DJ i njohur shqiptar me rekord klikimesh në Spotify

Platforma më e madhe muzikore, Spotify, tanimë ka publikuar statistikat vjetore për thuajse të gjithë artistët.

Viti 2021 duket të ketë qenë ndër më të suksesshmit për DJ nga Ferizaj, Dardan Aliu, i njohur si Regard.

Ai ka publikuar statistikat për këtë vit, derisa siç shihet ka qenë një nga emrat më të dëgjuar përreth botës.

Në bazë të kësaj, artisti shqiptar është dëgjuar në më shumë se 592 milionë herë nga plot 63.4 milionë njerëz.

Numri i orëve të shpenzuara në projektet e tij është 27.1 milionë në 178 vende të ndryshme.

I lumtur për sukseset e këtij viti, DJ Regard ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur e dëgjuar.

Faleminderit për të gjithë ata që kanë dëgjuar diskografinë time në 2021. Falënderime të mëdha për Spotify”, u shpreh më tej ai.

“Ride it”, “Secrets”, “Say my name” dhe “You” dhe “Signals”, janë disa nga hitet e Regard me miliona klikime. / KultPlus.com

Rita Ora, në përkrahje të Dj-it nga Ferizaji

Në një koncert të organizuar për nder të Dj-it të ndjerë, Avicii, ka marrë pjesë edhe Dj nga Ferizaji, Dardan Aliu, i njohur me emrin artistik ”DJ Regard”, shkruan KultPlus.

Në po këtë koncert, ka marrë pjesë edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila ka qenë edhe shoqe mjaft e mirë më Aviciin.

Ndërsa, në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Rita Ora ka shprehur përkrahjen e saj për Dj-in nga Ferizaji, duke thënë se ndjehet shumë e lumtur për të gjitha sukseset e tij.

“Kosova po ngrihet. Faleminderit që erdhe të më shohësh… Jam shumë e lumtur për ty DJ Regard për të gjitha sukseset e tua! Sa më shumë nga ne aq më mirë! Vazhdo të fitosh dhe të shkëlqesh si një yll siç je!”, ka shkruar Rita Ora në Instagram. / KultPlus.com