10 fustane “bust” që dëshmojnë se trendi i viteve ’90 është rikthyer fuqishëm

Si adhurues të modës së viteve ’90, ne kemi pritur që trendi i veshjeve pa rripa të rikthehet dhe tani mund të themi me siguri se tashmë jemi duke e jetuar sërish këtë periudhë.

Nëse jeni gati për të përqafuar stilin, ka opsione të panumërta në treg për t’i shtuar gardërobës suaj versione nga më të ndryshmet plot elegancë.

Tashmë fustani pa rripa vishet në të gjitha rastet, në ngjyrë të zezë, të bardhë apo krem ​​dhe është kthyer në një domosdoshmëri, qoftë ditën me këpucë balerinash, apo edhe në mbrëmje me taka të larta. / a2cnn / KultPlus.com

Më 22 maj do të përurohet busti i Nënës Terezë në Itali

Nënë Tereza mbetet një nga figurat më të njohura shqiptare, veprat e së cilës lanë gjurmë të pashlyeshme për mbarë kombin duke e bërë atë të njohur në tërë botën.

Figurën e saj paqësore të padiskutueshme e tregojnë edhe bustet e saj të cilat tashmë janë ngritur në shumë vende të ndryshme të botës.

Si shenjë falënderimi për jetën dhe veprën e saj, kësaj here më 22 maj në orën 10:00, busti i saj do të përurohet në Itali. Këtë e ka bërë të ditur shoqata kulturore e komunitetit shqiptar ‘Aquila’ në Itali në bashkëpunim me komunën Dafro Boario Terme, e cila i fton të gjithë në përurimin e bustit.

Sherif Nuredini, presidenti i shoqatës, tregon gjithashtu se pas ceremonisë së përurimit, për të pranishmit do të shtrohet ushqim dhe se ata do të jenë të shoqëruar nën muzikën e Elhame Ahmetaj dhe grupit Sajmo. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

Një bust për Nënë Terezën në Osijek

Një bust për të vlerësuar figurën e shenjtë të Nënë Terezës do të vendoset në Osijek, Kroaci.

Deputetja shqiptare në parlamentin kroat Ermina Lekaj Prljaskaj së bashku me anëtarët e komunitetit shqiptar të Osijek, qarkut Baranja, kanë vizituar shëtitoren e këtij qyteti ku do të ndërtohet monumenti i Nënë Terezës.

Lajmin e bëri të ditur deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj nëpërmjet një postimi në Facebook: “Në Osijek me anëtarët e pakicës kombëtare shqiptare të Osijek – qarkut Baranja, ne vizituam zonën e shëtitjes në Osijek, ku do të ndërtohet monumenti i Shenjtores Terezë”./ KultPlus.com