“Zemër n’dorë”, Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion 2024

Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024! Me këngën “Zemër n’dorë, Besa ka marrë besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e  68-të të Eurovizion që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

Teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin, e emocionuar Besa Kokëdhima falënderoi ekipin realizues të këngës e po ashtu edhe stafin realizuar të Festivalit të 62 të Këngës në RTSH.

Faleminderit nga zemra, faleminderit familjes sime. Faleminderit shumë Kledi Bahiti, Darko Dimitrov, Rozana Radi, Petrit Sefaj, Erjon Zaloshnja dhe orkestrës, si dhe Bojken Lakos që është një perlë dhe që është një nga arsyet që kam marrë pjesë në Festival sivjet. Ju falënderoj shumë, të gjithëve. Dhe faleminderit për mbështetjen të gjithëve do të bëj të pamundurën”, u shpreh Besa Kokëdhima./KultPlus.com

Besa Kokëdhima tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk jam në gjendje të këndoj

Pas tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë goditur Shqipërinë, vendi po vazhdon të kaloj një periudhë mjaft të vështirë, shkruan KultPlus.

Shumë artistë e shumë fytyra publike u kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme viktimave të tërmetit.

Besa Kokëdhima, këngëtarja e njohur shqiptare, së fundi ka treguar të jetë tërhequr nga pjesëmarrja në Festivalin e Këngës Magjike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një njoftimi në llogarinë e saj personale në Instagram.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të këngëtares.

“Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!”. / KultPlus.com

Këngëtarja e njohur mesazh studentëve: Mos u largoni nga Shqipëria, por largoni ata që iu pengojnë të jetoni

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve.

“Të dashur studentë. Dëshiroj t’iu falënderoj, t’iu përgëzoj dhe të shpreh mirënjohjen time më të thellë për atë që iu keni bërë. Ju kam ndjekur dhe më keni emocionuar jashtëzakonisht. Me keni mbushur me krenari, keni ri zgjuar shpresën e një kombi të tërë. Ndjej se më në fund edhe ne shqiptarët e kemi një zë dhe ne ekzistojmë. Keni dëshmuar vlera të jashtëzakonshme, vlera për të cilat vendoi ynë ka nevojë sot më shumë se kurrë. Mos u përçani mos u zmbrapsni, ju do e fitoni betejën, në emrin tuaj të familjeve tuaja dhe gjithë shqiptareve. Mos u largoni, mos u largoni nga Shqipëria, largoni ata që iu pengojnë të jetoni. Zemra ime është me ju”, shprehet ajo në një video-mesazh të publikuar në faqen e saj në Instagram.

View this post on Instagram

Mesazh për studentët ❤️#UnëJamMeStudentët

A post shared by Besa (@besaofficial) on

Sa do doja, pak magji unë botës t’i dhuroja

Besa Kokëdhima.

E pafundme duket koha
Kur ti kokën fle tek mua
Dhe një shekull nuk do mjaftonte
Te të dua..
Sa herë vjen në dhomën time
Shpirti me ndriçohet
Dhe unë zbukurohem..
Me kujton një këngë të vjetër
Këngën tonë magjike

Me buzëqeshjen tënde
Sa do doja
Pak magji unë botës t’i dhuroja
Dhe nga puthja jote do shpresoja
Me miliona njerëz të bashkoja

T’i ndryshoja..
T’i shëroja..
T’i bekoja
Të kam prekur, fantazuar
Të të kisha pak për vete
Dhe në ditën më të ftohtë ti me gjete..

Me ngjyrose me nuanca dhe
Me një ti rrokadë ti,
Zemrën ma shpëtove
Ndeze plot fishekzjarrë
Fatin ma ndryshove

Me buzëqeshjen tënde
Sa do doja
Pak magji unë botës t’i dhuroja
Dhe nga puthja jote do shpresoja
Me miliona njerëz të bashkoja

(dhe nëse ti) Një ditë s’je ti
Qielli do digjet me zjarrin tim
Do lindte dielli në perëndim jo trishtim, trishtim

Me buzëqeshjen tënde
Sa do doja
Pak magji unë botës t’i dhuroja
Dhe nga puthja jote do shpresoja
Me miliona njerëz të bashkoja./ KultPlus.com

‘Engjëjt vrasin njëlloj’ e Besa Kokëdhimës (VIDEO)

Një këngë e njohur e Besa Kokëdhimës është “Engjëjt vrasin njëlloj”.

Kënga u shndërrua në një himn kur para disa vitesh fitoi festivalin Top Fest në Shqipëri. Kjo ka ndodhur në vitin 2008, kur edhe fitoi Çmimin e Internetit në të njëjtin festival.

Një tekst prekës por shumë i arrirë ka ardhur me anë të zërit të Besës, e cila ndoshta këtë këngë e ka si më të dëshmuarën në tërë karrierën e saj muzikore.

Ajo paraprakisht ka marrë edhe cmime të tjera por ky kurorëzim i solli vendin e parë dhe një famë ndër shqiptarë.

Balada e cila kulmon edhe në stilin soft-rock konsiderohet si një ndër këngët më të vecanta të dekadës së fundit në muzikën moderne shqiptare. / KultPlus.com

Katër këngëtare shqiptare, me koncert të përbashkët në Tiranë

Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima po bashkohen.

Të katër këngëtaret do të mbajnë një koncert recital madhështor me datë 16 maj.

Orkestra Simfonike nën drejtimin e Elton Dedës do ti bashkojë katër emrat e fuqishëm, në një koncert me biletat që dalin në shitje nga data 21 prill, siç raporton Eurovision Albania.

Koncerti do të nisë prej orës 20:00.

Secila prej këngëtareve është e njohur në stilin e saj dhe ka bagazh muzikor të suksesshëm. Eneda Tarifa ka marrë pjesë në Eurovizion për Shqipërinë, ndërsa Besa Kokëdhima numëron një fitore të fuqishme në Festivalin Top Fest në Shqipëri, shkruan KultPlus.

Rovena Dilo, në anën tjetër, ka disa hite të vulosura në muzikën shqipe, përfshirë “Për një çast më ndali zemra” dhe “Ante i tokës sime”, ndërsa Irma Libohova mbetet ndër këngëtaret unike që disa herë e fitoi Festivalin e RTSH-së. / KultPlus.com