Koncert special për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Elina Duni dhe Rob Luft sjellin magjinë e tingujve të muzikës jazz

Një koncert tejet i veçantë i muzikës jazz do të festojë 15 vjetorin e Pavarësisë së vendit tonë.

Për të shënuar këtë rast të rëndësishëm, Music Export Kosovo në bashkëpunim me RAVE Production dhe AMC Corporation do të prezantojnë koncertin special më 17 Shkurt me të talentuarit si: Elina Duni dhe Rob Luft, në AMC Hall, mbështetur nga banka më e madhe në vend, ProCredit Bank.

Duke qenë ndër muzikantët më të mirë të jazz-it në vend, Elina Duni dhe Rob Luft kanë bashkuar forcat për të sjell para jush një sërë stilesh xhaz, nga tradicionale në bashkëkohore, dhe jemi të sigurt se do të kënaqeni çdo minutë të performancës.

Mbrëmja do të zgjerohet më tej me një performancë speciale pas koncertit me Soulmate nga Kasheme. 

Ndërsa do të dëgjoni muzikën e kësaj mbrëmje dhe festoni pavarësinë tonë, do të keni rast të kujtoni edhe sakrificat dhe kontributet e atyre që erdhën para nesh dhe atyre që vazhdojnë të formësojnë historinë e kombit tonë.

Le të bashkohemi në frymën e unitetit më datë 17 Shkurt, nga ora 20:30 në AMC Hall. / KultPlus.com

Mantia dhe muzikë Jazz, midis New Yorkut

Kitaristi i njohur nga Kosova, Taulant Mehmeti, këtë të shtunë do të mbaj një mbrëmje të muzikës Jazz, në New York, shkruan KultPlus.

Krahas muzikës së tij, vizitorët e kësaj mbrëmje do të mund të shijojnë edhe mantiat, një ushqim tradicional shqiptar. Kitaristi Mehmeti përmes një postimi në Facebook, ka treguar se mantiat do të përgatiten nga nëna e tij, ndërsa ju ka bërë ftesë të gjithëve që t’i bashkëngjiten në këtë mbrëmje, ku ai do të interpretoi parmes kitarës.

“Nëse ju ka marr malli për mantija t’Kosovës, Nana jem i maron mantijat ma t’mira n’botë edhe oshtë n‘vizit n’New York. Hajdeni te veni hani mantija edhe ngone muzikën tem origjinale”, ka shkruar kitaristi Mehmeti.

Mbrëmja do të mbahet këtë të shtunë në Caffe Buon Gusto Riverdale, duke filluar nga ora 21:00./ KultPlus.com