Bledar Kola do të ndalë energjinë e do ta ndezë zjarrin, do të gatuajë si në kohërat e vjetra

Kuzhinieri i famshëm Bledar Kola, i cili ka bërë emër me restaurantin e tij “Mullixhiu” në Tiranë do të kthehet në kohërat e vjetra, shkruan KultPlus.

Ai, më 23 mars do të ndalë energjinë në këtë restaurant dhe do të ndezë zjarrin për të gatuar si në kohërat e vjetra.

Por Bledar Kola këtë iniciativë nuk do ta bëjë vetë, por do ti bashkohet iniciativës ndërkombëtare “Blackout Dinner”, ku do të fusë Tiranën në mesin e shteteve si: Kopenhagë, Berlinit, Vjenës, Zyrihut, Helsinkit dhe Stambollit, të cilët poashtu do ta bëjnë këtë kuzhinë me zjarr.

Në restaurantin “Mullixhiu” në këtë formë do të gatuhet më 23 mars, prej orës 18:00 deri në ora 24:00 dhe Bledar Kolës do ti bashkohet edhe Fejsal Demiraj nga restorant NOMA. /KultPlus.com

Bledar Kola anulon garën me 148 kuzhinierët e botës, gatuan për qytetarët e Bubqit

“The Grand Gelinaz Shuffle” është gara e madhe e gastronomisë që po zhvillohet në 138 restaurante të botës, e në këtë garë ishte futur edhe restauranti “Mullixhiu” në Tiranë, me shef kuzhine Bledar Kola, shkruan KultPlus.

Bledar Kola kishte konfirmuar më herët për KultPlus se në këtë ngjarje të madhe do të performojnë 148 kuzhinierë, ku do të tregojnë sekretet e tyre në këtë ngjarje prestigjioze, dhe është hera e parë që Shqipëria ishte futur në këtë spektakël të gastronomisë.

Përderisa gara po zhvillohet nga kuzhinierët e tjerë të njohur botërorë, stafi i restaurantit “Mullixhiu” në Tiranë, Bledar Kola bashkë me stafin e tij sot kanë gatuar në fshatin Bubq, një ndër fshatrat më të goditur nga tërmeti I fundit në Shqipëri.

Edhe një ndër shefat më të njohur në nivel botëror José Andrés ka mbështetë Kolën për këtë iniciativë, i cili në Twitter ka njoftuar se Bledar Kola është duke gatuar për të atakuarit nga tërmeti.

“Me stafin e restorant “Mullixhiiu”, te cilet kane ardhur ne Bubq tani dhe kemi vendosur te qe kthejme qendron tone te vullnetareve ne nje “super-restorant” per banoret e gjithe kesaj zone. Qellimi eshte, ushqim te ngrohte ne cdo shtepi.
Nga e majta ne te djathte:
Nikolin Kola-“RRNO Fondation”
Entiana Osmenzeza-Nje nga kuzhineret me te mira ne Itali
Aulon Kalaja
Mattias Haupt-Fotoreporter nga Gjermania
Bledar Kola-Eestorant “Mullixhiu”
Alban Laci-E-Korrier
Nertil Gedaj-Kushinier
(Me heret ky staf ka sherbyer ne Thumane, tek ditet e para te katastrofes. Nderkohe qe prisnin te organizonin nje event nderkombetar me 163 restorante nga e gjithe bota, vendosen t’a anulonin dhe t’i pergjigjeshin fatkeqesise natyrore)”, ka shkruar Bledar Kola në facebook./KultPlus.com

Bledar Kola do të gatuajë me 148 kuzhinierë të njohur botërorë

“The Grand Gelinaz Shuffle” është gara e madhe e gastronomisë që do të zhvillohet në 138 restaurante të botës, e në këtë garë është futë edhe restauranti “Mullixhiu” në Tiranë, me shef kuzhine Bledar Kola, shkruan KultPlus.

Bledar Kola ka konfirmuar për KultPlus se në këtë ngjarje të madhe do të performojnë 148 kuzhinierë, ku do të tregojnë sekretet e tyre në këtë ngjarje prestigjioze, dhe është hera e parë që Shqipëria futet në këtë spektakël të gastronomisë.

Kjo ngjarje do të mbahet më 3 dhjetor, dhe biletat për të qenë pjesë e kësaj ngjarje të madhe mund të sigurohen vetëm nëpërmjet sajtit Gelinaz. Kjo ngjarje e madhe përfshinë edhe kuzhinierin e famshëm shqiptar Rene Rezepin, kurse kjo ngjarje do ketë partner medial mediet më perestigjioze në nivel ndërkombëtar./KultPlus.com

https://gelinaz.com/

Dy kuzhinierët më të famshëm shqiptarë, bashkë në një foto

Dy super kuzhinierë shqiptarë që tashmë i njeh edhe bota, jo rrallë herë janë shpërblyer me çmime tejet të rëndësishme në fushën në të cilën veprojnë, shkruan KultPlus.

Rene Rexhepi është njëri prej tyre, i cili u bë supër i famshëm me restaurantin e tij “Noma” në Danimarkë.

“Noma” është restaurant i cili për herë të parë është themeluar nga René Rexhepi, në Kopenhagë, Danimarkë, në vitin 2004, ndërsa tani “Noma” ka në vende të ndryshme të botës.

Rene Rexhepi

Tjetri është Bledar Kola i cili pas eksperiencave në Evropë u kthye dhe hapi një restorant në kryeqytetin e Shqipërisë me emrin “Mullixhiu”, i cili ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Kuzhinieri është i vendosur që vendin e tij ta sjellë përsëri në kulturën e tij të lashtë të ushqimit.

Kohë më parë Bledar Kola kishte marrë oferta të ndryshme nga restaurantet me të famshme në Evropë, madje edhe nga Rene Rexhepi, po asnjë nuk e bindi, ai u kthye në vendin e origjinës për të bërë punën e tij.

Bledar Kola

KultPlus, po ju sjellë një fotografi të përbashkët të këtyre dy super kuzhinierëve shqiptar. Këtë fotografi e ka shpërndarë Bledar Kola teksa uron Kuzhinierin supër të famshëm shqiptar Rene Rexhepin kësaj radhe për nominimin që ka marrë si restauranti i dytë më i mirë në botë ./ KultPlus.com

Libri i kuzhinierit Bledar Kola në Amazon, promovohet “Mullixhiu”

“Die neue albanische Küche: Mediterran, Modern, Mullixhiu” është libri me autorët Bledar Kola  e  Ursula Heinzelmann e me fotografi të Manuel Krug i cili është përfshirë në faqen gjigande Amazon, ku në të njëjtën kohë edhe promovohet restauranti i kuzhinierit shqiptar Bledar Kola, i cili mbanë emrin “Mullixhiu”, shkruan KultPlus.

Ky libër që ka cmimin prej 25 eurove dhe përfshinë 70 receta të kuzhinës, shoqërohet edhe me një artikull promovues për restaurantin “Mullixhiu”, i cili rëndësi të madhe u jep ushqimeve bio. /KultPlus.com

Ndërpreu kontratat me restaurantet më prestigjioze në Evropë, besoi në mullinjtë e Tiranës

“Mullixhiu” nuk është vetëm një restaurant që ka vetëm emrin mullixhiu, por edhe brenda hapësirës së këtij restauranti në Tiranë, janë mullinjtë që shërbejnë për gatimet e kryekuzhinierit Bledar Kola, i cili tash e pak vite ka hapur portën e tij për ti mahnitur edhe të huajt.

Para shumë viteve ia kishte mësyer rrugëve të Evropës që të gjente ndonjë punë, dhe si pjatalarës arrinte që të siguronte kafshatën e gojës. Nga një pjatalarës, ai më pas arriti të realizohej në një kuzhinier profesional dhe asnjë nga kontratat me restaurantet e famshme në Evropë nuk e bindi që të qëndronte atje, madje as ajo e Rene Rexhepit, kuzhinierit super të famshëm në botë. Kola i kishte vënë vetës një qëllim, dëshironte që ti vënte në lëvizje mullinjtë e kuzhinës së tij, për ta bërë kështu një ndër restaurantet më të renditura në gazetat e famshme të kuzhinës nëpër botë. Në një intervistë për KultPlus ai ka treguar se gjatë këtij viti, mediat e huaja do ta realizojnë edhe një dokumentar për të. Bledari i cili kënaqet duke shikuar fytyrat e mysafirëve derisa shijojnë ushqimin e tij ka treguar edhe faktin se për një pjatë të shijshme duhet të kesh prapa: fermerë, blegtorë, artizane, menaxherë, lavapjatës, e kuzhinierë.

Ardianë Pajaziti

KultPlus: Ngadalë po sigurtë, jeni duke u renditur në mesin e majeve të restuaranteve të Tiranës, duke u listuar shumë shpesh edhe nëpër revistat më prestigjioze të kuzhinës nëpër botë.  Të tjerët po e shijojnë ushqimin e “Mullixhiut”, kurse ju po e shijoni suksesin, të jep kënaqësi ky vlerësim apo po të shton edhe më shumë përgjegjësinë për punën tuaj?

Bledar Kola: Faleminderit për vlerësimin. Po është e vërtetë që gjatë këtyre dy viteve punë “Restaurant Mullixhiu” është renditur në mbi 30 medie prestigjoze nderkombetare si: Süddeutsche Zeitung, Der Spiegel, Frankfurter AllgemeineZeitung, B-Eat, Monopol, Abenteuer und Reisen, DW, Euromaxx, BBC 4, Standard, The Independent, Metro, Vogue, South China Morning Post, China Radio International, China Global Television Network, Get Lost, Star Tribune, Courrier International, Le Monde, La Republica, Vanity Fair, Fine Dining Lovers, IdentitaGolose, GamberoRosso, Travie, Globes, Food and Wine, Munchies VICE, Travel Weekly.

Ky është edhe viti i dytë me radhë që Mullixhiu e vendos Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të gastronomisë në Guiden IdentitaGolosewww.identitagolose.it/sito/it/203/guida-online.html

Këto vlerësime ndërkombëtare padyshim na japin kënaqësi,  po gjithashtu na vendosin para përgjegjësisë që ti përgjigjemi pritshmërive të klientelës së huaj dhe gjithashtu edhe spekticizmit te klienteles lokale.

KultPlus: Ju ishit një pjatalarës në vitet e 90-ta, kurse tashti jeni një shef kuzhine që me recetat e juaja po mahnitni, kryesisht të huajt. Rrëfimi i juaj na bën të kuptojmë që suksesi nuk është vetëm në përralla?

Bledar Kola: Unë mendoj që shkallët e karrierës duhet të kalohen hap pas hapi. Nuk e di nëse do isha ky qe jam, nese do i kisha kaluar disa shkallë njëherësh. Kështu që besoj që të qenit pjatalarës,   është mbase një kusht i nevojshëm për cdo shef kuzhine të suksesshëm.

KultPlus: Përgjatë kohës kur e konsideronit vetën të varfër dhe kërkonit punë në Londër, ju patët fatin të punonit me shefa të njohur të kuzhinës, duke përfshirë edhe kuzhinierin e famshëm Rene Rexhepi, në restaurantin e tij të famshëm “Noma”. Dhe pikërisht kur hapej një portë e madhe në Evropë, ju vendosët ta mbyllni atë portë dhe ta rihapni portën e shtëpisë suaj. E ndjeje me të vërtetë këtë sukses, që për shumë të tjerë mund të vlerësohej si një hap shumë i rrezikshëm?

Bledar Kola: Emigrimi dhe të jetuarit në një vend të huaj është një sfidë në vetvete. Pas një ekperience pothuajse 10 vjecare me kuzhina të ndryshme si ajo:franceze, italiane, japoneze dhe se fundmi me ate nordike, vendosa të kthehem në Shqipëri. Në fakt nuk e kam konsideruar kurrë mbylljen e një porte, faktin që jam kthyer në Shqipëri, aq më tepër e mendoj që ky kthim ka qenë një inspirim në vetevete, kot nuk thonë “Guri i randë peshon n’vend t’vet”

KultPlus: Ju lëshuat Shqipërinë për të larë enë, në mënyrë që të siguroni ushqim për familjen tuaj, kurse tashti jeni një shef kuzhine që ushqeni jo vetëm shqiptarët por edhe të huajt, si e shijojnë menunë, prindërit e tuaj? Merrni kritika nga ta?

Bledar Kola: Mendoj që nuk ka rëndësi se kush je dhe ku ke arritur, kritika e sinqertë e prindërve është ajo që të mban me këmbë në tokë. Kështu që edhe nëse nuk marr kritika nga prindërit, jam unë ai që i kërkoj me ngulm këto kritika,  dhe jo vetëm rreth gatimit.

KultPlus: Të ka marë malli që dikush tjetër të gatuaj për ju, apo më nuk ja jepni këtë kënaqësi dikujt tjetër?

Bledar Kola: Herë pas here bëjmë vizita të ndërsjella me miqtë kuzhinierë në Tiranë, dhe qytetet e tjera, dhe shijojmë gatimet e njëri tjetrit. Gjithësesi, dreka dhe darka e stafit tek Mullixhiu është gjithmonë e ndryshme nga menuja, kështu që pothuajse ha cdo ditë nga duart e stafit të restorantit.

KultPlus: Keni shumë klientë edhe nga Kosova, ka gjasë që Bledar Kola të zbresë deri në Prishtinë, të bëjë menunë në ndonjë restaurant?

Bledar Kola: Në fakt kemi disa kërkesa të tilla por personalisht sipas filozofisë time mendoj që suksesi nuk eshte tek menuja. Ajo cfarë serviret në pjatë është vetëm akti final i një ekosistemi njerëzish, produktesh, vlerash dhe sinergjie. Pra,  para një pjate qëndron një orkestër me fermerë, blegtorë, artizane, menaxherë, lavapjatës, kuzhinierë,  ku menuja është vetëm “partitura muzikore” dhe krykuzhinieri është një dirigjent që duhet të krijojë një sinergji dhe të sintonizojë me gjithë orkestrën.

KultPlus: Dhe, menuja e juaj ndryshon sipas stinëve, ata që duan të vijnë përgjatë dimrit, çfarë do tu serviret?

Bledar Kola: Në këtë moment jemi në stinën e dimrit, që fillon nga mesi i nëntorit dhe mbaron në mesin e marsit. Në këtë menu mbizotorojnë padyshim frutat dhe perimet e kësaj stine krahas mishit të shpendëve.

KultPlus: Ky vit, çfarë risie do të sjellë tek “Mullixhiu”.

Bledar Kola: Ky vit do të jetë me plot plane dhe sfida. Si fillim do të kemi botimin e një libri gatimi, me një nga shtëpitë botuese më prestigjoze gjermane, botim ky që do të jetë në dy gjuhë: gjermanisht dhe anglisht, më vonë do të kemi realizimin e një dokumentari 30 minutësh nga një kompani filmike franko-gjermane, i cili do të shfaqet në disa media./KultPlus.com