Vdes në moshën 71-vjeçare skulptori Aziz Islamaj

Sot, më 26 prill, në moshën 71-vjeçare, ka vdekur profesori i artit figurativ, skulptori i mirënjohur, Aziz Islamaj.

Lajmin për vdekjen e profesor Islamajt e ka dhënë familja e tij.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët që sot me datë 26.04.2023 në moshën 71 vjeçare, ka ndërruar jetë babai ynë i dashur, Prof. Aziz Islamaj. Varrimi i të ndjerit do bëhet nesër (e enjte), me datë 27.04.2023 në ora 14:00 në varrezat e fshatit Murgë – Komuna e Skënderajt”.

“E pamja do të mbahet 3 dite pas ditës së varrimit në Mat-Prishtinë (pritja 08:00-16:00)”, thuhet në njoftimin e familjes Islamaj.

Profesori Islamaj ka lindur në fshatin Murgë të Komunës së Skënderajt.

Punën në fushën e artit figurativ e ka nisur në shkollat fillore të komunës së Drenasit, Klinës e Skënderajt në vitet e ’70-ta dhe ’80-ta.

Pas përfundimit të luftës, ku ai mori pjesë edhe si ushtar i UÇK-së, ai nisi punën në Universitetin e Prishtinës, gjegjësisht në Fakultetin e Arteve si ligjërues i lëndës: Përpunim materiali, Dega e Artit Figurativ – Drejtimi i Skulpturës.

I ndjeri ka lënë prapa vetes një veprimtari të gjerë artistike, me 9 ekspozita personale e rreth 60 ekspozita tjera kolektive, kombëtare e ndërkombëtare.

Ai po ashtu ka marrë edhe shumë shpërblime e mirënjohje. /Klankosova.tv/KultPlus.com

“Emigrimi i Madh” në TKOB, koreografi Blenard Azizaj sjell shfaqjen me artistë të huaj

Koreografi Blenard Azizaj prej vitesh jeton jo vetëm larg vendit të tij, por dhe larg skenës shqiptare.

Por këto ditë, artisti rikthehet në Teatrin e Operës dhe Baletit me shfaqjen “Emigrimi i madh”, si një pasqyrim i realitetit të tij të jetuar.

“Është një biografi e imja pasi shumë kohë më parë unë kam emigruar drejt Greqisë, dhe si shumë shqiptarë të tjerë kam ecur nëpër male e siç e kam thënë dhe herë të tjera këtë temë mundohem ta trajtoj në shumë vende të botës. I inspiruar gjithashtu dhe nga shumë fotografi dhe ngjarje reale është një temë shumë interesante sepse emigrimi ka qenë është dhe vazhdon të jetë.”

Azizaj sjell përballë publikut shqiptar artistë të huaj me një qëllim të vetëm, përcjelljen e mesazheve dhe fenomeneve sociale përmes artit, e veçanërisht baletit bashkëkohor.

“Është hera e parë me një turpë të huaj në tëatrin e opërs dhe baletit, publiku e mirëpriti madje pati shumë ovacione. Do kisha shumë dëshirë mbase deh në shqipëri të sillja një temë me balerinë shqiptarë pasi sic e shoh zhaneri i kercimit konteporan po evolon.”

Mundësisë për t’u rikthyer e për të kontribuar në skenën e artit shqiptar, koreografi nuk i thotë jo, por ende artisti nuk ka një vendim përfundimtar. /vizionplus/KultPlus.com

Eksperimenti i koreografit shqiptar me “Gjurmët”

Blenard Azizaj ka vendosur në skenë projektin e radhës në Austri. “Gjurmët” është një solo dance performancë në KunstHaus Bregenz. Kjo shfaqe ishte një dialog krahas eksibicionit të Anri Sala.

Duke ndjekur në mënyrë të vendosur modus operandi të Blenard Azizaj, shfaqja eksploron ndërlidhjen midis ekspozitës së Anri Sala dhe aktit të vallëzimit. Vallëzimi është një komunikim aktor, i hapave, gjesteve, situatave, ngjarjeve, ritualeve dhe proceseve. Duke zbuluar ndikimet që veprojnë brenda një gjuhe të vallëzimit universale dhe të veçantë për kulturën, Azizaj bën një udhëtim në botën e tij, duke gjurmuar imazhe nga fëmijëria e tij të cilat ndihmuan në formimin e mirëkuptimit dhe imagjinatës së artistëve. Gjuha e vallëzimit luan një rol të rëndësishëm në transformimin kulturor të shoqërive. Këto transformime vijnë në jetë brenda dinamikës së vallëzimit. Azizaj paraqet metoda artistike që përfaqësojnë “gjurmë” thjesht përmes materialeve të tilla si trupi, drita, ngjyra, pëlhura, tingulli.

Një grua e quajtur Ariadne i dha Tezeut një fije të kuqe dhe ai shpëtoi veten nga labirintet e Minotaurit përmes kësaj fije. Një përbindësh i vuajtur mund të jetë një element për lëvizjen, si dhe traumat tona të kaluara ose kujtimet e pavetëdijshme që na drejtojnë nëpër jetë. Duke sjellë në jetë kujtimet e kaluara të vallëzimit të babait të tij, Azizaj përsërit rrugën e tij përmes fillit të kuq.

Foto realizuar nga fotografi Rudolf Sagmeister / KultPlus.com

‘Gjurmët’ nga Blenard Azizaj, premierë në ekspozitën ‘AnriSala’ në Austri

Balerini dhe koreografi shqiptar, Blenard Azizaj do të jetë pjesë e ekspozitës ‘AnriSala’ në Kunsthaus Bregenz  të Austrisë, përcjell KultPlus.

Njoftimin e ka bërë vetë Azizaj përmes një postimi në Facebook, ku njofton se vepra e tij ‘Gjurmët’ do të ketë premierën atje.

“’GJURMËT’

Premiera Botërore 25 Shtator në 6 pasdite së bashku me ekspozitën #AnriSala në Kunsthaus Bregenz në një bashkëpunim me netzwerkTanz. E ndjekur nga performanca e 26 Shtatorit në 6 pasdite” – ka shkruar Azizaj./KultPlus.com