“Bad Guy” e Billie Eilish shpallet Kënga e Vitit nga Billboard

“Bad Guy” e Billie Eilish është shpallur Billboard Song of the Year.

Hiti në fjalë e mposhti “Truth Hurts” nga Lizzo dhe “Sucker” nga Jonas Brothers për vendin e parë në sondazhin e fundvitit të Billboard, ndërsa “Old Town Road” nga Lil Nas X dhe Billy Ray Cyrus dhe bashkëpunimi i Rosalia dhe J Balvin & El Guincho, “Con Altura, e përmbyllin top-pesëshen.

Image

Kënga “A Lot” nga 21 Savage, “Circles” nga Post Malone, “Harmony Hall” nga Vampire Weekend, “Break Up With Your Girlfriend” nga Ariana Grande, “I’m Bored”, dhe “Cruel Summer” nga Taylor Swift e përmbyllin top 10-shen, shkruan KOHA Ditore.

Më herët këtë javë, “Thank U, Next” nga Grande e kryesoi listën e albumeve më të mira të vitit 2019 nga Billboard. / KultPlus.com

“Billboard” përzgjedh videoklipet e shekullit, mes tyre dhe ai i Dua Lipës

Në epokën e internetit, videoklipet e këngëve nuk e kanë humbur rëndësinë. Revista amerikane “Billboard” rendit 100 videoklipet muzikore më të bukura të shekullit 21, me artistët që kanë thyer kufirin dixhital për kulturën pop.

Beyoncé, Eminem e Madonna, dhe padyshim Lady Gaga, janë pjesë e klasifikimit, por kjo e fundit për më tepër me meritën se solli kinemanë në muzikë. “Bad romance” shpallet nga “Billboard” si video më e mirë muzikore e shekullit, sepse inauguroi një epokë të re muzikore, që sipas revistës tregoi se koncepti i një videoklipi mund të zgjerohet dhe mund të tregojë një histori, njëjtë si një film me metrazh të shkurtër.

Singer Lady Gaga attends the press conference for “Gaga: Five Foot Two” during the 2017 Toronto International Film Festival at TIFF Bell Lightbox September 8, 2017, in Toronto, Ontario. / AFP PHOTO / VALERIE MACON (Photo credit should read VALERIE MACON/AFP/Getty Images)

“Bad romance” e publikuar më 2009-ën shihet si kënga që u tregoi artistëve të tjerë të muzikës pop se mund të bëjnë më shumë në një kohë kur rëndësia e MTV është eklipsuar nga youtube, ndërsa shitjet e kopjeve fizike të albumeve janë zëvendësuar me publikimet në internet.

Në klasifikimin e “Billboard”, pas Lady Gagës renditet po një videoklip i 2009-ës: Missy Elliott, me “Work It” dhe Beyoncé, Formation e vitit 2016. Divën e popit e gjejmë sërish në vendin e 8 me “Single ladies” të ndjekur nga “Fatboy Slim”, “Weapon of Choice”.

Nuk mungon në vendin e gjashtë. Rihanna & Calvin Harris me “We Found Love”. Në 10-shen e parë gjejmë dhe Britney Spears me Toxic të 2004-ës. Por përveç ikonave të muzikës, rikthehet edhe Cristina Aguilera, PSY e Gangnam Style, ndërsa nuk mungon edhe Dua Lipa me “New Rules” në vendin e 74-të.

Bebe Rexha për Billboard: Jam e lumtur dhe nervoze për albumin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka folur për albumin e saj të ri dhe pse Jennifer Lopez është artistja që e inspiron.

Rexha, që po dominon akoma në Amerikë me hitin “Meant to Be”, thotë se do të dëshironte të bashkëpunonte sërish me grupin Florida Georgia Lines.

“Kam disa gjëra që jam duke i punuar. Nuk kam përjetuar kurrë dashurinë e tillë para se të merresha me zhanrin ‘country’ andaj jam shumë falënderuese dhe mendoj se është shumë e papritshme, e bukur dhe e mrekullueshme”, ka thënë ajo për “Billboard”.

Më 22 qershor, Rexha lanson albumin e ri “Expectations”. Ajo thotë se është e lumtur dhe nervoze në të njëjtën kohë për lansimin e këtij albumi.

“Jeta ka shumë të papritura, isha shumë e lumtur, isha e mërzitur, isha duke u rritur dhe duke mësuar gjëra të caktuara në jetë, dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe për këtë është albumi. Ka momente të lumtura e të mërzitshme. Andaj mendoj se është një perceptim i jetës”, ka thënë ajo.

Sa i përket yllit të saj të preferuar Jennifer Lopez, këngëtarja shqiptare ka thënë se ajo është e mahnitshme.

“Më pëlqen si performuese, qëndrimin që ka. Mendoj se është e jashtëzakonshme”, është shprehur ajo./ KultPlus.com

Ed Sheeran, me më së shumti çmime në Billboard

Këtë vit në Billboard Awards, që u mbajt në Las Vegas, këngëtari i njohur Ed Sheeran mori më së shumti çmime.

Sheeran, shkoi në shtëpi me plotë 4 çmime. Artisti më i mirë, artisti më i mirë për këngët në radio, artisti me më së shumti albume të shitura, dhe me Top Hot 100.

Gjatë performancës, Sheeran i atribuoi disa fjali të ndjeshme tashmë të ndjerit Avicii, i cili vdiq muajin e kaluar në moshën 28 vjeçare./ KultPlus.com

Bebe Rexha thyen rekord, arrin vendin e dytë në Billboard

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha po arrin suksese të jashtëzakonshme në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ylli i muzikës sapo ka thyer rekord, duke u renditur në vendin e dytë të “Billboard Charts” për herë të parë.

Ajo është këngëtarja e parë shqiptare që ka arritur këtë sukses. Me këngën “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgia Line, Bebe ka lënë pas shumë emra të njohur të muzikës ndërkombëtare si Bruno Mars, Ed Sheeran, ndërsa vendin e parë e kryeson prej disa javësh Drake me “God’s plan”./ KultPlus.com

Bebe Rexha në pozitën e parë të top-listës country

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha dhe dyshja e fuqishme e muzikës country Floida Georgia Line, kanë vazhduar dominimin në top-listën e Billboardit për këtë stil muzikor.

“Meant to Be” po vazhdon të mbetet në pozitën për shkak të përzierjes që ka mes popit dhe muzikës country. Kjo i ka ndihmuar këngës që të transmetohet në radiot pop dhe country nëpër Amerikë, transmeton Koha.net.

Ylli shqiptar përveç pozitës së parë, ka hyrë në histori si këngëtarja e parë që debuton në pozitën e parë të Billboardit për muzikën country.

“Sapo mora vesh që jam zyrtarisht femra e parë në historinë e muzikës Country që renditet e para në tabelat e ‘Billboard Country’, ka shkruar ajo në Instagram

Në top 100 këngët më të mira “Meant” ka arritur pozitën 40. Në këtë pozitë Bebe Rexha ka qëndruar pesë herë./ KultPlus.com