Kompania Pfizer ka një njoftim me rëndësi për vendet me zhvillim të dobët

Kompania e njohur botërore, Pfizer, do të lejojë që “pilula” e tyre të shitet më lirë në vendet që konsiderohen me më shumë varfëri, shkruan New York Times, përcjellë KultPlus.

Kompania njoftoi se mund të arrihet një marrëveshje e cila do të mundësojë një zgjerim të tretmanit mbi COVID-19, marrëveshje e cila përfshijnë një numër që janë goditur shumë nga pandemia.

Pfizer njoftoi të martën se do të lejojë shitjen e pilulës ndaj COVID-19 për më shumë se 95 vende të botës, të cilët konsiderohen me zhvillim ekonomik më të dobët.

Pilula nevojitet urgjentisht në vendet ku pak njerëz kanë pasur ende mundësinë për t’u vaksinuar. Dhe për shkak se është një pilulë që mund të merret në shtëpi, do të jetë shumë më e lehtë për t’u shpërndarë sesa trajtimet që jepen zakonisht në mënyrë intravenoze.

“Kjo do të jetë vërtet e rëndësishme për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, sepse është e lehtë për t’u marrë, vetëm një kurs i shkurtër prej pesë ditësh dhe potencialisht relativisht i lirë për t’u prodhuar,” tha Charles Gore, drejtor ekzekutiv i Medicines Patent Pool.

Kompania Pfizer nuk i ka dhënë asnjë prodhuesi një licencë për të bërë vaksinën e saj Covid, për të cilën është në rrugën e duhur për të sjellë 36 miliardë dollarë të ardhura këtë vit./KultPlus.com

Pfizer pritet të kërkojë autorizimin për vaksinën e tretë për personat mbi 18 vjeç

Këtë javë ka zhvillime të rëndësishme në betejën ndaj COVID-19. Kompania farmaceutike Pfizer pritet të kërkojë autorizimin për vaksinën e tretë për personat e moshës 18 vjeç e lart. Ky lajm bëhet i ditur ndërsa Shtetet e Bashkuara hapën më në fund kufijtë për shtetasit e vaksinuar të dhjetëra vendeve.

Falë këtij vendimi shumë familje po ribashkohen me njëra-tjetrën, sikurse tregojnë pamjet në aeroportin ndërkombëtar të Nju Jorkut. Ndërkohë heqja e kufizimeve ka krijuar radhë në kufirin me Kanadanë.

Rikthimi në normalitet po nxitet nga përpjekjet e administratës së Presidentit Biden për vaksinimin.

Fëmijët mbi 5 vjeç po marrin ndërkohë dozën e tyre të parë të vaksinës. Në Nju Jork janë ngritur qendra të përkohshme vaksinimi në shkollat publike. Në Çikago, shkollat do të mbyllen këtë të premte për t’u dhënë prindërve kohën e duhur që të vaksinojnë fëmijët.

Departamenti i Drejtësisë reagoi ndaj një vendimi të gjykatës për të bllokuar përkohësisht zbatimin e urdhërit të administratës së Presidentit Biden për vaksinimin e detyrueshëm në kompanitë me mbi 100 punonjës. Departamenti tha se bllokimi i urdhërit do të kushtojë ndoshta dhjetëra apo edhe qindra jetë çdo ditë.

“Kongresi e ka dhënë autorizimin me ligj mbi 50 vjet më parë. Pra, ky është një autoritet që ne besojmë se i takon Departamentit të Punës”, tha Karine Jean-Pierre, Zv.Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Megjithatë, urdhërat për vaksinimin vazhdojnë të priten me zemërim. Në Los Anxhelos po protestohet kundër vaksinimit të detyrueshëm të punonjësve të qytetit.

Administrata për Sigurinë e Transporteve thotë se 40% e punonjësve të saj janë të pavaksinuar. Por, sipas një burimi të kanalit ABC News, shkarkimet e punonjësve federalë që nuk do të jenë vaksinuar deri më 22 nëntor nuk do të ndikojnë në udhëtimet me avionë për festën kombëtare të Ditës së Falenderimeve./VOA / KultPlus.com

Vaksina e Pfizer merr miratimin zyrtar për t’u përdorur te fëmijët 5-11 vjeç

Autoritetet amerikane kanë miratuar në mënyrë përfundimtare përdorimin e vaksinës së Pfizer për fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç. Uashingtoni po synon të nxisë fushatën e vaksinimit në vend dhe këtë vendim të fundit e shikon si një pikë kthese në luftën kundër koronavirusit.

“Kjo dritë jeshile është një hap i madh përpara në betejën tonë për të mposhtur virusin”, tha presidenti Biden, duke deklaruar se fushata e vaksinimit për fëmijët mund të fillojë më 8 nëntor.

FDA, agjencia qeveritare amerikane që mbikëqyr produktet farmaceutike, rekomandoi që fëmijët do të marrin një të tretën e dozës së vaksinës që marrin të rriturit./ KultPlus.com

Doza e tretë e Pfizer, 95.6% efektivitet kundër Covid-19

Doza përforcuese e vaksinës së Pfizer, është 95.6% efektive në parandalimin e Covid-19. Në këtë përfundim kanë arritur studimet e zhvilluara në dy laboratorë nga kompanitë Pfizer dhe Biontexh, testuar tek 10 mijë njerëz mbi moshën 16 vjeçare. Vaksina iu dha si dozë e tretë, njerëzve që kishin kompletuar regjimin prej dy dozash. Sipas kompanive, doza kishte rikthyer mbrojtjen kundër sëmundjes në nivelet e 95.6 për qind, krahasuar me ata që nuk e kishin marrë dozën përforcuese.

Kompanitë thonë se kanë në plan t’ia dorëzojnë informacionet FDA-së amerikane, Agjencisë Europiane të Barnave dhe rregullatorëve të tjerë. Mosha mesatare e pjesëmarrësve në studim ishte 53 vjeç. Një sërë shtetesh kanë nisur tashmë aplikimin e dozës së tretë për të forcuar imunitetin që sipas të dhënave bie me kalimin e muajve. Në SHBA doza përforcuese po jepet për grupmoshën mbi 65 vjeçare dhe persona të tjerë të rrezikuar, ndërsa ne Izrael po aplikohet tek e gjithë popullsia mbi 12 vjeç./KultPlus.com

Pfizer fillon provat klinike për ilaçin që parandalon COVID-19

Kompania farmaceutike Pfizer tha se ka filluar një provë klinike në shkallë të gjerë të një ilaçi për të shmangur COVID-19 tek ata që janë të ekspozuar ndaj virusit.

Provat për antibiotikun oral do të përfshijnë 2,660 pjesëmarrës të rritur të shëndetshëm që jetojnë në të njëjtën familje me dikë që është i infektuar me COVID-19.

Kompania Pfizer gjithashtu po studion ilaçin tek njerëzit që tashmë janë infektuar me COVID-19, por që ende nuk kanë zhvilluar simptoma serioze.

“Nëse është e suksesshme, ne besojmë se kjo terapi mund të ndihmojë në ndalimin e virusit herët, para se të ketë pasur shansin për t’u shpërndarë gjerësisht”, tha nëpërmjet një deklarate zyrtari kryesor shkencor i kompanisë Pfizer, Dr. Mikael Dolsten.

Ilaçi synon të bllokojë një enzimë kryesore që virusit i nevojitet për t’u shumuar. Nëse funksionon, shkencëtarët besojnë se do të jetë efikas vetëm në fazat e hershme të infeksionit. Kur COVID-19 të jetë bërë një sëmundje e rëndë, virusit i është ndaluar ndërkohë përhapja dhe pacientët preken kryesisht nga përgjigjja tepër aktive e sistemit imunitar./KultPlus.com

Pfizer fillon studimin e ilaçit oral për parandalimin e COVID-19

Pfizer njoftoi të hënën se ka filluar studime në shkallë të gjerë duke testuar një ilaç antiviral oral për parandalimin e COVID-19 midis njerëzve që janë ekspozuar ndaj virusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, studimi do të testojë ilaçin oral të Pfizer, PF-07321332, në deri në 2,660 pjesëmarrës të rritur të shëndetshëm të moshës 18 vjeç e lart që banojnë në të njëjtën familje me dikë që ka një infeksion të konfirmuar simptomatik COVID-19.

Pfizer tha se ai krijoi në mënyrë specifike ilaçin për t’u marrë nga goja “në mënyrë që potencialisht të mund të përshkruhet në shenjën e parë të infeksionit ose në vetëdijen e parë për një ekspozim, pa kërkuar që pacientët të shtrohen në spital”.

Deri më tani, i vetmi trajtim antiviral i miratuar për COVID-19 në Shtetet e Bashkuara është Remdesivir i i Gilead Sciences, të cilin ish-presidenti Donald Trump e mori në kombinim me dexamethasone kur u infektua me COVID-19 vjeshtën e kaluar.

“Me ndikimin e vazhdueshëm të COVID-19 në të gjithë botën, ne besojmë se trajtimi i virusit do të kërkojë trajtime efektive për njerëzit që kontraktojnë ose janë ekspozuar ndaj virusit, duke plotësuar ndikimin që vaksinat kanë pasur në ndihmën për të shuar infeksionet”, tha Mikael Dolsten, zyrtari kryesor shkencor dhe presidenti i Kërkimit, Zhvillimit dhe Mjekësisë në Botë i Pfizer. / KultPlus.com

Javën e ardhshme merret vendimi për dozën e tretë të Pfizer

Vlerësimi do të bëhet në bazë të të dhënave të paraqitura nga kompania farmaceutike dhe rezultati pritet “brenda javëve të ardhshme, përveç nëse kërkohet informacion shtesë”.

Agjencia Evropiane e Barnave ka filluar të vlerësojë aplikimin për përdorimin e një doze përforcuese të vaksinës Comirnaty (Pfizer-BioNTech) që do të administrohet gjashtë muaj pas dozës së dytë te personat e moshës 16 vjeç e lart.

“Dozat përforcuese u jepen njerëzve të vaksinuar (d.m.th. njerëzve që kanë përfunduar vaksinimin parësor) për të rikthyer mbrojtjen pasi të ketë rënë”, shpjegon EMA, transmeton CNN.

Ndër informacionet e siguruara nga Pfizer-BioNTech për shqyrtimin e Komitetit për Mjekimet Njerëzore (CHMP) të EMA-s janë edhe rezultatet e një studimi klinik të vazhdueshëm, në të cilin rreth treqind të rritur me sistem imunitar të shëndetshëm morën një dozë përforcuese rreth gjashtë muaj pas dozës së dytë. / KultPlus.com

Shefi i Pfizer tregon se kur do të mund të përfundoj pandemia COVID-19

Shefi i Pfizer, Albert Bourla ka deklaruar se bota mund të përballet me një situatë të rëndë nëse nuk vaksinohet një numër i madh i popullsisë, përcjell KultPlus.

I pyetur nga “The Financial Times” se kur mendon ai se do të marrë fund pandemia, ai është shprehur se për botën e zhvilluar shpreson që një gjë e tillë do të ndodh para fundit të këtij viti.

Megjithse, këtu ai është shprehur se e vetmja  e panjohur është nëse shtetet nuk ia dalin të vaksinojnë një numër të mjaftueshëm të qytetarëve.

 “Për botën e zhvilluar . . . do të ndërrojë, shpresoj, para fundit të këtij viti. E vetmja e panjohur është nëse ata nuk ia dalin të vaksinojnë numër të mjaftueshëm të qytetarëve, jo për shkak se nuk ka vaksina, por për shkak të hezitimit. Mund të përballemi me situatë të keqe nëse njerëzit nuk vaksinohen”, ka thënë ai.

E profesori universitar Muhamet Hamiti, derisa ka publikuar deklaratën e shefit të Pfizer ka thënë se Kosova do të mund të bëhej pjesë e botës së zhvilluar në aspekt të përballjes me virusin nëse Qeveria e organizon më mirë sistemin shëndetësor e qytetarët e marrin vaksinën.

Ai ka thënë se shkenca e ka bërë punën e vet, ndërsa tani gjithçka mbetet në dorën e Qeverisë dhe qytetarëve.

“Kosova do të mund të bëhej pjesë e botës së zhvilluar në aspekt të përballjes me virusin po qe se Qeveria e organizon më mirë sistemin tonë shëndetësor dhe qytetarët tanë e marrin vaksinën, mbasi numri i vaksinave të kontraktuara deri tani (me Pfizerin) – 1.2 milionë – e mundëson këtë, do të thoshim ne. Në rastin tonë, si gjetiu, është në dorën e Qeverisë dhe të qytetarëve. Shkenca (mjekësia) dhe industria farmaceutike e kanë bërë punën e vet”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook. /gazetaexpress/ KultPlus.com

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët: Mund t’i kombinoni vaksinat Astra Zeneca dhe Pfizer

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate drejtuar mediave ka njoftuar qytetarët se gjatë vaksinimit kundër COVID-19, mund të bëhet edhe kombinimi i vaksinave.

Në komunikatë thuhet se qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën donë ta marrin.

E zgjedhjet janë Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech. Megjithatë nëse dikush do t’i bëjë kombinim, dozën e parë mund ta marrin Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer apo anasjelltas.

Gjatë ditës u raportua se kombinimi i vaksinave në Kosovë nuk lejohet në qendrat vaksinuese.

E Ministria e Shëndetësisë thotë se kushdo që pretendon se diçka e tillë nuk lejohet, është e pavërtetë.

Qëllimi i kombinimit të vaksinave është rritja e imunitetit.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Kombinimi i vaksinave në Kosovë bëhet që kur ka nisur vaksinimi masiv kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë i informon sërish qytetarët e vendit se ata që vaksinohen kundër COVID-19 kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën do ta marrin prej dy llojeve të vaksinave të cilat përdoren në Kosovë si Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech.

Gjithashtu, që kur ka filluar vaksinimi i qytetarëve në masë kundër COVID-19 (qershor 2021), qytetarëve u është lejuar, me rekomandim të Komitetit të vaksinimit edhe kombinimi i vaksinave, që do të thotë se dozën e parë mund ta marrin të vaksinës Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer dhe anasjelltas.

Deklaratat e kujtdo qoftë se në Kosovë nuk lejohet kombinimi i vaksinave janë të pavërteta.   

Me respekt,

Divizioni i Komunikimit me Publikun-MSh. / KultPlus.com

Arrijnë vaksinat e Pfizerit në Kosovë

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik sapo kanë arritur afër pesë mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani nuk është prononcuar askush rreth pranimit të këtyre vaksinave, përveç se aty është parë Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, njofton Klan Kosova, përcjell KultPlus.

Ka qenë Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e cila dy ditë më parë ka njoftuar se në Kosovë do të vijnë pesë mijë doza të vaksinës Pfizer.

Ato sipas burimeve thuhet se kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut në Aeroportin e Prishtinës dhe deri në IKSHPK janë sjell nga një kompani e kontraktuar./klankosova/KultPlus.com

BE-ja konfirmon: 95 mijë doza “Pfizer” për Kosovën

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka ndarë për Kosovën 95 mijë doza të vaksinës “Pfizer” në luftën kundër koronavirusit. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkruar në Twitter se “qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Albin Kurtit”.

“95 mijë doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi këtu në këtë së bashku”, ka thënë ajo.

Bashkimi Evropian, përmes Austrisë, do të dërgojë në Kosovë 95 mijë doza të vaksinës kundër virusit COVID-19, të kompanive “BioNtech-Pfizer”, kanë bërë të ditur burimet e BE-së në Bruksel. Kosovës i është ndarë kjo sasi nga gjithsej 651 mijë doza sa Bashkimi Evropian do t’ua dhurojë gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Këto doza të vaksinave do të nisin të shpërndahen në rajon që nga fillimi i muajt maj e deri në muajin gusht. Ato janë sasi e veçantë e siguruar nga BE-ja dhe nuk përfshihen në sasinë që shtetet e BE-së e kanë siguruar për vete.

Sasia më e madhe e dozave do të shkojë për Bosnje e Hercegovinën, së cilës BE-ja do t’ia dhurojë 214 mijë doza, pastaj Shqipërisë 145 mijë doza, Maqedonisë së Veriut 119 mijë dhe Serbisë 36 mijë doza. Serbia ka marrë më pak sesa vendet tjera për shkak se ajo tashmë ka avancuar shumë në procesin e vaksinimit, duke qenë në pozitë edhe më të mirë sesa vendet e Bashkimit Evropian. Burimet në BE kanë sqaruar se këto 651 mijë doza janë ndarë në bazë të nevojave për t’i vaksinuar kategoritë me prioritet dhe ato të rrezikuara, e jo në bazën pro-rata, pra në bazë të numrit të banorëve.

Bashkimi Evropian kohë më parë kishte ndarë një shumë prej 70 milionë eurosh shtesë për t’i ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor për vaksinim. Por, ende asnjë dozë e vetme në asnjë vend të rajonit nuk ka ardhur si donacion i BE-së. Kjo ka bërë që të dëmtohet edhe imazhi i BE-së, ndërsa vendet e rajonit, sidomos Kosova, të jenë të dëshpëruara. BE-ja beson se kjo ndihmë do të jetë e dobishme në këtë moment dhe po punon që ndihma të vazhdojë pasi fjala është për një nevojë, e cila do të jetë më e gjatë.

Këto vaksina, sipas këtyre burimeve, ishin të gatshme edhe më herët, por procedura e kontraktimit të tyre, pagesave dhe shpërndarjes, është jashtëzakonisht e komplikuar. Kjo pasi ato duhet të transportohen dhe ruhen në kushte të ndjeshme, në temperatura shumë të ulëta. Nga ana tjetër, prodhuesi ka dashur të sigurohet se gjithçka në tërë zinxhirin e shpërndarjes të jetë sipas standardeve, në mënyrë që të mos ketë pasoja, pasi edhe duhet të merret përgjegjësia për efektet e vaksinimit.

Në emër të BE-së, Austria do të jetë shteti i cili do ta “fasilitojë” sigurimin e vaksinave. Ato do të paguhen nga BE-ja nga shuma prej 70 milionë eurosh, të cilën Bashkimi Evropian e kishte ndarë vetëm për të ndihmuar vaksinimin në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në negociata për t’i siguruar këto vaksina ishin përfshirë në mënyrë trepalëshe BE-ja, vendet e rajonit dhe kompania “BionTech-Pfizer”. / Koha.net / KultPlus.com

Hong Kongu pezullon vaksinën e Pfizer-it

Hong Kongu ka vendosur që ta pezullojë përdorimin e vaksinave të kompanisë Pfizer për shkak se një dërgesë kishte gabime në paketim, raportuan mediet kineze.

Të mërkurën, disa qendrave të vaksinimit rreth qendrës financiare aziatike që ta ndërpresin përdorimin e vaksinës së kompanisë Pfizer, sipas njoftimeve që janë parë nga banorët.

Në deklaratën e distributorit dhe zhvilluesit të vaksinës thuhet se nuk është gjetur ndonjë arsye për të besuar se këto vaksina nuk janë të sigurta. Megjithatë, vaksinimi do të ndërpritet si masë parandaluese, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Qeveria e Hong Kongut njoftoi se të gjitha qendrat e vaksinimit e kanë pezulluar përkohësisht procesin, ndërsa qytetarët që kanë caktuar termin nuk duhet të shkojnë për ta marrë vaksinën.

Pezullimi i vaksinës së Pfizer-it nënkupton që zgjedhja e vetme që u ka mbetur banorëve të Hong Kongut është vaksina kineze, Sinovac.

Specializanti shqiptar merr vaksinën Pfizer në Romë

Doktor Dorjan Bardhi, specializant në fushën e shëndetit publik në Universitetin e l‘Aquila, Romë Itali, ka marrë sot në datën 04.01.2021 dozën e parë te vaksinës anti SARS-CoV-2 të firmës Pfizer-Biontech.

Doktor Bardhi është pjesë e formacionit të Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive (INMI) L. Spallanzani./ KultPlus.com

Gjyshja që bëri historinë merr dozën e dytë të vaksinës Pfizer

Një gjyshe që u bë personi i parë në botë që mori vaksinën Pfizer në fillim të këtij muaji i është dhënë doza e dytë, shkruan The Guardian, transmeton KultPlus.

Margaret Keenan iu dha injeksioni pasues në Spitalin Universitar Coventry në Angli të sot, tre javë pasi bëri historinë me goditjen e parë.

Profesori Andy Hardy, shefi ekzekutiv i Spitaleve Universitare Coventry dhe Warwickshire NHS Trust, tha:

“Ne ishim të kënaqur që e mirëpritëm Margaret Keenan përsëri në Spitalin Universitar të Coventry sot për të marrë në mënyrë të sigurt dozën e dytë të vaksinimit, pasi ajo u bë personi i parë në botë që mori vaksinën Pfizer Covid-19 pas miratimit të saj klinik”,tha ai./ KultPlus.com

Pfizer gati të nisë shpërndarjen e vaksinave në dhjetor

Aplikon për aprovimin e produktit të saj pranë Agjencisë Evropiane të Barnave.

Firmat farmaceutike Pfizer dhe BioNTech mund të nisin shpërndarjen në Evropë të dozave të vaksinës së tyre të përbashkët anti-COVID që këtë muaj.

Firmat dërguan këtë të Martë aplikimin e tyre pranë Agjencisë Evropiane të Barnave “EMA” për aprovimin për përdorim urgjent të produktit të tyre, që renditet mes vaksinave me efektshmërinë më të lartë të zhvilluara deri tani, 95%.

Pavarësisht se këto firma e kanë kapacitetin për të kryer shpërndarjen e dozave në një kohë rekord, agjencia evropiane me qendër në Amsterdam pritet ta japë aprovimin jo më herët se fundi i këtij muaji. Sipas përllogaritjeve të DË, vlerësimin e vaksinës Pfizer dhe BioNTech, “EMA” pritet të përfundojë më 29 Dhjetor, ndërsa atë të produktit të firmës tjetër Moderna që aplikoi të Hënën pranë kësaj agjencie, më 12 Janar.

Afati përkon me parashikimet e kreut të Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, i cili tha se fushata e vaksinimit në këtë vend do të nisë më 15 Janar të vitit të ardhshëm. Të njëjtën pritshmëri ka edhe ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn. Të parët që do t’i nënshtrohen vaksinimit janë shtresat e rrezikuara, mjekët dhe të sëmurët./ KultPlus.com