‘Bild’ sugjeron edhe kalanë e Petrelës si destinacion turistik

Për të gjithë ata që po planifikojnë pushimet e tyre, gazeta gjermane ”Bild” sugjeron kalanë e Petrelës si destinacion turistik.

Sipas gazetës gjermane, kalaja e Petrelës, rreth 15 kilometra në jug të Tiranës në Shqipëri, ofron një pamje të mrekullueshme.

“Ndërtesa shekullore, peizazhe të larmishme, pafundësi me pyje, por edhe bollëk supermetropolesh, pasi Evropa ka shumë për të ofruar dhe është destinacioni më i popullarizuar i udhëtimit për njerëzit nga e gjithë bota. Për të gjithë ata që po planifikojnë pushimet e tyre, ne këshillojmë ekskursione, shëtitje dhe plazhe si në parajsë. Dhe, prej andej, ju mund të shihni anën më të bukur të Evropës. Kalaja e Petrelës, rreth 15 kilometra në jug të Tiranës, në Shqipëri, ofron një pamje të mrekullueshme”, shkruan ”Bild”.

“Bild” shkruan se atje ka edhe një restorant në një kështjellë shkëmbore mesjetare.

“Ka plot njerëz në verë, shtuar këtu tregjet dhe festivalet”, thekson ”Bild”.

Shqipëria priti në 6-mujorin e parë të këtij viti 3.4 milionë turistë të huaj, ndërsa autoritetet në vend thonë se vetëm përmes Rinasit pritet të hyjnë në vend 8 milionë pasagjerë./atsh/KultPlus.com

Gazeta gjermane ‘Bild’ do të zëvendësojë punonjësit me inteligjencën artificiale

Gazeta “Bild”, e cila është pjesë e medias Axel Springer në Gjermani, pretendohet se do të përdorë inteligjencën artificiale dhe për këtë arsye mund të pushojë nga puna 200 punonjës.

Sipas lajmeve në mediat gjermane, thuhet se në fillim të javës, punonjësve të gazetës “Bild” u është thënë se do të largohen nga puna për shkak të mundësive që ofron inteligjenca artificiale.

Rrjedhimisht, numri i botimeve rajonale të gazetës “Bild” do të ulet nga 18 në 12. Nga ana tjetër, gazetat më të vogla lokale do të mbyllen plotësisht dhe do të ulet niveli i udhëheqësisë.

Drejtori ekzekutiv i Axel Springer, Mathias Döpfner deklaroi në një email drejtuar punonjësve 4 muaj më parë se nga 1 janari 2024, strategjia e Grupit Axel Springer do të jetë “vetëm dixhitale” ose “së pari dixhitale, pastaj e printuar”.

Në artikull thuhet se Döpfner deklaroi se do të duhet të largohen kolegët e tij që kanë detyra që do të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale dhe proceset në botën dixhitale ose që nuk mund ta gjejnë veten në këtë rend të ri me aftësitë e tyre ekzistuese./KultPlus.com