Mira Konçi dhe Faton Macula publikojnë këngën ‘Era’

Vokalistja Mira Konçi dhe kitaristi, Faton Macula kanë ndarë me publikun këngën e tyre të re.

Konçi dhe Macula kanë sjellur një version të veçantë të këngës së grupit ‘Gjurmët’, ‘Era’ përcjell KultPlus.

“Më në fund është këtu,  

Shumë i lumtur me nda me ju këtë kangë me këtë artiste shumë të veçantë, shpresoj t’ju pelqejë” – ka shkruar Macula në Facebook./KultPlus.com

Faton Macula me performancë në kanalin e njohur amerikan

Jazz-kitaristi kosovar Faton Macula, i cili karrierën po e bën në Amerikë, do të paraqitet në televizionin e famshëm që u dedikohet njerëzve me ngjyrë.

Performanca e tij e përbashkët me këngëtaren Bobbi Storm, do të transmetohet në “Black Entertainment TV” që është kanali më i dalluar televiziv që target e ka audiencën afro-amerikane.

Ky televizion organizon edhe ceremoninë e çmimeve “BET Awards”, në të cilën ka marrë pjesë edhe ylli i njohur i muzikës, Beyonce, raporton Express i KTV-së.

Bobbi Storm, e cila ka bashkëpunuar edhe më herët me Maculën, është pjesë e “Songbook” që udhëhiqet nga fituesi i çmimeve “Grammy” Troy Taylor. Performanca e tyre në “B.E.T” do të transmetohet në muajin shtator.

Faton Macula është lindur në Mitrovicë. Ai ka pasur rast të këndojë dhe të interpretojë me muzikantë të njohur. Në moshën 18-vjeçare ai e njohu jazz-kitaristin Mark Whitfield, që u bë një tjetër influencë e rëndësishme në karrierën e tij muzikore.

Më 2002 miku e mentori i tij, e ftoi të shkonte në New York dhe prej atëherë zhvillon karrierën në qytetin amerikan, ku ka pasur mundësi të performojë me jazz e pop artistë të njohur si: Marc Anthony, Shakira, Faith Hill, Missy Elliot, etj.

Macula veç tjerash, ka interpretuar edhe në një prej klubeve më të famshme muzikës jazz në Amerikë, “Blue Note” ku e ka ndarë skenën me Sy Smith, këngëtare e aktore e njohur amerikane dhe trumbetistin Chriss Botti, fitues i “Grammy Awards”. /KultPlus.com

Kushtrim Hoxha e Faton Macula rikthejnë këngën e famshme të Muharrem Qenës

“Shokut”, njëra prej këngëve të njohura të Muharrem Qenës, do të këndohet ndryshe përtej oqeanit.

Dy artistë nga Kosova janë bërë bashkë për ta ripërpunuar këngën e kantautorit, aktorit e regjisorit që i ka lënë muzikës hite të shumta, të cilat vazhdojnë të jetojnë edhe pas vdekjes së tij më 2006.

Jazz-kitaristi kosovar me nam në ShBA, Faton Macula, dhe aktori Kushtrim Hoxha, që po ashtu po bën karrierë në skenën teatrore amerikane, janë duke e përpunuar këngën e Qenës. Versioni i ri i “Shokut” do të vizualizohet. Brenda dy a tre muajsh dyshja paralajmëron ta publikojë videoklipin e këngës së përpunuar. Në versionin e Maculës e Hoxhës, “Shokut” nuk do të jetë fort e ngarkuar me instrumente dhe do ta ndryshojë krejtësisht zhanrin.

Macula ka thënë se kjo është hera e parë që bashkëpunon me Kushtrim Hoxhën për ta përpunuar një këngë të Qenës, shkruan KD./ KultPlus.com