Celine Dion përjashtohet nga lista e këngëtarëve të Rolling Stone

Celine Dion është përjashtuar nga lista e 200 këngëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave të Rolling Stone.

E publikuar në ditën e Vitit të Ri, lista varion nga Aretha Franklin te Rosalía dhe artistë të tjerë të njohur. Por disa në mediat sociale po bëjnë thirrje për atë që ata e konsiderojnë si një gabim të Titanikut – mungesën e Dion në listë.

“Me gjithë respektin, të mos përfshish Celine Dion, padyshim teknikja më e mirë vokale e të gjitha kohërave, në këtë listë është tradhti”, shkroi në Twitter producenti Jamie Lambert.

Gjithashtu pati ankesa edhe për mungesën në listë të emrave si; Dionne Warwick, Diana Ross dhe Sting.

“Para se të filloni të komentoni, mbani në mend se kjo është lista e këngëtarëve më të mëdhenj. Nuk është lista e zërave më të mëdhenj”, thuhet në artikull.

“Talenti është mbresëlënës; gjenialiteti është i jashtëzakonshëm”.

Dion së fundmi njoftoi se do të shtyjë disa data të turneut në Evropë. Lajmi vjen pasi u diagnostikua me një çrregullim neurologjik që nuk e lejon atë “të këndojë ashtu siç jam mësuar”. Gjendja që ka, sindroma e personit të ngurtë, është “një sindromë e rrallë, progresive. Ajo prek sistemin nervor, veçanërisht trurin dhe palcën kurrizore”, sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike. / rtv21 / KultPlus.com

Celine Dion diagnostikohet me sëmundje të rrallë, anulon shumë koncerte

Celine Dion bëri të ditur të enjten në mëngjes se ajo është diagnostikuar me Sindromën e Personit të ngurtë, një sëmundje neurologjike e rrallë dhe e pashërueshme që mund të shkaktojë spazma muskulore dobësuese.

Në një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram në anglisht dhe frëngjisht, këngëtarja kanadeze e përlotur tha se gjendja e saj do ta detyronte të shtynte dhe anulonte një sërë datash të ardhshme koncertesh, raportoi People.com.

“Kam një kohë të gjatë që po përballem me probleme me shëndetin tim dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka që kam kaluar”, ka shkruar Dion, 54 vjeç.

“Më dhemb t’ju them se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Evropë në shkurt. Jam diagnostikuar me një gjendje shumë të rrallë neurologjike të quajtur Sindroma e Personit të ngurtë, e cila prek rreth një në një milion njerëz”, ka shtuar ajo.

Sipas “Stiff Person Syndrome Foundation”, ky sindrom prek sistemin nervor qendror, veçanërisht trurin dhe palcën kurrizore.

“Pacientët mund të jenë me aftësi të kufizuara, të paaftë për të punuar dhe për t’u kujdesur për veten”, ka bërë të ditur fondacioni, duke shtuar se sëmundja neurologjike me tipare autoimune mund të përfshijë simptoma si “hiper-ngurtësi, dhimbje dobësuese, ankth kronik” dhe spazmat e muskujve “aq të dhunshme sa mund të zhvendosin nyjet dhe madje të thyejnë kockat”.

Dion e cila ka tre djem, René-Charles, 21, dhe binjakët 11-vjeçarë Nelson dhe Eddy me burrin e saj të ndjerë René Angélil vuri në dukje se ajo ka “një ekip të madh mjekësh që punojnë përkrah saj për ta ndihmuar”.

Për shkak të gjendjes së saj, turneu “Pranvera e Dionit 2023” është riplanifikuar për vitin 2024, ndërsa tetë nga shfaqjet e saj të verës 2023 – të planifikuara më parë nga 31 maji deri më 17 korrik 2023 janë anuluar krejtësisht.

Por fituesja e pesëfishtë e çmimit “Grammy” ka thënë se nuk po heq dorë nga mundësia për të performuar përsëri.

“Gjithçka që di është të këndoj. Kjo është ajo që kam bërë gjatë gjithë jetës sime. Dhe është ajo që më pëlqen të bëj më shumë”, është shprehur Dion. / KultPlus.com

VALERIE MACON / AFP

Celine Dion anulon koncertet

E kam zemrën e thyer, deklaroi Celine Dion në rrjetet sociale për shkak të problemeve të saj shëndetësore në prag të shfaqjeve nga 5 deri më 20 nëntor 2021 dhe nga 19 janari deri më 5 shkurt 2022 në Las Vegas.

Këngëtarja 53-vjeçare u detyrua gjithashtu të riplanifikonte turneun e saj botëror, që do të nisë në mars 2022.

Artistja ka pasur spazma të rënda dhe të vazhdueshme të muskujve që e pengojnë atë të performojë.

Ekipi i saj mjekësor vazhdon ta vlerësojë dhe trajtojë performance fizike të këngëtares.

“Më thyhet zemra nga e gjithë kjo. Ekipi im dhe unë kemi punuar në shfaqjen tonë të re për tetë muajt e fundit dhe pamundësia për të performuar këtë nëntor më trishton në një mënyrë të papërshkrueshme. Tani më duhet të përqendrohem. Dua ta kapërcej këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Celine.

Revista ”Here” intervistoi një të afërm të këngëtares, sipas të cilit sëmundja është më e rëndë se sa pritej dhe se artistja ka “dhimbje në këmbë që e paralizojnë. Është shumë e dobët dhe mund të duhet të ndalojë për disa muaj apo edhe një vit”./KultPlus.com

Adele fanse e çmendur e Celine Dion, çamçakëzin e përtypur nga ajo e mban në kornizë

Adele e do kaq shumë Celine Dion, saqë ajo mban një çamçakëz të përtypur nga këngëtarja e famshme. Gjatë “73 Pyetjeve” të Vogue në YouTube, Adele rrëfeu se një pjesë e çamçakëzit të Dion është pasuria e saj më e çmuar.

“James Corden, i cili është miku im, por gjithashtu bën ‘Carpool Karaoke’, e dinte se sa fanse e saj isha. Dhe kështu ai e bëri atë të pështyjë çamçakëzin në një copë letër dhe ta kornizojë për mua. Dhe është sendi që më bën më krenare!” shpjegoi këngëtarja me një buzëqeshje.

Ajo më vonë tha se “My Heart Will Go On” e Dion është kënga që ajo ka interpretuar më shumë gjatë gjithë jetës së saj.

Adele i bëri një vizitë idhullit të saj në vitin 2018, duke marrë pjesë në një nga shfaqjet e saj në Las Vegas pasi Dion u shërua nga një periudhë e tmerrshme me grip.

“Nuk isha në gjendje t’i bëja të gjitha shfaqjet e mia, por ishte e emocionuar që Adele erdhi në njërën prej tyre… Unë e dua shumë atë”, shkroi Dion në një foto në prapaskenë në atë kohë.

Tetë muaj punoi për koncert, Dion anulon paraqitjen

Përmes rrjetit social, Instagram, Celine ka zbuluar se për shkak të problemeve me shëndetin është detyruar të shtyjë të gjitha koncertet e parashikuara për t’u mbajtur në Las Vegas.

”Ekipi im dhe unë kemi punuar për shfaqjen tonë për tetë muajt e fundit dhe të mos jesh në gjendje të këndoj këtë nëntor më trishton përtej shpjegimit. Më vjen veçanërisht keq për zhgënjimin e të gjithë fansave që bënë planet e tyre për të ardhur në Vegas. Tani më duhet të përqendrohem që të bëhem më mirë. Unë dua t’i kapërcej të gjitha këto sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh këngëtarja.

Dion është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për peshën e saj duke nxitur aludimet se vuan nga ndonjë sëmundje. Mirëpo, në një intervistë për BBC, ajo deklaroi se rënia e saj drastike nga pesha vjen për shkak të baletit./ KultPlus.com

Céline Dion anulon koncertet për shkak të problemeve me muskujt

Céline Dion ka shtyrë fillimin e koncertit të saj të fundit në Las Vegas pasi vuan nga ajo që e  përshkruan si “spazma të forta dhe të vazhdueshme të muskujve”, transmeton KultPlus.

Këngëtarja kanadeze do të fillonte serinë e re të koncerteve, një azhurnim i vendbanimit të saj të vazhdueshëm të titulluar Céline, në vendin e Resorts World Las Vegas muajin e ardhshëm, por ajo nuk ka qenë në gjendje të bëjë prova për shkak të sëmundjes.

Datat, nga 5-20 Nëntor dhe 19 Janar deri më 5 shkurt, synohen të riplanifikohen.

“Ndjehem zemërthyer nga kjo,” tha Dion. “Ekipi im dhe unë kemi punuar në shfaqjen tonë të re për tetë muajt e fundit, dhe të mos jesh në gjendje ta hap këtë nëntor më trishton pa fjalë” – vazhdon ajo./KultPlus.com

Dokumentar i ri kushtuar jetës dhe veprës së Celine Dion

Për superyllin global, Celine Dion, do të realizohet një dokumentar i ri.

Kjo këngëtare francezo-kanadeze tashmë ka dhënë lejen për realizimin e tij.

Këtë dokumentar do ta realizojë divizioni Premium Content i Sony Music Entertaintment në partneritet me kompaninë SME Canada dhe Vermilion Films. Regjinë e tij do ta bëjë Irene Taylor.

Dokumentari dedikuar Celine Dion, i cili nuk është pagëzuar akoma, ka përkrahjen e plotë të Dion. Ajo do të rrëfejë tregimin për jetën dhe karrierën e saj, sukseset në muzikë, lansimet e albumeve, fitimin e çmimeve, lansimin e turneve dhe rezidencën në Las Vegas.

Lajmi për realizimin e këtij dokumentari erdhi një ditë pasi që filmi biografik  “Aline”,  që bazohet në jetën e Dion, do të shfaqet në SHBA.

Regjisorja Taylor veçohet për regji të një radhe filmash e dokumentarësh, përfshirë këtu të dokumentarit të nominuar për Emmi “Moonlight Sonata: Deafness in Three Movements”.

Ajo u nominua për Oscar për dokumentarin “The Final Inch”.

Dion për realizimin e dokumentarit të ri në një deklaratë ka thënë se gjithmonë ka qenë dhe është e hapur me fansat e saj, megjithatë beson se regjisorja Irene do të arrijë të tregojë edhe pjesë nga jeta e saj, të cilat fansat nuk i kanë ditur më parë.

Ajo ka thënë se e di që Irene do të rrëfejë tregimin për të në mënyrën më të sinqertë.

Ikona e muzikës, Dion, që prej fllimit të karrierës si këngëtare në Quebec në moshën 14 vjeçare, gjatë karrierës 40 vjeçare ka shitur më shumë se 250 milionë albume.

Ajo ka fituar pesë Grammy, dy çmime akademike, çmimin për veprën jetësore në Billboard Music Aëard në vitin 2016, dhe mirënjohjen nga Ëorld Music Aëards 2004, si artistja që ka shitur më së shumti incizime në të gjitha kohërat./KultPlus.com

Celine Dion testohet për koronavirus, detyrohet të shtyjë koncertet

Këngëtarja 51-vjeçare është detyruar të shtyjë datat e ardhshme të turneut në Uashington, DC dhe Pittsburgh, pasi zbriti me një ftohje të zakonshme.

Kur filloi të shfaqë simptoma, mjekët e testuan atë për koronavirus, por për fat të mirë për të gjithë ne, ajo testoi negative.

“Të hënën në mbrëmje Celine filloi të ndjejë simptomat e një ftohjeje të zakonshme. Simptomat vazhduan deri të martën dhe mjekët e saj e udhëzuan atë të pushonte për 5-7 ditët e ardhshme. Pasi e testuan, mjekët arritën në përfundimin se virusi i saj nuk kishte lidhje me COVID-19 ”, thuhej në Facebook-un zyrtar. /KultPlus.com

2017-03-03 04:50:36 Singer Celine Dion attends the world premiere of Disney’s Beauty and the Beast at El Capitan Theatre in Hollywood, California on March 2, 2017. VALERIE MACON / AFP

Celine Dion njofton për përfundimin e karrierës muzikore

Këngëtarja Celine Dion ka njoftuar se performancat e saj në “Pallatin Cezar” në Las Vegas janë drejt fundit. Me anë të një njoftimi në Facebook, 50-vjecarja lajmëroi ndjekësit se shfaqja e fundit do të jetë me 8 qershor 2019.

“Kam ndjenja të përziera për shfaqjen e fundit. Las Vegasi është kthyer në shtëpinë time dhe performancat në Pallatin Cezar kanë qenë pjesë e madhe e jetës sime për dy dekadat e fundit. Ka qenë një eksperiencë e bukur dhe i jam mirënjohëse të gjithë fansave të mi që më kanë ndjekur gjatë këtyre 8 viteve. Çdo shfaqje që do bëjmë këtë vit do të jetë tepër e veçantë”, ka shkruar Celina.
https://www.instagram.com/p/BoHQ4QWgqHj/?taken-by=celinedion
Ajo kishte munguar në muzikë që prej muajit mars pasi bëri një ndërhyrje në vesh. Celine bëri postimin për të treguar se është tepër e emocionuar që do të jetë sërish në skenë.

Performancat e fundit do të fillojnë me 20 tetor, ndërkohë që biletat kanë dalë në shitje./KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Bn8kPfGA0Uy/?taken-by=celinedion