Ambasadorja e Kosovës në Suedi fton në takim Gëzim Gashin, autorin e librit ‘Unlocked, The Power of You’

Ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkendije Geci-Sherifi ka ftuar në takim Gëzim Gashin, autorin e librit  ‘Unlocked: The Power of You’, shkruan KultPlus.

“Një nder të takoj Ambasadorin e Kosovës në Suedi dhe të më vlerësojnë suksesin e librit tim të parë ‘Unlocked: The Power of You’. Faleminderit shumë ambasadores Shkendije Geci-Sherifi për ftesën dhe organizimin e një dite fantastike dhe të paharrueshme për mua dhe familjen time. faleminderit shume.”- shkruan Gashi në Instagram./KultPlus.com

KultPlus në shtëpinë e çdo lexuesi, në ditët festive me intervista ekskluzive

KultPlus – e para gazetë online shqiptare që i kushtohet raportimit të denjë mbi artin dhe kulturën, edhe këtë fundvit është përkujdesur për lexuesit e saj.

Sukseset e Kosovës ishin të shumta këtë vit nëpër sfera të ndryshme, andaj KultPlus këto suksese do t’i gëzojë edhe njëherë duke sjellur intervista ekskluzive të cilat do të mund t’i lexoni më 31 dhjetor, 1 e 2 janar në ditët e festive të Vitit të Ri 2022.

Arona Zyberi, Zgjim Terziqi, Ferit Zekolli, Memli Kelmendi, Nora Gjakova, Doresa Rexha, Edi Shukriu, Distria Krasniqi, Yllka Gashi, Saranda Bogujevci, Hajrulla Çeku, Kaltrina Krasniqi, Dori Basha e Gzim Gashi vijnë me rrëfime ekskluzive duke sjellur histori shumë interesante nga sirtarët e veprimtarisë së tyre, të gjitha këto intervista mund t’i lexoni në www.kultplus.com, që do të publikohen gjatë ditës së sotme.

Si çdoherë, ju ftojmë të na lexoni por edhe të na shkruani mbi personazhet, tregimet dhe momentet që ju doni t’i shihni në KultPlusin tonë dhe tuajin.

Urime festat! /KultPlus.com