Reperi shqiptar që tashmë gëzon edhe famë ndërkombëtare, G4shi, kohë më para ka paralajmëruar për një bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur amerikan, Chris Brown, shkruan KultPlus.
Ky bashkëpunim tashmë u konfirmua edhe nga vetë artisti amerikan,
përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram.
Kënga titullohet ‘Safety’ dhe do të jetë në bashkëpunim edhe me Afro B dhe DJ Snake, këngë kjo që pritet të publikohet nesër.
Kujtojmë që Gashi ka paralajmëruar adhuruesit se në vitin 2020 është viti i tij me projekte të njëpasnjëshme. / KultPlus.com
Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, është kthyer në një emër shumë të dëgjuar dhe të suksesshëm. Fansat e tij i përkasin grupmoshave të ndryshme dhe së fundmi reperi ka publikuar në profilin e Instagramit një video që paraqet reagimin e paparë të një fanseje pasi ka marrë një dhuratë të dizejnuar nga ai.
Vogëlushja ka marrë një bluzë të markës së Gashit, aty lexon emri i tij në njërën anë dhe në anën tjetër është një shqiponjë e madhe e cila përfaqëson origjinën shqiptare të reperit. Vajza kur merr dhuratën fillion të kërcej e të bërtas nga gëzimi duke mos i besuar syve.
G4shi, reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, po ngjitet fuqishëm në skenën e muzikës botërore. Albumi i tij më i ri i titulluar “Gashi” e që përfshinë 16 këngë ishte një tjetër vulë suksesi për të, shkruan KultPlus.
Këtë album ai e pasoi me një video dukë shfaqet i ulur në një
karrige teksa rrëfen për projektet, vështirësitë në karrierë e prejardhjen të
cilën nuk harron ta potencojë gjithmonë.
Këtë video të cilën e ka shpërndarë në Instagram, ai e përcjell
me një mesazh për fansat.
“Kurrë mos harroni nga vini”, shkruan artisti.
G4ashi ka lindur në Libi nga prindër me origjinë nga Kosova,
ndërsa karrierën e ka ndërtuar në SHBA. Performanca e tij këtë vit në festivalin
“Sunny Hill”, u mirëprit jashtëzakonisht mirë.
Ndërsa vallëzimi i tij bashkë me Dua ime këngën shqipe “Shota” u bë hit në rrjetet sociale. / KultPlus.com
Reperi i famshëm shqiptar, Gashi, që ka arritur suksesshëm të depërtojë në tregun e muzikës ndërkombëtare ka finalizuar punën për projektin e ri.
Reperi ka shpërthyer në lot teksa jepte lajmin e rëndësishëm
për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij përmes një postimi në ‘Instagram’,
shkruan Indeksonline.
Artisti me famë ndërkombëtare njoftoi se albumi i tij i parë
për të cilin kishte punuar një kohë të gjatë është gati.
“Albumi im i parë!!!! Dua t’ ju falënderoj të gjithëve që
pritët!!!! Po qaj teksa po e postoj këtë!!!”, ka shkruar reperi derisa publikoj
coverin e albumit të parë në karrierë.
Kujtojmë që, Gashi ishte edhe këtë verë në Prishtinë për të performuar për herë të dytë në festivalin ”Sunny Hill”. / KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, morën pjesë në shpërndarjen e certifikatave për të rinj të cilët janë trajnuar në fushën e Ndërmarrësisë dhe Zhvillimit të Planit të Biznesit, ky aktivitet u realizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 12 gushtin.
Duke
u bazuar në Planin e Veprimit për Punësimin e të Rinjve 2018-2020, Ministria e
Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbështetur Organizatat Jo-qeveritare që
veprojnë si ofruese të trajnimeve me projektet e tyre që
kontribuojnë në rritjen e punësimit përmes ofrimin e shërbimeve cilësore
të punësimit për të rinj të moshës 18-24 vjeç.
Gjatë kësaj ceremonie ministri Gashi tha se “Sot kemi një ditë të
rëndësishme për të gjithë të rinjtë e Kosovës, e veçanërisht për të rinjtë të
cilët janë trajnuar në fushën e ndërmarrësisë, projekt ky i cili ka për qëllim
krijimin e vendeve të punës përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë ekonomike dhe
trajnimeve për ndërmarrësi për të rinj”.
Tutje ministri Gashi tha se “qëllimi i realizimit të projekteve të
tilla është që të rinjtë të zhvillojnë kapacitet profesionale në përputhje me
nevojat e tregut të punës duke pasur parasysh që vendi ynë ka shume kuadro që
janë të aftë t’i japin shoqërisë ide inovative për biznesi”.
Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli tha se “Qytetarët duhet të marrin vendim si duhet të ec Kosova. Mund të forcohet rinia, është mundësi që rina të ketë angazhim të fuqishëm e më së shumti ta ruajmë atë që e kemi arritur si shtet i pa varur dhe sovran”. / KultPlus.com