“Kala Festival”, mbi 3000 vizitorë të huaj në bregdetin e Dhërmiut

Bregdeti i Dhërmiut do të presë nga 31 maji deri më 6 qershor “Kala Festival”, ku qindra të rinj të huaj dhe shqiptarë do të shijojnë aventurën verore mes riteve të muzikës dhe mrekullive të peizazhit që ofron riviera shqiptare.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale një video promovuese të këtij festivali, i cili është kthyer në traditë vitet e fundit.

“Në Dhërmi po bëhet gati të fillojë një tjetër festë ndërkombëtare si Kala Festival, që sjell mbi 3000 vizitorë nga Britania dhe shumë të tjerë nga gjithë Evropa për të festuar në bregdetin tonë prej 31 majit deri më 6 qershor”, tha Kumbaro.

“Kala Festival”, përveç atmosferës për adhuruesit e muzikës elektronike, është edhe një promovim i mirë për turizmin e Shqipërisë.

Përgjatë ditëve në festival marrin pjesë edhe DJ të famshëm ndërkombëtarë. Një tjetër qëllim i organizimit të këtij festivali në Shqipëri është edhe promovimi i turizmit dhe kulturës shqiptare në botë, ku gjatë ditëve të tij do të zhvillohen ekskursione ditore për të eksploruar mrekullitë natyrore të Rivierës shqiptare. / atsh / KultPlus.com

Euronews: Dhërmiu, xhevahiri i fshehur i Mesdheut

Evropa është e bekuar me milje të tëra të një vije të bukur bregdetare, por destinacionet e saj më të njohura të plazheve po zhyten nën presionin e mbiturizmit, shkruan Angela Symons për Euronews.

”Por, mos u dëshpëroni, pasi ka plot opsione të tjera për të shijuar një arratisje buzë detit, pa pasur nevojë të luftoni për një vend në plazh apo të përballeni me shikimin mosmiratues të vendasve”, shkruan ajo në një artikull kushtuar vendit tonë.

Jetoni Mesdheun me çmime të ulëta në Rivierën Shqiptare

Zbuloni bukurinë e fshehur të Shqipërisë, një destinacion ende i panjohur në skenën turistike europiane.

Vija bregdetare prej 450 kilometrash ofron peizazhe mahnitëse me plazhet e tyre me rërë të artë dhe pyjet me pisha.

Nëse jeni në kërkim të plazheve më të bukura, drejtohuni në Rivierën Shqiptare, e cila shtrihet nga Vlora në Ksamil. Nuk do të zhgënjeheni duke vizituar Dhërmiun, një nga plazhet më të gjata dhe më të njohura në Shqipëri. Edhe pse është e gjallë me bare, mund të tërhiqeni lehtësisht në një cep të qetë për të shijuar qetësinë e detit.

Nëse dëshironi të eksploroni më shumë, drejtohuni në jug për në Ksamil, ku do të shpërbleheni me ujëra të pastër kristal dhe tre ishuj të vegjël që janë afër. Kjo parajsë e vogël është e përkryer për udhëtarët që kërkojnë aventura.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është porta kryesore për në Shqipëri, që ndodhet vetëm dy orë me makinë nga Vlora. Ju gjithashtu mund të merrni një traget nga Korfuzi për në qytetin e Sarandës për një eksperiencë unike detare.

Duke vizituar Rivierën Shqiptare, do të zbuloni një vend tepër të bukur që ofron eksperienca të paharrueshme, të gjitha me një çmim të ulët.

Ejani dhe zbuloni këtë xhevahir të fshehur të Mesdheut!./ /ir.pu/KultPlus.com

Dhërmiu, një nga destinacionet turistike me tërheqëse në Shqipëri

Dhërmiu është padyshim një nga destinacionet më tërheqëse turistike të Shqipërisë.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka vijuar edhe këtë të mërkurë, promovimin e destinacioneve turistike të vendit tonë. Fokusi tashmë ka qenë te turizmi blu dhe Dhërmiu padyshim është një nga perlat e bukurisë shqiptare.

Fshati i Dhërmiut, prej nga merr emrin edhe bregdeti, ndodhët 52 km në Jug të Vlorës, 72 km në vëri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti i Tiranës. I vendosur buzë detit Jon dhe në shpatet e maleve , midis gjelbërimit të ullinjve, fshati ka një bukuri madhështorë.

Dhërmiu shtrihet në fund të një plazhi më tepër së pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon më një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit. Fshati përbëhet nga tri lagje: Kondraqa, apo Kallami që është lagja e parë për ata që vijnë nga Llogoraja; vijuar nga Gjileku dhe Dhërmiu – lagja e tretë dhe më e madhja që i ka dhënë edhe emrin fshatit. Në total, tërë fshati ka rreth 600 shtëpi, ku rreth 300 janë në Dhërmi.

Dhërmiu është një vend ku gërshetohet tërheqja nga deti i kaltër dhe i pastër i Jonit më atë të ajrit të pastër dhe të shëndetshëm të maleve. I mbrojtur nga veriu nga gadishulli i Karaburunit, fshati është tepër tërheqës edhe në periudhën e dimrit, pa vënë në dyshim atë të verës që tërheq edhe më shumë turistët. I cilësuar si një nga perlat e Rivierës shqiptare është pa dyshim nga vendet më tërheqëse të Shqipërisë, siç njihet edhe shumë guida turistikë të vendit dhe të huaja.

Shpella e Piratëve është një shpellë e bërë e famshme nga libri i Petro Markos dhe më pas nga filmi i Kinostudios “Shqipëria Sot” me të njëjtin titull. Mund të arrihet nga deti dhe toka. Vendosur në shkëmbej thikë, në një det shumë të thellë që merr “ngjyrën e verës“ (Homer), Shpella e Piratëve, ruan vlera të rëndësishme turistike, që të sjellin në kohërat e Mesjetës. /atsh/ KultPlus.com

Fshati shqiptar, me më së shumti kisha në botë

Dhërmiu, fshati turistik i Himarës, është një prej vendeve bregdetare më të bukura në jugun e Shqipërisë. Mirëpo, ajo që e karakterizon këtë pjesë, janë kishat e shumëta që gjenden aty, e që ndodhen plot 46.

Banorët e Dhërmiut njihen për mirësjellje dhe një jetë mjaftë tradicionale, derisa edhe greqishten e kanë gjuhë të përbashkët.

Dhërmiu në shumicë ka banorë që i takojnë besimit ortodoksë, mirëpo nuk kanë qenë edhe aq të hapur ndaj besimeve të tjera.

Madje, këtë fshat turistik përveç bregdeti dhe uji i pastër me një kaltërsi si xhami, e karakterizojnë edhe kishat, ku gjenden mbi 40 të tilla.

Kjo e bën Dhërmiun fshatin me më së shumti kisha në botë, që ia shton atij edhe një tipar e arsye se pse duhet ta vizitoni patjetër.

Aktualisht në Dhërmi jetojnë rreth 80 familje, të cilat erdhën në këtë zonë kur turizmi mori hov të madh, ndërsa në vitet e 90’ta, ndodheshin vetëm 20 të tilla./gazetametro/KultPlus.com

Dhërmiu, destinacioni më i kërkuar pas ndërtimit të shëtitores së re

Në Dhërmi, fshatin me një bukuri madhështore pranë Jonit, po ndërtohet shëtitorja që do ta transformojë plazhin e Dhërmiut në një destinacion akoma më të kërkuar nga turistët.

Kryetari bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, bën të ditur se “vazhdojnë punimet në Dhërmi, ku po ndërtojmë padyshim shëtitoren me të gjatë në bregdet, pas asaj në Qeparo, Himarë, Jali dhe Palasa”.

“Së shpejti edhe Borshi, Lukova dhe Livadhi, por edhe Potami në Himarë do të kenë shëtitoret e tyre, po kështu edhe plazhe të tjerë kudo në bashkinë e Himarës”, – thekson Goro.

Po ashtu, Goro shprehet se “çdo plazh i bashkisë Himarë do të ketë imazhin e njëjtë me plazhet më të frekuentuara të Europës apo Botës”.

“Ndërtimi i shëtitoreve, shesheve dhe rikonstruktimi i rrugëve të lagjeve dhe shtëpive, kanë qenë dhe janë në axhendën e projektit tonë “Himara e së Nesërmes”, kudo në bashkinë e Himarës”, – tha Goro.

Shëtitorja e Dhërmiut do të jetë akoma më shumë tërheqëse për turistët e huaj, që ende nuk e kanë eksploruar Shqipërinë.

Dhërmiu, i shtrirë buzë detit Jon, midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta, ka një bukuri madhështore. Dhërmiu gjendet në fund të një plazhi më shumë se pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon në një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit. Fshati përbëhet nga tri lagje: Kondraqa, apo Kallami që është lagjja e parë për ata që vijnë nga Llogoraja; vijuar nga Gjileku – lagjja e dytë dhe Dhërmiu – lagjja e tretë dhe më e madhja, e cila i ka dhënë edhe emrin fshatit.

Fshati i Dhërmiut ndodhet 52 km në jug të Vlorës, 72 km në veri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti, Tirana. Nga ana administrative, Dhërmiu bën pjesë në bashkinë e Himarës. /k.s/KultPlus.com