Në Mitrovicë mbahet Festivali Multikulturor ‘Gruaja, arkitekte e shoqërisë’

Për herë të tretë OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” po organizon Festivalin Multikulturor, me synim të ngritjes së vetëdijes rreth fuqizimit, sfidave dhe paragjykimeve që ekzistojnë ndaj grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Pjesë e një aktiviteti në këtë festival kësaj radhe u bë edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Daulina Osmani. Ajo u takua me vajzat e Klubit Futbollistik të Femrave në Mitrovicë të cilat këtë vit janë bërë kampione.

Osmani ndau me vajzat e KFF Mitrovica eksperiencën e saj në sport, planet institucionale për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara në sport dhe potencoj rëndësinë që kjo fushë në zhvillimin e vajzave të reja. Gjithashtu ajo siguroj që sporti nuk njeh kufi të diferencimeve etnike gjinore dhe statusit socio ekonomik, prandaj këtë fushë duhet ta shohim si mekanizëm përmes së cilit të bashkojmë shoqërinë tonë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe z.Isak Skenderi, Drejtor në OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, znj.Vesa Batalli menaxhere e programit dhe Klubi i Futbollit Mitrovica 3. / KultPlus.com

Këtë vit mbahet edicioni i tretë i Festivalit Multikulturor, ‘Gruaja, arkitekte e shoqërisë

Edicioni i tretë i Festivalit Multikulturor do të mbahet këtë vit më 2, 3 dhe 4 qershor me temë “Gruaja, arkitekte e shoqërisë”.

Festivali Multikulturor organziohet nga organziata joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, transmeton KultPlus.

Qëllimi i këtij festivali është ngritja e vetëdijes rreth fuqizimit, sfidave, paragjykimeve dhe stereotipave që ekzistojnë ndaj grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Përveq aktiviteteve të ndryshme, do të ketë edhe diskutime mbi çështjet që kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në shoqëri, me panelistë të ndryshëm nga vendi dhe rajoni. / KultPlus.com