Gashi publikon këngën e re, bashkëpunim me French Montanën dhe DJ Snake

Reperi i njohur kosovar, Gashi, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

“Creep on me” mban titullin kënga e tij e re, të cilën ai e sjell në bashkëpunim me reperin me renome botërore, Fench Montana, dhe DJ Snake.

Kënga është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio, ndërsa pritet që së shpejti të vijë edhe me klip.

Gashi është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar, ndërsa vetëm pak ditë më parë ai ishte prezent në Kosovë, ku perfomroi në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Gashi, Dj Snake dhe French Montana pritet ta sjellin së shpejti këngën e tyre të re “Creep on me” edhe me klip.

Ai ndezi atmosferën për të pranishmit, teksa u ndje i lumtur që pati rastin për herë të parë të perfomojë para fansave të vendit të vet.

Ndërkohë, French Montana, është reperi me famë ndërkombëtare, i cili i ka shumë qejf shqiptarët.

Në vitin 2017, Montana ishte pjesëmarrës në klipin “Four Sesons” të Dafina Zeqirit, ndërsa po atë vit, në shtator kishte publikuar një bashkëpunim me Era Istrefin, të titulluar “No I love Yous”.

Kështu, “Creep on me” bëhet bashkëpunimi i tij i dytë me një artist shqiptar, në këtë rast me artistin Gashi. /KultPlus.com

Kënga e Era Istrefit, në toplistën e komunitetit LGBT në Billboard

Era Istrefi ndoshta ende nuk ka reaguar mbi komunitetin LGBT dhe Paradën që sot erdhi si revolucion dhe për herë të parë në Prishtinë, megjithatë në të kaluarën ajo është treguar përkrahëse e dashurisë në çdo formë të sajën.

Kënga e re e Erës, bashkëpunimi “No I Love Yous” është përfshirë shpesh në toplistat e këngëve të cilat lëshohen në Paradat e Komunitetit Gej, Lezbik, Transgjinor e Biseksual. Kësisoj ka ndodhur edhe me Billboard Pride, ku është përfshirë kënga e Erës, shkruan KultPlus.

Billboard e ka përpiluar një listë me këngët e dashura për komunitetin, ku është Era dhe Demi Lovato, Tove Lo, Rae Morris, Nick Jonas e emra të tjerë.

Era në Twitter e ka falënderuar Billboard për këtë përfshirje. / KultPlus.com

Publikohet kënga e shumëpritur e Era Istrefit me French Montana (VIDEO)

Era Istrefi sapo ka lansuar në iTunes projektin e saj më të ri muzikor, shkruan KultPlus.

Ky projekt i cili fillimisht u paralajmëruar për datën 25 gusht, ka vazhduar t’indërrojë datat për të ardhur përfundimisht sot.

“No I love Yous” titullohet kënga e cila vjen në bashkëpunim me artistin e famshëm botëror French Montana. / KultPlus.com


Era Istrefi publikon prapaskena nga projekti me French Montanën

Era Istrefi po vjen me një projekt të ri muzikor. Ky projekt i cili fillimisht u paralajmëruar për datën 25 gusht, tashmë është gati.

“No I love Yous” titullohet kënga e cila po vjen në bashkëpunim me artistin e famshëm botëror French Montana.

Era përmes një postimi në Instagram, ka treguar që gjithçka është gati dhe pritja shumë shpejt do të marrë fund.

Ajo ka postuar një imazh gjatë xhirimeve, ku nga ajo që shihet Era metët në stilin e saj, e veçantë dhe tërheqëse si gjithmonë. / KultPlus.com