‘Moj e mira te pojata, hije të paskan flokët e gjata’ (VIDEO)

Rok grupi kosovar MAK u formua në vitin 1973 dhe si grup ka funksionuar deri në vitin 1978.

Gjashtë anëtarët e këtij grupi ishin Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi. Grupi “MAK”, konsiderohet pionier i rok muzikës kosovare dhe ka merita të mëdha për popullarizimin e rok muzikës në vend.

Haki Misini, është i vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë dhe Mehmet Tupella konsiderohet ende i zhdukur.

KultPlus, sot po e sjell këngën “Moj e mira te pojata”, një ndër këngët më të famshme të këtij grupi që kanë lënë gjurmë të thella në muzikën shqiptare:

Moj e mira te pojata
Moj e mira o, te pojata, hije te paskan flokt e gjata
Hije t’paskan o, flokt e gjata, shkurtoj pak e tu preft nafaka

Syri yt vasho si filxhani, vetllat t’holla eh sikur gajtani
Shtati yt vasho si selvie, goja jote o si kutie
(Uh dala t’plastë)

Shumë o djal jam bo merakë zëmra don me m’plasë në bark
Smut jam kanë o qe sa javë nuk je ardhë me m’pa
Te kishe ardhë o dej te arra ish qu dada t’kish dal para
Po s’je ardhë o me m’pa mu prandaj mo s’të du

A s’ma falë vash syrin e zi e, ta run baca si synin e tij e
A s’ma falë vash gojën ni herë e, ta shijoj vetëm ty arblere

Uh djal i dadës
Djalë kam ra në krahror tan, shejë në faqe mos me m’lanë,
Shejë në faqe mos me m’lanë, nana më qorton
Dalim në bashqe me shetit, trëndofilet me i ujit
Du me m’than vetëm një fjalë, se të dua djalë… / KultPlus.com

‘E urrej shiun kur bie, se njëherë ma fiku një zjarr dashurie’ (VIDEO)

Rok grupi i njohur Elita 5 është një nga grupet më të preferuara në vendet shqipfolëse, të cilët i rezistuan kohës, shkruan KultPlus

Me të dëgjuar këngët e tyre, meloditë na kthejnë prapa në kohë. Sot po ju sjellim njërën nga perlat muzikore “E urrej shiun”.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës:

Në kitarë teli… i këputur 
ndali këngën më të bukur… 
por s’e ndali, shiun në këtë qytet.. 
Ku je buza e paputhur 
dashuria ime e humbur 
në mes të rrugës.. unë po lagem vetë.. 

I harruar si një letër e djegur… 
në këtë rrugë pa adresë kam mbetur 
E urrej… shiun kur bie… 
se njëherë ma fiku një zjarr.. 
një zjarr dashurie… 
I urrej.. lotët e mi… 
dhe pse ngjajnë me shiun 
që më ndau nga ti.. 

Dashuria ish dikur 
mbet kornizë pa pikturë 
që askund nuk e shoh në mur… 
I harruar.. si një leter.. e djegur… 
në këtë rrugë.. pa adrese kam mbetur… 

E urrej shiun kur bie.. 
se njëherë ma fiku një zjarr 
një zjarr dashurie… 
i urrej.. lotët e mi… 
sepse ngjajnë me shiut.. (2x) 

E urrej shiun kur bie.. 
se njëherë ma fiku një zjarr 
një zjarr dashurie… 
I urrej lotët e mi… 
dhe pse ngjajnë me shiun 
që më ndau nga ti.. 

Ti ndoshta ishe një rrufe 
që erdhe shpejt… 
dhe kur shkove, nuk e dita, as e di 
por këngën edhe shpresën 
i le të treten nëpër shi… / KultPlus.com

“Moj e mira te pojata” (VIDEO)

Rok grupi kosovar MAK u formua në vitin 1973 dhe si grup ka funksionuar deri në vitin 1978.

Gjashtë anëtarët e këtij grupi ishin Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi. Grupi “MAK”, konsiderohet pionier i rok muzikës kosovare dhe ka merita të mëdha për popullarizimin e rok muzikës në vend.
Haki Misini, është i vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë dhe Mehmet Tupella konsiderohet ende i zhdukur.

KultPlus, sot po e sjellë këngën “Moj e mira te pojata”, një ndër këngët më të famshme të këtij grupi që kanë lënë gjurmë të thella në muzikën shqiptare.

Moj e mira te pojata

Moj e mira o, te pojata, hije te paskan flokt e gjata
Hije t’paskan o, flokt e gjata, shkurtoj pak e tu preft nafaka
Syri yt vasho si filxhani, vetllat t’holla eh sikur gajtani
Shtati yt vasho si selvie, goja jote o si kutie
(Uh dala t’plastë)

Shumë o djal jam bo merakë zëmra don me m’plasë në bark
Smut jam kanë o qe sa javë nuk je ardhë me m’pa
Te kishe ardhë o dej te arra ish qu dada t’kish dal para
Po s’je ardhë o me m’pa mu prandaj mo s’të du

A s’ma falë vash syrin e zi e, ta run baca si synin e tij e
A s’ma falë vash gojën ni herë e, ta shijoj vetëm ty arblere

Uh djal i dadës
Djalë kam ra në krahror tan, shejë në faqe mos me m’lanë,
Shejë në faqe mos me m’lanë, nana më qorton
Dalim në bashqe me shetit, trëndofilet me i ujit
Du me m’than vetëm një fjalë, se të dua djalë…/ KultPlus.com

Vdiq në moshën 62-vjeçare themeluesi i grupit muzikor The Pop Group

Mark Stewart, themelues i grupit muzikor The Pop Group, ka vdekur në moshën 62-vjeçare.

Steëart e themeloi grupin në vitin 1977 si adoleshent në Bristol me John Waddington, Simon Underwood, Gareth Sager dhe Bruce Smith.

Ai nga Mute Records u përshkrua si një “mik i dashur, koleg agjitator dhe forcë krijuese e natyrës”.

“Të njohësh Markun, të punosh me të, të qeshësh me të dhe të mendosh me të ishte si asgjë. Prania e tij jashtëzakonisht e sigurt dhe dominuese ishte e shoqëruar me një natyrë të ndjeshme, të ngrohtë, krijuese, kurioze, inteligjente dhe. Ai ishte gjithmonë zëri i të shtypurve dhe bëri gjithçka që mundi për të siguruar që njerëzit të trajtoheshin siç duhet”, shkroi Mute Records në një deklaratë,

Frymëzuar nga punk, dub dhe reggae, The Pop Group publikoi albumin e tyre debutues “Y”, në vitin 1979.

Një vit më pas publikuan albumin tjetër të titulluar në mënyrë provokuese “For How Much Longer Do We Tolerate Mass Murder?”, pas një shfaqjeje në një tubim të Fushatës për çarmatimin bërthamor në sheshin Trafalgar në vitin 1980.

Stewart filloi të punojë me artistë të hershëm hip-hop si The Last Poets dhe anëtarë të Sugar Hill Records.

Ai shpesh bashkëpunoi me artistë të tjerë, si Bobby Gillespie i Primal Scream dhe grupi trip-hop Massive Attack’s Daddy G.

Në vitin 2010, The Pop Group u reformua për një seri shfaqjesh live dhe regjistroi dy albume në studio.

Performanca e fundit e Steëart me grupin ishte në Britani për Coventry UK City of Culture 2021./klankosova/KultPlus.com

“A thua do të kthehet, pyes veten dhe s’kam përgjegje”

Grupi 403, është një grup muzikor i njohur i cili identifikohet me kultivimin e muzikës pop-rock. Grupi 403 është pjese e gjeneratës se rokut kosovar të viteve 80’, e cila njihet edhe si koha me e ndritur ne krijimtarinë rok-ut në Kosovë, shkruan KultPlus.

Grupi 403 u formua në vitin 1981 nga Mentor Gjurgjiali (bas), Fatmir Zajmi (bateri) dhe Naim Osmani (kitarë). Bendit më vonë, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, i bashkohet Hektor Gjurgjiali (vokal dhe kitarë), Arben Godanca (kitarë) dhe Veton Orana (sint).

Grupi 403 ka një album te incizuar me 15 këngë në të, i cili për herë të parë është incizuar në vitin 2002. Edhe pse ky grup nuk është aktiv për aq shumë vite, këngët e tyre i kanë rezistuar kohës dhe dëgjohen ende me shumë nostalgji nga publiku shqiptar.

Këngët “Bohemi”, “Kujtimi”, “A do të kthehet”, “Indeksi”, “Paraja”, “Në derë të kujt tani po troket”, e shumë të tjera, janë cilësuar si përqafim i kulturës urbane, e që padyshim ndikuan në urbanizimin e të rinjve të asaj periudhe.

https://www.youtube.com/watch?v=yOYwfu_XaKg

KultPlus sot ju sjellë tekstin dhe këngën “A do të kthehet”.

E pashë në jetën time,
Si në mjegull, a thua ëndrra mbaroj
e ajo shkoj,
A do të kthehet?

Më mbeten disa letra,
Dhe portreti i saj
grafikë e thjeshtë, e zakonshme
Por e bukur

A thua do të kthehet?
Pyes veten dhe s’kam përgjegje
Hija në mur përplot lagështi
Më thotë se mbeta në vetmi

A thua do të kthehet?
Pyes veten dhe s’kam përgjegje
Hija në mur përplot lagështi
Më thotë se mbeta në vetmi

Më vjen të qaj,
nga inati
Kur e di se një ditë
do ta harroj

Kërkoj pak qetësi
Ju lutem heshtni,
s’më nevojiten fjalët e kota…jo

A thua do të kthehet?
Pyes veten dhe s’kam përgjegje
U shua llampa, prapë vetën jam
Agoi dita përgjigje s’kam

A thua do të kthehet?
Pyes veten dhe s’kam përgjigje
U shua llampa, prapë vetën jam
Agoi dita përgjegje s’kam. /KultPlus.com