‘Zgjimi në Mars’ nga Dea Gjinovci nominohet për “Filmin Zviceran të Vitit”

Filmi i Dea Gjinovcit bën fjalë për jetën e familjes Demiri, e cila për shkak të vështirësive në periudhën e pasluftës në Kosovë, me shpresën për një jetë më të mirë, kishte kërkuar azil në Suedi

Sot, juria e Festivalit kryesor të Filmit të Zvicrës, që mbahet për çdo vit në Solothurn, ka bërë të ditur titujt e filmave që janë nominuar për çmimet e festivalit prestigjioz. Në mesin e filmave të nominuar për 13 çmime nga të gjitha zhanret është edhe filmi “Zgjimi në Mars” i regjisores shqiptarozvicerane, Dea Gjinovci.

Bëhet fjalë për çmimet “zyrtare”që jepen për filmat më të mirë zviceranë, në përgjithësi, shkruan albinfo.ch.

Dea Gjinovci ka studiuar për Ekonomi dhe Politikë në SOAS në Londër si dhe për shkenca në Paris. Ka kryer master për Antropologji dhe Film Dokumentar. Ajo shtë prodhuese e regjisore filmash dhe është vlerësuar me disa çmime për punën e saj. Qendra e saj e jetesës është në Paris dhe në Gjenevë.

Filmi i Dea Gjinovcit bën fjalë për jetën e familjes 6 anëtarëshe Demiri, e cila për shkak të vështirësive që kishte kaluar në periudhën e pasluftës në Kosovë, me shpresën për një jetë më të mirë e të pabrenga, kishte kërkuar azil në Suedi.

Në këtë vend me kritere të ashpra të azilit, është i njohur “Sindromi i Refuzimit”, që është një gjendje kome e cila prek zakonisht të rinjtë azilkërkues të cilët integrohen mirë, e më pas papritmas ju vjen vendimi që të kthehen në vendet e prejardhjes. Ibadetja dhe Djeneta, dy vajza të familjes Demiri, preken nga kjo sëmundje misterioze e cila zgjati gati 5 vjet në rastin e njërës nga vajzat.

Krahas lëngatës në familje, filmi ndjek edhe linjën me kryeprotagonistin, Furkanin, i cili me pasion bashkëbisedon me vëllain e tij më të madh, rreth planeteve tjera dhe jetës në Mars, ku ai pretendon të shkojë në një të ardhme. Atje, sipas tij, nuk do të ketë më probleme me të cilat ballafaqohet në jetën e përditshme, shkruan albinfo.ch. Për ta realizuar këtë qëllim, ai mbledh gjëra nga një “varrezë veturash” dhe fillon të ndërtojë “anijen kozmike”, e cila do ta dërgojë në Mars…

Ndonëse “Çmimi Zviceran i Filmit” do të jepet në Cyrih në muajin mars, duket se Zvicra perëndimore (frankofone) ka “karta më të forta” këtë vit. Shumë nga kineastët e nominuar kanë mbaruar studimet në ECAL (École Cantonale d’art de Lausanne) ose HEAD – Genève (Haute École d’art et de design Genève). Ose ata punojnë në Zvicrën frëngjisht-folëse ndonëse kanë sfond të ndryshëm, shkruajnë sot mediat zvicerane.

Është interesante shumësia e gjuhëve të folura në këta dhjetë filma, pavarësisht faktit se të gjithë janë prodhuar në Zvicër. Kështu në  filmi “Réveil sur Mars” (Zgjimi në Mars) flitet gjuha shqipe, në atë “Rërë e lagur”, gjuha japoneze, në “Soul of a Beast” (Shpirti i një bishe) flitet ukrainisht, në “Azor”, spanjisht, në “Dida”, serbisht, etj.

Gjithsej 96 filma janë nominuar në 13 kategori. Në kategorinë kryesore “Filmi më i mirë” janë, përveç “Soul of a Beast” edhe “Azor”, i regjisorit Andreas Fontana, “La Mif” i Frédéric Baillif, “Rërë e lagur” e Elene Naveriani dhe “Olga” nga Elie Grappe. Ky i fundit ishte në garë për nominim të filmit nga Zvicra për Oscar-in, në kategorinë e filmave jo amerikanë por nuk kishte hyrë në listën e ngushtë. Të theksojmë: në zgjedhje të ngushtë pati hyrë filmi “Zgjoi”, bashkëprodhim Kosovë-Zvicër, Shqipëri, Maqedoni, shkruan albinfo.ch.

Kategoria “Filmi më i mirë” tërheq me vete 25,000 CHF./ KultPlus.com

Dokumentari i regjisores shqiptare garon në festivalin më me nam në Zvicër

Dokumentari “Wake Up on Mars”, nën regji të Dea Gjinovcit, është në garë në dy kategori, në atë që njihet si festivali më i vjetër në Zvicër.

Garon në kategorinë “Opera Prima” dhe “Prix de Soleure”, në festivalin “Solothurn Film Festival”. Edicioni i sivjetmë, i 56-i me radhë, do të mbahet prej 20 deri më 27 janar.

Themeluar më 1966 në Zvicër, festivali i përvitshëm “Solothurn Film Festival”, është një përzgjedhje e filmave zviceranë, atyre të gjatë, të shkurtër, dokumentarëve dhe produksioneve të tjera filmike. Nëpërmjet diskutimeve, audienca takon figura me rëndësi të industrisë së filmit dhe diskutohet për filmat e shquar, si dhe kulturën e filmit në Zvicër. Me më shumë se 60 mijë vizitorë çdo vit, “Solothurn Film Festival” radhitet në mesin e ngjarjeve me më nam në Zvicër.

Historia e dokumentarit “Wake U pon Mars” i regjisores kosovare nis me një artikull që regjisorja e kishte lexuar në “New Yorker”. Aty në mënyrë të detajuar flitet për jetën e një familjeje rome nga Kosova që jeton në Suedi, dy vajzat e së cilës kanë qenë në komë për disa vite. Ato vuajnë nga e ashtuquajtura “sindromë e tërheqjes traumatike”. /koha.net/ KultPlus.com

Dokumentari i kineastes shqiptare Dea Gjinovci më 17 tetor shfaqet në Paris

Dokumentari “Réveil Sur Mars” i kineastes shqiptare Dea Gjinovci do të shfaqet më 17 tetor në “Centre Pompidou” në Paris, Francë.

Në këtë projekt artistik, ajo sjell historinë e një familje kosovare në Hornald, një qytet i vogël në Suedinë Qendrore, të cilët përballen me probleme mjekësore dhe të integrimit në shoqëri, Furkani djali i vogël i familjes, me prirje për astronominë mundohet të ndërtojë një raketë për të ikur në Mars me qëllim të shpëtojë familjen e tij nga vështirësitë që po kalojnë.

Dy projektet artistike të Gjinovcit sjellin një origjinalitet duke trajtuar çështjen e emigracionit shqiptar.

Në vitin 2017, filmi i parë “Sans le Kosovo” mbi historinë e babait të saj të mërguar në Zvicër është vlerësuar si filmi më i mirë në kategorinë e filmave kombëtar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Dokufest”. / KultPlus.com

Dea Gjinovci, fituese në kategorinë e filmit kombëtar në DokuFest

Me filmin dokumentar ‘Sans le Kosovo’ Dea Gjinovci sapo është shpërblyer me cmimin për filmin më të mirë në kategorinë e filmit kombëtar në DokuFest, që tash për tash është duke ndarë cmimet.

Ky film ka një rrëfim persoanal të regjisores, pasi që filmi bën fjalë për babain e vetë regjisores.
Cmimi është ndarë nga ministrja e Ministrisë së Kulturës, Vlora Dumoshi, e cila me rastin e ndarjes së këtij cmimi ka potencuar edhe rëndësinë e asaj se cdo Qeveri duhet të mbështetë kulturën./KultPlus.com