Cili është shteti i parë amerikan që mbron muzikantët nga inteligjenca artificiale

Bill Lee, guvernatori i shtetit amerikan të Tenesit, nënshkroi legjislacionin që synon mbrojtjen e kantautorëve, interpretuesve dhe profesionistëve të tjerë të industrisë muzikore nga rreziqet e mundshme të Inteligjencës Artificiale (AI).

Kjo lëvizje e bën shtetin e Tenesit, i njohur si vendlindja e muzikës ‘country’ dhe një pikënisje për legjendat e muzikës, të parin në SHBA që miraton masa të tilla.

Mbështetësit, sipas një raporti në gazetën The Guardian, thonë se qëllimi është të sigurohet që mjetet e AI nuk mund të riprodhojnë zërin e një artisti pa pëlqimin e tyre. Projektligji hyn në fuqi më 1 korrik.

“Ne punësojmë më shumë njerëz në Tenesi në industrinë e muzikës se çdo shtet tjetër,” u tha Lee gazetarëve të enjten menjëherë pas nënshkrimit të projektligjit. “Artistët kanë pronë intelektuale. Ata kanë dhurata. Ata kanë një veçanti që është e tyre dhe vetëm e tyre, sigurisht jo Inteligjencë Artificiale”, theksoi ai.

Shteti i SHBA-së është një nga tre në të cilët emri, fotografitë dhe forma konsiderohen si një e drejtë pronësie dhe jo një e drejtë publiciteti.

Mbetet për t’u parë se sa efektiv do të jetë legjislacioni për artistët që duan të mbrojnë artin e tyre nga kopjimi dhe riprodhimi nga AI pa lejen e tyre.

Shumë muzikantë nga Tenesi thonë se nuk mund të përballojnë të presin për një zgjidhje perfekte, duke theksuar se kërcënimet e AI tashmë po shfaqen në telefonat e tyre celularë dhe në studiot e tyre të regjistrimit.//KultPlus.com

Britania e Madhe publikon udhëzuesin e parë ndërkombëtar të sigurisë së IA-së

Një udhëzim ndërkombëtar, i pari në llojin e tij se si të menaxhohet në mënyrë të sigurt inteligjenca artificiale (IA) është publikuar nga organi kombëtar i standardeve në Britaninë e Madhe.

Udhëzimi përcakton se si të krijohet, zbatohet, mirëmbahet dhe përmirësohet vazhdimisht një sistem i menaxhimit të IA-se, me fokus në masat mbrojtëse.

Ai u publikua nga Instituti Britanik i Standardeve (BSI) dhe ofron direktiva se si bizneset mund të zhvillojnë dhe vendosin me përgjegjësi mjetet e IA-së si brenda ashtu edhe jashtë.

Udhëzimi vjen mes debatit të vazhdueshëm për nevojën për të rregulluar teknologjinë me lëvizje të shpejtë, e cila është bërë gjithnjë e më e spikatur gjatë vitit të kaluar pas prezantimit të mjeteve gjeneruese të IA-së, si ChatGPT.

Britania e Madhe zhvilloi samitin e parë global të sigurisë së IA-së nëntorin e kaluar, ku liderët botërorë dhe kompanitë kryesore të teknologjisë nga e gjithë bota u takuan për të diskutuar zhvillimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të IA-së, si dhe kërcënimet e mundshme afatgjata që teknologjia mund të paraqesë.

Këto kërcënime përfshinin përdorimin e IA-së për të krijuar malware për sulme kibernetike dhe madje të qenit një kërcënim potencialisht ekzistencial për njerëzimin, nëse njerëzit do të humbnin kontrollin e teknologjisë./KultPlus.com

Amazoni ofron trajnime falas për përdorimin e inteligjencës artificiale

Gjiganti teknologjik amerikan, Amazon, njoftoi të hënën se do ta nisë një program falas për trajnimin e njerëzve se si ta përdorin inteligjencës artificiale (AI).

Amazon.com njoftoi për lëshimin e programit “AI Ready”, apo “Gati për AI”, i cili do të ofrojë trajnim për zhvillimin e aftësive dhe arsimim për dy milionë njerëz në gjithë botën deri në vitin 2025.

Kompania amerikane tha se synimi i saj është ta bëjë inteligjencën artificiale të qasshme për këdo që dëshiron të mësojë.

“Inteligjenca artificiale është teknologjia më transformuese e gjeneratës sonë. Nëse duam ta zhbllokojmë potencialin e plotë të inteligjencës artificiale për t’i luftuar telashet më sfiduese të botës, atëherë ne duhet ta bëjmë edukimin për AI të qasshëm për të gjithë që duan të mësojnë”, tha Swami Sivasubramanian, zëvendëspresident për të dhëna dhe AI në Amazon.

“Synimi i [programit] ‘Gati për AI’ është të ndihmojë për ta bërë edukimin për AI të barabartë për të gjithë, me mbështetjen e nismave të reja që po i bëjmë sot”, theksoi ai.

Ai shtoi se Amazoni do t’i rrisë programet dhe kurset e tanishme falas për trajnim për AI “në mënyrë që ta largojmë koston si barrierë e qasjes në këto aftësi kritike”./REL/ KultPlus.com

Amazon-i po mbushet me librat e shkruar me inteligjencë artificiale

Qershorin e kaluar, autorja australiane e romancave Catherine Bilson, publikoi në X, ish-Twitter, një pamje të një titulli të përfshirë nga Amazon-i në 100 librat elektronikë më të shitur në kategorinë “Romane bashkëkohore romantike për adoleshentë dhe të rinj”.

Libri me titullin Wait You Love Me kishte një kopertinë të çuditshme – një foto bardhezi të një pulëbardhe – dhe ishte nënshkruar nga i panjohuri Quynh Ti. Edhe përshkrimi i veprës ishte i pazakontë, si dhe i vështirë për t’u kuptuar: sipas Bilsonit, ky libër është vetëm një nga librat e shumtë të gjeneruar nga inteligjenca artificiale që kanë pushtuar Amazon-in në muajt e fundit.

Tashmë në fillim të vitit, agjencia e lajmeve Reuters kishte raportuar përhapjen e librave të krijuar nga softueri i inteligjencës artificiale, të cilat ishin ngarkuar në platformën Amazon brenda disa javësh. Një nga personat e intervistuar tha se kishte krijuar një libër me ilustrime për fëmijë “në pak orë” dhe më pas e kishte nxjerrë menjëherë në shitje në faqe duke përdorur shërbimin vetë-publikues të Amazon-it Kindle Direct Publishing (KDP).

Platforma ua lejon autorëve të publikojnë vetë veprat e tyre drejtpërdrejt në Amazon, duke synuar veçanërisht përdoruesit e Kindle-it – lexuesin e librave elektronikë në pronësi të vetë kompanisë – por, edhe t’i nxjerrin ato në shitje në format letre, duke qenë se vetë Amazon-i ofron një shërbim printimi sipas kërkesës.

Përhapja e këtij lloji të përmbajtjes është pasojë e drejtpërdrejtë e teknologjive të tilla si ChatGPT, të softuerit të inteligjencës artificiale të OpenAI-së, i cili ka spikatur më së shumti për aftësinë e tij për të gjeneruar tekste të llojeve të ndryshme duke imituar ato të shkruara nga qeniet njerëzore.

Vetë ChatGPT renditet si autor ose bashkautor i qindra librave, si The Chatbot RevolutionChatGPT: An In-Depth Exploration, një udhëzues për “revolucionin e çetbotit” është shkruar në fakt në bashkëpunim me një çetbotin. Sipas Amazon-it, libri është shkruar nga Marco Bardo (i treguar si autor), por është redaktuar nga ChatGPT OpenAI. Ai ka gjithsej tri vota dhe dy komente me tone mjaft të polarizuara: i pari, pesë yje, e përkufizon atë si “interesant, të shkruar mirë”, ndërsa i dyti pretendon se “ndoshta është shkruar me ChatGPT, por me të vërtetë keq”. Autori i recensionit thotë se ai është “me të vërtetë i befasuar negativisht” nga blerja.

Ndër librat e treguar nga Amazon-i si të redaktuar nga ChatGPT-ja, ka kryesisht ese që flasin për inteligjencën artificiale, por edhe tekste teologjie mbi Apokalipsin dhe libra për fëmijë me vetëm dy faqe.

Megjithatë, kontributi i dhënë nga inteligjenca artificiale nuk deklarohet gjithmonë në mënyrë eksplicite. Javët e fundit, disa gazeta kanë raportuar për përhapjen e librave të paraqitur si të shkruar nga qeniet njerëzore, pavarësisht se janë krijuar nga ChatGPT ose shërbime të ngjashme. Gushtin e kaluar, New York Times zbuloi se një guidë udhëtimesh i krijuar nga AI-ja – France Travel Guide i Mike Stevesit ishte ndër rezultatet kryesore të kërkimit për terma si “udhëtim”, “guidë turistike” dhe “Francë”. Gjithashtu, për shkak të komenteve të tij të shkëlqyera, me më shumë se njëqind që i kanë dhënë librit pesë yje nga pesë, shumë njerëz kanë blerë France Travel Guide, duke zbuluar se është një seri përshkrimesh të paqarta që duken të kopjuara dhe ngjitura nga blogjet dhe Wikipedia.

Në disa raste, në fakt, libra të ngjashëm shoqërohen me komente pozitive, të lëna nga botët e programuar për të publikuar komente të tilla. Fenomeni i kohëve të fundit i librave të krijuar me inteligjencë artificiale ka përfunduar, si rrjedhim, duke takuar fenomenin e njohur prej kohësh të komenteve të rreme në Amazon, duke krijuar një rreth vicioz. Një libër mund të krijohet me ChatGPT, të shitet duke e kaluar si veprën e parë të një autori në një përshkrim të krijuar me ChatGPT dhe të promovohet me komente pozitive, përsëri duke përdorur ChatGPT.

Por, e sigurt është se kur këto libra blihen, reagimi i blerësve nuk duket pozitiv.

Në disa raste, këta libra u atribuohen autorëve ekzistues, pa dijeninë e tyre. Gushtin e kaluar, shkrimtarja Jane Friedman denoncoi praninë e “librave të padëshiruar” që e tregonin atë si autore, si në Amazon ashtu edhe në Goodreads – një rrjet social i dedikuar për librat dhe leximin (në pronësi të vetë Amazon-it që nga viti 2013).

Në shumë raste këta ishin udhërrëfyes që mësonin se si të promovoheshin veprat e dikujt në Amazon, duke konfirmuar interesin ekonomik që disa kanë për të prodhuar libra me një çmim shumë të ulët dhe më pas për t’i promovuar ato në faqe. Pas publikimit të postimit të autorit, librat u hoqën nga Amazon-i dhe Goodreads.

Përhapja e këtij lloji të librit mund të ketë edhe pasoja të rrezikshme, siç tregohet nga ankesa e një shoqate në Nju-Jork, e cila raportoi praninë e udhëzuesve për mbledhjen e kërpudhave të krijuara nga inteligjenca artificiale, të cilat përmbajnë informacione të pakuptimta dhe potencialisht vdekjeprurëse.

Faqja 404 Media u përpoq të verifikonte origjinën e këtyre manualeve, duke përdorur një shërbim të quajtur ZeroGPT, i cili mund të zbulojë nëse një tekst është krijuar nga inteligjenca artificiale. Sipas testeve të tyre, udhëzuesi kushtuar kërpudhave halucinogjene do të kishte një probabilitet prej 94 për qind për t’u krijuar artificialisht; të tjerat arrinin 100  për qind probabilitet.

Javët e fundit, Amazon-i ka paraqitur rregulla të reja për të adresuar këtë problem, duke vendosur një kufi të veprave që një autor mund të publikojë brenda një dite (maksimumi është tre në ditë, por kompania rezervon të drejtën ta ndryshojë atë “nëse është e nevojshme”). Në fillim të shtatorit, kompania vendosi gjithashtu detyrimin për autorët për të raportuar nëse një libër ishte krijuar nga softueri, duke krijuar dy kategori të reja përmbajtjesh: ato “të gjeneruara nga AI-ja” dhe ato “të ndihmuara nga AI-ja”.

Kjo e fundit përfshin të gjitha ato vepra në të cilat sistemet e inteligjencës artificiale janë përdorur për të “redaktuar, rafinuar, kontrolluar gramatikën ose ndryshe përmirësimin” e tekstit të shkruar nga një qenie njerëzore. Këto rregulla të reja nuk kanë vlerë prapavepruese dhe kanë të bëjnë vetëm me librat e botuar me KDP, pas përditësimit rregullator: prandaj, ato nuk vlejnë për të gjithë ata të botuar para shtatorit të kaluar.

Përgjigja e Amazon-it nuk i ka bindur shoqatat e shkrimtarëve dhe botuesve, të cilët argumentojnë se kompania mund të bëjë më shumë për të zhdukur fenomenin. Siç shpjegoi Wired, në fakt, shërbimet si ZeroGPT kanë bashkëpunuar prej kohësh me kompani për të identifikuar përmbajtjen – të shkruar, por edhe vizuale – të krijuara nga inteligjenca artificiale. Prandaj, ata që punojnë në këtë fushë argumentojnë se Amazon-i nuk dëshiron të aplikojë teknologji të ngjashme, të cilat do të ishin në gjendje ta zgjidhin problemin në rrënjë.

Megjithatë, zbulimi dhe identifikimi i përmbajtjes sintetike është ende në hapat e parë: në shumë raste, këto sisteme etiketojnë edhe tekstet e shkruara nga njerëzit si të krijuara nga softueri. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Merilendit, “këta detektorë nuk do të ishin të besueshëm në skenarë praktikë”, siç tregohet edhe nga hulumtimi i Stanfordit, i cili zbuloi çështje të ngjashme kritike (të cilat priren të vënë në disavantazh autorët që nuk janë folës amtarë të anglishtes, për shembull).

Vetë OpenAI-së, në korrik i është dashur të pranonte se softueri që kishte krijuar për të njohur përmbajtjen e shkruar nga ChatGPT dhe çetbotët e ngjashëm kishte një “nivel të ulët saktësie” dhe më pas e tërhoqi atë. /Gazeta “Si”/ KultPlus.com

Për herë të parë në mediat shqiptare, spikerja virtuale jep lajmet

Euronews Albania, ditën e sotme ka ardhur me një risi të re. Bëhet fjalë për spikeren virtuale e krijuar tërësisht prej Inteligjencës Artificiale.

Spikerja virtuale quhet “Tokyo Tirana”, dhe në ditët në vazhdim do të jap lajmet kryesore të ditëve.

Shikuesit e Euronews Albania, do të shikojnë lajmet nga spikerja virtuale, që vjen tashmë si një risi në televizionet shqiptare.

“Tokyo Albania” është e para AI PTA që përdoret në ekranet shqiptare dhe ajo do të na shoqërojë edhe në ditët në vazhdim…Kështu që kjo është një arsye më shumë që të ndiqni GMA dhe Euronews Albania. / KultPlus.com

Inteligjenca artificiale paraqet “rrezik dhe mundësi për gazetarinë”

Inteligjenca artificiale është edhe kërcënim, por edhe mundësi për gazetarinë, përderisa gjysma e të anketuarve për një raport të ri që u publikua thanë se kanë shqetësime lidhur me implikimet etnike në punën e tyre.

Përderisa 85 për qind e të anketuarve kishin eksperimentuar me chatbot-et e inteligjencës artificiale, sikurse ChatGPT dhe Google Bard, për punën e tyre, përfshirë shkrimin e përmbledhjeve apo gjenerimin e titujve, 60 për qind thanë se kishin rezerva.

Studimi, i kryer nga Nisma për Inteligjencën Artificiale e Shkollës Ekonomike të Londrës, anketoi mbi 100 organizata mediale nga 46 shtete lidhur me përdorimin nga të inteligjencës artificiale dhe teknologjisë që lidhet me të. Anketat u realizuan mes prillit dhe korrikut.

“Mbi 60 për qind e të anketuarve theksuan shqetësimin e tyre për implikimet etnike të inteligjencës artificiale në vlerat gazetareske përfshirë saktësinë, drejtësinë dhe transparencën, por edhe aspektet e tjera të gazetarisë”, thanë hulumtuesit përmes një deklarate.

“Gazetaria në mbarë botën po kalon nëpër një tjetër periudhë emocionuese, por edhe të frikshme të ndryshimeve të teknologjisë”, tha bashkautori i raportit dhe drejtori i projektit, Charlie Beckett.

Ai tha studimi tregoi se mjetet e reja gjeneruese të inteligjencës artificiale ishin “edhe kërcënim i mundshëm i integritetit të informacionit dhe mediave”, por po ashtu “një mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë gazetarinë më efikase, efektive dhe më të besueshme”.

Gazetarët e anketuar kanë thënë se inteligjenca artificiale ka përfitime, sikurse kursimi kohës për detyrat e tyre, sikurse është transkriptimi i intervistave.

Por, ata thanë po ashtu se përmbajtja që gjenerohet nga inteligjenca artificiale ka nevojë të kontrollohet nga njerëzit “për të minimizuar dëmet e mundshme, sikurse pasaktësia”, thanë autorët e studimit. /REL/ KultPlus.com

BE: Panel global ekspertësh për rreziqet e inteligjencës artificiale për njerëzimin

 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri thirrje sot për krijimin e një paneli global ekspertësh për të vlerësuar rreziqet e inteligjencës artificiale për njerëzimin.

”Qindra zhvillues, akademikë dhe ekspertë kryesorë në fushën e IA na kanë alarmuar së fundmi për rrezikun e zhdukjes së njerëzimit”, tha ajo, në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg.

”Zvogëlimi i këtij rreziku duhet të jetë një prioritet global, së bashku me rreziqe të tjera që kërcënojnë shoqërinë në tërësi, siç janë pandemitë dhe lufta bërthamore”, theksoi ajo.

”Inteligjenca artificiale po evoluon më shpejt sesa vetë projektuesit e saj e kishin parashikuar. Prandaj na mbetet pak kohë për ta udhëhequr këtë teknologji në një mënyrë të përgjegjshme”, shtoi Der Leyen duke bërë thirrje për krijimin e një kornize të re globale  bazuar në tre shtylla: masa mbrojtëse, qeverisje dhe udhëzime për inovacionin.

“Ne duhet të punojmë së bashku me partnerët tanë që të gjithë të kenë të njëjtin kuptim të ndikimit të IA në shoqëritë tona”, tha ajo.

Shpërndarja në rrjetet sociale e imazheve false, më të mëdha se jeta, të krijuara nga aplikacione si Midjourney, ka alarmuar njerëzit për rreziqet e sistemeve të inteligjencës artificiale për demokracinë.

Potenciali i këtyre teknologjive, të cilat gjithashtu mund të shkruajnë disertacione, të kompozojnë muzikë ose të lehtësojnë diagnozat mjekësore, aq magjeps aq edhe shqetëson.

BE-ja shpreson të përfundojë rregulloren e parë në botë për të rregulluar këto risi përpara fundit të vitit.

Megjithatë, ajo nuk do të hyjë në fuqi para vitit 2026.

Legjislacioni i ardhshëm duhet veçanërisht të ndalojë aplikimet për mbikëqyrje masive të qytetarëve dhe të vendosë standarde në listën e shërbimeve të konsideruara në rrezik.

Aktualisht është objekt negociatash mes 27 vendeve anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian.

“Legjislacioni ynë i IA është tashmë një model për të gjithë botën. Tani duhet të miratojmë rregullat sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kalojmë në zbatimin e tyre”, kërkoi Von der Leyen./KultPlus.com

Eksperti Bonnet: Inteligjenca Artificiale do të rrisë standardin e sportit

Përdorimi i AI në sport do të bëhet më i fuqishëm dhe do të çojë në standarde më të larta të performancës, beson një ekspert i industrisë.

Makinat e fuqizuara nga AI kanë qenë prej kohësh të pranishme në sport në mënyra të ndryshme, nga mbledhja e statistikave të krijuara nga njeriu, të bëra të famshme nga koncepti “Moneyball” deri te zhvillimi i Hawk-Eye dhe VAR.

Por me programe më të fuqishme të mësimit të makinerive dhe një grup më të madh të dhënash për t’u përdorur, një gamë e tërë teknikash që mund të ndihmojnë atletët.

“Absolutisht, do të rrisë standardin,” thekson Alex Bonnet, një inxhinier i zgjidhjeve të mësimit të makinerive në Encord, një kompani e specializuar në zhvillimin e modeleve të AI.

“Falë faktit që ka modele më të fuqishme që mund të bëjnë gjëra më interesante, kompanitë do të gjejnë teknika dhe aplikacione të reja për AI në sport.

Ka disa mënyra në të cilat performanca mund të përmirësohet, qoftë përmes teknikave të përmirësuara të stërvitjes dhe të ushqyerit ose përmes zhvillimit të taktikave dhe strategjive të bazuara në inteligjencë./KultPlus.com

Inteligjenca Artificiale – Portali në Malin e zi jep lajmet me spikere virtuale, për herë të parë në Rajon

Rritja e shpejtë e inteligjencës artificiale në nivel global, pritet të sjellë përfitime në disa fusha.

Me përdorimin e inteligjencës artificiale në media pritet të eliminohen disa detyra të zakonshme, e një ndër to është edhe puna e spikeres.

Për herë të parë në Rajon lajmet janë dhënë me spikere virtuale dhe këtë e ka bërë portali Dan në Malin e Zi.

Edhe pse pretendohet se kjo të sjellë përfitime, frika mbi përhapjen e mundshme të deziformatave mbetet e madhe. / tpz.al / KultPlus.com

15 rreziqet më të mëdha nga inteligjenca artificiale

Ndërsa bota dëshmon një rritje të paprecedentë në teknologjitë e inteligjencës artificiale (IA), është thelbësore të merren parasysh rreziqet dhe sfidat e mundshme që lidhen me miratimin e tyre të gjerë, shkruan revista ”Forbes”.

Inteligjenca artificiale paraqet disa rreziqe të rëndësishme – nga zhvendosja e punës deri te shqetësimet e sigurisë dhe privatësisë – dhe nxitja e ndërgjegjësimit për çështjet na ndihmon të përfshihemi në debate rreth implikimeve ligjore, etike dhe shoqërore të IA.

1. Mungesa e transparencës

Mungesa e transparencës në sistemet e IA, veçanërisht në modelet e të mësuarit të thellë që mund të jenë komplekse dhe të vështira për t’u interpretuar, është një çështje urgjente. Kjo paqartësi errëson proceset e vendimmarrjes dhe logjikën themelore të këtyre teknologjive.

Kur njerëzit nuk mund të kuptojnë se si një sistem IA arrin në përfundimet e tij, kjo mund të çojë në mosbesim dhe rezistencë ndaj adoptimit të këtyre teknologjive.

2. Paragjykimi dhe diskriminimi

Sistemet e IA mund të përjetësojnë ose përforcojnë pa dashje paragjykimet shoqërore për shkak të të dhënave të njëanshme të trajnimit ose dizajnit algoritmik. Për të minimizuar diskriminimin dhe për të siguruar drejtësi, është thelbësore të investohet në zhvillimin e algoritmeve të paanshme dhe grupeve të ndryshme të të dhënave të trajnimit.

3. Shqetësimet e privatësisë

Teknologjitë e IA shpesh mbledhin dhe analizojnë sasi të mëdha të të dhënave personale, duke ngritur çështje që lidhen me privatësinë dhe sigurinë e të dhënave. Për të zbutur rreziqet e privatësisë, ne duhet të mbrojmë rregullore të rrepta për mbrojtjen e të dhënave dhe praktika të sigurta të trajtimit të të dhënave.

4. Dilemat etike

Futja e vlerave morale dhe etike në sistemet e IA, veçanërisht në kontekstet vendimmarrëse me pasoja të rëndësishme, paraqet një sfidë të konsiderueshme. Studiuesit dhe zhvilluesit duhet t’i japin përparësi implikimeve etike të teknologjive të IA për të shmangur ndikimet negative shoqërore.

5. Rreziqet e sigurisë

Ndërsa teknologjitë e IA bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, rriten edhe rreziqet e sigurisë që lidhen me përdorimin e tyre dhe potenciali për keqpërdorim. Hakerët dhe aktorët me qëllim të keq mund të shfrytëzojnë fuqinë e IA për të zhvilluar sulme kibernetike më të avancuara, për të anashkaluar masat e sigurisë dhe për të shfrytëzuar dobësitë në sisteme.

6. Përqendrimi i fuqisë

Rreziku i zhvillimit të IA që dominohet nga një numër i vogël korporatash dhe qeverish të mëdha mund të përkeqësojë pabarazinë dhe të kufizojë diversitetin në aplikimet e IA. Nxitja e zhvillimit të decentralizuar dhe bashkëpunues të IA është çelësi për të shmangur një përqendrim të pushtetit.

7. Varësia nga IA

Mbështetja e tepërt në sistemet e IA mund të çojë në humbje të kreativitetit, aftësive të të menduarit kritik dhe intuitës njerëzore. Arritja e një ekuilibri midis vendimmarrjes së ndihmuar nga IA dhe kontributit njerëzor është jetik për ruajtjen e aftësive tona njohëse.

8. Zhvendosja e punës

Automatizimi i drejtuar nga IA ka potencialin të çojë në humbje të vendeve të punës në industri të ndryshme, veçanërisht për punëtorët me kualifikim të ulët (megjithëse ka prova që IA dhe teknologjitë e tjera në zhvillim do të krijojnë më shumë vende pune sesa eliminon).

Ndërsa teknologjitë e IA vazhdojnë të zhvillohen dhe të bëhen më efikase, fuqia punëtore duhet të përshtatet dhe të fitojë aftësi të reja për të mbetur e rëndësishme në peizazhin në ndryshim. Kjo është veçanërisht e vërtetë për punëtorët me kualifikim më të ulët në fuqinë aktuale të punës.

9. Pabarazia ekonomike

IA ka potencialin të kontribuojë në pabarazinë ekonomike duke përfituar në mënyrë disproporcionale individë dhe korporata të pasura. Siç e folëm më lart, humbjet e vendeve të punës për shkak të automatizimit të drejtuar nga IA ka më shumë gjasa të prekin punëtorët me kualifikim të ulët, duke çuar në një hendek në rritje të të ardhurave dhe ulje të mundësive për lëvizshmëri sociale.

10. Sfidat ligjore dhe rregullatore

Është thelbësore të zhvillohen korniza dhe rregullore të reja ligjore për të adresuar çështjet unike që dalin nga teknologjitë e IA, duke përfshirë përgjegjësinë dhe të drejtat e pronësisë intelektuale. Sistemet ligjore duhet të evoluojnë për të mbajtur ritmin me përparimet teknologjike dhe për të mbrojtur të drejtat e secilit.

11. Gara e armatimeve me IA

Rreziku i përfshirjes së vendeve në një garë armatimi të IA mund të çojë në zhvillimin e shpejtë të teknologjive të IA me pasoja potencialisht të dëmshme.

Kohët e fundit, më shumë se 1 000 studiues dhe udhëheqës të teknologjisë, përfshirë bashkëthemeluesin e Apple, Steve Wozniak, u kanë kërkuar laboratorëve të inteligjencës që të ndalojnë zhvillimin e sistemeve të avancuara të IA. Ata thonë se mjetet e IA paraqesin “rreziqe të thella për shoqërinë dhe njerëzimin”.

12. Humbja e lidhjeve sociale

Rritja e mbështetjes në komunikimin dhe ndërveprimet e drejtuara nga IA mund të çojë në zvogëlimin e ndjeshmërisë, aftësive sociale dhe lidhjeve njerëzore. Për të ruajtur thelbin e natyrës sonë sociale, ne duhet të përpiqemi të ruajmë një ekuilibër midis teknologjisë dhe ndërveprimit njerëzor.

13. Keqinformim dhe manipulim

Përmbajtja e krijuar nga IA, të tilla si “deepfakes”, kontribuon në përhapjen e informacionit të rremë dhe manipulimin e opinionit publik. Përpjekjet për të zbuluar dhe luftuar dezinformimin e gjeneruar nga IA janë kritike për ruajtjen e integritetit të informacionit në epokën dixhitale.

Në një studim të Universitetit Stanford mbi rreziqet më urgjente të IA, studiuesit thanë se “sistemet e IA po përdoren në shërbim të dezinformimit në internet, duke u dhënë atyre potencialin për t’u bërë një kërcënim për demokracinë dhe një mjet për fashizmin. Nga videot e rreme deri te robotët në internet që manipulojnë diskursin publik duke shtirur konsensus dhe duke përhapur lajme të rreme, ekziston rreziku që sistemet e IA të minojnë besimin e shoqërise”.

14. Pasojat e padëshiruara

Sistemet e AI, për shkak të kompleksitetit të tyre dhe mungesës së mbikëqyrjes njerëzore, mund të shfaqin sjellje të papritura ose të marrin vendime me pasoja të paparashikuara. Kjo paparashikueshmëri mund të rezultojë në rezultate që ndikojnë negativisht tek individët, bizneset ose shoqëria në tërësi.

Proceset e fuqishme të testimit, vlefshmërisë dhe monitorimit mund të ndihmojnë zhvilluesit dhe studiuesit të identifikojnë dhe rregullojnë këto lloj çështjesh përpara se ato të përshkallëzohen.

15. Rreziqet ekzistenciale

Zhvillimi i inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI) që tejkalon inteligjencën njerëzore ngre shqetësime afatgjata për njerëzimin. Perspektiva e AGI mund të çojë në pasoja të paqëllimshme dhe potencialisht katastrofike, pasi këto sisteme të avancuara të AI mund të mos jenë në përputhje me vlerat ose prioritetet njerëzore.

Për të zbutur këto rreziqe, komuniteti i kërkimit të IA duhet të angazhohet në mënyrë aktive në kërkimin e sigurisë, të bashkëpunojë në udhëzimet etike dhe të promovojë transparencën në zhvillimin e AGI. Sigurimi që AGI u shërben interesave më të mira të njerëzimit dhe nuk përbën kërcënim për ekzistencën tonë është parësore./KultPlus.com

Clegg: Modelet aktuale të IA-së kanë mungesë të madhe të dijes

Modelet aktuale të IA-së kanë mungesë të madhe të dijes, tha presidenti i çështjeve globale i kompanisë “Meta”, Nick Clegg, ndërsa minimizoi rreziqet e teknologjisë, sipas BBC.

Ish-zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe tha se promovimi ekstravagant ka shkuar disi përpara teknologjisë.

“Modelet aktuale ishin “shumë pak” krahasuar me paralajmërimet ku IA zhvillon autonominë dhe mendon vetë”, tha ai.

“Në të gjitha mënyrat, këto sisteme janë mjaft budallaqe”, tha ai për programin “Today’s BBC”.

Deklarata e tij erdhi pasi Meta tha se modeli i tij i gjuhës i njohur si “Llama 2”, do të ishte falas për të gjithë, i njohur si burim i hapur.

“Modelet e mëdha gjuhësore, platformat që fuqizojnë chatbot-et si ChatGPT, në thelb bashkojnë pika në grupe të mëdha të dhënash teksti dhe hamendësojnë fjalën tjetër në një sekuencë”, tha ai.

Ai shtoi se paralajmërimet për kërcënimin ekzistencial të njoftuara nga disa ekspertë të IA-së lidhen me sisteme që ende nuk ekzistojnë.

Vendimi i “Meta” për ta bërë “Llama 2” gjerësisht të disponueshme për përdorim nga bizneset tregtare dhe studiuesit, ka çuar në një ndarje të komunitetit të teknologjisë.

Gjenerata e parë, Llama, u zbulua në internet brenda një jave nga lançimi i saj.

Burimi i hapur është një rrugë e shkelur mirë në këtë sektor, hapja e produktit për t’u përdorur nga të tjerët, ju jep një numër të madh të dhënash falas të testimit të përdoruesve, duke identifikuar gabimet, problemet dhe përmirësimet gjatë rrugës.

Por, rreziku këtu është se ky është një mjet shumë i fuqishëm, çfarëdo që mund të thotë Sir Nick.

Dihet se përsëritjet e mëparshme të chatbot-eve janë manipuluar për të përhapur gjuhën e urrejtjes, për të gjeneruar informacione të rreme dhe për të dhënë udhëzime të dëmshme.

A janë mbrojtëset mjaftueshëm të fortë që “Llama 2” të parandalojë keqpërdorimin e saj në natyrë dhe çfarë do të bëjë “Meta” kjo ndodh?./KultPlus.com

Një e treta e kompanive në Belgjikë përdorin inteligjencë artificiale për punësim

Kompanitë në Belgjikë po përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale për punësim.

Sipas hulumtimit të bërë nga kompania e burimeve njerëzore “Manpower”, rreth 30 nga 100 kompani belge, përdorin inteligjencën artificiale për punësim, një përqindje që pritet së shpejti të rritet në afro 50%.

10% e 510 punëdhënësve të intervistuar në Belgjikë në hulumtim thonë se kanë përdorur inteligjencën artificiale për një kohë të gjatë dhe se 21% kanë deklaruar se së fundmi po e zbatojnë atë.

Ndërkaq, 18% e kompanive thonë se brenda 12 muajve do të kalojnë në aplikacionet e inteligjencës artificiale. Kompanitë përdorin robotë të inteligjencës artificiale në fazat e tyre të rekrutimit, nga shqyrtimi i CV-ve deri te intervistat fillestare.

“Punëdhënësit belgë vunë re avantazhet e teknologjisë. Vetëm 15% e punëdhënësve mendojnë se inteligjenca artificiale do të ketë ndikim negativ në punësim”, tha drejtuesi i kompanisë “Manpower”, Sebastien Delfosse.

Shumica e drejtuesve të kompanive hodhën poshtë shqetësimet se përdorimi i inteligjencës artificiale do të çojë në rritjen e papunësisë. 15% e të anketuarve thanë se kjo teknologji do të reduktojë numrin e personelit në 2 vitet e ardhshme, 49% se inteligjenca artificiale do të krijojë vende të reja pune./KultPlus.com

Si ta kuptojmë inteligjencën artificiale?

Në gjashtë muajt e fundit chatbot-et, si ChatGPT dhe gjeneruesit e imazheve si Midjourney, janë kthyer me shpejtësi në një fenomen kulturor, sipas BBC.

Por, modelet e inteligjencës artificiale (IA) ose të mësimit të makinerive kanë ekzistuar prej kohësh.

Në këtë udhëzues fillestar, tregohet rreth chatbot-eve për të parë lloje të ndryshme të IA-së dhe se si ajo tashmë luan një rol në jetën tonë.

Si mëson IA-ja?

Çelësi, për të gjithë mësimin e makinerive, lidhet me një proces të quajtur trajnim, ku një programi kompjuterik i jepet një sasi e madhe të dhënash, ndonjëherë me etiketa që shpjegojnë se çfarë janë të dhënat, dhe një grup udhëzimesh.

Udhëzimi mund të jetë diçka si: “gjeni të gjitha imazhet që përmbajnë fytyra ose kategorizoni këta tinguj”.

Më pas, programi do të kërkojë modele në të dhënat që i janë dhënë për të arritur këto qëllime.

Ajo që programi mëson nga të dhënat, dhe të dhënat që i jepen bëhet modeli i IA-së, dhe materiali i trajnimit përfundon duke përcaktuar aftësitë e tij.

Një mënyrë për të parë se si ky proces trajnimi mund të krijojë lloje të ndryshme të IA-së është të mendosh për kafshë të ndryshme.

Gjatë miliona viteve, mjedisi natyror ka bërë që kafshët të zhvillojnë aftësi specifike, në mënyrë të ngjashme, miliona cikle që një IA bën përmes të dhënave të saj të trajnimit, do të formësojnë mënyrën se si ajo zhvillohet dhe do të çojë në modele të specializuara të IA-së.

Cilët janë disa shembuj, për të parë se si e kemi trajnuar IA-në për të zhvilluar aftësi të ndryshme?

Çfarë janë chatbot-et?

Mendoni sikur një chatbot është një papagall. Është një imitues dhe mund të përsërisë fjalët që ka dëgjuar me njëfarë kuptimi të kontekstit të tyre, por pa një kuptim të plotë të kuptimit të tyre.

Chatbot-et bëjnë të njëjtën gjë, megjithëse në një nivel më të sofistikuar, dhe janë në prag të ndryshimit të marrëdhënies sonë me fjalën e shkruar.

Por, si dinë të shkruajnë chatbot-et?

Ata janë një lloj IA-je e njohur si modele të mëdha gjuhësore (LLM) dhe janë të trajnuar me vëllime të mëdha teksti.

Një LLM është në gjendje të marrë në konsideratë jo vetëm fjalë individuale, por fjali të tëra dhe të krahasojë përdorimin e fjalëve dhe frazave, në një pasazh me shembuj të tjerë në të gjitha të dhënat e tij të trajnimit.

Duke përdorur këto miliarda krahasime midis fjalëve dhe frazave, ai është në gjendje të lexojë një pyetje dhe të gjenerojë një përgjigje, si mesazhet parashikuese me tekst në telefonin tuaj, por në një shkallë masive.

Gjëja e mahnitshme për modelet e mëdha të gjuhëve është se ata mund të mësojnë rregullat e gramatikës dhe të kuptojnë vetë kuptimin e fjalëve, pa ndihmën e njeriut.

A do të ishte e mundur të kombinoheshin disa nga këto aftësi në një model të vetëm hibrid të IA-së?

Kjo është pikërisht një nga progreset më të fundit të IA-së.

Quhet “IA multimodal” dhe lejon një model të shikojë lloje të ndryshme të dhënash, si imazhe, tekst, audio ose video, dhe të zbulojë modele të reja mes tyre.

Kjo qasje multimodale është një nga arsyet për hapin e madh në aftësinë midis ChatGPT3, i cili ishte i trajnuar vetëm me tekst, dhe ChatGPT4, i cili ishte trajnuar edhe me imazhe.

Ideja e një modeli të vetëm të inteligjencës artificiale në gjendje të përpunojë çdo lloj të dhënash, dhe për këtë arsye të kryejë çdo detyrë, nga përkthimi midis gjuhëve deri te dizajnimi i barnave të reja, njihet si inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI).

Për disa, është qëllimi përfundimtar i të gjithë kërkimeve të inteligjencës artificiale; për të tjerët është një rrugë drejt të gjitha atyre distopive fantastiko-shkencore në të cilat ne lëshojmë një inteligjencë aq shumë përtej të kuptuarit tonë, sa nuk jemi më në gjendje ta kontrollojmë atë. //a.i/

Programi i inteligjencës artificiale ndihmon të verbërit në punët e tyre të përditshme

Programi i inteligjencës artificiale “ChatGPT” po përdoret tani për të ndihmuar të verbërit. Teknologjia e inteligjencës artificiale është lidhur me një aplikacion të telefonave inteligjentë që ndihmon të verbërit dhe përdoruesit mund ta shfrytëzojnë atë për t’i përshkruar fotot me detaje të shkëlqyera. Ndonëse programi është në fazat e para të testimit, të verbrit, që po e përdorin atë, shpresojnë që ai do t’i ndihmojë ata të jenë më të pavarur.

Jesper Holten lindi tre muaj para kohe, gjë që shkaktoi dëmtimin e retinës së tij. Ai tani është tërësisht i verbër.

Kur është vetëm dhe ka nevojë për ndihmë, ai përdor aplikacionin “Be My Eyes”, i cili lidh njerëzit e verbër ose me shikim të dëmtuar me vullnetarë nëpërmjet video-telefonatave, raporton Zëri i Amerikës.

“E përdori aplikacionin në situata të përditshme, si në rastet kur jam duke gatuar dhe dua t’i hedh një sy kanaçeve me ushqime për ta kuptuar më mirë se çfarë përmbajnë ato”, thotë ai.

Tani, aplikacioni “Be My Eyes” është përmirësuar dhe fuqizuar me teknologjinë e inteligjencës artificiale, falë programit të ri ChatGPT, i cili i shpjegon imazhet me fjalë.

Përdoruesit mund të dërgojnë foto përmes aplikacionit tek një “Vullnetar Virtual”, i kontrolluar nga inteligjenca artificiale, i cili ofron identifikim pothuajse të menjëhershëm të imazheve.

Ata madje mund të shtojnë pyetje pasuese, si “Sa kohë duhet për të gatuar këto makarona?”

Nëse një përdorues dërgon një fotografi të brendësisë së frigoriferit të tij, “Vullnetari Virtual” mund të identifikojë se çfarë ka në të dhe gjithashtu të sugjerojë se çfarë mund të gatuhet me këta përbërës.

“Unë shoh një potencial që njerëzit të kenë më shumë pavarësi me ndihmën e këtij programi”, thotë zoti Holten, i cili po teston një version më të hershëm të “Vullnetarit Virtual” që nga marsi i këtij viti.

Aplikacioni “Be My Eyes”, i krijuar në vitin 2015, tani përdoret nga gati 500 mijë persona të verbër dhe 6.4 milionë vullnetarë që i ndihmojnë ata. Aplikacioni mund të ofrojë ndihmë në rreth 180 gjuhë të ndryshme.

Themeluesi i aplikacionit “Be My Eyes”, Hans Jørgen Wiberg thotë se “OpenAI” iu afrua atij në fillim të shkurtit për të ndihmuar në vënien në funksion të programit, që i shpjegon në mënyrë automatike imazhet me fjalë.

“Ata janë mahnitur nga ajo që kjo teknologji mund të përshkruajë. Ky program me teknologji të inteligjencës artificiale përshkruan në detaje atë që sheh”, thotë zoti Wiberg, cili është gjithashtu me shikim të dëmtuar.

Për momentin, “Vullnetari Virtual” është ende në fazën e testimit dhe nuk është i disponueshëm për përdorim të gjerë.

Zoti Holten shpreson se inteligjenca artificiale mund ta ndihmojë atë të eksplorojë vende të reja në mënyrë të pavarur.

“Unë dua të kem një nivel më të lartë besimi të lëvizjes në hapësirat e panjohura. Do të ishte një gjë shumë e mirë, nëse teknologjia e inteligjencës artificiale do të më ndihmonte ta arrijë këtë”, thotë ai./Zëri i Ameriks/ KultPlus.com

Inteligjenca artificiale deshifron shkrimet antike

Inteligjenca artificiale arrin të deshifrojë shkrimet antike. Cuneiforma, gjuha me simbole që përdorej që në shekullin IV p.e.s nga babilonezët, persianët e të tjerë popuj, janë forma më e lashtë e shkrimit, por janë shumë të paktë studiuesit në botë që arrijnë ta përkthejnë, dhe për këtë arsye një grup izraelit arkeologësh dhe informaticienësh kanë krijuar një program për këtë qëllim.

Rezultatet e para janë premtuese, por ka ende vend për perfeksionim, pasi projekti konsiderohet mjaft i rëndësishëm drejt dijes, e për të kuptuar më tepër për traditat e lashta të panjohura e të mbetura të panjohura ende sot këto gjurmë të njerëzimit, që janë 3000 vjeçare.

Programi bazohet mbi të ashtuquajturën përkthim automatik neural, i njëjti që përdoret edhe nga Google Translate, që funksionon duke konvertuar fjalët në numra, e më pas i përkthen në gjuhën tjetër me një konstruksion sintaksor më të saktë.

Nga testet e para, ChatGPT ka arritur rezultate të kënaqshme, me një sukses prej 37 në një shkallë prej 100, ndersa Google Translate e ka maksimumin 60 pikë, përtej edhe eksperiencës.

Një ndër vështirësitë e hasura është edhe numri i vogël i teksteve për ushtrimin e IA. Megjithatë grupi i ekspertëve shprehen se projekti konsiderohet i suksesshëm dhe është ende në hapat e para.

Klan News/ KultPlus.com

Alarmi i shkencëtarëve: Inteligjenca artificiale po zëvendëson krijuesit e saj

Shumë shkencëtarëve kanë dhënë alarmin për mundësinë që inteligjenca artificiale të zëvendësoj vendet e punës në vitet e ardhshme, por tashmë po shkakton bujë në një industri ku punëtorët dikur dukeshin të paprekshëm: teknologjia.

Një numër i vogël por në rritje i kompanive të teknologjisë kanë përmendur inteligjencën artificiale si një arsye për pushimet nga puna dhe rimendimin e punësimeve të reja në muajt e fundit, ndërsa Silicon Valley përpiqet të përshtatet me përparimet e shpejta në teknologjinë që po zhvillohet në fushën e saj.

Chegg, një kompani e teknologjisë arsimore, zbuloi muajin e kaluar se po pushonte nga puna 4% të fuqisë së saj punëtore, ose rreth 80 punonjës, “për të pozicionuar kompaninë për të zbatuar strategjinë e saj në lidhje me inteligjencën artificiale dhe për të krijuar vlerë afatgjatë dhe të qëndrueshme për studentët dhe investitorët e saj”.

Drejtori i Përgjithshëm i IBM, Arvind Krishna, tha në një intervistë me Bloomberg në maj se kompania pret të ndalojë punësimin për rolet që beson se mund të zëvendësohen nga AI në vitet e ardhshme. Megjithatë, më vonë u duk se ndryshoi pikëpamjen e tij, pasi në një intervistë të mëvonshme ai deklaroi se “inteligjenca artificiale do të krijojë më shumë vende pune se sa heq”.

Ndërkohë, në fund të prillit, shërbimi i ruajtjes së skedarëve Dropbox tha se po shkurtonte rreth 16% të fuqisë punëtore, ose gati 500 njerëz, duke përmendur gjithashtu inteligjencën artificiale.

Në raportin e saj më të fundit të pushimeve nga puna, firma Challenger, Grey & Christmas tha se 3,900 njerëz u larguan nga puna në maj për shkak të inteligjencës artificiale, duke shënuar herën e parë që raporton shkurtime të vendeve të punës bazuar në këtë faktor. Të gjitha këto shkurtime ndodhën në sektorin e teknologjisë, sipas kompanisë.

Me këto lëvizje, duket se Silicon Valley jo vetëm që mund të udhëheqë rrugën në zhvillimin e inteligjencës artificiale, por gjithashtu të ofrojë një vështrim të hershëm se si bizneset përshtaten me këto mjete, siç raportohet nga CNN. Në vend që t’i bëjnë të gjitha grupet e aftësive të vjetruara brenda natës, siç mund të frikësohen disa, ndikimi më i menjëhershëm i një prodhimi të ri të mjeteve të AI duket se po i detyron kompanitë të zhvendosin burimet për të përfituar më mirë nga teknologjia – dhe për të theksuar punëtorët me ekspertizë në inteligjencën artificiale.

“Në muajt e fundit, AI ka kapur imagjinatën e botës, me tregun e mundshëm për gjeneratën tonë të ardhshme të produkteve të AI duke u rritur më shpejt nga sa mund të priste secili prej nesh,” shkroi CEO i Dropbox Drew Houston, në një memo drejtuar stafit që njoftonte shkurtimet e vendeve të punës. “Faza jonë e ardhshme e rritjes kërkon një përzierje të ndryshme aftësish, veçanërisht në inteligjencën artificiale dhe zhvillimin e produktit në fazën e hershme,” shtoi ai.

Dan Wang, një profesor në Columbia Business School, i tha CNN se inteligjenca artificiale “do t’i detyrojë organizatat të ristrukturohen”, por ai gjithashtu nuk mendon se makinat do të zëvendësojnë njerëzit – ende.

“Inteligjenca artificiale me sa mund të shoh, nuk zëvendëson domosdoshmërisht njerëzit, por përmirëson punën e tyre,” tha Wang. “Unë mendoj se lloji i konkurrencës për të cilën të gjithë duhet të mendojmë më shumë është se njerëzit do të zëvendësohen nga njerëz që dinë të përdorin mjetet e AI.”/KultPlus.com

OKB paralajmëron rreziqet nga Inteligjenca Artificiale

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres bëri një paralajmërim të fortë dhe thirrje për krijimin e një organi rregullator për rreziqet nga Inteligjenca Artificiale.

Guterres prezantoi një dokument në të cilin Kombet e Bashkuara bëjnë propozime se si të veprohet me IA-në, në mbarë botën dhe njoftoi planet për të krijuar një organ këshillimor të nivelit të lartë për këtë çështje.

Ai tha gjithashtu se mbështet ngritjen e një autoriteti rregullator, por që nuk mund të ngrihet vetëm nga ai, vetëm në partneritet me shtetet anëtare të OKB-së.

Guterres sugjeroi se një autoritet i tillë mund të frymëzohej nga ajo që është sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike

Vetëm pak kohë më parë personi njihet si “baba” i inteligjencës artificiale, la punën dhe paralajmëroi për rreziqet në rritje nga zhvillimet në këtë fushë.

Geoffrey Hinton, 75 vjeç u është referuar “aktorëve të këqij”, të cilët mund të përpiqen ta përdorin inteligjencën artificiale për “gjëra të këqija”.

Kur është pyetur nga BBC-ja për ta elaboruar këtë, ai është përgjigjur: “Ky është thjesht një lloj i skenarit më të keq, një skenar makthi”./KultPlus.com

Inteligjenca artificiale rrezikon punët që kryesisht kryhen nga gratë

Një raport i ri nga një firmë analitike e burimeve njerëzore ka zbuluar se inteligjenca artificiale (Al) kërcënon të zëvendësojë një numër disproporcional të punëve që zakonisht mbahen nga gratë. Sipas studiuesve në “Revelio Labs”, gjetjet e tyre pasqyrojnë paragjykimet sociale që i kanë futur gratë në role ku mund të zëvendësohen nga AI, të tilla si asistente administrative dhe sekretare.

“Revelio” identifikoi dhjetëra vende pune që ka shumë të ngjarë të zëvendësohen nga AI bazuar në një studim të Byrosë Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas, identifikoi ndarjen gjinore në ato punë. Gratë mbanin shumë nga ato punë, sipas studimit të tyre. Ato përfshinin zyrtarët që merren me fatura dhe llogari, nëpunësit e listëpagesave dhe sekretarët ekzekutivë.

“Gratë, si dhe njerëzit me ngjyrë, priren të delegohen në profesione që janë të përsëritura në natyrë kur bëhet fjalë për detyrat. Kjo do të thotë se ato do të ndikohen në mënyrë disproporcionale nga çdo punë që është plotësisht e automatizuar”, ka thënë Nicol Turner Lee, drejtoreshë e Qendrës për Inovacionin Teknologjik në SHBA. “Ato vende pune janë duke rënë si rezultat i teknologjive të reja që janë prezantuar. Megjithatë, AI ka më shumë gjasa të përfshihet në role që mund të automatizohen, dhe në këto vende pune janë shumica gra”, ka thënë Lee./KultPlus.com

Britania e Madhe do të organizojë samitin e parë global për sigurinë e Inteligjencës Artificiale

Britania e Madhe njoftoi se këtë vit do të organizojë samitin e parë të madh global në çështjen e sigurisë së inteligjencës artificiale.

Sipas një deklarate nga zyra kryeministrore “Number 10” thuhet se në samitin që do të mbahet në muajt e vjeshtës nën organizimin e Britanisë, do të diskutohen rreziqet e inteligjencës artificiale dhe mënyrat për t’i ulur këto me rrugën e veprimit të koordinuar ndërkombëtar.

Samiti do të sigurojë platformë për vendet që të punojnë së bashku me qëllimin për të zhvilluar qasje të përbashkët për të pakësuar këto rreziqe. Samiti do të bashkojë hulumtuesit dhe kompanitë kryesore të teknologjisë si dhe vendet kyçe për të miratuar masat e sigurisë me qëllimin për të vlerësuar dhe monitoruar rreziqet e rëndësishme që burojnë nga inteligjenca artificiale.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri britanik Rishi Sunak që ndodhet për vizitë në SHBA, do të zhvillojnë sot në Shtëpinë e Bardhë një bisedë në të cilën krahas marrëdhënieve mes dy vendeve do të diskutojnë edhe për çështjet e teknologjisë.

“Inteligjencën artificiale duhet ta përdorim për të mirën e njerëzimit”

Në deklaratë potencohen vlerësimet e kryeministrit britanik, Sunak i cili tha se: “Inteligjenca artificiale ka potencial të pabesueshëm për t’i bërë jetët tona më të mira, por duhet të jemi të sigurt që kjo të zhvillohet dhe të përdoret në mënyrë të besueshme dhe të sigurt.

“Gjatë historisë kemi shpikur teknologji të reja që kanë ndryshuar paradigmë shumë herë dhe këto i kemi përdorur për të mirën e njerëzimit. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë përsëri. Asnjë vend nuk mund ta bëjë këtë e vetme. Kjo do të kërkojë përpjekje globale, por me përvojën tonë të gjerë dhe angazhim tonë ndaj sistemit ndërkombëtar të hapur, demokratik, Britania do të udhëheqë në këtë rrugë me aleatët e saj”, tha Sunak. / KultPlus.com

Përkthyesit, ndër “viktimat” e para të Inteligjencës Artificiale

Inteligjenca artificiale (AI) ka marrë “fitoren” e parë në administratën e Brukselit, shkruan portali Politiko dhe shton se makinat e teknologjisë së lartë që kalojnë zhargonin eurokratik me shpejtësi rekord kanë zëvendësuar qindra përkthyes që punojnë për institucionet e Bashkimit Evropian.

Në këtë mënyrë, siç thekson portali, u reduktua një nga departamentet më të mëdha dhe më të vjetra në mesin e institucioneve shumëgjuhëshe të Brukselit, gjë që mund të jetë vetëm fillimi pasi mjetet e reja të AI kanë potencialin për të zëvendësuar më tej njerëzit.

Përkthyesit janë dhëmbëza kyçe në makinerinë komplekse të BE-së, pasi çdo tekst zyrtar duhet të përkthehet në 24 gjuhët e punës të BE-së përpara se të hyjë në fuqi.

Deri para disa vitesh, kjo detyrë herkuliane kryhej ekskluzivisht nga njerëzit. Por, kjo nuk është më, gjë që mbështetet nga të dhënat e Komisionit Evropian se departamenti i përkthimit është ulur me 17 për qind në dhjetë vitet e fundit. Arsyeja për këtë është përkthimi me makinë.

Veteranët e përkthimit janë nostalgjikë për kohët e vjetra, kur kalonin orë të tëra duke shfletuar fjalorë të pluhurosur dhe duke shtypur dokumente voluminoze.

Përkthimi me makinë i ndihmon përkthyesit, por nuk mund t’i zëvendësojë ata. Gjithmonë do të kërkohet konfirmimi i ekspertit njerëzor

Teknologjia kursen kohë, tha për Politiko përkthyesi Markus Foti, i cili tani është kreu i departamentit të përkthimit automatik të KE-së.

“Kohën që e kaloja duke ecur në bibliotekën lokale… në vitin 1999 ose rreth e rrotull, duke kërkuar paragrafë përkatës, tani mund ta kaloj në përkthimin aktual”, tha ai.

Megjithatë, përkthyesit këmbëngulin se pretendimet se koha e tyre ka kaluar janë shumë të ekzagjeruara. Megjithëse biznesi po i përshtatet inteligjencës artificiale, elementi njerëzor mbetet thelbësor, argumentojnë ata.

“Bota po ndryshon dhe përkthimi nuk do të lihet jashtë“, tha Spiridon Pylos, një ish-zyrtar i KE-së që mbikëqyri prezantimin e makinave të përkthimit në 2013.

Pilos thekson se “përkthyesi ka gjithmonë përgjegjësinë përfundimtare dhe është përgjegjës për rezultatet”, veçanërisht kur bëhet fjalë për tekste të rëndësishme.

“Për fjalime të tilla urgjente, ata ende preferojnë një përkthim njerëzor, veçanërisht për shkak të ndjeshmërisë së temës. Gjëra të tilla nuk duhet të rrjedhin” ,tha Sheila Castilla, drejtuese e departamentit për studimet pasuniversitare të përkthimit në Universitetin e Dublinit.

Përkthyesit e BE-së theksojnë se rutina e tyre e përditshme po shkon drejt zbulimit të gabimeve dhe përshtatjes së teksteve të përkthyera me makinë në gjuhën e BE-së.

Në zhargonin e përkthyesit, kjo njihet si “korrektim” dhe po bëhet një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e punës.

“Unë tashmë e di që ndoshta nuk do të përkthej për pjesën tjetër të jetës sime”, i tha Politico një përkthyese e re e Këshillit të Evropës, e cila foli në kushte anonimiteti, sepse nuk është e autorizuar të flasë në media. Ajo shtoi se korrigjimi ndoshta do të jetë pjesa më e madhe e punës së saj në të ardhmen.

Përkthyesit shpresojnë gjithashtu se përdorimi në rritje i rrjeteve sociale nga BE do të krijojë mundësi të reja.

“Shumica e llogarive zyrtare të BE-së në mediat sociale janë në anglisht, por kjo do të thotë se disa do të ndihen të lënë jashtë,” tha përkthyesi. “Pyes veten se si do të ndryshojë profesioni ynë”,

“Mbrojtja e shumëgjuhësisë nuk është një betejë popullore – sepse është e shtrenjtë,” i tha Politiko Cristiano Sebastiani, presidenti i sindikatës që përfaqëson punonjësit në institucionet e BE.

Ai beson se shkurtimi i vendeve të punës për përkthim kërcënon të dobësojë shumëgjuhësinë e BE-së në favor të gjuhës angleze. / Express / KultPlus.com

Inteligjenca artificiale së shpejti do të zëvendësojë 80% të vendeve të punës

Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë 80% të punëve njerëzore në vitet e ardhshme, mendon një shef i teknologjisë.

Ben Goertzel, kreu i grupit kërkimor SingularityNET , tha se “pothuajse çdo punë që përfshin dokumentet” duhet të jetë “e automatizuar”.

Por ai pretendon se nuk është gjë e keqe pasi kjo do të thotë që njerëzit mund të kalojnë ditët e tyre duke bërë “gjëra më të mira” sesa duke punuar për të jetuar, përcjell portali rtv21.tv

Shefi i teknologjisë, firma e të cilit punon në ‘inteligjencën e përgjithshme artificiale’ e cila ka aftësi njohëse njerëzore, thotë se robotët mund të përdoren në punë të tilla si infermieria.

Ai shtoi: “Në atë rast, ju nuk po eliminoni punët njerëzore.

“Sepse në thelb, nuk ka mjaft njerëz që duan të bëjnë punë infermierie dhe asistente infermiere.”

Shefi i teknologjisë amerikano-braziliane shtoi: “Unë nuk mendoj se është një kërcënim. Mendoj se është një përfitim.Njerëzit mund të gjejnë gjëra më të mira për të bërë me jetën e tyre sesa të punojnë për të jetuar.”/KultPlus.com

Inteligjenca artificiale tani do të shkruajë edhe emailet tona, sipas Google

Siç njoftoi Google të enjten gjatë Google I/O, Gmail së shpejti do të presë një veçori të re që do të shkruajë për ju me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.

Po, e lexuat mirë! Funksioni i ri “më ndihmo të shkruaj” është në thelb një zgjatje e përgjigjeve automatike dhe tekstit që Google përdor tashmë në Gmail. CEO i Google, Sundar Pichai tregoi se si funksioni mund të përdoret për të shkruar një email për një linjë ajrore që kërkon rimbursim për një fluturim të anuluar.

Duke përdorur korrespondencën tuaj të mëparshme me linjën ajrore për të shtuar datën e udhëtimit dhe numrin e fluturimit, funksioni shkruan një email të plotë që mund ta shtoni, modifikoni ose thjesht dërgoni.

Ju gjithashtu mund të zgjidhni ta bëni emailin më specifik duke zgjedhur ta modifikoni dhe ta bëni më të gjatë, ta shkurtoni emailin për ta bërë atë konciz, për ta bërë atë më formal ose mund të shtypni “ndjehuni me fat” për të parë se çfarë ndodh. Qëllimi është të lejoni që AI t’ju kursejë kohë duke shkruar ato emaile që normalisht mund të kërkojnë kohë.

I prezantuar javën e kaluar, Magic Compose me AI do të ndihmojë përdoruesit e aplikacionit Messages nga Google t’u përgjigjen mesazheve me tekst dhe të sugjerojnë përgjigje bazuar në kontekstin e mesazhit në hyrje.

Gjithashtu do t’ju lejojë të kompozoni një përgjigje në stile të ndryshme. Për shembull, nëse dëshironi, mund të krijoni edhe një përgjigje tuajën sikur të ishte shkruar nga William Shakespeare. Magic Compose do të nisë këtë verë si një version beta./abcnews.al/ KultPlus.com

Urdhër nga Shtëpia e Bardhë: Të mbrohet njerëzimi nga Inteligjenca Artificiale

Gjigandët e teknologjisë janë udhëzuar nga Shtëpia e Bardhë që të mbrojnë publikun nga rreziqet e Inteligjencës Artificiale.

Sundar Pichai i Google, Satya Nadella i Microsoft dhe Sam Altmann nga OpenAI, u thirrën në godinën qeveritare më të fuqishme të botës ku morën më vete detyrën e ngarkuar nga presidenti amerikan Joe Biden për të garantuar sigurinë e njerëzimit.

Shtëpia e Bardhë e bëri të qartë se shumë shpejt do të vendosë rregulla për sektorin e Inteligjencës Artificiale. Produktet si ChatGPT dhe Bard kanë pushtuar vëmendjen e gjerë të publikut.

Programe të tilla u ofrojnë përdoruesve të zakonshëm një shans për të ndërvepruar me atë që njihet si “përgjigje të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale”, që arrin të përmbledhë informacione nga burime të shumfishta brenda pak sekondave, të krijojë kodime kompjuterike, shkruajë prezantime, madje edhe poezi. Por avancimi i atyre programeve ka ardhur me një debat të ndezur lidhur me rolin e Inteligjencës Artificiale në shoqëri, pasi përveç përfitimeve, ky lloj sektori mund të sjellë edhe rreziqe, veçanërisht nëse bie në duart e botës së errët.

Më herët gjatë javës, një paralajmërim të rëndësishëm lëshoi dhe ai që njihet si “babai” i Inteligjencës Artificiale, Geoffrey Hinton, i cili pas u dorëhoq nga Google, tha se është penduar për punën që ka bërë. Gjithashtu konfirmoi se softwaret që imitojnë ndërveprimet njerëzore janë tepër të frikshme dhe se me shumë gjasë do të mund të tejkalojnë trurin e njeriut për nga inteligjenca.

Politikanët dhe gjigandët e teknologjisë pajtohen për faktin që të përcaktohet sa më shpejt një rregullator për këtë sektor. / KultPlus.com

Shkencëtarët: Inteligjenca Artificiale arriti të lexonte mendimet tona gjatë skanimit të trurit

Shkencëtarët thanë se kanë gjetur një mënyrë për të kuptuar fillin kryesor të të menduarit tonë duke përdorur skanimet e trurit dhe inteligjencën artificiale, që mund të jetë hapi i parë drejt leximit të vërtetë të mendjes.

Edhe pse dekoderi i gjuhës fillimisht pritet të ndihmojë ata që kanë humbur aftësinë për të komunikuar, ekspertët kanë pranuar se kjo teknologji ngre edhe disa çështje etike si çështja e “privatësisë mendore”.

Prandaj, ata kryen teste shtesë që treguan se dekoderi nuk mund të përdorej tek ato subjekte që nuk e kishin lejuar më parë AI të stërvitej për orë të tëra në aktivitetin e tyre të trurit gjatë një skanimi funksional të rezonancës magnetike (fMRI).

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se një implant i trurit mund t’u mundësojë njerëzve që kanë humbur aftësinë për të folur të shqiptojnë fjalë apo edhe fjali. Megjithatë, neuroshkencëtari Alexander Huth nga Universiteti i Teksasit në SHBA thotë se dekoderi i ekipit të tij “punon në një parim tjetër”.

“Sistemi ynë funksionon në nivelin e ideve, semantikës, kuptimit”, tha Huth në një konferencë për shtyp.

Është një teknologji që mund të rindërtojë format e gjuhës pa një implant invaziv të trurit, domethënë, ekspertët kanë arritur të hartojnë se si fjalët, frazat dhe kuptimet shkaktojnë reagime në rajonet e trurit që përpunojnë gjuhën.

Ne përdorëm modelin GPT-1 – paraardhësi i teknologjisë së zbatuar në ChatGPT

Ata i futën ato të dhëna në një model të gjuhës së rrjetit nervor duke përdorur GPT-1, (paraardhësi i teknologjisë së implementuar në ChatGPT). Para kësaj, ata e trajnuan modelin për të parashikuar se si truri do të reagonte ndaj të folurit të perceptuar, më pas ngushtuan opsionet derisa të gjente përgjigjen më të afërt.

Për të testuar saktësinë e modelit, subjektet dëgjuan përmbajtje të ndryshme gjatë skanimit fMRI dhe dekoderi arriti të kapte thelbin e asaj që ata po mendonin. Për shembull, kur pjesëmarrësi dëgjoi fjalinë “Unë nuk kam ende patentë shoferi”, modeli u përgjigj me “ai nuk ka filluar të mësojë ende të ngasë”.

Shkencëtarët pranuan se dekoderi luftoi me vetat, si “unë” ose “ajo”, por arriti të merrte thelbin e veprimit edhe kur subjektet krijonin historitë e tyre ose shikonin filma pa zë, shkruan AFP.

Probleme etike

Shkencëtari David Rodriguez-Arias Vailhen nga Universiteti i Granadës në Spanjë, i cili nuk mori pjesë në studimin e ri, beson se këtu po hasim probleme të caktuara etike, domethënë se në këtë mënyrë po i afrohemi një të ardhmeje në të cilën makinat janë ” të aftë për të lexuar mendjet”.

Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se një gjë e tillë mund të ndodhë kundër dëshirës së njerëzve, për shembull derisa ata janë duke fjetur.

Shkencëtarët që punuan në hulumtimin e INA prisnin vërejtje të tilla. Prandaj, ata kryen teste që treguan se dekoderi i tyre nuk funksiononte në atë që nuk ishte trajnuar më parë kur analizonte aktivitetin e trurit.

Përveç kësaj, tre pjesëmarrës mund të ngatërrojnë dekoderin nëse dëshirojnë. Ndërsa dëgjonin një podcast, subjekteve iu tha të numëronin deri në shtatë, të imagjinonin kafshë ose të bënin një histori tjetër në mendjen e tyre. Të gjitha ato taktika “sabotuan” dekoderin, thanë ekspertët. / KultPlus.com