Bebe Rexha e emocionuar: Dua, tashmë kemi fituar – vajza shqiptare mos ndaloni së ndjekuri ëndrrën

Bebe Rexha është gëzuar jashtëzakonisht shumë që ajo dhe Dua Lipa janë nominuar për Grammy, e edhe më shumë e gëzon fakti se të dyja janë shqiptare.

Në një postim në Twitter ajo ka shkruar se tashmë ato kanë fituar, derisa ka bërë thirrje për të gjitha vajzat shqiptare dhe atyre në botë, që të mos ndalen për të realizuar ëndrrat e tyre, transmeton Koha.net.

“Dy vajza shqiptare të nominuara për 2 Grammy. Në zemrën time tashmë kemi fituar. Për të gjithë vajzat shqiptare, dhe të gjitha vajzat në botë, gjithçka është e mundur, vazhdoni të ndiqni ëndrrat dhe të thyeni formën”, ka shkruar ajo.

Bebe Rexha e Dua Lipa janë në garë për Artisten më të mirë, kurse Lipa edhe për vallëzimin më të mirë./KultPlus.com

Rita Ora dhe Bebe Rexha së bashku në “City Of Hopes”

Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë marrë pjesë në galën City Of Hope që mbahet në Santa Monica në Los Angeles.

Të dy shqiptaret kanë qene të pranishme dhe janë fotografuar edhe së bashku. Rita Ora kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë të kuqe të ndezur, ndërsa Bebe Rexha kishte zgjedhur fustanin ngjyrën vishnje./ KultPlus.com