Shprehje frazeologjike nga Sigmund Freud

Sigmund Frojd

Lexim i lumtur, shikim i lumtur dhe… le të përpiqemi gjithmonë të kuptojmë të gjitha sinjalet që na dërgon pavetëdija jonë çdo ditë: ëndrrat, rrëshqitjet e gjuhës dhe aktet e përsëritura të pavullnetshme sigurisht që nuk tregojnë një gjendje të mirë të shëndetit psikologjik.

Të dëgjosh mesazhe të caktuara do të thotë të lexosh atë pjesë tonën që nuk e njohim dhe që ndoshta nuk do ta njohim kurrë plotësisht.

***

Vetëm në një pakicë njerëzish të kulturuar janë bashkuar në mënyrë të përkryer dy rrymat e dashurisë dhe sensualitetit.

***

Turma është një tufë e urtë e paaftë për të jetuar pa zot. Ajo është aq e etur për t’u bindur, saqë instinktivisht i nënshtrohet atij që e vendos veten në krye.

***

Humori është mekanizmi më i fuqishëm mbrojtës. Na lejon të kursejmë energji psikike dhe me një shaka bllokojmë shfaqjen e emocioneve të pakëndshme .

***

Qytetërimi është diçka që i imponohet një mazhorance rebele nga një pakicë që ka mundur të përvetësojë mjetet e pushtetit dhe të detyrimit.

***

Qentë i duan miqtë dhe kafshojnë armiqtë, ndryshe nga njerëzit, të cilët janë të paaftë për dashuri të pastër dhe ngatërrojnë dashurinë me urrejtjen në marrëdhëniet e tyre.

***

Ndaj sot neuroza është ajo që ishte manastiri në kohët e tjera, ku gjenin strehë të gjithë të zhgënjyerit nga jeta dhe të gjithë ata që ndiheshin shumë të dobët për ta përballuar atë.

***

Mendimet tona në ëndrra dominohen nga i njëjti material që na mban të zënë gjatë ditës dhe shqetësohemi për të ëndërruar vetëm ato gjëra që na kanë dhënë arsye për të medituar gjatë ditës.

***

Vetëm besimtarët, të cilët presin që shkenca të bëhet zëvendësuesi i katekizmit që ata kanë hequr dorë, mund të fajësojnë studiuesin që përpunon apo modifikon konceptet e tij.

***

Oh, jeta mund të ishte shumë interesante, sikur të dinim dhe kuptonim diçka më shumë.

***

Kushdo që është në gjendje të depërtojë në shkaqet përcaktuese të sëmundjeve nervore do të bindet së shpejti se rritja e tyre në shoqërinë tonë rezulton nga intensifikimi i kufizimeve seksuale.

***

E ardhmja që na tregon ëndrra nuk është ajo që do të ndodhë, por ajo që do të donim të ndodhte. Mendja popullore këtu sillet si zakonisht: beson atë që dëshiron.

***

Pikërisht thelbësorja e urdhrit “mos vrit” na siguron se ne rrjedhim nga një seri shumë e gjatë brezash që kishin në gjak vrasjen, siç ndoshta ne vetë ende e kemi, kënaqësinë e vrasjes.

***

Asnjëherë nuk jemi kaq të pambrojtur ndaj vuajtjes sa në momentin që duam.

***

Liria nuk është një përfitim i kulturës: ajo ishte më e madhe para çdo kulture dhe është kufizuar me zhvillimin e qytetërimit.

***

Turmat nuk e kanë ndjerë kurrë dëshirën për të vërtetën. Ata kërkojnë vetëm iluzione, pa të cilat nuk bëjnë dot. Ata gjithmonë i japin përparësi e surreales mbi realen; irealja vepron mbi to me të njëjtën forcë si realja. Ata kanë një tendencë të qartë për të mos dalluar njërën nga tjetra.

***

Një shkak shumë i fuqishëm i shqetësimeve është dëshira për të shmangur një kujtim që mund të shkaktojë ndjenja të pakëndshme ose të dhimbshme.

***

Çmimi i përparimit të qytetërimit paguhet me pakësimin e lumturisë, për shkak të intensifikimit të ndjenjës së fajit.

***

Ka dy mënyra për të qenë të lumtur në këtë jetë, njëra është të bëhesh idiot dhe tjetra është të jesh i tillë.

Përgatiti: Albert Vataj/ KultPlus.com

168 vite nga lindja e babait të psikoanalizës, Zigmund Frojd

Sot, në 168 vjetorin e lindjes kujtojmë babain e psikoanalizës, Sigmund Frojd, shkruan KultPlus.

Ai ka lindur më 6 maj të vitit 1856 në Freiberg, një qytet në Mähren (Çekia e sotme). Ishte mjek, neurolog austriak dhe pionier i psikoanalizës.

Familja e tij i takonte kulturës hebraike në ketë qytet dhe ky ishte një nga 130 judenj në një qytet të banuar nga 4500 banorë. Frojdi filloi universitetin në moshën 17 vjeçare, por nuk u promovua si mjek pas provimeve derisa i plotësoi 25 vjet. Por kur u promovua, ai u punësua menjëherë në spitalin e Vjenës. Në vitin 1903 Frojdin e takojmë si profesor, pas 17 vitesh përvoje pune në profesion (koha normale ishte tetë vjet), ndërsa në vitin 1886 u martua dhe kishte gjithsejt gjashtë fëmijë.

Puna e parë e Frojdit në teorinë e psikoanalizës ishte ”Studie über Hysterie” të cilën e shkroi së bashku me kolegun e tij të punës Joseph Breuer (Jozef Brojer). Ky libër u botua në vitin 1895, pra nëntë vite, pas hapjes së klinikës së tij private. Libri i parë të cilin ai e shkroi vetë ishte ”Traumdeutung” – “Ëndërrshpjegim” që doli në qarkullim në vitin 1899.

Në fillim më 1902 një grup studjuesish u interesua aq shumë rreth këtij libri saqë filluan të takohen me Freudin çdo javë në shtëpinë e tij për të diskutuar idenë e librit të ëndrrave dhe shkrimet e tjera në të.

Frojdi shkroi edhe një sasi të madhe librash dhe artikujsh mbi psikoanalizën në fillim të vitit 1900. Në këtë kohë, ai ishte 40 vjeç, që zakonisht mendohej si një moshë produktive në bazat shoqërore.

Në vitin 1908 u formua shoqata e psikoanalistëve, ku në fakt, shumë studiues të jashtëm udhëtonin shpesh në Vjenë për të studjuar tek Frojdi dhe për ketë edhe mori edhe shumë urime dhe premtime dhe komplimente.

Në vitin 1909 Frojdi u bë mjek nderi në Clark University në Amerikë dhe po në të njëjtin vit u mbajt edhe kongresi i parë mbi psikoanalizën në Salzburg të Austrisë. Frojdi u propozua edhe për marrjen e çmimit Nobel, por edhe pse zbuloi shumë, kontribuoi shumë dhe dha teori të rëndesishme, ai nuk e mori kurrë ketë çmim.

E bija e tij Anna Freud filloi që të shkojë së bashku me të nëpër seminare të ndryshme dhe e zëvendësonte edhe atë nganjëherë. Anna e cila shkoi për analiza tek babai i saj dhe e studijoi psikoanalizen tek ai, ishte edhe si sekretare e tij, infermiere por edhe si kolege më e besuara e tij.

Përforcimi i nazistëve në Gjermani dhe përndjekja e judenjve krijoi një pasiguri tek Frojdi. Në një bashkëpunim të hershëm në lidhje me një libër Woodrow Wilson (kryetar i Amerikës) Frojdi e njihte ambasadorin amerikan në Francë William Bullin dhe kishte marrëdhënje të mira me të. Ky e ndihmoi Frojdin që të dalë në Angli për shkak të pasigurisë së tij në Gjermani, e gjithë kjo ndodhi në vitin 1938, kur ai kaloi në Angli.

Në vitin 1923 Frojdi u diagnostikua me kancer në gojë dhe për këtë shkak ai bëri me dhjetëra operacione që në fillimet e para të sëmundjes në Austri. Pak pasi mbërritjes së tij në Angli, dhimbjet e tij u rritën aq shumë saqë ndikuan që te kërkonte nga mjeku i tij, aplikimin e një doze morfine vdekjeprurëse më 23 shtator të vitit 1939./KultPlus.com

‘Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë’

Ai është një nga shkencëtarët më të spikatur të shekullit të 20-të. Studentët e psikologjisë në mbarë botën i referohen atij si “gjysh Frojdi”. Gjatë jetës së tij, disa e konsideruan një sharlatan, të tjerët një gjeni. Coco Chanel e ka quajtur feministin e parë mashkull – sepse ishte Frojdi, në mënyrë të veçantë, që u bë teoricien i revolucionit seksual,i cili shtyu gratë drejt idesë së të drejtave të barabarta.

Dy zbulime në veçanti e kanë siguruar ndoshta reputacionin e tij përjetë; ai zbuloi misterin e ëndrrës, dhe ishte personi i parë që doli me një teori universale për funksionimin e mendjes së nënndërgjegjeshme të njeriut.

  • Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë.
  • Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë.
  • Detyra për të bërë njerëzit të lumtur nuk është pjesë e planit të Krijimit.
  • Çdo gjë që ju bëni në shtrat është përsosmërisht dhe absolutisht e pranueshme. Me kusht që të dyja palët ta shijojnë.
  • Mungesa e plotë e seksit është e vetmja gjë që mund të konsiderohet si devijim seksual. Çdo gjë tjetër është vetëm çështje shijeje.
  • Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur.
  • Personi i parë që hodhi një fyerje në vend të një guri, ishte themeluesi i qytetërimit.
  • Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij.
  • Ne jetojmë në një kohë krejt të çuditshme, në të cilën befasohemi tek vërejmë se progresi marshon në një hap me barbarizmin.
  • Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes.
  • Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave.
  • Ne nuk jemi kurrë aq të dobët, sa kur dashurojmë, dhe kurrë aq të palumtur e pa shpresë, se sa kur humbasim objektin e dashurisë.
  • Tregues i parë i idiotësisë, është një mungesë e plotë e turpit.
  • Njerëzit janë më shumë moralë se sa mendojnë, dhe shumë më tepër amoralë sesa imagjinojnë.
  • Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë.
  • Cdo njeri normal është, në fakt, vetëm pjesërisht normal.
  • Ndonjëherë, një cigare është thjeshtë një cigare./bota.al/KultPlus.com