Aktiviteti i parë mes Izraelit dhe Kosovës zhvillohet përmes sportit

Sot, me ftesë të shtetit të Izraelit, është duke u zhvilluar një aktivitet shahu mes lojtarëve të Kosovës dhe Izraelit. Kjo ngjarje u organizua në Ditën e Jeruzalemit si shenjë miqësie mes dy shteteve, përcjell KultPlus.

Në hapje mbajtën fjalim zëvendësministrja Daulina Osmani, ambasadorja Ines Demiri dhe ambasadori Dan Oryan.

Osmani gjatë këtij aktiviteti tha se të dyja vendet po festojnë së bashku Ditën e Jeruzalemit, njërit prej qyteteve më të vjetra në botë dhe me një nga sportet më të vjetra.

Tutje ajo ka shtuar se njëlloj sikurse shahu edhe miqësia dhe respekti ndërmjet dy popujve i ka rezistuar kohës.

Më poshtë mund të lexoni fjalimin e plotë të zëvëndësministres:

“Në emër të Qeverisë së Kosovës, ju falënderoj për ftesën tuaj. Jemi të nderuar që aktiviteti i Shahut për Solidaritet këtë vit po zhvillohet midis dy shteteve tona. Sot ne po festojmë së bashku Ditën e Jeruzalemit, një nga qytetet më të vjetra në botë me një nga sportet më të vjetra.

Si zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe si sportiste, e vlerësoj rëndësinë e shahut si sport dhe po ashtu si art. Sport mbi një mijë vjet i vjetër, është një nga aktivitetet më stimuluese për mendjen e njeriut. Kërkon aftësi të jashtëzakonshme të të menduarit, përqendrimit dhe durimit.

Gjithashtu vlerësoj domethënien simbolike të ngjarjes së sotme sepse ne e dimë që sporti është një nga mënyrat më të mira për të bashkuar dy vende. Ashtu si shahu, miqësia dhe respekti midis popujve tanë i ka rezistuar kohës.

I uroj të gjithë lojtarëve fat të mirë. Le të fitojnë më të mirët. Faleminderit./ KultPlus.com

Ambasadorja Demiri takon Raul Teitelbaum, të mbijetuarin e holokaustit që u rrit në Kosovë

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka takuar Raul Teitelbaum, të mbijetuarin e holokaustit i cili gjithë jetën e ka kaluar në Kosovë.

Lajmin e bëri të ditur vetë ambasadorja, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku shprehej tejet e kënaqur për këtë takim.

Ajo ndër të tjera theksoi se historia e tij është e dhimbshme por e veçantë për Kosovën.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Demirit.

Një takim i veçantë me z. Raul Teitelbaum, i lindur dhe rritur në Prizren, Kosovë. Si një i mbijetuar i Holokaustit, historia e tij është e dhimbshme, por e veçantë për Kosovën, Izraelin dhe familjen tonë. I ulur jashtë derës së shtëpisë së tij, ai tregoi një mikpritje të ngrohtë në shtëpinë e tij. Në librin e tij të fundit “Një nga tetë” ai i kushtoi një pjesë të librit edhe historisë së familjes sonë.

Z. Teitelbaum në një video regjistrim tha:

“Jam shumë i lumtur për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem”

Iris & Anat, ishte shumë kënaqesi të ju takoja pas kaq vitesh. / KultPlus.com

Demiri hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem e pret me bashkatdhetarë: Do të kultivoj miqësi me mërgatën tonë

Me katërmbëdhjetë mars të këtij viti u hap ambasada e Kosovës në Jerusalem, ku si ambasadore u përzgjedh Ines Demiri, shkruan KultPlus.

Demiri nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se ditën e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem e ka pritur së bashku me bashkatdhetarë e student që jetojnë e punojnë në shtetin e Izraelit.

“Ishte kënaqësi që në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem prita bashkatdhetarë studentë e punonjës këtu në Shtetin e Izraelit. Do të kultivoj marrëdhënie miqësie e bashkëpunimi me pjesëtarët e mërgatës sonë për avancimin e pozitës së komunitetit kosovar në Izrael, për promovimin e Kosovës dhe vlerave tona dhe për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve përkatëse”, ka shkruar ajo./ KultPlus.com

Ines Demiri: Nderi më i madh i jetës sime t’i shërbej vendit tim në Izrael

Sot u bë e ditur se Kosova zyrtarisht hapi Ambasadën e saj në Jeruzalem, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, si ambasadore e kësaj ambasade është përzgjedhur Ines Demiri. Lajmin e bëri të ditur vetë Demiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

‘Një moment me të vërtetë krenar dhe historik për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit. Republika e Kosovës sot hapi zyrtarisht Ambasadën e saj në Jeruzalem!

Nderi më i madh i jetës sime është të kem këtë mundësi për të hapur Ambasadën dhe me krenari t’i shërbej vendit tim në Izrael‘, ka shkruar Demiri. / KultPlus.com

Ines Demiri shkruan historinë, diplomatja e parë e Republikës së Kosovës në Izrael

Ines Demiri, diplomatja e njohur kosovare me orgjinë hebreje, është emëruar si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael.

Lajmin e bëri të ditur vetë Demiri në rrjetin social Facebook.

“E nderuar që jam emëruar si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael! Pres me padurim këtë sfidë të madhe që nënkupton edhe pasionin tim të madh për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izarelit“, shkruan Ines Demiri e cila është vajza e Votim Demirit, kryetarit të Bashkësisë Hebreje të Kosovës. / KultPlus.com