Mbahet ekspozita tradicionale ndërkombëtare “Çmimi i Nëntorit 2021”

Të premten është mbajtur ekspozita tradicionale ndërkombëtare “Çmimi i Nëntorit 2021” i organizuar nga SHAFM “Draudacum”. Kjo ekspozitë organizohet me rastin e Ditës së Flamurit për të promovuar vlerat artistike të artistëve të artit pamor në përgjithësi.

Në ekspozitë morrën pjesë shumë artistë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria. Në mesin e artistëve që ekspozuan janë edhe Reshat Ameti, Vasilaq Kolevica, Eshref Çahili, Memedali Alili, Xhezair Rexhepi, Burim Myftiu etj.

Ekspozita u realizua në bashkëpunim me Qendrën për Kulturë-Gostivar, me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës,me mbi 50 vepra të ekspozuara me artist nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Çmimi për Pikturë – Zabedin Memishi – Tetovë, Maqedonia e Veriut

Çmimi për Skulpturë – Sevdi Qerimi – Gostivar, Maqedonia e Veriut

Çmimi për Art digjital – Valmir Aziri – Tetovë, Maqedonia e Veriut

Çmimi për Artiste e re- Dea Salihi – Kumanovë, Maqedonia e Veriut / KultPlus.com

Koncert për nder të Ditës së Flamurit në Nju Jork

Një koncert i nivelit artistik që i shërbën mbrojtjes së trashëgimisë dhe këngës shqipe do të mbahet më 28 nëntor në ambientet e ‘The dimenna Center for Classical Music’ në Nju Jork.

Ky koncert do të mbahet për nder të Ditës së Flamurit.

Organizuar nga Arbana Xharra, në këtë koncert do të performojnë Ergin Oda – Bariton, Gjilberta Lucaj-Cohen në violonçel, Joana Kaimi në violinë, Erga Halilaj në piano dhe sopranoja Dëshira Ahmeti./KultPlus.com

Rita Ora uron festën e pavarësisë në gjuhën shqipe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar ditën e flamurit, shkruan KultPlus.

Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ka uruar ditën e flamurit në gjuhën shqipe, si dhe atë angleze .

“URIME DITA E FLAMURIT!!!! #28Nëntori Happy Independence Day #Albania”, ka shkruar Ora.

Tutje ajo në këtë postim ka bashkangjitur edhe dy fotografi, ku këngëtarja shqiptare ka të veshura qizme të kuqe me shqiponjën e vizatuar në to./KultPlus.com

https://twitter.com/RitaOra/status/1332705120031825921