Dostoevsky: Një njeri që di të përqafojë dikë është një njeri i mirë

“Në një zemër që dashuron vërtet, ose xhelozia vret dashurinë ose dashuria vret xhelozinë.”

“Të bëjnë një hap përpara, të hapin dyert e një bote të re… ja këtë kanë frikë njerëzit më shumë.”

“Nuk ka asnjë kufi brenda mendjes së njeriut ku është e rrezikshme që të shkohet. Pasi kalon një kufi ti çlirohesh dhe është e pamundur të kthehesh pas.”

“Lumturia nuk qëndron tek të qënit i lumtur, por tek arritjet e tua.”

“Kur ndalon së lexuari libra, ndalon së menduari.”

“Liria nuk gjendet duke ndrydhur veten, thjesht duke ushtruar vetëkontroll.”

“Lumturia nuk vjen nga rehatitë meskine, por arrihet nga vuajtjet.”

“Duhet të dashurosh jetën më shumë sesa dashuron kuptimin tënd për të.”

“Nuk duhet shumë përpjekje për të shkatërruar një njeri. Mjafton ta bindësh se puna që ai bën është krejtësisht e kotë dhe e pakuptimtë.”

“Heshtja është gjithmonë e bukur dhe një person i heshtur është gjithmonë më i bukur se një person që flet.”

“Një njeri mund të jetë i mençur, por në mënyrë që të sillet zgjuarsisht nuk mjafton vetëm inteligjenca.”

“Nuk do të arrish kurrë destinacionin tënd nëse ndalon dhe hedh gurë tek çdo qen që leh.”

“Dua të kem një njeri me të cilin mund të flas për çdo gjë, ashtu siç mund të flas edhe me veten time.”

“Është mahnitëse se çfarë të mirash mund t’i sjellë shpirtit qoftë dhe vetëm një rreze drite.”

“Duhet të flitet hapur me të tjerët në mënyrë që ne t’ia shprehim ndjenjat në fytyrë dhe të tregojmë shqetësimet direkt. Një fjalë e thënë me bindje, me sinqeritet të plotë dhe pa hezitim, teksa sheh tjetrin në sy ka më shumë kuptim se dhjetëra faqe të një libri.”

“Njerëzit ndihen të asfiksuar pa një qëllim në jetë.”

“Shpirti shërohet duke qenë me fëmijët.”

“Edhe duart e lidhura të një personi që ka vullnet për punë mund të bëjnë gjëra të mëdha.”

“E bukura do të shpëtojë botën.”

“Disa njerëz flasin për mizori kafshërore dhe kjo është një padrejtësi dhe ofendim për kafshët; një kafshë nuk mund të jetë aq mizore sa një njeri, aq artistikisht mizore.”

“Të rriturit nuk e dinë se një fëmijë mund të japë këshilla jashtëzakonisht të vlefshme edhe për çështje nga më të vështirat.”

“Mos e mbush memorien me të gjitha herët që u ndjeve i ofenduar, sepse mund të mos të të mbetet vend për të gjitha momentet e mrekullueshme që ke përjetuar.”

“Një njeri që di të përqafojë dikë është një njeri i mirë.”

– Fyodor Dostoevsky

Dostojevski: Njeriu ndihet i vdekur pa një qëllim në jetë

Fyodor Dostoyevsky është njëri prej shkrimtarëve më të njohur botërorë. Ai në mënyrë të përkryer në veprat e tij shtjellon pyetjet që kanë të bëjnë me jetën dhe vdekjen.

Këto janë disa nga thëniet më të njohura nga ky autor.

“Ju duhet ta duani jetën më shumë sesa vetë kuptimin e saj”.

“Ndërmarrja e një hapi të ri në jetë dhe shqiptimi i një fjale të re, janë veprimet që njerëzit i frikësohen më së shumti”.

“Ka një kufi në mendjen e të gjithëve përtej të cilit është e rrezikshme për të shkuar. Pasi të keni kaluar këtë linjë, është e pamundur për të shkuar mbrapa”.

“Nuk ekziston gënjeshtër në lumturi, por në mënyrën e arritjes së saj”.

“Kur ndalon së lexuari libra, pushon së menduari”.

“Nuk e gjen lirinë duke e kufizuar veten por duke kontrolluar atë”.

“Lumturia nuk vjen prej gjendjes komfore por fitohet përmes rrugëtimit të vuajtjes”.

“Një një zemër vërtet të dashuruar, ose xhelozia vret dashurinë, ose dashuria-xhelozinë”.

“Nuk nevoitet shumë për të shkatërruar një person. E gjitha duhet bërë është ta bindësh që puna e tij është totalisht e padobishme dhe e parëndësishme”,

“Heshtja është gjithmonë e mrekullueshme. Një njeri i heshtur është gjithmonë më i bukur sesa një tjetër që vetëm flet”.

“Një njeri mund të jetë intelegjent, por për të vepruar në mënyrë të zgjuar, vetëm intelegjenca nuk mjafton”.

“Kurrë nuk do të mund të arrish në destinacionin tënd nëse ndalesh dhe hedh me gurë secilin qen që të lehë gjatë rrugës”.

“Dua të flas me një njeri për cdo gjë që flas me vetën kur jam në vetmi”.

“Është e pabesueshme se cfarë mrekullie mund të bëjë një rreze dielli në shpirtin tënd”.

“Duhet të flisni hapur me të tjerët. Një fjali e thënë me sinqeritet të plotë duke shikuar në sytë e tjetrit vlen më shumë sesa dhjetra faqe të librave”.

“Njeriu ndihet i vdekur pa një qëllim në jetë”.

“Mos e mbushni kujtesën tuaj me ofendimet që keni marrë pasi nuk do të lini hapësirë për momentet e bukura që keni përjetuar”. / KultPlus.com

Dostojevski: Njeriu që gënjen veten fyhet më lehtë se kushdo tjetër

Fyodor Dostoevsky është një nga emrat më të njohur të letërsisë ruse dhe asaj botërore. I konsideruar edhe si një nga ekzistencialistët, rrymë moderne filozofike, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në rrafshin intelektual, shkruan KultPlus.com

“Vëllezërit Karamazov”, është një nga librat e tij më të njohur. KultPlus këtu ka shkëputur një fragment nga ky libër, i cili flet për natyrën njerëzore:

“E para është që veten tuaj mos e gënjeni. Njeriu që e gënjen veten e tij, ai që i vë veshin gënjeshtrës së vet, shkon deri aty, sa asnjë lloj të vërtete nuk e dallon dot, as në veten e tij, as në njerëzit që e rrethojnë, për rrjedhojë ai humbet respektin ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.

Duke mos i respektuar, ai pushon së dashuruari, kurse duke mos pasur dashuri, për ta detyruar veten që të argëtohet, jepet pas pasioneve të shfrenuara, pas përmbushjes së tundimeve të ulëta, duke u kthyer kështu në kafshë dhe duke u mbuluar nga mëkati.

E pra, që të gjitha këto i vijnë ngase gënjen veten dhe të tjerët. Njeriu që gënjen veten fyhet më lehtë se kushdo tjetër.”

– Fyodor Dostoyevsky“Vëllezërit Karamazov”

Dostoevsky: Shumëkush e tregon veten si në pëllëmbë të dorës kur qesh

Fyodor Dostoevsky është ndër autorët më të njohur botëror i letërsisë ruse si dhe i filozofisë ekzistencialiste. Shkrimet e tij janë të njohura për shpejgimin e jetës, natyrës njerëzore, vdekjes, lirisë si dhe çështjeve tjera që e preukupojnë njeriun, shkruan KultPlus.com

Këtu kemi përzgjedhur një pjesë nga vepra “Adoleshenti” i autorit të famshëm rus, Dostoevsky:

“Kur shoqërohet nga sinqeriteti dhe privohet nga ligësia, të qeshurit del i gëzueshëm, i ëmbël, por ku e gjen gëzimin dhe ëmbëlsinë ndër njerëzit? Se të qenit i gëzuar është tipari më i shquar i njeriut!

Por ndodh edhe kështu: orvatesh dhe jo pak të zbërthesh një karakter dhe s’ia arrin dot, mjafton që njeriu të qeshë dhe karakteri i tij të hapet si në pëllëmbë të dorës. Kuptohet, kur të qeshurit është i sinqertë. Njeriu di të qeshë me zemërgjerësi vetëm atëherë, kur ka zhvillim ngjarjesh lumturuese”.

Unë mendoj kështu: kur qesh një njeri, nuk shihet dot me sy! Se të qeshurit ia bën më të theksuar vulgaritetin njeriut, i theksohet diçka poshtëruese, ndonëse vetë personi as që dyshon ndonjëherë për këtë. Se as këtë s’e dimë: çfarë shpreh fytyra jonë kur flemë?

Dikujt i shpreh mençuri, një tjetri i shpreh banalitet, deri idiotësi, një i tretë kur fle, duket qesharak. Nuk di nga se vjen; ajo që desha të them është se si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin personi nuk di asgjë.

Ka shumë që nuk dinë të qeshin, ndonëse këtu dija s’para hyn në punë; të qeshurit është dhunti, s’ke si e rregullon. Diçka edhe e arrin, duke i mposhtur brenda vetes instinktet e këqija, por fare pak.

Shumëkush e tregon veten si në pëllëmbë të dorës kur qesh. Kurse mua deri edhe e qeshura e mençur më është e pështirë.

Them se kërkesa e parë për të qenë e qeshura ashtu si duhet, është të qenit i sinqertë. Po ku e gjen atë te njerëzit? Të qeshurit e sinqertë parashikon mposhtjen e ligësisë, po pse e lehtë është kjo? Ndaj dhe jo rrallë njerëzit qeshin me ligësi.

Nuk e kam fjalën për nivelin e zhvillimit mendor të njeriut, po flas për shpalosjen e karakterit të tij përmes të qeshurit, për tërësinë e vetive si njeri. As heshtja, as të qarët, as të folurit, as të emocionuarit nga veprimet fisnike të të tjerëve nuk arrijnë dot ta tregojnë njeriun aq sa e tregon të qeshurit.

Qesh mirë, domethënë, është i mirë! Në iu rëntë në sy qoftë edhe një gram marrëzie në të qeshurit e tjetrit, dijeni, ky njeri s’e ka të theksuar dinjitetin vetjak.

Qoftë edhe kjo: dikush prej natyre është tejet i komunikueshëm, por ju duket disi banal e deri i lëshuar në sjelljen me njerëzit, dijeni se është natyrë vulgare; në rast se ju bie në sy në sjelljen e tij diçka fisnike, dijeni se o shtiret, o e ka të huazuar nga të tjerët.

Ky njeri me kalimin e kohës ka për të ndryshuar për keq! Një i tillë mund të kapet pas “të dobishmes”, por ciniken do ta flakë pa pikën e keqardhjes, ashtu si këmbejnë njëra – tjetrën edhe shkulmet rinore, frelëshuara të të qeshurit të tij të ngazëllyer.” / KultPlus.com

Dy kategoritë e njerëzve sipas Dostojevskit

Njerëzit në përputhje me ligjet e natyrës, ndahen në përgjithësi në dy kategori: në të ulët (të zakonshëm), në lëndë që shërben për riprodhim të të tjerëve si ata vetë, dhe në njerëz me dhunti e talent, të zotë për të thënë fjalën e re në mjedisin ku jetojnë.

Nëndarjet janë të panumërta, veç shenjat dalluese të kategorive janë të theksuara.

Kategoria e parë janë njerëz me pikëpamje konservatore, të ngurta, këta rrojnë të nënshtruar dhe të bindur dhe u pëlqen të jenë të tillë, këtë destinacion kanë, asgjë poshtëruese në këtë mes nuk ka.

Kategoria e dytë e shkel ligjin, bënë shkatërrime apo ka prirje për të bërë, kjo varet nga rrethanat dhe zotësia e individit. Krimet e të tillëve kanë, sigurisht, karakter relativ; në të shumtën e herëve këta ngulmojnë përmes deklaratave gjithfarëshe në shkatërrimin e të tashmes në emër të më të mirës.

Dhe në qoftë se për hir të idesë këtij i duhet të ecë mbi kufomat e të tjerëve , në vetëdijen e tij, ky, për mendimin tim, mund t’ia lejojë vetes të çajë përpara qoftë edhe me gjakderdhje. Sigurisht, kjo varet nga lloji i idesë dhe përmasat e saj, kjo duhet të theksohet.

Në këtë kuptim kam shkruar për të drejtat e krimit. Sidoqoftë, asgjë shqetësuese këtu nuk ka: të zakonshmit kurrë nuk u’a njohin këtë të drejtë, i pushkatojnë, i varin, duke përmbushur kështu destinacionin e tyre konservator, ama brezat pasardhës i vënë të ekzekutuarit në piedestal dhe u përulen me nderim.

Kategoria e parë është zot i të sotmes, kategoria e dytë është zot i të ardhmes. Të parët ruajnë paqen dhe shumojnë njerëzimin, të dytët shtyjnë përpara botën, e përcjellin atë te qëllimi.

Si të parët, ashtu edhe të dytët kanë të drejtë të plotë për ekzistencë…\ KultPlus.com

15 mendime të bukura mbi dashurinë

“Ajo ishte e gatshme të mohonte ekzistencën e hapësirës dhe kohës, më shumë se sa ta pranonte se dashuria mund të mos jetë e përjetshme.”
– Simone de Beauvoir

“Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.”
– Bertrand Russell

“Në dashuri, ne shpesh e dyshojmë atë që më së shumti e besojmë.”
– François de La Rochefoucauld

“Secila dashuri, sa do qiellore që mund të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”
– Arthur Schopenhauer

“Dashuria është emri për përpjekjen tonë për plotëni; për dëshiron tonë për të qenë komplet.”
– Plato

“Gravitacioni nuk është përgjegjës që njerëzit bien në dashuri.”
– Albert Einstein

“Oh, dashuria nuk është këtu për të na bërë të lumtur. Unë mendoj se ajo ekziston për të na treguar se sa shumë mund të durojmë.”
– Herman Hesse

“Sa më shumë që ke sukses në dashuri, aq më shumë do të bindesh në ekzistencën e Zotit dhe në pavdekshmërinë e shpirtit.”
– Fyodor Dostoevsky

“Dashuria e vërtetë nuk e njeh thellësinë e saj deri në momentin e ndarjes.”
– Kahlil Gibran

“Dashuria është një gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ashtu siç ato nuk janë.”
– Friedrich Nietzsche

“Dashuria pushton çdo gjë, prandaj le ti nënshtrohemi dashurisë.”
– Virgil

“Ata që është më së vështiri për t’i dashuruar, kanë më së shumti nevojë për të.”
– Socrates

“E dini që jeni të dashuruar kur nuk mund të flini, sepse më në fund realiteti është më i bukur se sa ëndërrat e juaja.”
– Dr. Seuss

“Kur dashuroni, ju dëshironi të bëni diçka për të. Dëshironi të sakrifikoni për të. Dëshironi ti shërbeni asaj.”
– Ernest Hemingway

“Një grua e njeh fytyrën e burrit që e dashuron, ashtu siç detari e njeh detin e hapur.”
– Honore de Balzac/KultPlus.com