Fermeri në ShBA e mbjellë një fushë me luledielli si dhuratë për gruan e tij (VIDEO)

Një fermer në ShBA e ka mbjellë një fushë masive me luledielli si një dhuratë surprizë për gruan e tij.

Lee Wilson tha për mediat lokale në Kansas se ai i mbolli 1.2 milionë luledielli në 80 hektarë tokë për gruan e tij, Renee, për të festuar 50-vjetorin e martesës së tyre.

Me ndihmën e djalit të tij, ai mbolli fshehurazi fushën në maj.

“Më bëri të ndihem shumë e veçantë. Nuk mund të ishte një dhuratë më e përsosur përvjetori sesa një fushë me luledielli,” tha Renee për ABC Kake.

Kjo tokë po ashtu ka pasë edhe një numër të madh të vizitorëve, shkruan BBC, transmeton KultPlus.com

Fermeri ndryshon aksidentalisht kufirin mes Belgjikës dhe Francës

Një fermer në Belgjikë ka ndryshuar aksidentalisht kufirin e vendit të tij me Francën. Fermeri ishte duke ecur në pyll kur guri që ndan kufirin mes dy shteteve i zuri rrugën traktorit të tij.

Kështu, ai e zhvendosi atë vetëm pak metra, duke shkaktuar një incident që mund të shkaktonte trazira ndërkombëtare, por që është pritur me buzëqeshje në të dyja anët e kufirit.

“Ai e bëri Belgjikën më të madhe dhe Francën më të vogël, nuk është ide e mirë”, tha David Lavaux, kryetari i fshatit belg Erquelinnes, për kanalin televiziv Francez TF1.

Autoritetet lokale belge planifikojnë të kontaktojnë fermerin për t’i kërkuar atij që të kthejë gurin në vendin e tij origjinal. Nëse kjo nuk ndodh, çështja mund të përfundojë në Ministrinë e Jashtme belge, e cila do të duhet të thërrasë një komision kufitar franko-belg.

Kufiri midis Francës dhe Belgjikës shtrihet në 620 km. Ai u krijua zyrtarisht nën Traktatin e Kortrijk, nënshkruar në 1820 pas disfatës së Napoleonit në Waterloo. Guri daton që nga viti 1819, kur kufiri u shënua me të për herë të parë./ KultPlus.com