Performanca energjike e Dua Lipës në emisionin e famshëm të Jimmy Kimmel (VIDEO)

Ylli botëror Dua Lipa sot ka zënë vend në shkrimet e shumë medieve të huaja për performancën e saj në emisionin e njohur Jimmy Kimmel Live, shkruan KultPlus.

Dua Lipa ka gëzuar një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e saj të titulluar “Dua Lipa” dhe me këngën e saj “New Rules”. Ndërsa këtë vit, ajo solli këngën “IDGAF”, e cila po korr shumë sukses. Së fundmi një performancë të kësaj kënge e ka dhënë tek “Jimmy Kimmel Live”.

Gjatë këndimit të këngës “IDGAF”, këngëtarja Dua Lipa shfaq një energji të jashtëzakonshme. Ndërsa ajo këndon këtë këngë, teksti i saj paraqitet prapa e që bën që edhe publiku ta këndojë këngën së bashku me të.

Së fundmi këngëtarja shqiptare, ka pasur një shkëputje nga skena për shkaqe shëndetësore ndërsa ka paralajmëruar se nga sonte ajo do t’i kthehet koncerteve në Australi./ KultPlus.com

Dua Lipa e mahnitshme në shoun amerikan të Ellen DeGeneresit (Video)

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.Ajo gjatë ditës së sotme ka pohuar se ka anuluar paraqitjet në koncertit mbështetës të Bruno Marsit për arsye shëndetësore.

Por këngëtarja performoi në shoun televiziv “The Ellen Show”.

“Këtu do të perfomojë dy këngët e ardhshme një ndër këngëtaret që ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm këtë vit”, ka pohuar gjatë prezantimit Ellen DeGeneres.

Bukuroshja jonë ka kënduar para miliona teleshikuesve këngën që po i sjell suksese “IDGAF” gjersa kujtojmë se “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar mbi një miliard herë në YouTube.

Theksojmë se Lipa tashmë ka paralajmëruar koncertin e radhës në kryeqytetin tonë të Prishtinës pas koncertit madhështor të Rita Orës.

Ndryshe, 22-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Dua Lipa shndërrohet në princeshë të Disneyt (FOTO)

Dua Lipa ka shpërthyer me videoklipin e saj të fundit “IDGAF”, por përkundër kësaj ajo ka inspiruar edhe artistët e tjerë.

Artistja braziliane Mayhara Ferraz e ka shndërruar Dua Lipën në princeshë të Disneyt, duke ilustruar portretin e saj nga videoklipi i fundit, transmeton Koha.net.

“IDGAF”, që u lansua para dy ditësh, ka arritur 10 milionë klikime gjë që ka emocionuar mjaft shumë këngëtaren me prejardhje shqiptare.

“‘IDGAF’ ka arritur 10 milionë klikime në 48 orë, wahoo. Plus Mayhara Ferraz më ka shndërruar mua në princeshë të Disneyt”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram./ KultPlus.com

Dua Lipa shpjegon domethënien e videoklipit ‘IDGAF’

Në mëngjesin e sotëm, videoklipi i Dua Lipës “IDGAF” numëron rreth 5 milionë klikime, duke qenë kënga #5 në trending në Youtube.

“Sa i përket videoklipit, ana jote e fortë dhe ana jote më e dobët bashkohen, për të kuptuar se dashuria ndaj vetes dhe vetëbesimi do të ndihmojnë në tejkalimin e çdo sfide” ka treguar vetë Dua Lipa për IDOLATOR.

Videoklipi i vajzës nga Prishtina ka qenë i shumëpritur pasi “New Rules” theu çdo rekord dhe pritje.

“Në videoklip patëm dëshirë të tregojmë sensin e fuqisë përtej një konteksti të ndarjes nga një i dashur” ka treguar regjisori i videoklipit, Henry Scholfield për IDOLATOR.

Madje, në një pikë të videoklipit njëra DUA e puth tjetrën në ballë, ndoshta pika më kulmore e videos që tregon edhe shpalosjen e dashurisë ndaj vetes, pranimit ndaj vetes me çdo kusht. / KultPlus.com