Universiteti i Prishtinës: Isa Mustafa s’ka marrë rrogë nga ne që nga viti 2016

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka reaguar ndaj lajmit se kryetari i LDK’së Isa Mustafa, i cili është është profesor në Fakultetin Ekonomik, është duke u paguar nga UP’ja pa mbajtur mësim.

Në reagimin e UP’së thuhet se Mustafa nuk është paguar që nga dhjetori i vitit 2016.

“Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” reagon ndaj qarkullimit në medie dhe në platforma të tjera online, të një lajmërimi që prof. dr. Isa Mustafa është duke u paguar nga ana e UP-së pa mbajtur mësim. Me anë të këtij sqarimi për medie dhe për opinion publik, informoheni që profesor Isa Mustafës nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja që nga dhjetori i 2016-tës”, thuhet në reagim.

Ky reagim i UP’së vjen pasi kryetari i Organizatës për Monitorimin e Universiteteve Publike në Kosovë “Organizata studentore”, Mexhid Ramusa, kishte deklaruar se Mustafa po paguhet nga UP’ja pa shkuar fare në fakultet.

“Reagimi jonë është në lidhje me Fakultetin Ekonomik, ku ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa merr rrogë më shumë se katër vite pa ardhë asnjë ditë në universitet dhe pa mbajtur asnjë orë mësimi. Këtë ua dëshmoj unë qartë se jam edhe student i këtij universiteti i nivelit Master dhe i kam dy landë tek i njëjti profesor dhe nuk ka ardhë asnjë orë me mbajt mësim. Ne si organizatë për monitorimin e Universiteteve Publike e kemi monitoru dhe hulumtu këtë rast dhe është 100 përqind i vërtetë. Kërkojmë nga rektorati dhe Prokuroria e Shtetit që të merren masa jo vetëm ndaj këtij profesori por të gjithë profesorëve që janë me ndikim politik dhe marrin paga dhe dëmtojnë buxhetin e universitetit pa mbajtë asnjë orë” ka deklaruari ai. / KultPlus.com

Isa Mustafa denoncohet nga studentët: Prej katër vitesh merr pagë si profesor i rregullt pa qenë në ligjërata asnjëherë

Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Kosovë “Organizata Studentore” ka akuzuar liderin e LDK-së Isa Mustafa se prej katër vitesh merr pagë si profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, pa qenë në ligjërata asnjëherë.

Kjo organizatë ka reaguar sot duke kërkuar nga rektori i UP-së, Naser Sahiti që të merr masa ndaj Mustafës.

“Isa Mustafa më shumë se katër vite merr rrogë në Fakultetin Ekonomik pa mbajt asnjë orë mësim”, thuhet në një njoftim për media të kësaj organizate.

Demokracia Studentore kërkon nga rektori aktual i Universitetit të Prishtinës që t’i largoj profesorët të cilët janë të fuqishëm në politikë dhe nuk mbajnë mësim dhe paguhen nga UP-ja, njëri prej tyre është edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, i cili është profesorë i rregullt në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ dhe nuk ligjëron më shumë se katër vite!”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Në bazë të një hulumtimi nga organizata Demokracia Studentore, në reagim thuhet se Isa Mustafa merr rrogë më shumë se katër vite prej UP-së, përkatësisht nga Fakulteti Ekonomik pa ligjëruar asnjëherë në universitet. “Andaj ne si organizatë kërkojmë nga rektorati aktual që mos t’i frikësohet politikanëve të fuqishëm dhe t’i liroj nga detyra të gjithë ata profesor me ndikime politike që deri më tani e kanë përdorur autoritetin e tyre dhe janë paguar nga universiteti pa mbajtur asnjë orë mësim. Profesorët të cilët janë me ndikim politik si Isa Mustafa i kanë uzurpuar pozitat e tyre dhe nuk po e lënë universitetin që të zhvillohet” thuhet në njoftimin e tyre.

Edhe në faqen zyrtare të Fakultetit Ekonomik të UP-së, Isa Mustafa figuron si profesor i rregullt. Mjafton një klikim në këtë faqe dhe Mustafa shfaqet në listën e profesorëve të rregullt. / KultPlus.com

Mustafa del pozitiv me COVID-19

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se ka dalë pozitiv në COVID-19.

Ai, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “përveç plogështisë”, nuk ka ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor.

“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, shkruan ai. 

Krahas Mustafës, edhe disa anëtarë të LDK-së kanë bërë të ditur gjatë javëve të kaluara se janë të infektuar me koronavirus.

Lumir Abdixhiku kishte njoftuar se ishte i infektuar me koronavirus tri ditë më parë. Pak më herët, pozitiv kishte dalur deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ashtu si edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. / KultPlus.com

Mustafa: Rugova ishte artikuluesi më i mirë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në 14-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se ai ka qenë përfaqësuesi dhe artikuluesi më i mirë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në akademinë përkujtimore që LDK mbajti sot për të nderuar veprën e Rugovës, Mustafa theksoi rëndësinë e tij në shtet-formimin e Kosovës.

“Humanist i rrallë, dijetar i mbrehtë mbi të gjitha njeri i urtë, por shumë konsistent në pikëpamjet dhe qëndrimet e tij, Rugova u bë zëri i plotë i popullit të tij kudo në botë. U bë përfaqësuesi dhe artikuluesi më i mirë dhe më i besueshëm i synimeve të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci”, tha ai, përcjell kp.

I pari i LDK-së, duke folur për presidentin Rugova, tha se ai do të kujtohet gjithmonë si një politikan i urtë dhe këmbëngulës.

“Rugova do të kujtohet përgjithmonë si politikan i urtë, por këmbëngulës që synonte të edukonte me konceptet, mendimet e humanizmin, skenën e ashpër politike në Kosovë. Rugova thërriste për mirëkuptim për solidaritet të brendshëm, thërriste për dominim të arsyes. Kjo thirrje është aktuale edhe sot aq sa ishte edhe aktuale edhe periudhën në të cilën jetoi Ibrahim Rugova”, u shpreh Mustafa.

Mustafa mes tjerash theksoi se ish-presidenti Rugova më mirë se kushdo tjetër e ka dëshmuar se Kosova i takon Evropës, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht dhe në pikëpamje kulturore.

“Rugova më mirë se kushdo tjetër e provoi se Kosova i takon Evropës, jo vetëm gjeografikisht e historikisht, por edhe politikisht dhe në pikëpamje kulturore. Mbi këtë koncept, ai i krijoji Kosovës shumë miq, të cilët pastaj patën ndikim shumë në ndërtimin e aspiratës të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi’, tha Mustafa.

Pas një sëmundje të rëndë më 21 janar të vitit 2006, ish-presidenti dhe njëherësh kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë. Çdo përvjetor, përfshirë edhe të sotmin qytetarë dhe anëtarë të LDK-së bëjnë homazhe te varri i tij. / Koha.net / KultPlus.com

Mustafa kujton Rugovën, e quan arkitekt të shtetit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot ish-presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të lindjes.

Mustafa tha se Rugova udhëhoqi popullin drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e aspiratave tona shekullore.

“Presidenti Rugova padyshim është arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Presidenti Ibrahim Rugova është vizionari i Republikës të Kosovës që e udhëhoqi popullin e saj drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e aspiratave tona shekullore. Ai me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe ndërtoi shumë miqësi në politikën ndërkombëtare. Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkushtim do të vazhdojë ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, partneritetin me SHBA-të dhe shtetet e BE-së, rrugë të cilën e ka trashëguar nga Presidenti Rugova”, ka thënë Mustafa. / KultPlus.com