrës së tij, si dhe autoportrete më formale, një fakt që ka çuar në shumë spekulime.

Thelbi i veprës së Rembrandt-it, megjithatë, përbëhet nga pjesë historie biblike dhe në një masë shumë më të vogël historike, mitologjike dhe alegorike, të cilat ai i pikturoi, gdhendi ose skicoi me laps, bojë ose shkumës.

Ndryshimet në stilin e Rembrandt janë të jashtëzakonshme.

Qasja e tij ndaj kompozicionit dhe përkthimi i tij i hapësirës dhe dritës, formës dhe ngjyrës, penelata dhe trajtimi i vijës dhe tonit i nënshtrohen gradualisht transformimit, qoftë edhe brenda një vepre të vetme.

Gravurat e tij të pazakonta i sollën famë ndërkombëtare gjatë jetës dhe vizatimet, që në fakt u bënë si ushtrime praktike ose si studime për vepra të tjera, u mblodhën gjithashtu nga artdashësit bashkëkohorë.

Sipas mitit që evoluoi pas vdekjes së tij, Rembrandt vdiq i varfër dhe i keqkuptuar.

Është e vërtetë se në fund të jetës së tij realizmi i tij ishte zëvendësuar nga klasicizmi.

Megjithatë, reputacioni i tij ndërkombëtar midis njohësve dhe koleksionistëve vetëm sa vazhdoi të rritet.

Disa artistë në Gjermani dhe Venecia, gjatë shekullit XVIII, adoptuan stilin e tij.

Ai u nderua gjatë epokës romantike dhe u konsiderua si një pararendës i lëvizjes romantike.

Që nga ajo pikë ai u konsiderua si një nga figurat më të mëdha në historinë e artit./KultPlus.com

Rembrandti, një nga themeluesit e shkollës flamande në art

Sot është përvjetori i Rembrandit, një nga themeluesit e shkollës flamande në art.

Piktori holandez, Rembrandt Harmenszoon van Rijn lindi më 15 korrik 1606 në Leiden. Si djalë, ai ndoqi shkollën latine dhe më pas u regjistrua në Universitetin e Leidës, edhe pse sipas një bashkëkohësi ai tashmë tregoi një talent të madh për pikturë. Pas një periudhe të shkurtër, por të rëndësishme të profesionit në Amsterdam me piktorin e njohur Pieter Lastman, Rembrandt hapi një studim në Leida, i cili ndahej me shokun e tij dhe kolegun Jan Lievens. Në vitin 1627 Rembrandt filloi të pranonte nxënës, mes tyre Gerrit Dou.

Një nga tablotë e tij më të shquara është “Kthimi i djalit plangprishes”.Tabloja është një ilustrim i rrëfenjës biblike “Kthimi i djalit plangprishës”.

Shëmbëlltyra, që e shpreh më mirë dashurinë e Hyjit për të humburit, është pa dyshim ajo e djalit plangprishës (Lk 15, 11-32). Këtu s’është delja, apo monedha, që humbet. Humbet një nga djemtë. Më i vogli. Babai e lë të ikë nga shtëpia, pa e kundërshtuar. Madje nuk ngurron t’i japë edhe pjesën, që i takon si trashëgim. Djali e kundërshton, ndërsa i jati vijon ta dojë. Biri e grind, po i jati vijon t’i përgjigjet me butësi e mirësi. Biri ikën, pa kthyer kokën prapa, po babai vijon ta kthejë çdo ditë kokën nga shtegu, ku e pa të zhduket, e të dëshirojë me gjithë zemër kthimin e tij.

E kur e shikon, të mbuluar me rrecka, në krye të shtegut, zemra i shkrihet nga mëshira. I del me vrap përpara, e përqafon, e puth, nuk pret t’i lypë të falur, nuk ia vë veshin kërkesës së tij për t’u trajtuar si të ishte një prej shërbëtorëve më të humbur. Një gjëje të vetme ia vë veshin: gëzimit, që i vlon në kraharor, për birin e kthyer. Sepse ishte i humbur, e u gjet përsëri; madje ishte i vdekur, e u rikthye në jetë. Prandaj, kur e shikon se i biri është kthyer rishtas në gjirin e familjes, nuk mund të mos bëjë festë të madhe.

Rembrand vdiq më 4 tetor 1669 në Amsterdam. / KultPlus.com

352 vjet nga vdekja e Rembrandtit

Holanda përkujton 352-vjetorin e vdekjes së piktorit të madh, Rembrandt van Rijn.

Në galerinë ”Mauritshuis” në Hagë u hap një ekspozitë e veçantë me të gjitha pikturat e Rembrandtit, ku ndër të tjera ishte edhe portreti i fundit i artistit të famshmen “Mësimi i anatomisë nga Dr. Nicolaes Tulp” nga 1632.

Princesha Beatrice e Holandës do të hapë zyrtarisht ‘’Vitin Rembrandt’’.

“Rembrandt ka një kuptim të veçantë për çdo brez”, theksoi drejtoresha e ”Mauritshuis”, Emily Gordenker .

Për herë të parë, muzeu i ekspozon të gjitha 18 pikturat  autentike që janë shtuar në koleksion gjatë shekujve.

Njëmbëdhjetë prej tyre ishin pikturuar nga ai sipas zbulimeve më të fundit shkencore, ndërsa pesë u ishin atribuar piktorëve të tjerë, ndërsa dy pikturat e tjera do të shqyrtohen në detaje.

Piktori me famë botërore u lind në Leiden në 1606 dhe vdiq më 4 tetor 1669 në Amsterdam.

Rijksmuseum në Amsterdam, me koleksionin më të madh në botë nga Rembrandti, planifikon të tregojë të gjitha veprat e piktorit në koleksionin e tij në një ekspozitë duke filluar nga muaji shkurt./ os/ KultPlus.com

Piktura e cila u vlerësua si kopje, dyshohet të jetë vepra e Rembrandt

Një pikturë e vogël e një plaku të lodhur, melankolik, e konsideruar si kopje dhe e dërguar në bodrumin e një muzeu, është zbuluar të jetë një nga veprat e punëtorisë së Rembrandit dhe me mundësi të vetë atij, shkruan The Guardian, përcjellë KultPlus.

Muzeu Ashmolean në Oksford këtë javë do ta ekspozoj “Head of a Bearded Man” (c 1630), i cili u la si pjesë e tij në 1951 si një panel i Rembrandt. Në 1981, ajo u refuzua nga Projekti i Kërkimit Rembrandt, autoriteti kryesor në botë për artistin dhe që ka një fjalë përfundimtar për atributet.

“Ata e panë një freski në pikturë dhe vendosën se nuk ishte një pikturë e Rembrandt,” tha kuratori Ashmolean i artit të Evropës Veriore, An Van Camp. “Ata thanë se mund të jetë një pikturë imituese në stilin e Rembrandt dhe është bërë ndoshta para fundit të shekullit të 17-të, pra as gjatë jetës së Rembrandt.”

Kuratorët e hidhëruar e zhvendosën atë në dyqanet e muzeut në bodrum. Van Camp u bashkua me muzeun në 2015 dhe u bë i vetëdijshëm për pikturën me madhësi kartoline se “askush nuk donte të fliste sepse ishte ky Rembrandt i rremë”.

Van Camp u kërkua së shpejti për të ndihmuar në organizimin e një ekspozite të madhe të Rembrandt të Rinj, e cila u hap në muze në shkurt, para mbylljes në mars. / KultPlus.com

Rembrand dhe rruga e mundimshme e djalit të mullixhiut për t’u bërë një gjeni i pikturës

Një ndërmëndje, e cila do të hovte ngultaz dëshirimin e zotërimit të dramatikes si formë shprehjeje të së bukurës, na pjesëmerr solemnisht në memuaristikën e një personazhi shumë kompleks të penelit, ai është Rembrand van Rijn. E kush mund të shponte tejpërtej kërshërinë e dehjes prej tonaliteteve therëse më thekshëm se sa ai. Për shkak të ndjeshmërisë së tij, ai është mbiquajtur “një nga profetët e mëdhenj të civilizimit”.

E zeza, okra, e kuqja, e verdha dhe e bardha, në ngjizjen e hyjshme të Rembrandit, kremtuan lindjen e një epoke që u turravrap të mbetej holandeze por kaploi të epërmen si e përbotshme si sprovë dhe testament . “Tabloja e Rembrandit ishte pikturuar si nga një dori prej zjarri, duhet të kesh vdekur disa herë që të mund të pikturosh si ai, Rembrandi depërton aq thellë, sa që thotë gjëra që nuk ka asnjë gjuhë të botës që mund ti mishërojë ato”, mbamendet t’i ketë shkruar në një letërkëmbim Van Gog, Teos më 1885.

Më 4 tetor 1669, vdiq në moshën 63-vjeçare Rembrand van Rijn. U shua shërbestari i penelit të zjarrit, i ngulmëti i një sprove të tjetërllojtë, i andjes për të ngërthyer në kaplimin e tij kumtues, 350 piktura, 1200 skica dhe rreth 300 gravura.

Ai do të mbamendet në memorin e ëndjes estetike, si një prej penelatave më të pazakonta të pikturës, një prej gjenive, jeta e të cilit ndonse në dukje e qetë, sëmboi hera-herës me spazme therëse e dhimbje, kaplimin e tij. Rrëfimtari më i njimendtë i këtyre sprovave, këtij rrebeshi është vetë piktura që la ky mjeshtër. Këto gjurmë të thella trishtimi dhe dramaciteti, përpjekjeje të vazhdueshme për të sfiduar, edhe me vetveten, i cekim gjithsekah nëpër cytjet kumtuese. Kësisoj gjejmë të plazmuar në tablonë e Rembrandit, ashpërsinë e penelatave, terrin përpirës që përgjohet nga një dritim tinzar, puhiz e cila hyn përmes lojës së tonaliteteve dhe pëlcet aty ku syri i piktorit shkrihet. Gjithqysh ai rendi si triumfalist në të asokohshmen plot gjallëri e trazim. Asçka nuk i’a ndali shkulmin e tij krijues. Asgjë nuk e vuri dot nën fre këtë pasion të hazdisur kumti. Një galeri e bollshme u bë hangari i të korrave të begata edhe pse gjithëkjo nuk mundi dot të shmangte fundin mjeran të këtij gjeniu tragjik, të cilin fati e ndëshkoi më rëndë se asgjë tjetër. Vdekjet i’u vunë nga pas duke e lënduar keqas “profetin e civilizimit”, deri sa mund të rrëzojnë përdhe 345 vite më parë, për ta rilindur në amshim.

Duke qenë një mjeshtër i barokut, tentoi gjithnjë të përflakte pjesët e përshkuara nga drita të objektit, ta lante në ar atë purtek të kurmit që ai qasej ta nxirrte faqe dritës, për ta kredhur krejtçka qarksaj në një terr të thellë. Teknikat e përdorura prej tij, e bëjnë këtë galeri të jashtëzakonshme të ndiqet gjithnje nga kontrasti i fortë dhe shkrirja therëse e ngjyres dhe dritës në të. Për ta bërë më përcaktuese këtë identitet koloristik, është vetë bota e tij shpirtërore ajo që rreket të lëvrij si një reliev i thyer, ku shtrirja artthënëse hapërdahet.

Shpirtërorja në pikturë

Është gati e pamundur të përshkruash në një tregimtore e të përshkosh në poret e sejciles prej tyre, të ndjesh ritmin dhe vërshimin e asaj limfe, që ai derdhi në krejt atë galeri që mban emrin e tij. E megjithatë gjallojnë disa prej gjithëtyre, që tregojnë forcën dhe energjinë, vlimin dhe pulsin, që trandën mish e shpirtë, e shkrepëtitën si vetëtimë, drita e së cilës feks sot e asaj dite, sa herë gjendemi të fokusuar prej këtij shpërthimi. Ato janë portretet, me kast autoportretet. Në “narcisizmin” e tij, Rembrandt skaliti njeriun që e do jetën. Nëpërmjet shikimit fisnik që depërton, tregon thellësinë e brendshme shpirtërore që kremton sakoha. Në thuajse të gjitha pikturat e Rembrandit, telajoja i ngjan një shtjelle përpirëse, plot gjallëri, ngjyra dhe tone që të dehin. Ai dinte shumë mirë si të kalonte nga njëri ton i ngjyrës në një tjetër, ndërsa emocionet lëvrijnë fuqishëm në pikturë, për të paraqitur të gjithë madhështinë dhe kushtrimin e një epoke iluminuese.

Arti i suksesshëm dhe jetë e trishtë

Artisti holandez, një ndër më të spikaturit në historinë e pikturës, nuk e njohu ndonjëherë mungesën e suksesit në art, por më shumë se çdokush u përball me dëshpërimin dhe dhimbjen. Piktura e tij nuk reflektoi si të vetvetishme jetën gjithë trishtim, por gjithqysh shkaktoi shumë emocione që përzihen me njëra-tjetrën. Ngjyra të theksuara, gjallëri dhe shumë jetë lëvrin brenda telajove të ndritshme të piktorit, ndërsa tonet e zbehta dhe të errëta “ngatërrohen” bashkë dhe në këtë përpjekje ngadhnjimtare për të treguar, ata shtangeshin duke lënë ato feksje flakëruese drite, që pakohen aty ku syri shterron dhe penelatat rrëzohen në errësirë. Piktura e lashtë, arti italian dhe flamand i Rilindjes, por edhe memoria artistike e Lindjes së Largët, ishin ndër më të preferuarat. Të thuash se ai nuk u moleps nga këto, është një përpjekje për ta zhvendosur suazën e epsheve të tij krijuese në një syprinë boshe më të rrafshët, por jo. Në pikturën e Rembrandt-it mund të gjesh detaje nga të gjitha këto rryma, ndërsa në vetvete, arti i tij shumë kompleks përfaqëson stilin e epokës së artë holandeze. Ai u dogj prej asaj llave përpirëse, duke u shndrruar në hi, dhe si një sfinks ai u rilind për të mbetur Rembrand Rembrand van Rijn.

Siç dihet, Rembrand u lind në Leiden të Holandës më 15 korrik 1606, në familjen e një mullixhiu. Familja u interesua aq shumë për edukimin e tij. Sakaq Rembrand nisi studimet në një shkollën latine. Kur ishte 14 vjeç u regjistrua në Universitetin e Leidenit. Por programi nuk i interesonte, dhe shumë shpejt ai e braktis shkollën për t’iu përkushtuar studimit të artit me mjeshtrin Jacob van Swanenburch dhe më pas në Amsterdam me Pieter Lastman-in, i njohur për profilin historik të pikturave të tij. Pas gjashtë muajsh, pasi përvetësoi gjithçka që i ishte dhënë për të mësuar, Rembrandt u kthye në Leiden ku u vlerësua aq sa në moshën 22-vjeçare mori nxënësit e tij të parë. Në vitin 1631 Rembrand u transferua në Amsterdam. Martesa e shpejtë me Saskia van Uylenburgh, kushërirën e një tregtari të veprave të artit, nxiti hovshëm karrierën e tij. I’u vu punës së portreteve, por edhe veprave me subjekt mistik dhe fetar, që ishin aq shumë të kërkuara asokohe. Mori famë si mësues i pikturës dhe studioja e tij u mbush me nxënës. Në shekullin e 20-të shumë studiues i atribuan atij edhe shumë piktura të kolegëve, duke i identifikuar ato me emrin e artistit të madh në një kohë të përfeksionimit të pikturës. Por, krejt në kundërshtim me suksesin e tij në pikturë, jeta familjare mori goditje të rënda. Që nga viti 1635 deri në vitin 1639 Saskia lindi katër fëmijë, nga të cilët arriti të mbijetonte vetëm djali i fundit, ndërsa ajo vetë vdiq në moshën 30-vjeçare. Hendrickje Stoffels, e cila ishte shërbyesja e familjes në vitin 1649, zëvendësoi figurën e gruas dhe u bë model për shumë piktura të artistit. Pavarësisht suksesit të tij financiar si artist, mësues dhe tregtar pikturash, prirja për të jetuar në bollëk e detyroi Rembrandin të falimentonte në vitin 1656.

Një koleksion i veprave të artit dhe antikuareve, që u konfiskuan para një ankandi, me qëllim shlyerjen e borxheve të tij, dëshmoi qartë për interesat e Rembrandt-it: piktura e lashtë, arti italian dhe flamand i Rilindjes, piktura e Lindjes së Largët, veprat bashkëkohore holandeze, armët dhe armatimet. Rezultatet e ankandit nuk ishin të pëlqyera, por probleme si këto nuk ndikuan në punën e tij. Madhështia e artistit u rrit vazhdimisht. E ndërsa jeta e tij personale vazhdonte të ishte e dëshpëruar e pa shpresë, artisti realizoi pikturat më të famshme “Nusja çifute”, “Bathsheba”, “Jakobi duke pagëzuar djemtë e Jozefit”, “Autoportret”. E dashura e tij e përhershme Hendrickje vdiq në vitin 1663 dhe djali i vetëm Titus vdiq në vitin 1668, në moshën 27-vjeçare. Njëmbëdhjetë muaj më pas artisti i 350 pikturave, 1200 skicave dhe rreth 300 gravurave, vdiq në Amsterdam, tash 345 vite më parë .

Rembrand kishte fatin e shumë gjenive të mëhershme e të mëvonë, të cilat shkëlqejnë me mungesën të gjallë dhe shpërthejnë me prekjen eterne të aktit të krijimit që skalitën në memorine e gjeneratave.

Albert Vataj /KultPlus.com