Hong Kongu ofron 500,000 bileta avionësh për inkurajimin e turizmit

Nëse jeni duke kërkuar për një udhëtim argëtues dhe një fluturim falas, mund të jetë koha për të vizituar Hong Kong-un, shkruan faqja e internetit cnbc.com.

Uudhëheqësi i qytetit John Lee njoftoi se Hong Kongu do të japë 500 000 bileta ajrore këtë vit për të inkurajuar turizmin. Dhënia e biletave do të fillojë në muajin mars dhe do të zgjasë për gjashtë muaj, sipas Bloomberg.

Fred Lam, shefi ekzekutiv i Autoritetit të Aeroportit të Hong Kongut, shtoi se ”do të ketë mënyra të ndryshme për të fituar biletat, duke përfshirë një sistem llotarie”.

Në vitin 2020, Autoriteti i Aeroportit shpenzoi 2 miliardë dollarë për të blerë bileta nga linjat ajrore, duke përfshirë HK Express, Cathay Pacific Airways dhe Hong Kong Airlines.

Kjo risi do të jetë pjesë e planit të qeverisë për të ringjallur ekonominë e qytetit pas izolimit tre-vjeçar gjatë pandemisë, trazirave politike për shkak të ligjeve të diskutueshme të sigurisë që hynë në fuqi në vitin 2020 dhe protestave të dhunshme ndaj taktikave brutale të policisë në 2019. / KultPlus.com

Look up the city of Hongkong with airplane

Hong Kongu pezullon vaksinën e Pfizer-it

Hong Kongu ka vendosur që ta pezullojë përdorimin e vaksinave të kompanisë Pfizer për shkak se një dërgesë kishte gabime në paketim, raportuan mediet kineze.

Të mërkurën, disa qendrave të vaksinimit rreth qendrës financiare aziatike që ta ndërpresin përdorimin e vaksinës së kompanisë Pfizer, sipas njoftimeve që janë parë nga banorët.

Në deklaratën e distributorit dhe zhvilluesit të vaksinës thuhet se nuk është gjetur ndonjë arsye për të besuar se këto vaksina nuk janë të sigurta. Megjithatë, vaksinimi do të ndërpritet si masë parandaluese, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Qeveria e Hong Kongut njoftoi se të gjitha qendrat e vaksinimit e kanë pezulluar përkohësisht procesin, ndërsa qytetarët që kanë caktuar termin nuk duhet të shkojnë për ta marrë vaksinën.

Pezullimi i vaksinës së Pfizer-it nënkupton që zgjedhja e vetme që u ka mbetur banorëve të Hong Kongut është vaksina kineze, Sinovac.

Qyteti më i vizituar në botë nga turistët

Hong Kongu është qyteti më i vizituar në botë për vitin 2019.

Rreth 56 milionë turistë e kanë vizituar këtë qytet për vitin e kaluar, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Vizitorët, shumica nga Kina, tërhiqen nga përzierja e madhe e kulturave, pamjeve të porteve dhe blerjeve të klasit botëror.

Qendra globale e financave gjysmë-autonome, e drejtuar nga ana e kinezëve përben rreth 5 për qind të prodhimit të saj të brendshëm bruto, ose rreth 18 miliardë dollarë, direkt nga turizmi, pa llogaritur paratë e shpenzuara në dyqane dhe në restorante e lokale.

Qeveria tha se sektori i turizmit në Hong Kong punëson rreth 260 mijë njerëz, sipas qeverisë. / KultPlus.com