Hong Kongu ofron 500 000 bileta avionësh për inkurajimin e turizmit

Nëse jeni duke kërkuar për një udhëtim argëtues dhe një fluturim falas, mund të jetë koha për të vizituar Hong Kong-un, shkruan faqja e internetit cnbc.com.

Uudhëheqësi i qytetit John Lee njoftoi se Hong Kongu do të japë 500 000 bileta ajrore këtë vit për të inkurajuar turizmin. Dhënia e biletave do të fillojë në muajin mars dhe do të zgjasë për gjashtë muaj, sipas Bloomberg.

Fred Lam, shefi ekzekutiv i Autoritetit të Aeroportit të Hong Kongut, shtoi se ”do të ketë mënyra të ndryshme për të fituar biletat, duke përfshirë një sistem llotarie”.

Në vitin 2020, Autoriteti i Aeroportit shpenzoi 2 miliardë dollarë për të blerë bileta nga linjat ajrore, duke përfshirë HK Express, Cathay Pacific Airways dhe Hong Kong Airlines.

Kjo risi do të jetë pjesë e planit të qeverisë për të ringjallur ekonominë e qytetit pas izolimit tre-vjeçar gjatë pandemisë, trazirave politike për shkak të ligjeve të diskutueshme të sigurisë që hynë në fuqi në vitin 2020 dhe protestave të dhunshme ndaj taktikave brutale të policisë në 2019. /KultPlus.com

Look up the city of Hongkong with airplane

Hong Kongu ofron 500,000 bileta avionësh për inkurajimin e turizmit

Nëse jeni duke kërkuar për një udhëtim argëtues dhe një fluturim falas, mund të jetë koha për të vizituar Hong Kong-un, shkruan faqja e internetit cnbc.com.

Uudhëheqësi i qytetit John Lee njoftoi se Hong Kongu do të japë 500 000 bileta ajrore këtë vit për të inkurajuar turizmin. Dhënia e biletave do të fillojë në muajin mars dhe do të zgjasë për gjashtë muaj, sipas Bloomberg.

Fred Lam, shefi ekzekutiv i Autoritetit të Aeroportit të Hong Kongut, shtoi se ”do të ketë mënyra të ndryshme për të fituar biletat, duke përfshirë një sistem llotarie”.

Në vitin 2020, Autoriteti i Aeroportit shpenzoi 2 miliardë dollarë për të blerë bileta nga linjat ajrore, duke përfshirë HK Express, Cathay Pacific Airways dhe Hong Kong Airlines.

Kjo risi do të jetë pjesë e planit të qeverisë për të ringjallur ekonominë e qytetit pas izolimit tre-vjeçar gjatë pandemisë, trazirave politike për shkak të ligjeve të diskutueshme të sigurisë që hynë në fuqi në vitin 2020 dhe protestave të dhunshme ndaj taktikave brutale të policisë në 2019. / KultPlus.com

Look up the city of Hongkong with airplane

Hong Kong, qyteti më i shtrenjtë në botë për vitin 2022

Kompania globale e lëvizshmërisë ECA International ka publikuar listën vjetore të qyteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar dhe sërish Hong Kongu kryeson në vendin e parë.

Kompania e përpilon listën bazuar në disa faktorë, duke përfshirë çmimin mesatar të produkteve shtëpiake si qumështi dhe vaji i gatimit, qiraja, shërbimet komunale, tranziti publik dhe fuqia e monedhës vendase.

Ky është viti i tretë me radhë që Hong Kongu renditet si qyteti më i shtrenjtë në botë.

Azia mund të quhet me plot bindje kontinenti më i shtrenjtë, me pesë qytete në Top 10-shen e listës – Hong Kong, Tokio, Shangai, Guangzhou dhe Seul.

Qyteti më i shtrenjtë në Evropë është Gjeneva e Zvicrës, e cila ishte në vendin e tretë pas Hong Kongut dhe Nju-Jorkut. Nju-Jorku ishte i vetmi qytet i Amerikës së Veriut që u rendit në dhjetëshen e parë.

20 qytetet më të shtrenjta në botë:

1. Hong Kong

2. Nju-Jork

3. Gjenevë

4. Londër

5. Tokio

6. Tel Aviv

7. Zyrih

8. Shanghai

9. Guangzhou

10. Seul

11. San Francisco

12. Shenzhen

13. Singapor

14. Pekin

15. Jeruzalem

16. Bern

17. Yokohama

18. Copenhagen

19. Oslo

20. Taipei./ KultPlus.com

Një vizatim i një ariu nga Leonardo da Vinçi pritet të arrijë deri në 12 milionë dollarë në ankand

Vizatimi, i titulluar “Head of a Bear” (Koka e një ariu) do të shitet në Londër nga shtëpia e ankandeve Christie’s. Vizatimi do të shfaqet në New York dhe Hong Kong përpara se të dalë në ankad dhe pritet të arrijë shifrën 12 milionë dollarë, sipas shtëpisë së ankandit, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

“Koka e një ariu” ka përmasa 7 cm me 7 cm dhe është vizatuar në një letër të zbehtë rozë në bezhë. Më parë është shfaqur në muze duke përfshirë Galerinë Kombëtare në Londër, ku u shfaq në vitin 2011 dhe vitin 2012 si pjesë e një ekspozite për Da Vinçin.

Sot, shitja mund të tejkalojë rekordin e mëparshëm të vendosur për një vizatim nga artisti.

Vizatimi daton nga vitet 1480 dhe kjo vepër e artit është pjesë e një koleksioni të vizatimeve të kafshëve në shkallë të vogël të artistit.

Ben Hall, kryetari i vjetër i pikturave në Christie’s New York, e përshkroi vizatimin si “një nga veprat më të rëndësishme nga Rilindja”. Ai tha: “Vepra është zotëruar nga disa prej koleksionistëve më të dalluar në fushën e mjeshtrave të vjetër përgjatë shumë shekujve, jo vetëm nga pronari aktual i cili e ka në pronësi që nga viti 2008.”

Kurse, Laetitia Masson, një eksperte në vizatimet e vjetra master në Christie’s, tha se argjendi është një “teknikë shumë e vështirë, sepse nuk pranon asnjë gabim”.

Ka shumë aftësi në metodë pasi vizatimi arrihet me një shkop argjendi që aplikohet në një letër të përgatitur posaçërisht për të lënë shenja dhe vija.

Ajo shtoi që da Vinci ishte “magjepsur nga natyra dhe kafshët në përgjithësi”.

Piktori dhe koleksionisti britanik Sir Thomas Lawrence më parë zotëronte pjesën e veçantë. / KultPlus.com

Hong Kongu miraton ligjin për himnin kombëtar të Kinës

Hong Kongu ka miratuar të enjten një projektligj që e bën të dënueshëm mosrespektimin e himnit kombëtar të Kinës, hap që është parë si shenja e fundit e rritjes së pushtetit të Pekinit në territorin gjysmë-autonom.

Votimi i 4 qershorit ka ardhur vetëm disa ditë pasi autoritetet kineze kanë dhënë dritën e gjelbër për miratim të ligjit për siguri kombëtare.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Australia, Kanadaja dhe grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, kanë thënë se ky ligj do të rrezikojë liritë e Hong Kongut.

Ligji për himnin kombëtar urdhëron shkollat e nivelit fillor dhe atij të mesëm t’ua mësojnë nxënësve këngën dhe në rast se dikush e përqesh atë, bart rrezikun e ndëshkimit me deri tre vjet burgim apo gjobë deri në 6,450 dollarë.

Ky himn nuk është respektuar nëpër fusha të futbollit, pasi tifozët kanë kënduar këngën “Lavdi për Hong Kongun”, që është kthyer në thirrje për demokraci të këtij qyteti.

Hong Kongu, qysh në vitin 1997, është pjesë e Kinës në bazë të organizimit “një shtet, dy sisteme”. / KultPlus.com

Emocione të veçanta për Dua Lipën në Hong Kong (FOTO)

Këngëtarja Dua Lipa me këngët e saj po tund skenat e vendeve të ndryshme të botës. Shtrirja e adhuruesve në mbarë botën po reflektohet edhe përmes pritjes që po i bëjnë fansat.

Ajo së fundmi ka mbajtur një koncert në Hong Kong, prej nga ka publikuar fotografi të performancës së saj në skenë dhe fotografi të fansave që me brohoritje i zgjasin duart drejt saj. Përveç kësaj , ata në duar mbajnë edhe shumë mbishkrime ku shihet i shkruar emri “Dua”, e që është rrethuar me shumë zemra.

“Hong Kong-u ma mori zemrën. Faleminderit që erdhët në turneun e vet-titulluar”, ka shkruar në postimin e saj, Dua Lipa.
Ajo pritet të publikoi së shpejti videoklipin e këngës më të re “One Kiss”, e cila është bashkëpunim me Calvin Harris.

Viti i kaluar i solli një sukses të jashtëzakonshëm me këngën “New Rules”, e cila mblodhi plot 1 miliard klikime në YouTube./ KultPlus.com