Dua Lipa nominohet për dy çmime në ‘Brit Awards 2022’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është nominuar në dy kategori të rëndësishme në ‘Brit Awards 2022’, shkruan KultPlus.

Dua është nominuar në kategoritë: ‘Song of the Year’ për këngën ‘Cold Heart (Pnau Remix)’ në bashkëpunim me Elton John si dhe në kategorinë ‘Pop/R&B Act’.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare vitin e kaluar ishte shpërblyer me çmimin si artistja më e mirë britanike si dhe me çmimin për “Albumin më të mirë” në ”Brit Awards 2021”.

“Faleminderit shumë është një nder që të jem këtu dhe përsëri në skenë. Herën e kaluar kur kam qenë këtu në vitin 2018 kam thënë që dëshiroj që të shoh më shumë gra në këtë skenë dhe tri vite më vonë jam shumë e lumtur që po e shoh këtë”, pati thënë Lipa. / KultPlus.com

’.

Publikohen nominimet për ‘Brit Awards 2020’

Është publikuar lista e ngushtë e nominimeve për edicionin e sivjetmë të ndarjes së çmimeve, ‘Brit Awards’.

‘Brit Awards 2020’ me Mastercard do të mbahet më 18 shkurt (e martë) në O2 Arena të Londrës. Nga yjet që do të performojnë, deri më tani është konfirmuar vetëm Celeste.

Nikoqir i evenimentit do të jetë komiku Jack Whitehall, i cili do ta drejtojë spektaklin për vitin e tretë radhazi.

Nikoqiri Jack Whitehall (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Nominimet kryesore për ‘Brit Awards 2020’ janë :

Solo-artistja më e mirë
Charli XCX
FKA Twigs
Freya Ridings
Mabel
Mahalia

Solo-artisti më i mirë
Dave
Harry Styles
Lewis Capaldi
Michael Kiwanuka
Stormzy

Albumi i vitit
Dave: Psychodrama
Harry Styles: Fine Line
Lewis Capaldi: Divinely Uninspired to a Hellish Extent
Michael Kiwanuka: Kiwanuka
Stormzy: Heavy Is The Head

Artisti i ri më i mirë
Aitch
Dave
Lewis Capaldi
Mabel
Sam Fender

Grupi më i mirë
Coldplay
Bastille
Bring Me The Horizon
D-Block Europe
Foals

Artistja më e mirë ndërkombëtare
Ariana Grande
Billie Eilish
Camila Cabello
Lana Del Rey
Lizzo

Artisti më i mirë ndërkombëtar
Bruce Springsteen
Burna Boy
Post Malone
Tyler, the Creator
Dermot Kennedy

Kënga e vitit
AJ Tracey – Ladbroke Grove
Calvin Harris and Rag’n’Bone Man – Giant
Dave feat. Burna Boy – Location
Ed Sheeran feat. Justin Bieber – I Don’t Care
Lewis Capaldi – Someone You Loved
Mabel – Don’t Call Me Up
Mark Ronson feat. Miley Cyrus – Nothing Breaks Like a Heart
Sam Smith feat. Normani – Dancing With A Stranger
Stormzy – Vossi Bop
Tom Walker – Just You and I. /KultPlus.com