I dëbuemi

Poezi nga Gjergj Fishta

Lamtumirë!-vendet e mija,
Qe, po zhduken dalë-kadalë;
Gjimon deti, ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë.

Kah njai diell, qi asht tue flakue
Andaj fill un tash do t’veta…
Lamtumirë! atdhe i bekue!
Lamtumirë! Për sa tjet jeta!

Nesër Nade kur mbi ne
Rrezja diellit ka me ra,
Kush e din sa ujë e dhe
Mue prej teje ka me m’da!

E por n’pvetsha ret’ mizore,
e por n’pvetsha zogjt e detit;
Se për ty, moj tokë arbnore,
S’ka me m’folë ma mue t’shkretit…

Tjera fushë e tjera zalle
Kam me pa, e tjera dete:
Kam me ndie, po, tjera valle,
Tjera gjuhë, n’tjera qytete;

Vendin tem, por s’kam me pa,
Ku kam le e jam burrnue;
Syt e mi edhe kamë me kja,
Pa u gjetë kush qi me i ngushllue.

Pa kend temin, posë nji zotit,
Tue shkretue për dhe të huej,
Kanë me m’shkue mue ditt e motit
Sha e perbuzun prej gjithkuej.

Kam me pas shkretin’per voter,
E për shrojë të ndeztë ranë;
Kam me pasë, ulkojnë moter,
Kam me pasë, ehu !tigren nanë…

Nana e mbetne për se gjallit
Ka me m’kja,kush edi,ndo’i dite,
Dersa motka,dekun mallit,
Kot ndo’i herë mue ka me m’pritë

Ka me i njehë, po , krushqit, e mjera,
Me i pru nanës n’shpi nji re:
Por i vllaj, kushdi, m’atë hera
Ka me u kalbun për nën dhe!

E njai dhe-ehu! kob prej qiellit!-
S’ka me kenë, jo dheu i t’parvet
Ku ma bukur qiella kthihet,
Ku ma ambël n’gjuhë t’shqyptarvet

Para Hyjt naltohet lutja,
E ku besa asht e shejtueme
E ku zemrat s’dijn shka asht tuta,
E ku bjeshkët janë të madhnueshme.

Oh!ju bjeshkët e Shqyptaris’!
E ku rriten djelm si zana!
Un ju kurr s’kam me u harrue,
Kahdo t’m’jet gjykue me u endë:

Dersa t’muj me ligjirue,
Ju gjithmon kam me u permendë!
E ato halë e qipariza
Kam me i pasë nder mend gjitmonë,

E ato stane e njato mriza:
E ato berre e ato kumbonë…
Por, oh vaj! Malet e mija,
qe, po zhduken dalë-kadalë:

Gjimon deti, ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë.
Lamtumirë, pra, bjeshkë e malë!
E ju shkrepa edhe ju curra;

E ju breshta e ju gjeth hale,
E ju prroje e ju gurra!
Lamtumirë, ju mriza e stana!
Lamtumirë, kumbona e berr’e!

Lamtumirë, ju fusha t’gjana,
Ju livadhe, ene ju djerre.
Lamtumirë ti shpija e t’parvet,
Ku ma s’parit m’agoi drita
E ku strehë u dhanÇè shtektarvet

Miqt e babes edhe ku i prita
Lamtumirë, carani m’votër.
Lamtumirë ju armët e shkreta!
Lamtumirë! ti nanë e moter!

Lamtumirë, për sa t’jet jeta!…
O shtektar, m’nji nji vorr të ri.
N’has ndo’i herë ti tue ndjekë shtekun,
T’Çilun n’ranë ndo’i shkreti,

Aty vet kam me kenë dekun.
Nji kryq drunit, t’kjofsha true,
Ziere e venma permbi krye,
E, nemose ti për mue
Lutju Hyjt’ për shka t’kem fye./KultPlus.com0

Gjuha shqipe

Poezi nga Gjergj Fishta

Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka’i bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t’enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik’ mâ para,
n’agim t’jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s’pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të’t’Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t’drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s’huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç’fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n’za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n’e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t’brohrisim:
Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!/KultPlus.com

Lamtumirë vëndet e mija

Poezi nga Gjergj Fishta

Lamtumirë vëndet e mija,
Që po m’zhdukeni dalngadalë
Gjëmon Deti ushton duhija
Lkundet varka valë mbi valë.

Kah njaj Diell që asht tuj flakrue
Andej fill un tash do t’veta
Lamtumirë atdhe i bekue
Lamtumirë për sa të jetë jeta!

Neser Nadja kur mbi ne,
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e di sa Ujë e Dhe,
Mue prej teje ka me më nda?

Po ni pvetsha retë minore?
Po në i pvetsha zogjt e detit?
Veç për ty moj tokë arbnore,
Ska me më fol kush ma mue t’shkeretit

Kam me shkel në të tjera zalle
Në të tjera brigje e të tjera Dete
Kam me ndije të tjera gjuhë
Në të tjera vënde e të tjera qytete…

Vëndin tëm ma skam me pa…

Ka me prit pra motër zeza
Me i pru nanës në shpi ndonjë re,
Po, kushedi, i vllau atëhera,
Ku asht kah kalbet për nan dhe…

Para Hyut naltohet lutja,
O ju bjeshkët e shqiptarisë,
Ku ndër ju s’dijmë, çka asht tuta!
Veç në ju asht logu i burrënisë!

Lamtumire ju mriza e stane!
Lamtumire ju “shkurre e mreta”!
Lamtumire ju o armt e t’parve
Lamtumire për sa t’jetë jeta. / KultPlus.com

Nuk din serbi me mbajtë miqësi

Poezi nga Gjergj Fishta

Por, s’ din Shkjau me mbajtë miqsí!
Aman, Zot, kur duel Serdari,
Se ç’ kje ndezë Vranina zhari!
Aman, Zot, kur mrrîni Pera,
Se shum krisi atbotë potera!
Por kur rán Shkjét e Vraninës
Shum u krisi plumja shpinës!
Porsi shé, qi m’ nji natë gjâmet
Rritet turr e del prej âmet
Tuj ushtue – e tue shkumue,
Shkaperderdhet nper zallina,
Ashtû u derdh Shkjau te Vranina,
N’ valë Shqyptarët krejt tue i pershî.
S’ lufton ndryshe e rrebtë kulshetra
E me dhâmbë edhè me kthetra,
Zjarm e surfull tue flakrue,
Kur drangojt t’ a kenë rrethue;
Si i qindron sod Shkjaut Shqyptari
Per dhé t’ amel, qi i la i Pari:
Kâmbë per kâmbë, tuj qitë pá dá,
Tue korrë krena neper Shkjá.
U janë ndezun flakë breshânat,
U kullojn gjak n’ dorë tagânat,
E u kullon gjak edhè zêmra,
Veç se vendit s’ u lot thêmra.
Por ç’ dobí: dielli tue lé
Isht’ tue lé m’ at ditë per Shkjé! –
I rán ndore Shkjaut t’ terbuem
Tridhjetë t’ vrám e dhetë t’ shituem!…
O ata t’ lumt, qi dhane jeten,
O ata t’ lumt, qi shkrîne veten,
Qi per Mbret e vend të t’ Parve,
Qi per erz e nderë t’ Shqyptarve
Derdhen gjakun tuj luftue,
Porsi t’ Parët u pa’n punue!
Letë u kjoftë mbí vorr ledina,
Butë u kjoshin moti e stina,
Aklli, bora e serotina:
E dér t’ kndoje n’ mal ndo ‘i Zânë,
E dér t’ ketë n’ dét ujë e rânë,
Dér sá t’ shndrisin diell e hânë,
Ata kurr mos u harrojshin,
N’ kângë e n’ valle por u kndojshin/KultPlus.com

Atdheut

Poezi nga Gjergj Fishta

N’ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshem kndon,
N’ty mendoj kur soset dita,
Terri boten kur e mblon.

Vec se ty te shoh un n’anderr,
Vec se ty, cuet, t’kam n’mendim;
Nder t’vështira ti m’je qanderr,
Per ty i lehtë m’vjen cdo ndeshkim.

Tjera brigje, fusha e zalle
Une kam pa, larg tue ba shtek,
E pergjova tjera valle,
N’tjera lule syu m’u rrek;

Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s’rri,
Ma i kulluet nji lum s’dikohet,
Moj Shqypni, porsi i ke ti.

N’ty ma i bukur lulzon Prielli,
Jane ma t’kandshme stine e mot;
N’ty bylbyli pa le dielli
Kndon ma ambel t’Madhit Zot.

Pa ty lules s’m’i vjen era,
Pa ty pema fryt nuk m’bjen:
Mue pa ty nuk m’del prendvera,
Pa ty dielli nuk m’shkelxen.

Dersa t’mundem me ligjrue
E sa gjall me fryme un jam,
Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’permende kam./KultPlus.com

Lamtumirë, vendet e mia

Poezi nga Gjergj Fishta

Lamtumirë, vendet e mia,
qe, po zhduken dalëngadalë!
Gjëmon deti, ushton duhia,
likundet barka valë mbi valë,
Kah njai diell, që asht tue flakue,
andej fill un tash do t’vete…
Lamtumirë, atdhe i bekue!
Lamtumirë, për sa t’jet jeta!
Nesër nade kur mbi ne,
rrezja e diellit ka me ra,
kush e din sa ujë e dhe,
mue prej teje ka me m’da!
E por n’pyetsha ret mizore,
e por n’pyetsha zogjt e detit,
se për ty, moj tokë arbnore,
s’ka me m’folë kush mue t’shkretit…
Tjera fusha e tjera zalle
kam me pa, e tjera dete;
kam me ndje po tjera valle,
tjera gjuhë, tjera qytete.
Vendin tem s’kam me e pa,
ku kam le e jam burrnue:
sytë e mi kan me kja.
pa u gjet kush me i ngushllue./ KultPlus.com

Burrnija

Poezi nga Gjergj Fishta

Qitë dhambët përjashta, por si lata t’prehta
Zgavërr kërrçikët e plasarit shtanguem,
Kosën pështetun përmbi kocka t’ngrehta
T’cepit t’shpulpuem,
Atje n’moje t’mjerueme t’rruzullit,
Zymtë e me i hije t’trishtueme, t’përmnershme
Lshue krahëve’ i havër t’zezë, si re thellimit,
Rrin Deka e tmerrshme.
Prej avisit t’humnerëve t’zgavrueme
Kthellët në rrashtë të thatë, plot mizori,
Të hapët tërthoren e natyrës s’krijueme
Kundron në mni,
E idhtë asa’ i kërcënohet. Nji t’përqethët
Acar, at botë, natyrës i shkon, n’për tejza,
Amull të cilët mbrendë ia ngurron të njethët
E jetës ndër fejza.
Me u zbe nisë rrezja shi n’krue t’vet shkëlqyeshëm
Bres dryshku njeshet, n’atë shauret mbi rrota
Së moknes s’rrokullis e boshtit rryeshëm
I vjen rreth bota.
Felgruemun njerzit nën tjara struken;
Për nën kunora pshtimin ato lypin!
Depërtojnë retë e nalt kah qiella zhduken;
N’andrra t’dheut zdrypin.
Por kot. Mizore ajo kosë t’vet ka sjellë,
Shungllon thellimi për nën kupë t’Empirit;
Gjarpër rrufeja lvitet nëpër qiell
E nën kambë të nierit.
Kthellë shpërthe gjini i tokës. Tue bulurue
Gugson vullkani zhari, flakë e shkndija;
Tallaz m’tallaz nis deti me gjimue,
Ulëron stuhia.
E para dekës, atë herë, bijnë rob e mbreta;
Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen;
Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta
Ka’ ajo sjell kosën.
T’poshtrat me t’eprat vise pshtiellen n’vaj,
E mnert kah kosa cepit t’dekës të shkulet;
Kah m’kërdhokla londit kërçiku i saj
Shekulli përlulet.
Vetëm s’përkulet para Dekës njai trimi,
N’zemër t’cilit nuk randojnë punë t’liga,
E që s’e ndalë ku atë ta lypë perlimi (detyra)
As paja as friga.
Për nën mburojë t’ndërgjegjes s’vet t’kullueme;
Atje n’kufi t’Atdheut ase n’truell
T’elterit shenjtë, pa u tutë, ai dekës s’shëmtueme
I rrin kundruell.
Përpara tijë shkon moti t’uj u endun:
Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da;
Tash mreten n’burg, tash shkartha n’fron t’përmendun
Kanë për t’u pa.
Por, ngulë ai synin n’ideal t’naltueshëm,
Si’ i kep, qi vala smundet n’det m’e e lkundun,
Sido qit t’dajë ndeshtrasha e dheut t’mjerueshëm,
Ngelë n’vend pa u tundun.
Jo po: as n’flakë t’armëve nuk veton ai sye,
As buzës humnerës nuk i dridhet themra:
Sheklli, po, mbarë me pasë për t’u shpërthye
S’i ban lak zemra.
Rekton mbarë jeta për nën fyell t’kërçik’e
Të dekës s’shëmtueme, s’përmnerëshme mizore:
Vetëm BURRNIJA – një BURRNI çelike
Asaj i rrshet dore.

‘Trim mbi trima, ai Gjergj Kastrioti, fuqí t’madhe që m’i dhanë ka Zoti’

Filmi për Gjergj Kastriotin është një film historik që trajton jetën dhe veprën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, shkruan KultPlus.

Në film Gjergj Kastioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donika Kastriotin dhe duke organizuar Besëlidhjen e Lezhës, por përballet edhe me tradhtinë e Hamza Kastrioti, nipi i tij.

Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. Është filmi i parë artistik, frut i bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik.

KultPlus ju sjell këngën e Gjergj Kastriotit, e cila është edhe kolona zanore e këtij filmi.

Bashkangjitur gjeni videon e shkëputur nga filmi dhe tekstin e këngës:

Trim mbi trima, ai Gjergj Kastrioti,
fuqí t’ madhe që m’i dhanë ka Zoti,
s’e djeg flaka e s’e djeg baroti,
shpata e tij than malin n’dysh e çán,
me nji t’ râme nji ushtrí perlán.

Lavd’ ô Gjergj, ô Skanderbe drangoi,
krahu yt çdo dit’ u përforcoftë,
gjithë ku janë armiqt ai i çfaroftë,
Lavdi yt, ô, brez mas brezi u knoftë. / KultPlus.com

Kurr Shqypni s’kam me t’harrue, edhe n’vorr me t’përmend kam

Poezi nga Gjergj Fishta

N’ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshëm këndon
N’ty mendoj kur soset dita
Terri botën kur e mblon.

Veç se ty të shoh andërr,
Veç se ty të kam në mendim
Ndër t’ vështira ti m’je qandërr,
Për ty leht më vjen çdo ndëshkim.

Tjera brigje, fusha, zalle,
Unë kam pa larg tue ba shtek,
E përgjova tjera valle
N’tjera lule syu mu rrek.

Por nji fushë ma blerët nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s’rri.
Ma i kulluem nji lum s’dikohet,
Moj Shqypni por si i ke ti.

N’ty ma i bukur lulzon prilli,
Jan ma t’kandshme stin e mot,
N’ty bylbyli pa le Dielli
Këndon ma ambël t’ Madhit Zot.

Pa ty lules s’mi vje era,
Pa ty pema frut nuk m’bjen:
Mue pa ty s’më del prandvera.
Pa ty Dielli nuk m’shkëlzen.

Derisa mundem me ligjërue,
E sa gjall me frymë un jam
Kurr Shqypni s’kam me t’harrue
Edhe n’vorr me t’përmend kam./ KultPlus.com

Gjuha shqipe

Poezi nga Gjergj Fishta

Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka’i bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t’enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik’ mâ para,
n’agim t’jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s’pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të’t’Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t’drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s’huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç’fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n’za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n’e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t’brohrisim:
Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!/KultPlus.com

Gazeta franceze: “Lahuta e Malcis” e At. Gjergj Fishtës, poema që rrëfen epopenë shqiptare

Nga Aurenc Bebja

Gazeta franceze, “La Croix”, ka botuar të premten e 3 janarit 1930, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me “Lahutën e Malësisë”, të poetit dhe atdhetarit të njohur shqiptar, At. Gjergj Fishtës, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Epopeja shqiptare shkruar nga një françeskan.

“Poeti kombëtar i Shqipërisë është një françeskan. At. Gjergj Fishta, ka shkruar, në fakt, një poemë, “Lahuta e Malcis”, e cila rrëfen epopenë e Shqipërisë. Libri i parë u botua në vitin 1905 dhe i dyti në vitin pasues.

Entuziazmi qe i madh. At. Fishta ka vazhduar veprën e tij dhe këngët e reja. Thuhet se ato do të botohen së shpejti.

Ky fetar është gjithashtu i njohur për poezitë e tjera të tij, të cilat admirohen për bukurinë e formës, që i bashkohet thellësisë së mendimit.

At. Fishta, i cili konsiderohet si një nga arkitektët më aktivë të pavarësisë dhe bashkimit të Shqipërisë, ka qenë përfaqësuesi i saj në Paris.”

https://darsiani.com/la-gazette/la-croix-1930-lahuta-e-malcis-e-at-gjergj-fishtes-poema-qe-rrefen-epopene-shqiptare/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

‘Ne kristianët do t’i shkrijmë kryqet tona dhe do t’i bëjmë fishek për t’i mbrojtur vëllezërit tanë muslimanë shqyptarë’

Gjergj Fishta (1871 – 1940) ishte frat françeskan, poet, shkrimtar, përkthyes, arkitekt, deputet dhe anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave.

Gjergj Fishta (1871 – 1940) ishte frat françeskan, poet, shkrimtar, përkthyes, arkitekt, deputet dhe anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave.

Ai vlerësohet si një prej figurave më të mëdha intelektuale dhe patriotike të historisë së kombit shqiptar.

Ai ishte kandidati i parë shqiptar për Çmimin Nobel për Letërsi dhe mbrojtës i kauzës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Fishta ka dhënë kontribut të madh edhe në Kongresin e Manastirit, për alfabet e sotëm, ndërsa ka qenë edhe sekretar i Përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.

Gjeni më poshtë, një përmbledhje nga Ekonomia Online të disa prej thënieve më të mençura të Fishtës, i cili është cilësuar edhe si Homeri shqiptar:

I urti kurr nuk ngutet, prej burrnís e jo prej tutet.

Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija.

Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë.

Edhe hâna do t’a dije, edhe dielli do t’ket pa, se përqark ksaj rrokullije, si Shqypnija vend nuk ka!

Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë!

Njerëzit janë tanë njisoj prej natyrës, edukata i ban me u dallue!

Shqiptarët kallzojnë njate çka s’duhet, e mshehin njatë çka e di tanë bota!

Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon – je i hupun gjithsesi!

Në kjoftë se thue at çka dishron, duhet me ndie edhe ate çka nuk e dishron!

Ma mirë n’vorr me u kja për mallë / se nën shkja me ndejë për t’gjallë,,,

Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqyptarët qenkan muslimanë, aherë… na kristianët do t’i shkriejmë kryqet tona dhe do t’i bajmë fishek me mbrojt vllaznitë tanë muslimanë shqyptarë!

Më dhemb kryet me njato parla-parla të parlamentarëve: dokrra pa kokrra!/rtk/KultPlus.com

‘Për Shqypni na të jetojm, gjallë Shqypnin na mos t’a lshojm’

At Gjergj Fishta — fragmente të përzgjedhura nga poema “Shqypnia e lirë”

Jo, po: a s’desht djalli Shqypni?
Jo, po: a s’desht hasmi Shqyptar?
Qe, pra sod po ka Shqypni;
Qe, pra sod po ka Shqyptar.
Jo, po: ka Shqypni, per Zotin!
Ka shqyptarë, qi n’çark agzotin
Ata e bajn p’r’i kurrgjasend.

•••

Kqyrë Europa n’mend habitun,
Edhe besë nuk don me e xanun,
Se kta djelm n’Shqypni janë rritun,
Se kta besen e kan dhanun –
Gjallë ke shpija mos me kthye,
Nji herë hasmin per pa e thye,
Per pa e shty perdhuni m’cak.

•••

M’kambë, pra, nipa t’Gjergj Kastriotit,
Me lidhë besë e armët me njeshë!
Kem’ nji Atdhe edhe na n’ditë t’sotit:
Kem’ Shqypnin na Rregjineshë,
Per Shqypni na të jetojm;
Gjallë Shqypnin na mos t’a lshojm:
N’mend t’a kem per jetë e mot.

Po, por ndolli se vjen dita,
Qi me faj Shqypnin e darni,
Qi e Liris u erret drita
Edhe me t’huej Atdhen e mvarni
A per pare a marrí tjera,
Si nder kohë, qi shkuen, atëhera,
U marroftë i Madhi Zot!

•••

“Po, nëse ndodh me ardh ajo ditë,
Që me faj Shqipërinë e përçani,
Që Lirisë i vjen fundi,
Edhe me ndihmën e të huajve atdheun e shkatërroni,
Ose për lek, ose për sende të tjera,
Siç ka ndodhur ca herë në histori të kombeve, 
Atëherë mbaroftë vullneti Zotit për me pas një Shqipëri të lirë!”/KultPlus.com