Heavy metali i goditur nga pandemia

Për disa autsajdera, heavy metali mund të jetë kaotik, i ashpër dhe atij i mungon vlera emocionale, por përbrenda mesazhi është për solidaritet. Asgjë nuk e paraqet këtë më mirë sesa vendi ku qëndron orkestra.

Dalldisja mund të konsiderohet vallëzim. Dhe si shumë vallëzime të tjera, ka disa rregulla. Nëse dikush rrëzohet, të gjithë i ndihmojnë atij që të ngrihet në këmbë, të largojë pluhurin dhe t’i bashkohet përsëri kaosit, shkruan “The Guardian”.

Për shumë adhurues të zhanrit heavy metal jeta është një dalldisje, por virusi COVID-19 i ka goditur, transmeton KOHA. Shumë artistë kanë vazhduar që të luajnë nga shtëpitë apo të eksperimentojnë me bileta për performanca live, por në një botë ku bendet mbështetën te zhurmat e mëdha, shumë shpesh ky nuk është një opsion.

Muzika është shumë e lartë për të gjithë, përveç për pajisjet profesionale, dhe pesha fizike që ndihet në kraharor – dhe shpirt – është një komponentë vitale për këtë eksperiencë. Ndërkohë, muzikantët mbështetën në artin e tyre si një shkarkim nga traumat personale dhe vuajtjet.

Në fillim të vitit 2020, “Fed Ash”, një grup “metal/hardcore” nga Syracuse i New Yorkut, ishte duke koordinuar disa turne. Grupi kishte paguar shërbim me të shpejtë për të marrë më shpejt kopjet fizike të albumit të parë, “Diurnal Traumas’, për t’i shitur në turne. Në mesin e paraqitjeve ishte një shfaqje në festivalin treditor “Oblivion Access” në Austin, Teksas, me emra të mëdhenj si “Converge” dhe “Carcass”. Si çdo koncert tjetër live, edhe ky është anuluar.

“Kjo do të ishte diçka e madhe për ne”, ka thënë Matt Jaime, kitarist i “Fed Ash”, e që po ashtu ka edhe rolin e menaxherit të grupit. Ky grup, çdo bluzë, çdo sesion të incizimeve e paguan nga punët e përditshme të anëtarëve të grupit. Prandaj, kur pandemia filloi, paratë për CD dhe materiale promovuese, një furgon dhe pagesat për hapësirën për t’u ushtruar, ua shtuan presionin financiar. Pa llogaritur edhe frikën dhe pamundësinë për të luajtur live. /KultPlus.com

Doktoratura për studimet në zhanrin Heavy Metal

Universiteti Newcastle në Australi ofron mundësinë për të doktoruar duke studiuar zhanrin e muzikës rock – Heavy Metal

Kjo bursë në vlerë prej 19 mijë e 300 dollarësh në vit, iu jepet dy studentëve apo një studenti ndërkombëtar në mënyrë t’i studiojnë “gjeografitë shoqërore“ ku mes tjerash është e përfshirë edhe kjo muzikë.

Përshkrimi i këtij kursi përmend që Australia është gjeografikisht larg nga zemra e kulturës Heavy Metal, mirëpo shkaku i lidhjes historike dhe kulturore me ta, Australia ka prodhuar një numër bendesh me nam.(Ac/Dc, Wolfmother, Pendulum)

Ata duhet studiuar se çfarë tema shtjellojnë tekstet e bendeve metal të Australisë, se a janë kulturalisht dhe gjeografikisht unike për këtë kontinent, si dhe cila është lidhja mes evoluimit kulturor dhe kolonializmit në Australi. /Klan Kosova/KultPlus.com

Dy të moshuar “arratisen” nga azili, shkojnë të ndjekin koncertin e muzikës heavy metal

Dashuria për muzikën dhe jetën energjike nuk njeh moshë. Ndonjëherë trupi është i pafuqishëm për të përballuar energjitë e dëshirave shpirtërore, por kur e do shumë diçka edhe mund t’ia dalësh.

Dy të moshuar e dëshmojnë më së miri këtë. Ata janë “arratisur” nga shtëpia e të moshuarve në Gjermani për të ndjekur “Wacken Open Air”, festivalin më të madh në botë për muzikën heavy metal.

Policia njoftoi se ata kishin udhëtuar rreth 25 milje për të ndjekur nga afër festivalin Wacken Open Air. Ata janë kapur nga policia rreth orës 3 pas mesnate në gjendje të çorientuar dhe të trullosur, pasi kishin konsumuar sasi të vogla alkooli./KultPlus.com