‘Yllin nga qielli do ta zbres edhe ty, ty do të ta fal’

“Marigona” është njëri nga grupet më të njohura në muzikën shqiptare, që për vite të tëra kanë përcjellë shumë gjenerata me këngët e tyre, shkruan KultPlus.

Grupi është formuar në Mitrovicë në vitin 1991 me formacionin e parë: Vullnet Sefaja, Edon Ramadani, Teoman Ukça, Labinot Krasniqi.

Stili i “Marigonës” është i veçantë. Gërshetimi i teksteve kuptimplota me vokalin unik të Vullnet Sefasë, ka bërë që ndër vite ata të sjellin shumë hite që edhe sot e kësaj dite këndohen e rikëndohen.

Disa nga këngët e tyre më të njohura janë: “Sonte”, “Pa ty”, “Mitrovcia”, “Ajshe”, “Dea”, “Tash shko”, “Fundi vjen”, etj…

Sonte po e risjellim një prej këngëve të tyre të hershme që titullohet “Do të vijë në mëngjes”, ku spikat teksti i bukur romantik, melodia dhe zëri i Sefasë. Më poshtë bashkë me këngën po e japim edhe tekstin. /KultPlus.com

Do të vi një natë, në dritaren tënde
të të vështroj, kur ti je në ëndërr
do të vi atëherë, kur të jesh në gjumë
të t’shikoj si fle, se të dua shumë.

Do të vi në agim, nga gjumi të të zgjoj
të marr në përqafim, dhe kurrë mos të lëshoj
do vi në mëngjes, të të sjell ty dashurinë
të t’shikoj si buzëqesh, ta shijoj ty lumturinë.

Refreni:

Yllin nga qielli do ta zbres
edhe ty, ty do të ta fal
të shikoj, të shikoj se si buzëqesh
edhe hënës atë dritë do të ja marr.

Do të vi një natë, në dritaren tënde
të të vështroj, kur ti je në ëndërr
do të vi atëherë, kur të jesh në gjumë
të t’shikoj si fle, se të dua shumë. /KultPlus.com

Rikthehet grupi legjendar ‘Marigona’, publikojnë këngën ‘Vet s’më le’ (VIDEO)

Grupi ‘Marigona’ të cilët ka një kohë që nuk kanë qenë pjesë e skenës muzikore, kanë publikuar këngën e tyre më të re të titulluar ‘Vet s’më le’, shkruan KultPlus.

Teksti i këngës është shkruar nga Vjosa Selmani, ndërsa orkestrimin e ka bërë vetë grupi.

‘Marigona’ njihet për baladat e tyre, të cilat edhe pse ka kaluar shumë kohë prej kur janë publikuar, vazhdojnë të dëgjohen akoma nga adhuruesit e muzikës së tyre. / KultPlus.com

‘Se ty shpirt, ta gjen mami një sheik’ (VIDEO)

Kohëve të fundit, grupi Marigona bëri rikthimin e vet, ndoshta për ta konfirmuar se nuk na kanë harruar.

Në fakt, as fansat e tyre nuk e kanë harruar grupin Marigona, një prej grupeve më të mira shqiptare me hite të mëdha ndër vite. Një rikthim që më shumë u duk si vazhdimësi e punës së mrekullueshme që grupi ka bërë ndër vite.

Sot po e kujtojmë një këngë që jo çuditshëm, të bën të qeshësh me një melodi. Versioni i grupit Marigona i këngës “Ta gjen mami një sheik” është fantastik, një ritëm ndryshe që dallon dukshëm prej këngëve sot.

Po e sjellim poshtë tekstin e këngës, dhe patjetër këngën, që kjo ditë të nisë ashtu siç e meriton, këndshëm. / KultPlus.com

Kur te therras ne telefon
mamit kjo pun’ i pengon
Te Te therras nuk me lejon
Te gjitha ti harroj ajo kerkon
uuuu
mami yt s’me do
qe te dua nuk me lejon
e di se shum’ her’ te ka thene, te ka thene

#2 .mos shko bijë me at hipik
se ty shpirt ta gjen mami nje sheik

e ke mamin me fakulltet
edhe babi s’don t’me flet
kur per ty ajo çdo gje m’vet
se e ke mamin me fa.- fa.- fa.- fa.- fakultet

uuuu
mami yt s’me do
qe te dua nuk me lejon
e di se shum’ her’ te ka thene te ka thene

#4. Mos shko bij me at hipik
se ty shpirt ta gjen mami nje sheik

Të, të, të. tëtata…..

Grupi Marigona së shpejti sjellë këngën “Ku je”

Grupi i njohur Marigona do të sjellë së shpejti këngën e tyre të re “Ku je”. Marigona këtë lajm e ka bërë të ditur duke ndarë me ndjekësit e tyre në Facebook një pjesë të kësaj këngë.

https://web.facebook.com/vullnet.sefaja/videos/2183259585046558/UzpfSTEwMDAwMDg3NjE0NTIwMDozMDYwNjExMjk0OTk0MTQ6MTA6MDoxNTUxNDI3MTk5Oi00Njg3NDcyMDM2NjAzMTA3NTQy/

Grupi Marigona i themeluar në vitin 1991 nga Faton Kurteshi në qytetin e Mitrovicës kanë dhuruar ndër vite këngë që u bënë hite. Prandaj pritet për të parë suksesin që do të arrijë këngë e tyre e re “Ku je”./ KultPlus.com

#20YearChallenge – “Ajshe” sot dhe dikur nga Grupi Marigona

E premte sot, prandaj duhet patjetër muzikë e mirë.

Meqë shija është relative, ne po e sjellim fillimisht një këngë të veçantë dhe e cila nëse dëgjohet sot, nënkupton që i ka mbijetuar kohës.

“Ku ke ti moj Ajshe, moj te molla” – kësisoj fillon kënga e njohur “Ajshe” të cilën në një edicion festiv të këtij Viti të Ri e ka sjellë Vullnet Sefaja nga grupi Marigona.

Duke marrë shkas prej sfidës së njohur #10yearchallenge, e cila këtyre ditëve ka pushtuar rrjetet sociale, po e sjellim këngën në versionin e para 20-të vitesh, dhe atë në vitin 2019. Kësaj radhe, janë dy dekada, #20YearsChallenge.

Kënga “Ajshe” është rikthyer disa herë ndër vite nga artistë të ndryshëm shqiptarë, por gjithmonë një melankoli na lidhë me grupin Marigona dhe me versionin fantastik të tyre. / KultPlus.com