Gajraku rizgjedhet drejtor i Bibliotekës Kombëtare edhe për një mandat

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do ta ketë përsëri drejtor Fazli Gajrakun, shkruan KultPlus.

Ai është rizgjedhur në këtë detyrë edhe për një mandat të ri.

Gajraku ishte në krye të këtij posti për 4 vjet, ndërsa në konkursin që është mbajtur arriti t’i mposhtë kandidatët tjerë, për ta vazhduar detyrën e drejtorit edhe për një mandat. /KultPlus.com