Ed Sheeran, Camila Cabello dhe Emeli Sande sonte në koncertin për Ukrainën

ITV, STV dhe Livewire Pictures kanë bashkuar forcat me Komitetin e Emergjencave të Fatkeqësive (DEC) dhe grupin mediatik dhe argëtues Global për të organizuar ngjarjen dy-orëshe në Birmingham këtë mbrëmje, e cila do të kombinojë shfaqje muzikore nga Sheeran dhe yjet e tjerë.

Sonte gjithashtu do ketë edhe filma të shkurtër që njohin përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës dhe vështirësitë me të cilat përballen të prekurit nga konflikti.

Shikuesit do të jenë në gjendje të dhurojnë para për Apelin Humanitar të Ukrainës DEC gjatë gjithë mbrëmjes dhe të gjitha të ardhurat nga sponsorizimi dhe reklamat e krijuara nga transmetimi që vlerësohet të jenë më shumë se 3 milionë funte do të shkojnë gjithashtu për ndihma.

Koncertin mund ta dëgjoni drejtpërdrejtë nga ora 19:00 në Capital and Heart dhe në orën 20:00 në ITV dhe STV./ KultPlus.com

Emeli Sande mahnitë shqiptarët në sheshin ‘Skënderbej’, bën shqiponjën me duar (FOTO)

Këngëtarja me famë botërore Emeli Sande është ngjitur sonte (e mërkurë) në skenën e sheshit “Skënderbej” në Tiranë.

Ky koncert është organizuar nga bashkia e Tiranës, me rastin e festave të nëntorit. Emeli, e cila është e njohur për hitet në karrierën e saj, performoi mbrëmë para mijëra shqiptarëve të mbledhur në sheshin “Skënderbej”.

Një nga momentet më të veçanta gjatë mbrëmjes, duket të ketë qenë ai kur këngëtarja bëri shqiponjën me duar. Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, vërehet se atmosfera e krijuar ka qenë ‘e zjarrtë’ dhe shqiptarët e kanë shijuar në maksimum, shkruan Telegrafi./ KultPlus.com

Ka filluar koncerti i Emeli Sandé në Tiranë, këtu mund ta shikoni live (LIVE)

Nata e Bardhë ka nisë në Tiranë ku do të performojnë shumë artistë, shkruan KultPlus.

Por qershija mbi tortë e kësaj mbrëmje është këngëtarja e famshme Emeli Sandé e cila së shpejti pritet të ngjitet në skenë.
Këtu mund ta ndiqni live këtë koncert që ka grumbulluar shumë artistë./KultPlus.com

Emeli Sande sonte në “Natën e Bardhë” në Tiranë (VIDEO)

Sonte më 29 nëntor sheshi Skënderbej në Tiranë, do të vërshohet nga artistët të cilët do të këndojnë në “Natën e Bardhë”, shkruan KultPlus.

Tashmë janë zbuluar emrat që do të performojnë në këtë koncert tradicional, ku përpos Alban Ramosja dhe Kamela Islamaj në “Natën e Bardhë” do të performojë edhe këngëtarja e njohur Emeli Sande.

Koncerti mbahet sonte në sheshin Skënderbej në Tiranë ndërsa është falas për të gjithë./ KultPlus.com

Këngëtarja e famshme vjen në Tiranë (VIDEO)

Këngëtarja e famshme skoceze Emeli Sandé, vjen në Tiranë, shkruan KultPlus.

Lajmi i madh është bërë i ditur nga i pari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ka treguar se këngëtarja e famshme Sandé , vjen në Tiranë për koncertin e madh të Nata e Bardhë.

“E nisim Nëntorin me një super lajm!
Emeli Sandé vjen në Tiranë, në datën #29Nëntor për koncertin e madh të Nata e Bardhë në sheshin Skënderbej.
Mos e humb një ditë-natë me koncerte, muzikë, art, surpriza dhe shumë argëtim”, ka shkruar Erion Veliaj në rrjetin e tij social Facebook.

Ndërkohë lajmin për ardhjen në Shqipëri e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja Sandé, e cila është shprehur shumë e lumtur që do të performojë në Shqipëri për herë të parë.

“Jam shumë e lumtur që do të performoj për herë të parë në Shqipëri dhe që do të jem pjesë e festës Nata e Bardhë në Tiranë, më 29 nëntor 2017-të”, ka shkruar Sandé./ KultPlus.com