Jackson me album dhe turne të ri muzikorë

Jackson do të kthehet në rrugë gjatë vitit 2020, për turneun e saj të ri i cili ka për qëllim promovimin e albumit të saj të 12-të të incizuar në studio, “Black Diamond”.

“Tung të gjithëve! I kam dëgjuar me kujdes kërkesat dhe dëshirat tuaja, dhe tani ju informoj se jam duke punuar rreth albumit tim të ri, si dhe gjatë verës do ta realizojë turneun tim të radhës. Që të dyja projektet e mbajnë titullin “Black Diamond”. Shihemi së shpejti…,” kishte shkruar këngëtarja në prononcimin e saj në Instagram.

Turneu i pop yllit të njohur botëror pritet të përfshijë muzikë nga albumi i ri, si dhe hite të ndryshme nga karriera e saj 38-vjeçare si solo këngëtare. Ajo, po ashtu do ta interpretojë albumin e vitit 1989, “Janet Jackson’s Rhythm Nation 1814”, i cili në shtator të vitit të kaluar e shënoi 30 vjetorin e lansimit, transmeton Koha.net.

“Black Diamond” është albumi i parë i Jackson-it në pesë vjetët e fundit, dhe vjen pas albumit të vitit 2015 “Unbreakable”. Ndërsa turneu i këngëtares në Amerikën Veriore, pritet të fillojë me 25 qershor në Miami dhe të përmbyllet më 23 gusht në Tacoma të Washingtonit.

Biletat e koncerteve të këngëtares dalin në shitje nga 13 shkurti përmes kompanisë promovuese “Live Nation”, ndërsa data e lansimit të albumit “Black Diamond” ende nuk është bërë e ditur.

Vitin e kaluar, ikona e muzikës pop Jackson i publikoi ribotimet e disa albumeve të saja klasike, përfshirë këtu incizimin e vitit 1987 “Control: The Remixes”, atë të vitit 1989 “Rhythm Nation 1814”, albumin e 1993-ës “Janet”, atë të vitit 1997 “The Velvet Rope” dhe albumin e vitit 2001 “All for You”. Në korrik të vitit 2019, Jackson e përfundoi pjesën e dytë të turneut “Metamorphosis” në Las Vegas.

Janet Jackson, e cila i numëron 17 këngë të pozicionuara në top 10-shen e toplistave muzikore në Britani të Madhe, po ashtu gjatë verës së kaluar, performoi për herë të parë në festivalin e njohur të muzikës, “Glastonbury”. /KultPlus.com

Janet Jackson do të performojë në MAMA 2018

Ikona e muzikës pop, Janet Jackson, do të shfaqet zyrtarisht në Mnet Asian Music Awards 2018, lajm i cili u bë i ditur përmes rrjeteve sociale.

“Ne jemi krenar të njoftojmë se artistja e veçantë vjen në MAMA 2018”, thuhet në një postim në Twitter të bërë nga organizatorët, transmeton Klan Kosova.

Ceremonia do të zhvillohet nga 10 dhjetori deri më 14 dhjetor në të gjithë Korenë e Jugut, Japoninë dhe Hong Kong./KultPlus.com

Michael dhe Janet Jackson, foto e rrallë nga fëmijëria (FOTO)

Michael Jackson, i pagëzuar si Mbreti i Popit, apo siç kanë dëshirë ta quajnë adhuruesit e kësaj muzike, King of Pop, njihet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kontributet e tij në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë një figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada.

Motra e tij, Janet Jackson, një tjetër yll në fushën e artit, vazhdon të sjellë projekte të reja. Madje këto ditë ajo është duke xhiruar një videoklip të ri i cili pritet të dal shumë shpejt.

Michael dhe Janet jackson, janë parë shumë shpesh bashkë nëpër evente të ndryshme, por KultPlus ju sjellë një fotografi të rrallë të dy artistëve kur ishin të vegjël. /KultPlus.com

Janet Jackson me një klip të ri

Janet Jackson po jep gjithçka për albumin e saj të radhës.

Këngëtarja ka punuar pa ndërprerje në albumin e saj, të parin pas tre vjetësh dhe së fundmi është duke realizuar xhirimet për klipin e radhës.

Ajo është parë duke xhiruar në Brooklyn në New York, e shoqëruar nga disa valltarë. Të gjithë ishin të veshur me rroba plot me ngjyra, ndërsa Janet kishte edhe një shall në kokë. Klipi do të publikohet së shpejti./KultPlus.com