RTSH publikon videot një minutëshe të 22 këngëve konkurruese në Festivalin e Këngës

Ndjekësit e Eurovizionit këtë muaj do të mund të kuptojnë se cila do të jetë kënga garuese e Shqipërisë pasi që Festivali i Këngës është shumë afër, shkruan KultPlus.

Festivali i Këngës i cili hyn në edicionin e tij të 57-të do të mbahet këtë muaj më 20, 21 dhe 22. Kjo nënkupton që kanë mbetur edhe dy javë deri në njoftimin se cila do të jetë kënga e parë garuese për Eurovizion 2019.

Mirëpo para garës Radio Televizionin Shqiptar ka ngarkuar në faqen e tij në Instagram dhe në Youtube klipet- një minutëshe- të të gjitha këngëve konkurruese.

Ju mund të gjeni klipet e 22 këngëve në faqen e Instagram-it, ose në listën e dëgjimit në Youtube./ KultPlus.com

Momenti emocionues kur Ermal Meta dhe Fabrizio Moro shpallen fitues të Sanremos (VIDEO)

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro me këngën “Non mi avete fatto niente” morën mbrëmë dritën jeshile për përfaqësimin e Italisë në Eurovizion 2018-të.

Momenti i shpalljes së fitores së shqiptarit Meta dhe italianit Moro, ishte mjaft emocionues dhe mbi të gjitha ishte moment krenarie për gjithë shqiptarët.

Ky është ai moment i cili do të mbahet gjatë në mend nga protagonistët dhe gjithë adhuruesit e tyre anë e mbanë botës./ KultPlus.com