Filmi i ri biografik “Elvis” me premierë në Kanë të Francës

Filmi i regjisorit Baz Luhrmann dedikuar ikonës së ndjerë të muzikës e filmit Elvis Presley, i titulluar “Elvis”, do të shfaqet premierë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Kanë të Francës.

Rolin e Elvis e luan Austin Butler, e të menaxherit të tij Tom Hanks.

Data e lansimit të filmit “Elvis” u caktua 24 qershori, që do të thotë se nuk do të hapë festivalin e Kanës. Megjithatë këtu mund të vendos vetëm Warner Bros.

Para disa vitesh, Kanes prezantoi rregulla të reja ku përfshihet edhe ajo që filmi hapës i festivalit të shfaqet po atë ditë edhe në kinematë Franceze.

Regjisori Luhrmann edhe në vitet 2001 e 2013 hapi festivalin e filmit në Kanë me filmat, si me “Moulin Rouge!” dhe “The Great Gatsby”.

Në mesin e aktorëve të cilët luajnë në filmin Elvis veç Butler e Hanks, janë edhe: Olivia DeJonge e Natasha Bassett.

Regjisori Luhrmann, në filmin “Elvis” eksploron jetën dhe karrierën muzikore të Elvis Presley, nga këndvështrimi i lidhjes së tij të komplikuar me menaxherin enigmatik.

Aty paraqiten 20 vite të jetës dhe karrierës së tyre, prej arritjes së famës të Presley.

Traileri i filmit “Elvis” u lansua muajin e kaluar dhe mori kritika pozitive.

E rëndësishme në këtë rrugëtim të tij është një prej personave më me ndikim në jetën e tij, Priscilla Presley, rolin e të cilës e luan DeJonge.

Sa i përket festivalit të filmit në Kanë të Francës, ai do të mbahet nga data 17 deri më 28 maj 2022. / KultPlus.com

Bateristi Ronnie Tutt, vdes në moshën 83 vjeçare

Bateristi Ronnie Tutt ka vdekur në moshën 83 vjeçare.

Tutt ishte më i njohur për interpretimin e goditjeve për Elvis Presleyn dhe ishte anëtar i grupit të legjendës së “rock n roll” për gati një dekadë deri në vitin 1977, kur vetë Presley vdiq.

“Të gjithë ne u trishtuam shumë kur mësuam për vdekjen e Tutt. Përveç që ishte një baterist legjendar, ai ishte një mik i mirë për shumë prej nesh këtu në Graceland. Ne u kënaqëm sa herë që ai na bashkohej këtu për të festuar Javën e Elvisit, Ditëlindjen e Elvisit dhe shumë raste të tjera të veçanta”, shkruhet në njoftimin e vdekjes së tij. / KultPlus.com