Nesër nis edicioni i parë i festivalit “GranFest”

Nesër fillon edicioni i parë i festivalit të vizatimeve komike dhe romanit grafik “GranFest”, i cili do të zgjasë tre ditë, shkruan KultPlus.

Në ditën e parë të këtij festivali, Aleanca Franceze e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës, kanë organizuar takim me artisten franceze Aude Samama. Takim ky i cili do të mbahet nesër, më 10 maj nga ora 11:00 në Aleancën Franceze të Prishtinës.

Po ashtu gjatë ditës së nesërme do të bëhet edhe hapja e ekspozitës së vizatimeve komike “Spirou4rights”, nga ora 17:00. Ekspozita do të mbahet në Aleancën Franceze në Prishtinë, ku të pranishëm do të jenë ambasadori francez në Kosovë, artistin francez Frank Margerin dhe përfaqësueses të shoqërisë civile Nora Jusufi.

“Spirou4rights” është një ekspozitë në partneritet me Gazetën Spirou, Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe Aleancën Franceze. Kjo ekspozitë paraqet deklaratën e të drejtave të njeriut dhe secili artikull i deklaratës ilustrohet nga një karikaturë komike të një artisti të Spirout si për shembull: Emile Bravo, Tome dhe Janry, Darasse etj.

Sipas “Spirou4rights” në vitin 2018, bota festoi 70 vjetorin e Deklaratës së Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut. Edhe pse i hartuar pas Luftës së Dytë Botërore, ky dokument themelues është po aq i rëndësishëm sa në vitin 1948.

Gazeta Spirou bashkohet në përpjekjet për fushatën e përvjetorit të nisur nga Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, me një çështje të veçantë në të cilën disa artist të shkëlqyer komik ilustrojnë artikujt e Deklaratës së Përgjithshme.

Për të përcjellë sa më shumë që të jetë e mundur, vlerat e mishëruara në Deklaratën e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut, vizatimet komike, me atributet e tyre grafike dhe gjallëruese, janë një mjet ideal komunikues drejt një audience më të gjerë.

Festivali “GranFest” fillon nesër, me datën 10 maj dhe përfundon të shtunën me 12 maj, ky festival u mundësua nga ambasada e Francës në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Prishtinës.  / KultPlus.com