50-vjeçari shënon rekordin botëror, bën 2995 vizita të njëpasnjëshme në Disneyland

Një burrë nga Kalifornia që vizitoi parkun Disneyland në Anaheim për 2,995 ditë rresht u shpërblye me një certifikatë të rekordeve botërore Guinness.

Rekordet Botërore Guinness njoftuan se Jeff Reitz, 50 vjeç, fitoi rekordin për më shumë vizita të njëpasnjëshme në Disneyland.

Vizitat ditore të Reitz-it në Disneyland filluan në vitin 2012 dhe përfunduan vetëm pak nga numri 3,000, kur parku u mbyll për shkak të pandemisë COVID-19 në mars 2020.

Reitz, i cili shënoi udhëtimet e tij të përditshme në Disney në rrjetet sociale, filloi të merrte vëmendjen e mediave pas vizitës së tij të 60-të radhazi në park dhe ai u bë “kryefjala” e titujve ndërkombëtarë në vitin 2017, kur bëri vizitën e tij të 2000-të dhe u shpërblye me një çantë shpine plot me dhurata nga Zyrtarët e Disney-t.

50-vjeçari u shpreh se ai nuk është kthyer në Disneyland që nga fillimi i pandemisë, por shpreson ta bëjë atë në kohë për festimet e 100-vjetorit të Disney këtë vit.

“Nuk e kam caktuar ende një datë kthimi, por tani mendoj se do të ishte vërtet argëtuese të kthehesha me certifikatën time të titullit të rekordeve botërore Guinness për të marrë fotografitë që fitova brenda Disneyland-it”, tha Reitz për Guinness World Records./abcnews.al/ KultPlus.com

Rihapet Disneyland në Shanghai

Pas më shumë se dy muajsh mbylljeje të parkut Disneyland në Shanghai, ai u rihap për vizitorët e shumtë. Parku u rihap pasi që rastet me Covid-19 u pakuan dukshëm, apo mund të thuhet se numri i tyre ra thuajse krejtësisht.

Me këtë rast, në radhë për të vizituar këtë park në hapje të tij u pritën numër i madh turistësh.

Megjithatë, për vizitat atje u ndërmorën masa. Turistët duhet të dëshmojnë se nuk janë pozitivë, këtë me teste dhe u duhet të mbajnë maska në fytyrë.

Disneyland në Shangai është mbyllur me 21 mars.

Në mesin e vizitorëve të parë që shkuan për vizitë atje në rihapje ishte Bo Ziwei me dy fëmijët e tij. Bo ka thënë se fëmijët e tij u bënë shumë kureshtatë të shihnin parkun derisa ishin në izolim, andaj edhe vendosën të shkojnë ajte në hapje të tij.

Për 38 vjeçaren Alice Li, bërja e testit të Covid-19 dhe kërkesa për të vënë maskën ia kanë komplikuar paksa punën.

Ajo ka thënë se kudo që shkon, i duhet të skanojë kodin e shëndetësisë, më pas të kuptojë se kur mund të bëjë testin e acidit nukleik, që do të thotë se akoma nuk janë të sigurtë nga pandemia./21Media/ KultPlus.com

Walt Disney projekton imazhe 3D për vizitorët

Kompanisë amerikane të filmave vizatimorë të animuar, ‘Walt Disney’ i është miratuar e drejta për të projektuar imazhe lëvizëse 3-D në objekte të botës reale për të bashkëvepruar me vizitorët, duke e bërë më të lehtë krijimin e atraksioneve ndërvepruese në të gjithë parqet e tij tematike.

Muajin e kaluar, Zyra e Licensave në SHBA i dha ‘Walt Disney’ të drejtën për përdorimin e një teknologjie të përshkruar si “Imitues i Botës Virtuale”. Zyrtarët e ‘Disney’ thanë se nuk kanë plane të menjëhershme për të përdorur teknologjinë.

Gjigandi mediatik me seli në Burbank tashmë përdor projektorë 3-D për të hedhur imazhe lëvizëse mbi spërkatjet e ujit që shfaqen mbi dritën e quajtur “World of Color” (Bota e Ngjyrave) në ‘Disney California Adventure’ dhe “Fantasmic” (Një krijim i imagjinatës) në ‘Disneyland’, si dhe në ndërtesa dhe xhirot gjatë shfaqjeve të fishekzjarreve të natës në ‘Main Street USA’.

Teknologjia e përcaktuar në licensë nuk do të jetë e destinuar për audiencë të madhe, por në vend të kësaj do të gjurmojë vizitorët individualë nëpër parqe dhe do të projektojë imazhe posaçërisht për ta në objekte, ndërtesa dhe mure aty pranë. Imagjinoni të ecni pranë një muri dhe të shfaqet Mickey Mouse duke përshëndetur dhe kërcyer para jush.

Vizitorët nuk do të duhet të mbajnë syze ose kufje speciale për të parë imazhet. / KultPlus.com

Scarlett Johansson planifikon shumë filma me “Disneyn”

Aktorja Scarlett Johansson ka thënë se miqësisht ka arritur marrëveshje me “Disneyn” për padinë që ka bërë ndaj studios filmike dhe ka konfirmuar filmin e ri me kompaninë e njohur amerikane.

Ylli i filmit “Black Widow” paditi “Disneyn” për 50 milionë dollarë, me arsyetimin se vendimi i studios për lansimin e filmit të saj në platformën “Disney+” në të njëjtën kohë me lansimin nëpër kinema, ka shkelur kontratën dhe ka ndikuar keq në pagën e saj.

Sidoqoftë, aktorja 36-vjeçare ka pranuar një marrëveshje, e cila nuk është publikuar dhe planifikon që të vazhdojë punën me studion “Disney” edhe për vitet e ardhshme.

“Jam e lumtur që tejkaluam dallimet me ‘Disneyn’. Jam krenare me punën që bëj dhe jam ndier mirë me ekipin. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për vitet e ardhshme”, ka thënë aktorja e njohur.

Gjithashtu është bërë e ditur se aktorja e “Avengers: Endgame” do të jetë aktore dhe producente e filmit “Tower of Terror” të bazuar në Disneylandin.

“Jam i kënaqur që kemi arritur marrëveshje me Scarlett Johanssonin në lidhje me ‘Black Widow’. E çmojmë shumë kontributin në universin Marvel dhe mezi presim të bashkëpunojmë për projektet e ardhshme”, ka thënë shefi i studios filmike “Disney”, Alan Bergaman.

Në padinë ndaj studios, Johansson kishte thënë se paga e saj për “Black Widow” varej direkt nga performanca e filmit në arkat filmike. Studioja më vonë i është përgjigjur se do ta kompensonin për humbjet dhe se nuk kishte faj për padinë e aktores.

“Nuk kemi faj për padinë. Ajo është gjë e hidhur dhe nuk arsyeton efektet e mëdha të pandemisë së koronavirusit”, thuhej në arsyetimin e studios.

“Kompania e ka respektuar kontratën me Johanssonin dhe me lansimin në dy platformat është mundësuar për kompensim shtesë përtej 20 milionë dollarëve që ka marrë deri më tani”, ka sqaruar studioja.

“Black Widow” në javën e parë të transmetimit tuboi 80 milionë dollarë nga arkat filmike dhe 78 milionë të tjera nga arkat ndërkombëtare. 60 milionë dollarë të tjerë u siguruan nga rrjetet e transmetimeve online. / KultPlus.com

Photo by David Fisher/REX/Shutterstock (10197471r)

‘Disneyland’ në Paris rihap portat nën masa rrepta shëndetësore

Pas tetë muajve mbylljeje, presidentja e Disneyland Paris inauguroi sot rihapjen e parkut të njohur nën masa shëndetësore të riforcuara, si mbajtja e detyrueshme e maskave që nga mosha 6 vjeç.

Destinacioni i parë turistik në Europë, Disneyland, ashtu si parqet e tjerë, ka vuajtur shumë nga vazhdimi i mbylljeve, rihapjeve dhe mbylljeve të shkaktuara nga epidemia e COVID-19 që nga marsi i vitit 2020.

Pas një mbylljeje të parë mes 13 marsit dhe 15 korrikut 2020, parku do të mbyllte dyert edhe dy herë të tjera, transmeton KultPlus.

Në fillim të vitit 2021, sindikatat dhe drejtoria e parkut madje nënshkruan një marrëveshje kolektive për pushimet konvencionale, duke parashikuar deri në 1 060 largime nga puna.

“Tashmë parku numëron 14 700 punonjës, nuk ka punëtorë sezonalë dhe pa kontrata me kohë të caktuar”, shpjegon Djamila Ouaz nga CFDT.

Mbyllur që prej 30 tetorit 2020, Disneyland Paris rihapi sot portat për publikun, me një kapacitet pritjeje të kufizuar. / KultPlus.com

Disneyland Paris shndërrohet në vaksinodrom

Një qendër e madhe vaksinimi do të hapet të shtunën në Disneyland Paris, parku argëtues rreth 30 kilometra nga kryeqyteti francez dhe mbyllur përkohësisht për shkak të pandemisë, njoftuan sot autoritetet lokale. 

Vaksinodromi do të vendoset brenda qendrës së ”Disney’s Newport Bay Club de Disneyland Paris”, përdorur zakonisht për ngjarje profesionale.

Vendndodhja e zgjedhur ndodhet afër hoteleve, jashtë vetë parkut argëtues. Asnjë aktivitet tematik i lidhur me parkun nuk është planifikuar.

Pas ndërprerjes së aktivitetit të saj më 13 mars dhe 15 korrik 2020, Disneyland Paris, ku janë të punësuar 17 000 persona është mbyllur përsëri që nga 30 tetori për shkak të kufizimeve shëndetësore.

“Qendra do të vaksinojë të paktën 1 000 persona në ditë, por do të jetë e hapur vetëm gjatë fundjavave, falë mobilizimit të rreth gjashtëdhjetë mjekëve, infermierëve, zjarrfikësve dhe stafit të pritjes”, sipas organizatorëve.

“Caktimi i takimit do të kryhet vetëm me internet”, theksojnë ata./atsh/ KultPlus.com

Parku Disneyland në Kaliforni kthehet në qendër gjigande vaksinimi

Parku Disneyland në Anaheim të Kalifornisë është tjetërsuar në një qendër gjigande vaksinimi masiv kundër COVID-19. Poashtu edhe qytete të tjera të Kalifornisë si Los Anxhelos dhe San Diego kanë krijuar qendra masive me kapacitete vaksinimi prej disa mijëra njerëzish në ditë.

Qendrat e vaksinimit janë përhapur në të gjithë Kaliforninë, që nga stadiumet, ekspozitat e deri tek parku Disneyland. Disneyland është i pari nga pesë qendrat e mëdha për vaksinimin kundër koronavirusit, ku mund të injektohen rreth 7 mijë njerëz në ditë.

Vetëm ditën e parë, më shumë se 10 mijë njerëz aplikuan për vaksinim në faqen e internetit të kontesë Orange. Molly Nichelson është punonjëse e qeverisë lokale.

“Nëse nuk keni lënë takim, mos hajdeni. Pjesmarrja ka qënë e pabesueshme.”

Si rezultat i kërkesave të mëdha për vaksinim sa më të shpejtë, faqja e internetit vazhdoi të kishte probleme. Suzana shkoi të vaksinohej me burrin e saj. Ajo thotë se ishin me fat.

“U vaksinuam që të jetojmë, kjo është arsyeja e vetme”, thonë bashkëshortët.

Zyrtarët lokalë paralajmërojnë se radhët mund të jenë të gjata dhe duhet pritur shumë. Clayton Chau drejton agjencinë e kujdesit shëndetësor në kontenë Orange.

“Do t’ju kërkoja që për disa javë të tregoni durim derisa të marrim më shumë vaksina dhe t’u jepni përparësi vaksinimi të moshuarve dhe më të rrezikuarve me probleme kronike shëndetësore.”

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom ka njoftuar fillimin e fazës së parë, që përfshin vaksinimin e punonjësve të shëndetit dhe personat mbi 65 vjeç. Në këtë kategori përfshihen mbi 6.5 milion njerëz. Aktualisht nuk ka vaksina të mjaftueshme në atë shtet.

Parku Disneyland nuk u zgjodh aksidentalisht si qendër e madhe vaksinimi, thotë zyrtarja e shëndetit të kontesë Organge Molly Nichelson.

“Disney është treguar një partner shumë i mirë dhe është punëdhënësi më i madh në kontenë Orange. Është emër i njohur dhe dihet se ku ndodhet. Njerëzit kanë një ndjesi të mirë për Disneyland.”

Parku është mbyllur që nga marsi i vitit 2020 dhe vetëm kohët e fundit janë hapur disa dyqane. Por pjesa argëtuese e parkut mbetet e mbyllur.

Banorët e qytetit Anaheim duan të vaksinohen sa më shpejt që të munden që t’i kthehen punës në restorantet, dyqanet dhe hotelet e shumta në zonën përreth parkut Disneyland.

“Vendosa të vaksinohem sepse punoj për publikun. Të sigurohem që të mbroj veten dhe të tjerët”, thotë Sonya që jeton aty pranë.

Një tjetër qendër e madhe vaksinimi është hapur edhe në stadiumin Dodger në Los Anxhelos, me kapacitet injektimin e deri 12 mijë njerëzve në ditë. Po ashtu edhe San Diego ka hapur një qendër vaksinimi dhe kudo ka radhë të gjata të njerëzve që presin të vaksinohen dhe t’i kthehen asaj që dikur ishte një jetë normale. /express/ KultPlus.com

Shtyhet rihapja e Disneyland për shkak të Covid-19

Disneyland Paris, destinacioni i parë turistik privat në Europë, ka shtyrë datën e rihapjes më 2 prill, për shkak të krizës shëndetësore që ka përfshirë kontinentin, sipas një komunikate të publikuar sot në llogarinë e saj në Twitter.

“Duke marrë parasysh situatën shëndetësore aktuale në Europë, Disneyland Paris nuk do të hapet më 13 shkurt ashtu si ishte njoftuar më herët”, theksoi i njëjti burim.

“Nëse kushtet e mundësojnë këtë, ne do ta rihapim Disneyland Paris më 2 prill 2021”, shtoi burimi.

Megjithatë, kjo datë “ka të ngjarë të ndryshojë” në varësi të kontekstit shëndetësor, paralajmëron parku.

Pas ndërprerjes së aktivitetit të saj mes 13 marsit dhe 15 korrikut, Disneyland Paris, që punëson 17.000 persona njerëz, është mbyllur përsëri që nga 30 tetori.

Drejtoria e këtij parku nuk parashikon një kthim të aktivitetit në normalitet (ekuivalente me 2019) para vitit 2022, sipas një burim sindikal i treguar në dhjetor.

Globalisht, grupi Disney planifikon të shkurtojë 32.000 vende pune në aktivitetet e tij në lidhje me parkun zbavitës deri në fund të gjysmës së parë të 2021, përfshirë 28.000 në SHBA, për shkak të ndikimit të epidemisë./ata/ KultPlus.com

Shtyhet rihapja e Disneyland në ShBA

Rihapja e Disneyland do të vonohet përtej 17 korrikut, njoftoi ”Walt Disney Co” në një deklaratë, por pa dhënë detaje të mëtejshme për datën.

“Kalifornia ka bërë me dije se nuk do të japë udhëzime për rihapjen e parkut deri pas 4 korrikut”, deklaroi kompania.

Gjithashtu kompania tregoi se është në bisedime me sindikatat e saj të punonjësve, disa prej të cilave kanë ngritur shqetësime për rihapjen e parkut, pasi rastet me COVID-19 vazhdojnë të rriten. /KultPlus.com

Do të rihapet Disneyland në Shanghai

Disneyland do të rihapet në Shanghai më 11 maj, meqë pjesa më e madhe e Kinës po i kthehet normalitetit.

Sidoqoftë, numri i vizitorëve do të jetë i limituar dhe detyrohen t’i respektojnë mast mbrojtëse kundër COVID-19, si distanca sociale.

Po ashtu, vizitorët dhe punonjësit obligohen të mbajnë maska. Disney vlerëson se ka humbur mbi 1 miliard dollarë fitime për shkak të koronavirusit./KultPlus.com