Telegram ngushëllimi i ministres Dumoshi me rastin e vdekjes së gazetarit Avni Shabani

E nderuara familja Shabani, 

Me pikëllim të thellë e mora lajmin se është ndarë nga jeta i dashuri i juaj, gazetari i shquar sportiv Avni Shabani.

Jo vetëm ju si familje, por ne si Kosovë, humbëm një prej njerëzve më të dashur e më të vlerësuar, një gazetar të shquar i cili ka dhënë kontribut të madh në gazetarinë sportive të vendit tonë. 

Avni Shabani, do të kujtohet për përkushtimin dhe kontributin që ka dhënë për gazetarinë sportive sepse ai vazhdimisht me profesionalizmin e tij solli energji dhe pozitivitet në secilin angazhim. Ikja e tij nga kjo botë ka lënë një boshllëk të madh në gazetarinë sportive të vendit. 

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. 

Ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe dashamirëve të Avni Shabanit. / KultPlus.com

Vdes gazetari i njohur kosovar, Avni Shabani

Ka ndërruar jetë gazetari kosovar, Avni Shabani. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të doajenit të gazetarisë, ish drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Ferizajt, qytetarit shembullor e prindit të përkushtuar, Avni Shabani, na pikëlloi e na la pa fjalë të gjithëve. Humbje për Ferizajn, gazetarinë, miqtë e të njohurit e të ndjerit”, ka shkruar Aliu.

Ai ka thënë se kontributi i tij profesional la gjurmë të pashlyeshme në faqet e gazetave, ekranet televizive e kudo ku punoi i ndjeri. / KultPlus.com