Poradeci dhe Çabej në parkun e Grazit, tregimi i tyre në një lokal atje (FOTO)

Të veshur të dy me pallto, kapele në kokë, dhe një bastun në dorë Eqrem Çabej dhe Lasgush Poradeci duken kaq elegantë ndërsa shëtisin në një park në Graz. Fotoja ishte bë publike dikur nga vajza e Lasgushit, Maria.

Është e njohur miqësia që dy njerëzit e njohur të letrave kanë pasur me njëri tjetrin. Ata kanë qenë të dy studentë në Graz. Janë dhjetëra letërkëmbime që kanë shkëmbyer me njeri-tjetrin mbi magjinë e poezisë, apo Shqipërinë. Herë pas here Maria bën publike detaje interesante nga jeta e poetit. Ne kemi parë dhe një portret të gjuhëtarit të madh vizatuar nga Lasgushi.

Maria pati treguar dhe një episod teksa dy personazhet e njohur të letrave shqipe ndodheshin në një lokal.

Ishim me Eqrem Çabeun në Graz (Austri), ishim të dy studentë (vitet 1925-1926). Kishim gjetur për të ngrënë darkë një restorant të vogël, por shumë të mirë familjar. Në kuzhinë ishte gruaja, në banak ishte burri dhe vajza e tyre ishte kamarjere. Na pëlqente shumë ushqimi aty.

Një natë, po hanim si zakonisht dhe po bisedonim. Lokali ishte plot dhe të gjithë hanin dhe flisnin me njeri tjetrin dhe nuk ndiheshin. Ne, na kishte tërhequr aq shumë biseda sa nuk e kishim vënë re që po flisnim me zë të lartë. Po flisnim shqip. Dhe herë pas here aprovonim njeri-tjetrin duke thënë po po (ata që dinë gjermanisht do ta kuptojnë). E vumë re që klientët na shikonin si të habitur. Po ne, vazhdonim të flisnim me zë të lartë.

I zoti i lokalit (burri, që rrinte në banak), na u afrua dhe me zë të ulët dhe me shumë sjellje na tha që duhet ta ulnim zërin sepse po shqetësonim të tjerët që ishin duke ngrënë. Ne, nuk e konsideruam vërejtjen e tij dhe vazhduam duke folur me zë të lartë. Ata, klientët, dalëngadalë filluan të paguajë dhe e boshatisën lokalin duke na lënë vetëm. U turpëruam shumë dhe nuk shkelëm më kurrë në atë lokal”, tregonte Lasgushi./ KultPlus.com

Letër e Lasgush Poradecit për Mitrush Kutelin: Pas dhjetë vjetësh humbje, do kem gazin e bukur të të shoh prapë, të shihemi prapë…

Një poemë për miqësinë sublime

Letër e Lasgush Poradecit për Dhimitër Paskon – Mitrush Kutelin (Graz, 22 shkurt 1930)

“Sot më zotëron shpirtin letra jote e dytë. Në atë letër ti më lajmëron, i dashur Dhimitraq, se ke në mënt të vish kësaj vere në Poradec: Pra zemra ime u shërua. Pas dhjetë vjetësh humbje, do kem gazin e bukur të të shoh prapë, të shihemi prapë…

I shtrentë Dhimitraq, mirë, shumë mirë do bësh, do këputnja një copë qiell, do sbrisnja disa yj të ndritur e të lehtë mi baltën që na rëndon kaq brutalërisht në shpirt, sikur ta vinje në vepërim atë mëndje, atë qëllim aq të shenjtëruar…

Eja, pra, dhe mos u vono aspak! Llazari të pret me krahët hapur. Kur të piqemi, kur të të puth në ballë, jo vetëm njerëzia do çuditen, jo vetëm gurët do dridhen, po dhe Zoti vetë më të madh të Tija, do t’a bëjë buzën në gas… Do t’a bëjë buzën në gas, sepse me pjekjen t’onë do ndjejë dhe Ay, një Tepër-Lumtëri, me gjith që vetëm për një moment, se Drita që Ay pati ndezur për ndritjen, shpëtimin, lumtërimin e së KEQES njerëzí nuk e ka shterur mburimin fare…

Eja pra i dhemshur shok sa më shpejt Atje ku e ka urdhëruar Zoti që të piqemi bashkë. Eja t’a vrasim DJALLIN e Shqipërisë, e shqipëtarëve. Do më gjesh atje, që në ditën e parë, buzë liqerit t’onë të adhuruar. Do më gjesh, ashtu siç e di, ashtu sikundër të isha vetja jote vetë: shpirt i vetëm i etuar për Dritë dhe përparim, dyke patur rreth e përqark skëterrën, prapanikërinë, trurin e çuknavitur të një vëndi, të një populli të mjerë po të dashur, i cili po bën MËKATËN, sepse NUK DI Ç’BËN… Eja t’i themi atë që kemi për t’i thënë…”

(Lasgush Poradeci, Vepra IV. Korrespondencë Lasgush Poradeci – Mitrush Kuteli. Përgatitur për shtyp nga vajzat e Poetit, Kostandina Gusho dhe Maria Gusho. Shtëpia Botuese albPAPER, Tiranë, 2010, f. 27-28/ Letër e përzgjedhur nga Prof. K. Jorgo) / KultPlus.com

Hapet thirrja për bursën letrare që mundëson qëndrimin në Austri

Është hapur thirrja për aplikim për bursën letrare “Shkrimtari i Qytetit Graz”, shkruan KultPlus.

Kjo bursë mundëson ofrimin e një apartamenti pa pagesë në Cerrini-Schloessl, zona Schlossberg, nga 1 shtatori i vitit të dhënies së bursës, deri më 31 gusht të vitit pasardhës dhe një pagesë mujore prej 1.300 eurosh.

Qëllimi i bursës letrare “Shkrimtari i Qytetit Graz”, është të promovojmë shkrimtarë të cilët shfaqin aftësi inovative dhe analizë të çështjeve aktuale, kanë cilësi në aspektin estetik dhe gjuhësor, vërtetësi dhe pavarësi artistike.

Ndër kërkesat bazë që duhet t’i kenë aplikantët përfshin njohjen e gjuhës gjermane, të paktën një botim letrar të pavarur (jo botim privat), pesë tekste të botuara në revista ose antologji ose dy drama të transmetuara në radio ose të botuara apo një shfaqje skenike e shfaqur në teatër ose e botuar.

Afati për dorëzimin e dokumenteve do të publikohet në faqen e internetit të qytetit, jo më vonë se data 15 janar e vitit të dhënies së bursës.

Aplikimet duhet të dorëzohen në: [email protected]. / KultPlus.com

Në Graz të Austrisë mbahet seminari rajonal për gjuhën shqipe

Në Graz të Austrisë mbahet seminari rajonal me mësuesit e arsimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, shkruan Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Kosovës njofton KultPlus.com

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në Graz të Austrisë, po mbanë seminarin rajonal të katërt me radhë me mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.

Pjesë e këtij seminari janë mësuesit nga Austria, Zvicra, Kroacia, Sllovenia, ligjërues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe ligjëruese nga shkollat shqipe të Republikës së Shqipërisë.

Seminari do të vazhdoj punimet dyditore duke shtjelluar temat që kryesisht kanë të bëjnë me shkollat shqipe në diasporë siç janë temat profesionale të mësimdhënies dhe mësim nxënies, programet integruese historiko-kulturore – misioni strategjik për arsimin shqip, programet për një zhvillim të plotë identitar e kulturor për nxënësit shqiptarë në diasporë, ballafaqimi me shumësinë e identiteve e tema të tjera konkrete.

Poradeci dhe Çabej në parkun e Grazit, tregimi i tyre në një lokal atje (FOTO)

Të veshur të dy me pallto, kapele në kokë, dhe një bastun në dorë Eqrem Çabej dhe Lasgush Poradeci duken kaq elegantë ndërsa shëtisin në një park në Graz. Fotoja është bërë publike nga vajza e Lasgushit Maria.

Është e njohur miqësia që dy njerëzit e njohur të letrave kanë pasur me njëri tjetrin. Ata kanë qenë të dy studentë në Graz. Janë dhjetëra letërkëmbime që kanë shkëmbyer me njeri-tjetrin mbi magjinë e poezisë, apo Shqipërinë. Herë pas here Maria bën publike detaje interesante nga jeta e poetit. Ne kemi parë dhe një portret të gjuhëtarit të madh vizatuar nga Lasgushi.

Pak kohë më parë Maria tregoi dhe një episod teksa dy personazhet e njohur të letrave shqipe ndodheshin në një lokal.

“Ishim me Eqrem Çabeun në Graz (Austri), ishim të dy studentë (vitet 1925-1926). Kishim gjetur për të ngrënë darkë një restorant të vogël, por shumë të mirë familjar. Në kuzhinë ishte gruaja, në banak ishte burri dhe vajza e tyre ishte kamarjere. Na pëlqente shumë ushqimi aty.