“Noma”, restoranti më i mirë në botë u thotë “lamtumirë” klientëve

Rene Rexhepi, shefi shqiptar më i famshëm në botë, ka njoftuar se së shpejti restoranti i tij Noma, do të mbyllet.

Noma, i cili gjendet në Kopenhagen, u kthye në simbol të gastronomisë botërore kur për disa vite u votua si restoranti më i mirë në botë. Por shefi i tij, Rene Rexhepi thotë se ky është viti i fundit i punës, pasi në vitin 2024, Noma do t’u thotë “lamtumirë” klientëve. Shkak është bërë ritmi i lartë i punës dhe kostot e papërballueshme.

Rene Rexhepi mendon se duhet të riorganizojë hapësirën e punës si edhe stafin. “Nuk është i përballueshëm. Sektori duhet riparë”, është shprehur Rexhepi, duke shpresuar që pas disa vitesh të mund të rikthehet përsëri.

Rene Rexhepi është me origjinë nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai u bë i famshëm për menytë e tij stinore të cilat u jepnin vlerë produkteve 100% skandinave, duke filluar nga mishi i drerit me likene e deri te karkalecat e zinj të ujërave të akullta të Detit të Veriut. /atsh / KultPlus.com

‘Noma’ e Rene Rexhepit sërish shpallet ‘Restoranti më i Mirë në Botë’

“Noma” në pronësi të shqiptarit Rene Rexhepi është shpallur sërish “Restoranti më i Mirë në Botë”.

Njoftimin në Twitter e ka bërë vet restoranti duke konfirmuar këtë çmim.

“Çfarë momenti i pabesueshëm për të gjithë ne në Kopenhagen. Ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë që ekipi ynë është votuar restoranti numër 1 në botë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Çmimi i restorantit më të mirë në botë për vit është i pesti më radhë.

Ditë më parë, ky restorant kishte marr 3 yje Michelin.

Rene Rexhepi është shqiptar nga Xhepçishti i Tetovës, ndërsa nëna e tij është nga Danimarka./KultPlus.com

Dy kuzhinierët më të famshëm shqiptarë, bashkë në një foto

Dy super kuzhinierë shqiptarë që tashmë i njeh edhe bota, jo rrallë herë janë shpërblyer me çmime tejet të rëndësishme në fushën në të cilën veprojnë, shkruan KultPlus.

Rene Rexhepi është njëri prej tyre, i cili u bë supër i famshëm me restaurantin e tij “Noma” në Danimarkë.

“Noma” është restaurant i cili për herë të parë është themeluar nga René Rexhepi, në Kopenhagë, Danimarkë, në vitin 2004, ndërsa tani “Noma” ka në vende të ndryshme të botës.

Rene Rexhepi

Tjetri është Bledar Kola i cili pas eksperiencave në Evropë u kthye dhe hapi një restorant në kryeqytetin e Shqipërisë me emrin “Mullixhiu”, i cili ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Kuzhinieri është i vendosur që vendin e tij ta sjellë përsëri në kulturën e tij të lashtë të ushqimit.

Kohë më parë Bledar Kola kishte marrë oferta të ndryshme nga restaurantet me të famshme në Evropë, madje edhe nga Rene Rexhepi, po asnjë nuk e bindi, ai u kthye në vendin e origjinës për të bërë punën e tij.

Bledar Kola

KultPlus, po ju sjellë një fotografi të përbashkët të këtyre dy super kuzhinierëve shqiptar. Këtë fotografi e ka shpërndarë Bledar Kola teksa uron Kuzhinierin supër të famshëm shqiptar Rene Rexhepin kësaj radhe për nominimin që ka marrë si restauranti i dytë më i mirë në botë ./ KultPlus.com

Restauranti i kuzhinierit shqiptar Rene Rexhepi, nominohet i dyti më i miri në botë

Restoranti “Noma”, i kuzhinerit me origjinë shqiptare, Rene Rexhepi, është nominuar si restoranti i dytë më i miri në botë.

Këtë lajm e ka dhënë vetë Rene Rexhepi

Rexhepi ka njoftuar në rrjetet sociale se restoranti i tij në Kopenhagë të Danimarkës është nominuar i dyti pas vetëm 12 muajsh që është hapur.

“Sapo jemi nominuar si restoranti i dytë me i mirë në botë! Sinqerisht, asnjë nga ne nuk e ka ëndërruar që kjo do të ndodhte. Një ditë dikush në kuzhinë tha “Hej, ne mund të jemi numër 49!”. Duke mos qenë pjesë e listës për tashmë katër vjet dhe tani të debutojmë me numrin 2 pas 12 muajve që kemi nisur, është e pabesueshme për ne. Nuk dua të hyjë në politikat se cila listë orë meny është më e mirë se tjetra, por vetëm dua të them se ndihem jashtëzakonisht krenar dhe i lumtur me ekipin që punoj çdo ditë dhe falënderues për të gjithë ata që votuan për ne. Faleminderit të gjithëve. Por, sa me fat jemi ne në qytetin që ka dy restorante në top pesëshen. Përgëzime për “Geranium” që është votuar si i 5’i në listë. Përgëzimet më të mëdha shkojnë te një shok i mrekullueshëm i imi dhe te kuzhinieri më i mirë që e njoh, Mauro Colagreco dhe të gjithë ekipin në Mirazur!”, ka shkruar Rexhepi në Facebook. / KultPlus.com